INTERVISTA- Kapiteni i Serbisë, Branislav Ivanoviç, është i kujdesshëm dhe ruan ekuilibrat, duke mos i hedhur benzinë zjarrit me ato çfarë thotë.
“Ne do lujmë vetëm futbollë dhe do tregojmë se dimë të fitojmë. Është një mundësi e mirë për të gjithë ne të tregojmë se dimë të sillemi më mirë se në sfidën një vit më parë”, deklaroi ndër të tjera Ivanoviç në konferencën e djeshme për shtyp.
A e pranoni se atij që ju gjuan me gurë ju i përgjigjeni me gol në fushë?
Kjo ndeshje e kalon pak situatën e sportit, por ne do luajmë vetëm futboll dhe do dijmë si të fitojmë.
Trajneri i Shqipërisë Xhani De Biazi, ka deklaruar se Serbia është dyfish më e fortë se Shqipëria, jeni dakord?
E di se ai është italian dhe e përgatit ekipin në mënyrën që ai di më mirë. Nuk mund të them se jemi dyfish më të fortë se Shqipëria, por, megjithatë forcën tonë do ta tregojmë në fushë.
Çfarë do ndryshoni nga ndeshja e 14 tetorit të kaluar dhe si e prisni të reagojnë tifozët shqiptarë nesër?
Nga ndeshja e një viti më parë do të ndryshojmë rezultatin dhe pikët që do t’i marrim ne.
Nuk besoj se do të ndodh e njëjta sitautë si një vit më parë. Kam bindjen se do tregojmë se e meritojmë fitoren. Nuk pres të ndodh diçka e jashtëzakonshme.
Por, ka pasur thirrje raciste dhe himni shqiptarë është fërshëllyer shumë atë ditë, nuk ju bënë përshtypje kjo?
E thashë atë që mendoja.
Ju jeni një futbollist profesionist që luani te Çelsi dhe lojtarët shqiptarë deklaruan se u treguat i tillë edhe një vit më parë në Beograd. Mendoni se ka ardhur momenti që në Ballkan duhet të ndryshoj mentaliteti i të luajturit futboll?
Mendoj se duhët të ndryshojë ky mentalitet. Nesër (sot), nuk presim që të na duartrokas dikush. Nesër është momenti që të tregojmë se dimë të sillemi më mirë se në ndeshjen e parë.
Komentet