TIRANË – Lorik Cana, kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, sot feston 32 vjetorin e lindjes.
Gjakovari Cana ka marrë sot urime të panumërta nga tifozët kuqezinj, nga të gjitha anët e hapësirës sonë kombëtare dhe nga disapora shqiptare.
Një urim të veçantë e mori nga ekipi i Lacios ku ai luan prej shumë vitesh.
Urime të shumta ka marrë Loriku edhe nga mediat shqiptare, ku ai është gjithnjë personazh qendror i pamunguar.
Komentet