Francesco Totti shënoi golin e tij të 250-të në karrierën e tij në Serie A në ndeshjen kundër Torinos
Kapiteni dhe legjenda e Romës, Francesco Totti sot mbush 40 vjeç. Pavarësisht moshës performanca e tij vazhdon të çmohet.
Futbollisti me përvojë i cili tërheq vëmendjen me trofetë të cilat i fitoi në karrierën e tij në Romë dhe kombëtare e futbollit të Italisë, shënoi golin e tij të 250-të në karrierën e tij në Serie A në ndeshjen kundër Torinos të cilën ekipi “verdhë e kuq” e humbi me një rezultat prej 3-1.
– Karriera e tij filloi në vitin 1992
Totti i cili u zhvillua nga akademia e ekipit të kryeqytetit, në vitin 1993 ndeshjen e parë zyrtare me fanellën e Romës e zhvilloi ndaj Brescia.
Futbollisti legjendar i cili deri më tani në 604 ndeshje shënoi 250 gola me fanellën e “verdhë e kuq”, është në pozitën e dytë në listën e “lojtarëve me më shuma gola të shënuar në Ligën italiane” pas futbollistit Silvio Piola i cili ka shënuar 274 gola. aa
Komentet