Tre shqiptarë u arrestuar kur policia italiane bllokoi nje jaht te mbushur me rreth 4 tone droge. Policia e Shtetit njofton se eshte finalizuar nje tjetër operacion ndërkombëtar antitrafik droge mes Policisë së Shtetit dhe GdF-së dhe Policisë italiane nga i cili u sekuestruan nga GdF 3 ton e 992 kilogramë Marijuanë.
“Në orët e para të mengjesit nga ana e GdF Italiane u be i mundur ndalimi dhe sekuestrimi i një Yacht-i me flamur të SH.B.A.(Delaware). Si rezultat i ndjekjes nga skuadrat e GdF dhe me suport ajror u bë e mundur bllokimi i mjetit lundrues”- njofton policia.
Sipas saj, në ekuipazhin e mjetit lundrues tre shtetas shqiptarë. F.M, E.V, dhe E.M. Mjeti lundrues u kap në ujërat territoriale Italiane në zonën e Viestes.
“Hetimet paraprake tregojnë se ky mjet lundrues nuk ka shkelur ujëra shqiptare. Rezervohemi për të tjera informacione për shkak të sekretit hetimor”-thote policia.
Policia e Shtetit po bashkëpunon ngushtë me Guardia di Finanza dhe Policinë Italiane si dhe po shkëmben informacione intensivisht me Policinë Malazeze për zbardhjen e këtij trafiku.
Edi Kristaq droga, Ilir Hajdudi, Lulzim Mashtruesi po bejne pushtimin me droge ne te gjithe Europen!