§. 28. Pecaktimi i Maresës në Kanu.
M’u martue më kanun do’me thanë m’u ba shpi, me i a shtue shpis nji rob ma teper, sa per krah të punve, sa per të shtuen të fmive.
§. 29. Mëndyrat e Martesës.
a) Martesa me kunorë, e pelqyeme kah Feja e kanuja e Lekës
b) Gruja e mbajtne mbi kunorë, kundra Fejet e kanujet të Lekës;
c) Gruja e vajza e grabitme, e jasht-zakonshme kah Feja e kanuja;
d) Martesa me provë kundra Fejet e kanuiet.
NYE I DYMBDHETËT.
Tagari i djalit e i vajzës.
§. 30. Tagri i djalit.
‘’Djali ka tager me mendue per martes të vet, po s’pat prind’’.
Djali sa të ket prind s’ka tager :
a) me mendue per martesë të vet;
b) me shenjue shkuesin
c) m’u perzie në fejesë të vet;
d) as në shej, as në petka, as në këpucë, e as në të prem fejet.
§. 31. Tagri vajzës.
Vajza, edhe në mos pasët prindt, ajo s’ka tager me mendue per Martes të vet, tagri asht në dorë të vllazenve a të kusherijve.
Vajza s‘ka tager:
a) me zgjedhë fatin e vet; do të shkojë per ate, per të cilin t’a fejojn;
b) m’u perzie në shkuesi as në fejesë;
c) as në këpucë as në petka.
NYE I TREMBDHETËT.
Detyrët e burrit e të grues.
§. 32. Detyrët e burrit ndaj gruen.
Burri a’në detyrë:
a) me u perkujdesë per veshë e mathë e per gjithshka të lyprt per me mbajtë jeten;
b) me ruejtë nderen e grues e mos me e lanë me u ankue per kurrnji nevojë.
§. 33. Detyrët e grues ndaj burrin.
Grueja a’në detyrë:
a) me i a ruejtë nderen burrit;
b) me i rrogue pa zhibla;
c) me i ndejë nen sundim;
d) m’u pergjegjë detyrve të kunorës;
e) me rritë e me mkambë fmin me nderë;
f) me i ndejë gadi me të veshmen e të mathmen (kah e qepmja);
g) mos me iu perzie në fejes të të bijve e të të bijave.
§. 34. Tagri i grues së vejë.
Grueja ka tager me lypë prej burrit të mbajtmen, e veshen e mathen.
NYE I KATERMBDHETËT.
Tagri i burrit të vejë e i grues së vejë.
§. 35. Tagri i burrit të vejë.
Burri i vejë, po s’pat prind, ka tager me folë vetë per martesë të vet, (porse burri i Malevet të Shqypnisw s’e ban ket punë, edhe në dijtë se do t’jesë pa u martue; dokja asht me qitë nji tjeter qi të flasë per te perkah martesa).
§. 36. Tagri i grues së vejë.
‘’Grueja e vejë flet vetë. – Grueja e vejë i kthen krushqit m’udhë’’.
Grueja e vejë ka tager:
a) me folë vetë kah martesa;
b) me zgjidhë per fat ate, qi t’i pelqejë per sy;
c) me da me gisht shkuesin, qi t’ia biej shejin.
KRYE I TRETË.
SHKUESIJA . FEJESA
NYE I PESËMBDHETËT.
Shkuesija.
§. 37. Percaktimi i shkuesit.
Shkues thirret njaj, i cili rreket m’u fjalë-mirë a te prindja e vajzës, qi të marrin a të napin vajzen per at djalë.
§. 38. Tagri e perlimi i Shkuesit.
1. Shkuesi asht ndermjetsi te dhandrri e te nusja (te djali e te vajza), të mos të luejn fjalet as njana as tjetra lagje.
2. Shkuesi ka tager mbi 50 grosh të shkuesit, per kpucë, të preme prej kanuje.
3. Kpucët e shkuesit e kan vaden në ditë qi të mirret nusja.
4. Shkuesin e gjen a shpija e vajzës a shpija e djalit.
5. Kpucët e shkuesit i ban gjith-herë shpija e dhandrrit, edhe ne e shenjoft shkuesin shpija e nuses.
6. Shkuesi ka tager me folë sa per prindt e vajzës, ashtu edhe per prindt e djalit.
7. Perlimi i shkuesit asht me hecë per të marrun vesht, per me çue paret me t’a’n a të vllan e dhandrrit te prindja e vajzës.
8. Shkuesi ka tager m’u perzie në çdo punë ndermjet prindës së djalit e të vazës, mje në ditë të martesës.
NYE I GJASHTËMBDHETËT.
Fejesa
§. 39. Të ndaluemt e martesës në Kanun.
Në fejesë varzash do të shikjohet:
a) Të mos jetë gjak e gjini;
b) Të mos jetë të njij fisit;
c) Të mos të jetë mesë fisit të djalit, qi do me e nxanë;
d) Të mos të jetë grueja e lshume;
e) Të mos të ketë kumari:
1) në të peshuem në derë të Kishës;
2) në kunorë;
3) në të marrun të flokvet;
4) të mos të jetë vllaznue me gjak të pim.
Kanuja s’e ban fejesen e martesen, kur të ndermjetson ndalimet e naltpermenduna, edhe në katerqind breza me kenë (me gabue kush kundra këtyne ndalimeve, fisi i vet e giobitë, e qillon qi edhe shpin i a djegë).
Në fejesë të lirë asht kanu qi të shkoje shkuesi e i ati – a i vllaj – i djalit te prindja e vajzës, per me çue shejin në natë të dame.
Të himit n’anë, shkuesi do të perpushë zjarmin, para se të lypë vajzen; si t’a perpush zjarmin, flet. Si të ketë hanger darkë, i ati i dhandrrit do t’i apë shkuesit në dorë si paret, si shejin. Shkuesi si të njehë paret më qethit, do të çohet më kambë, e lshon në dorë të t’et të vajzes si paret, si shejin.
§. 40. “ Nuse pa shkuesi s’bahet”.
Vajza e grabitne a e hikne, me gjetë burrë, nuk mund të stoliset si nuse; do të shkojë vajzënisht – me petka vajzënijet – per arsye, qi u muer e shkoi jasht kanujet pa shkues.
NYE I SHTATËMBDHETËT.
Sheji.
“Sheji, mje ke të hjekish dorë, t’a ban nierin t’andin”.
§. 41. Percaktimi i Shejit.
Sheji perbahet prej njij unaze të remët a t’argjanët (tash vonë), se arit s’i dihet fija nder malci t’ona. “Unaza e dhetë grosh” janë me kanun. Sheji as ndrrohet as kthehet per të gjallët t’atij, qi e xen vajzen. Me shej perdorohet vajza, e, po duelen fjalet, prindja e vajzës shpis së dhandrrit i kan nji gjak.
§. 42. Tagri i djalit per me lshue vajzen e zanun.
Njatë herë kur t’i teket djalit, asht i lirë me lshue vajzen e xanun, porse sheji e gjithsa pare të ket la per vajzë i hupin; arsyeja asht: “kush e lshon vajzen nder unazë, kanuja a ban gjobë hem shejin hem paret sa të ket la per te.” Para se ta lshojë vajzen djali, do të bajë me dije shkuesin e ky me dy shokë të katundit të djalit do të shkojë te prindja e vajzës, e nder sy të dy shokve të katundit të vajzës, u kallxon, se djali, qi e pat xanë vajzen e tyne, a’tue hjekë dorë, e janë lirë me ë martue njeti.
§. 43. Vajza nen unazë nuk ka tager me lshue djalin.
Vajza e xanun nuk mundet me e lshue djalin edhe në mos e pasët per sy.
Po s’ndegjoi vajza me shkue m’at fat, qi e ka xanë, e edhe prindja i perkrahen së bis, kjo s’mund të martohet ma per të gjallët e dhandrrit me tjeterkend.
Prindja e vajzës janë detyrë me i a kthye shpis së dhandrrit mje në ma të mbramin dysh, qi kan la per at vajzë.
Sheji e dhetë grosht e kanus, qi i janë çue vajzës kur u xu, do të jesin n’arkë të sajë deri diten e dekës së dhandrrit; e të dije si vajza, si djali, si prindja se aj dhandrrit; e të dije si vajza, si djali, si prindja se aj shej s’i len me luejtë.
Kah kanuja, vajza jet e lidhun, e veç me leje të dhandrrit qi e pat xanë e per në hjekët dorë ky, se s’mund të martohet, e s’a’kanun qi të shkojë tjeterkush me e lypë, si të dijë se gjindet e pengueme.
Edhe po e muer tjeter grue dhandrri vajza e xanun prej tij jet e lidhun se e lidhun.
Me dekë të dhandrrit, kanuja e liron vajzen, e, po desht, mundet të martohet per arsye qi “me dekë të dhandrrit, sheji xehet i hupun”.
Po s’nigioi vajza me shkue m’at fat, qi e pat xanë, edhe me perdhuni do t’ia apin atij, qi e ka xanë me “Fishek më shinë”; e per n’i raftë per sy vajza tue hikun, ky e vret me fishek të prindës së saj, e gjaku i vajzës shkon hupës, per arsye qi me fishek të tyne e vrau.
NYE I TETËMBDHETËT.
“E premja e Fes”. – Dita më shej.
§. 44. Percaktimi i “Fes së preme.”
“Me pre Fen” do’ me thanë me da diten e vaden e kputme se kur me nisë krushqt per me marrë nusen.
Si t’i “pritet feja” vajzës, tuj kenë ditë më shej, krushqt do të nisen at ditë as kanuja s’e shtyn, as ban qi të shtyhet.
Krushqt do të shkojn me marrë nusen at ditë, edhe me dijt se a’tuj dekë nusja, zhagas e rrshanas do t’a çojnë në shpi të dhandrrit.
Krushqve s’u ndalet udha, edhe me pasë të dekmin në shpi, prindja e dhandrrit e prindja e vajzës.
I dekni në shpi, krushqt do të nisen; nusja hinë në shpi, I dekni del shpijet. Andej të vajtohet, këndej të këndohet. (Kjo thtohet per me diftue se as deka ket ditë s’mund t’i ndal krushqt, se me këndue nuk këndohet.)
NYE I NANDBËMBDHETËT.
Çmimi, qi nepej e nepet per gra.
Çmimi, qi nepej per varza a gra, tash 50 vjetë e andej, perbahej prej 50, 100, 200 mije 400 groshësh.
Çmimi i kanus së vonë perbahet prej 1500 groshve, aq sa ban gjaku i grues.
NYE I NJIZETËT.
Trshigimi I grues Shqyptare.
Grueja shqyptare farë trashigimit s’ka te prindja, as më plang, as në shpi, – kanuja e xen gruen si nji tepricë në shpi.
Prindja s’mendon per pajë as per kurrnji send per vajzë të vet; qi e xen do t’i a baje kujdesin.
Prindja e djalit, qi e xun vajzen do të mendojn per gjith shka duhet per martesë të saj.
KRYE I KATERT.
DARSMA
NYE I NJIZETEPARË.
Gatimi i darsmes në Kanun.
§. 45. Per darsem do të gatohen:
a) Kau i darsmes do të qesë 100 okë mish e vjamë;
b) Nji barrë miell kallamoqit;
c) 4 babune grunë – miell grunit;
d) 12 okë sheqer;
e) 8 okë oriz;
f) 4 okë mjalët;
g) 10 okë djathë
h) 2 okë tlyen;
i) 3 okë voj të butë;
j) 70 okë raki.
V.O. heret në vend të rakis ishte vena.
§. 46. Në darsem të Kanus hijn:
a) 12 Krushq e 13 Krushka;
b) Thirca;
c) Strafuleca;
d) Sherbtorë;
e) Kcimatare;
f) Desharët;
g) Kangë vallesh;
h) Dhandrri e Nusja;
i) Dy dishmitarë (Kumarët e Kunorës);
j) Kunora.
§. 47. Detyra e të zot’t të Darsmes.
Kater javë para para darsmet i ati i dhandrrit a i zoti i shpis do të shkojë vetë me krye me thirrë krushqit.
Ma para thirren krushqit miq, mandej krushqit shokë.
§. 48. “Asht kanum, qi mikut t’i shkohet në darsem me dash.”
Desh do të çojn:
a) Nipa e sternipa, edhe në djep me kenë e ama do t’a ket dashin per per doret e djepinmë shpinë;
b) I ungji i dhandrrit.
§. 49.Rendi kur do të shkohet në darsem.
a) T’Ejten shkojn bijat e nipat;
b) Të Premten mbrama shkojn Thirrca, Strufulleca, Magjatore, Ujatore, Deshtarët, e Krushqit miq.
Deshtarët, të mrrijmit n’oborr të dhandrrit, do të qesin ka’i pushkë per krye.
c) Të Shtunden nadje shkojnë Krushqit shokë.
Të Shtunden, si të nisen Krushqit, do të therret gjengji i darsmes.
NYE I NJIZETEDYTË
Prija e Krushqvet.
§ 50. “Prirjen e kryshqve e lype e pvete e veç atij qi i perketse s’kä burrë, qi munde të prijë”.
Asht e rrebët kjo kanu.
Prija e krushqve s’luhet as ndrrohet.
Me bame hetue i zoti i darsmes, e me me shenjue per krushk të parë ate, të cilit s’i shkon prija e krushqis, posë qi bjen në gjobe, edhe krushkaparin, qi aj e shenjoji, kanuja s’i a xen.
Krushkapari s’mundet me kenë:
a) Mik, por shoq i katundit të dhandrrit;
b) Nuk do t’jet prej vllaznije a fisit të dhandrit, por prej fisit tjeter.
Krushkaparin kanuja s’e shikon per dukë, por të cilit I perket prija, e edhe fmi e shemtim per sy me kenë, shpija e dhandrrit do ta pelqeje.
§ 51. Vargu I krushqve m’udhë.
Rreshti I krushqve kur të nisen me marr nusen, e tuj u kthye me te, mbas kanunit ashtu është njek.
I. – Krushkapari, shoq, prin
II. – Krushku mik
III. – Krushku shoq
IV. – Krushku mik
V. – Krushku shoq
VI. – Krushku mik
VII. – Krushku shoq
VIII. – Krushku mik
IX. – Krushku shoq
X. – Krushku mik
XI. – Krushku shoq
XII. – Krushku shoq me dash per doret.
XIII. – Krushka tuj e reshtë dashin.
Ma i mbrami do të shojë i ati a i vllaj i dhandrrit me kal per doret.
Krushqit, tue u nisë per nuse, do të qesin ka nji pushkë per krye n’oborr të dhandrrit.
NYE I NJIZETETRETETË
“Krushqit pa e me nuse, e percjells a me të deknin, s’mund t’i kalojn kuj per derë, posë me kenë shteku a udha e katunit a udha e madhe”.
§.52. Udhen e katundit e udhen e madhe, s’ka burrë qi mund t’i a ndalue kuej, edhe me kenë se i kalon para derës së ships.
Aty, ku kalon nieri, kalon edhe bagëtija, kalon i gjalli, e kalohet me të dekunin.
M’u rrenim m’udhë të madhe, zhyt e mbyt, aty do të kaloj shtektari e bagëtija, nusja me krushq, e përcjellsa me të deknin.
Zameja e të zot’t lypet – pa ndryshim – per me i kalue rrazë shpijet, e ky mundet me lirue shtekun, porse me fjalë, të mos i jesë aty udhë, e të mos i bahet ndera dhunë.
Me ba me u trimnue kush, a krushqit a percjellësat me të deknin, me i kalue per derë, kanuja e ep me i këthye dalë, per arsye qi shtekun e shpis e të pronvet të veta e ka per vedi e jo per udhë të madhe.
Me qillue se shtyhen me besat (forkade), ka ndollë, qi janë ba shokë të deknit, e nuses i a vu futa më krye.
NYE I NJIZETEKATERT.
“Krushku i vendit t’ia lshojë udhen krushkut mik”.
Krushqit m’udhë, tue shkue per nuse s’mund të qesin pushkë, e kanuaj ven leçi mos me i ngue kush.
Shtektarët, çfarëdo kambet e nderjet të jenë, qi ndeshen me krushq, do të shmangin udhen sa të kalojn krushqit.
Krushku i vendit do t’i a lshojë udhen krushkut mik; kjo asht kanu detyret e burrnijet, qi e kan pasë malet t’ona që se mbahet në mend.
Mu ndeshë me krushq miq në katund a në Flamur t’em, kanuja më ven detyrm’u shmangë me krushqt e mi, sa të kalojnë krushqt miq.
Mu ndeshë dy lagje krushq në katund a në Flamur të huej, kanu detyret asht të shmangen sa njana sa tjetra lagje, e të ndahen me nderë e pa fjalë.
NYE I NJIZETEPESËT.
“Krushku – krushk, Miku – mik”
§.53.Kanuja S’na ven leçi mos me nga mikun më shpi t’onë.
’’Krushku a’krushk“ e kanuja na len shtekun të lirë me e nga, edhepse na xen caranin e votres. – Me nga krushkun s’i quhet kuej për marre.
Qe arsyeja:
Krushqit vijn dhe biejn me vedi mish, meze, raki (venë) paret e së bujtmes e tjera; kah kanuja krushqit han buken e vet në shpi t’eme.
§.54. Krushqit do biejn me vedi:
1. – Dashin 12 okësh rrumull; po erdh mengut, i ati i nuses ka tager me ngushtue Krushkaparin qi të blejë’i dash tjetër si e lypë kanuja;
2. – Në ditë krezhmijet do të bjejn 8 okë peshk të that;
3. – Djathë 2 okë;
4. – Venë 8 okë;
5. – Raki 2 okë;
6. – 12 grosh pare të s’bujtmes; – këto pare janë per bukë, qi u qet krushqve shpija e nuses okë e grosh;
7. – Djalit, qi u del krushqve përpara 5 grosh;
8. – Grues, qi e vesh nusen 5 grosh;
9. – 10 grosh ungjittë vajzës- vllaut të s’amës.
a) Krushqt vijn si grabitçarë e si nji tubë cubash at natë, per me ra pre e me marrë nierin si rob të xanun, e s’vijn si miq;
b) Edhe i zoti i shpis, pra, e ka shtekun çilë me i ngucatë2, m’u ra prej tuj u ndalë armët, e peng me te s’mund të qesin, se kanuja s’jau gjegjë vajin.
§.55. Darsma në shpi të nuses.
Në shpi, prej së cilës del nusja, s’a’kanun me kndue, as me qitë pushkë.
Krushqt edhe në mrrijshin heret në katund të nuses, s’a’kanu m’u nisë kah shpija, pa prendue dielli e pa u muzgë.
Nji holli kaut larg’shpis së nuses, nji prej shokësh të katundit të nuses, i cili s’do të jet as gjak as fis me nusen, do t’u dalë perpara krushqve.
Krushqt, tuj mrrijtë n’oborr të nuses do të qesin ka nji pushkë per krye, ashtu edhe kur të dalin m’u nisë me nusen.
Krushkapari vetem flet, krushqt tjerë s’akanu qi të flasin, posë n’u thirrët a n’u pvetët kush me emen.
Krushqt me krushken do të hajn bukë zbashkut më njitryezë; s’a’kanu me i da dyzash.
Si të kryhet buka, do të lshojn dasmorët dhantit per nusen mbi bukë të pathyememë tryezë.
Dhantia perbahet prejnji groshit per krye, s’a’kanu me dhanë as ma teper as mengut.
KRYE I PESËT.
KANUNI I DHANDRRIS.
NYE I NJIZETEGJASHTËT.
“Me dekë dhandrri, prindja e nuses janë në detyrë me i a kthye gjysen e çmimit shpis së dhandrrit”.
§56. Tagri i shpis së dhandrrit e detyra e mikut.
Me dekë dhandrri pa e marrë nusen, mikut i jet në dorë Sheji (unaza) e dhetë grosh të kanus, se paret tjera do t’i a kthejë prindës së dhandrrit deri në ma të mbramin dysh.
U martue dhandrri e veç nji natë e kaloi me nusen e diq, gjysen e çmimit do t’i a kthejë miku prindës së dhandrrit.
Me dekë dhandrri n’at vjetë qiu martue , gjysen se gjysen e çmimit i a kthen miku i prindës së dhandrrit. Me dekë dhandrri në krye të dy vjetve mbas marteset, dy pjesë të çmimit miku i ndal për veti, të treten i a kthen prindës së dhandrrit.
Me dekë dhandrri edhe vjetin e dytë, por tuj lan fmi në cara të votres, miku s’i a ka farë detyret prindës së dhandrrit, per arsye qi bija i a la shpin të perzieme e çmimin i a lau me fmi qi i a la në plang.
Me dekë dhandrri në krye të tri vjetve, prindës së këtij s’i jet gja me marrë te miku, për arsye qi bija e ktij a bani rrogen në derë.
NYE I NJIZETESHTATËT.
Deka e nuses.
§.57. Tagri i prindës së nuses.
Me dekë nusja në krye të tri vjetve mbas marteset, pa lanë fmi në plang të burrit, prindja e kësaj kan tager me marrë petkat e rrgjanet, porse arka me dry me nji palë petka do të jesin ke prindja e burrit.
Me dekë gruja, tuj lanë një djalë a vajzë te burri, prindja e kësaj kanë tager mbi rrgjanet e frytit, se tjera sende do të jesin në shpi të burrit.
NYE I NJIZETETETETËT.
„Gruja s’bjen në gjak“ – „Grueja lshon më gjak prinden“
Njimend se mbas kanunit t’onë „gjaku shkon per gisht“, porse kjo kanu s’e pershin gruen, per arsye, qi „Grueja s’bjen në gjak“ edhe me qillue se vret kend.
Me vra grueja burrin e vet a kedo, prindja e kësaj do t’apin arsye per at gjak.
Burri e blen mundin e të jetuemt e grues, por jo jeten e saj.
Me gjetë gja gruen per faj të burrit, prindja e kësaj i lypin arsye më kanu.
Me rrahë burri gruen, nuk bie në faj kah kanuja, e as prindja s’mund t’a kerkojn të rrahmen.
Me plyrë burri gruen, e po bani vaj kjo ke prindt, burri do t’u apë arsye.
Me mbytë grueja burrin, e m’u çue i kunati me vra të kunaten, pse i a vrau të vllan, kjo s’asht e perligjme më kanun. – Gjaku i grues s’bahet krahas me gjak të burrit; pra, tepricen e gjakut të burrit do t’a perligjin prindja e grues.
Sikurse janë në detyrë prindja me dhanë arsye per çdo punë të ligë qi të bajë në derë të burrit a kuejdo bija e tyne, ashtu çmimin e gjakut të saj.
NYE I NJIZETENANDËT.
„Grueja asht shakull per me bajt“.
Grueja njifet si një calikë per me bajtë sa të jetë në derë të burrit, se prindja se hjekin dorë prej sojet, e ndalin per vedi e mbi vedi të të pergjegjmen per te, por edhe me lypë arsye, me ba me gjetë gja.
NYE I TRIDHETËT.
Grueja e vejë.
Grueja, qi mbet e vejë e pa fmi, tuj u da me shpi të burrit, petkat, qi pat pru si nuse e arken me dry i merr me vedi.
Grueja e re, qi mbetet e vejë, por me fmi, po desht me ndejë në plang të burrit me fmi, do të dorzanitet me dy lagje dorzanë: dy dorzanë do të jenë të katundit ku mbet e vejë, se s’ka me3 pasë kush punë me te, e se s’do t’i a korisin emnin prindës as burrit të dekun; dy tjerë do të qes prindja a kushrinja e saj se s’do t’a dajn prej fmive, veç në lypët vet m’u da e m’u marte.
Grueja, qi mbet pa burrë e pa fmi, e, pse e shtyme në vjetë, i lutet prindes me e lanënë plang të burrit, s’guxon me e trazue kush prej vllaznis a fisit të burrit.
Grueja e vejë e pa djelm per në pasët varza të martueme, ka tager me ndejë e me jetue në plang të burrit. Mundet me shkue edhe ke prindët a ke ndonjana bijë e martueme me gjallit, e toka e burrit do t’I qes bukën e gojës – tri barrë drithë per vjet deri në dekë.
Po u marte grueja e vejë, atbotë rrnesën e vet e gjen te burri i dytë, se toka e burrit të parë s’qet bimë ma per të.
NYE I TRIDHETEPARË.
Theku i prem.
(Me lshue gruen)
Po s’u pru grueja si duhet te burri, kanuja i nep leje me i pre thekun a flokun e me lshue.
Kunora jet, e as burri as grueja nuk mund të martohen për të gjallët.
Po u qortue grueja, mbas të lutmes së dashamirve, qillon qi burri e merr perseri.
Per dy punë e ka fishekun në shpinë grueja e per nji punë i pritet theku e lshohet.
a) per kurvni;
b) per mik të prem.
Per këto dy punë të pabesijet i shoqi e vret të shoqen, e rrin pa ndore, pa besë e pa kenë i ndjekun për gjak, se prindja e nuses së vrame marrin çmimin e gjakut, e këtij do t’i napin fishekun e do t’i qesin dorëzanët.
Per bracni a cubni burri e lshon gruen porse tjeter dhunë s’ka tager me i ba grues.
Grueja, qi lshohet, tuj dalë shpijet të burrit, kurrnji send s’ka tager me marrë me vedi posë petkash, qi ka në shtat. I hupin petkat grues së lshueme, perse çmimi, qi ka pasë la burri per të, i jet ke prindt.
Me pasë djalë prej gjiut grueja e lshueme, i shoqi, edhe pse e din kathedret, asht në detyrë me i a shenjue nji vend rreth plangut të vet, me i a dhanë djalin e me mbajtë me vesh e me mathë e me bukë.
NYE I TRIDHETEDYTË.
Grueja e pa-kunorë.
Aj, qi të marrë gruen pa kunorë, jet i lidhun kah Feja edhe kah kanuja.
Grueja e pa-kunorë farë tagrit s’ka në shpi të burrit.
Kanuja i nep këto ndeshkime burrit, qi merr grue të pa kunorë:
a) shpija i digjet e toka i jet djerr;
b) xirret prej vendit, e s’mund t’a shklasë token e vet mje qi t’a largojë gruen e mbajtne pa kunorë;
c) në pasët fmi me grue të pa kunorë, njehen të pa-ligjë e prandej s’mund të bahen kurr perkaes (trashigues).
KRYE I GJASHTËT.
PRINDJA. (Baba – Nana – Djelmt)
NYE I TRIDHETETRETË.
Baba – Burri.
§.58. Tagri I burrit mbi gruen.
Burri ka tager:
a) me kshillue e me qortue gruen;
b) b) me rrahë e me lidhë gruen e vet, kùr të mbrrîjë me i a perbuzë fjalen e urdhnit.
§.59. Tagri i babës mbi të bijt.
Baba kà tager:
a) mbi jetë e mbl gjallnim të të bijve
b) me rrahë, me lidhë, me burgosë a edhè me vrà të birin e të bin, kanuja s’i lypë arsye, edhè î a xên se vret vendin: “Kush vret vedin shkon gjak‑hupës,
c) me nijtë të birin në rrogë sà herë të duej, per arsye, qi “Sà të jét i ati gjàll, i biri njehet si bulg “,
mbi fitimet e të birit, të rrogës a sidà kojshin ;
d) me shitë e me blé, me dhânë e me mârrë,
e) me karmue të birin shpijet pa pjesë, kùr mos t’i rrije nen sundim e ndigiesë; ‑ porsè, si të desë i ati, i biri vien ne trashigirn t’et.
§. 60.Detyra e babës.
a) Baba âsht me detyrë mu rrekë per të mirë të të bijve si kah ndera si ka pasunija.
b) m’u blé armë djelmve. si të bàhen per’to:
c) mos me bâ testamende. si të ket të bijt:
d) trashigimin paraz m’u làn djelmvet
NYE I TRIDHETEKATERT.
Nana – Grueja.
§. 61. Paperlimsija e grues.
a) Burri nuk kà tager mbi jetë të gures
b) Grueja farë tagrit s’kà as inbi të bijt as në shpi,
c) Me vrà i biri t’âmen, bien në gjak me prindt e sâmës,
d) Me rrah, me plyrë a me vrà gruen e burrit dora e huej,nderen i a kérkon burri, varren é gjakun prindja.
e) Me rrehë kunetija gruen e burrit, prindja e grues i a lypin nderen, në mos i raftë s mbrapa i shoqi.
f) Me kenë nâna gergase (qi perzien e shpin), i biri e qet tàmen prej shpijet pâ njesë e pà gjâ, veç se vjetin e parë do t’i apë buken e gojës (tri barrë drithë) e tjetër s’i kà.
NYE I TRIDHETEPESËT.
Djelmt.
§.62. Detyra e perlinii i dielmvet
a) Bijt jau kan detyrë prindës bindjen e ndigiesen,
b) do të rrîjn nen sundim të t’et mje qi të desë ky,
c) smund të siellin doren më ‘ta, as m’u rà ndesh fjalës,
d) per çdo pûnë do të mêrren vesht me t’anë;
e) pà lêje të t’et s’mund të shkojn kund,
f) pà zamê të t’et s’mund të blejn as s’mund të shesin gjâ, e as farë mârrdhâmet s’mund të kenë me kend,
g) smundne me hî dorëzânë, posë per aq.. sà u bâjn armëi e brêzit,
h) s’munden me qitë fanë më rrugë të madhe edhè pse â’plakë jetôs,
i) me pretue (me mârrë pré), me viedhë a me vrà kend i biri, i ati do të pergiegjet per arsye qi “Fitimi e rreziku i të bijve i perpiesënohet t’et e vllazenve”
j) me vrà i biri t’anë, fisi a grîn dorërasinn ase e xjerrë vendit per gjithë herë;
k) me i u mbushë menja ndonjênit nder dielm me u dà prej t’et, del pà pjesë e pà gjâ.
§.63. Tagri i Parbinis ( i dialit të parë).
a) Djalit të parë i perket sundimi i shpis mbas dekës së t’et,
b) Vllau i parë do të pvetet per gjithshka mbrenda e jashta shpijet,
c) Me kênë derë Flamurtari, djalit të pare të vllaut të parë i perket Flamuri,
d) Me kênë derë Vojvodet, djalit të parë të vllaut të parë i perket prî,ja,
e) Me kênë Plak katundit, djalit të vllaut te pare i perket strapleqnija.
Oroe: Sà të jét pà u dà shpija, i ungji i të bijve të vllaut të parë nder zyre të katundit e të Flamurit, si të dahen, s’kan tager m’u perzie nder zyre të naltpermenduna, as i ungji as të bijt e tij, pse jânë të të bijve të vllaut të parë.
KRYE I SHTATËT.
TË DAMT.
§.64. Në Kanû të të damit pershîhen.
1.Shpija, troje e vithna. 2.Toka: a)arë b)vneshta, c)livadhe, d)xâna, ograja, e)prozhme zabele, 3.Vada (rendi i ujit), 4.Mullîni‑, 5.Fitim e të prishuna, 6.Armët, 7.Rêmet, hekurishta, almistra qésh, 8.Rraqe shpijet ‑ shtroja e mbloja , 9.gjâja e gjallë:lopë, qé, kual, dele e dhi, 10.Drithi e çdo bimë aret, 11.Bletët, 12. Djathi e tlyeni; 13.Vêna e rakija, 14.Pleqt e të damit.
§.64. Shpija, troje e vithna.
1. Shpija me tokë, qi të ketë per rreth, i perket vllaut të mbramë.
2. Prroje e vithna dahen per ‑Vllà aq pjesësh, s’â zjarmijesh të dahen vllazent.
§.66. Toka.
1.Toka e të parve do të dahet me terkuzë ‑ per vllà.
2.Toka e bléme prej djlemve mbas dekës së prindës ‑ do të dahet per pushkë.
3.Vllau i ndermjemët kà tager me zgjedh tokë kû të duej.
4. Ara, vneshta, livadhi, xâna ograja, prozhme e zabele do të dahen me terkuzë per vllà, sà njani,tetri.
5. Kujnija, mali e bjeshka s’dahen,’do t’a kenë zbashkut, si per drû si per kullosë
§.67. Vada.
Rendi i ujit do të dahet me kerçik mbas oket.
§.68. Mullîni
Mullîni, si toka, dahet per vllà.
§. 69. Fitime e të prishuna.
1.Fitimet e të prishunàt jânë të plangut: shpija i gzon e, pà u dà shpija,.do të lahen.
2. Fitime të posaçta kanuja së veçon: “Shka të xânë të dàmt në shpi, jet mbrendë.”
3.Paja e grues nuk hîn në pleqëni të damit.
4. Dhantit, qi i mblidhen nuses në ditë të martesës, si te prindja, si te burri, kanuja é të damit nuk i pershîn, jânë të grues.
§.70. Armët.
Armët do ti epen vllaut të parë
§.71. Rême, hekurishta, alinistra qésh.
Rêmet do të dahen per vllà. si edhé hekurishtat: spata, sheten. kosa, kmesa, kîza, sharra, thadra, dalta, etj… ashjû edhé almistra qesh.
§.72. Rraqe shpijet.
a) Shtroja e rnbloja do të dahen per vllà:
b) vozga, govixha, fuçija, sheka, per vllà:
c) lugë, qêtha, vjedra (mielca), mtîj, turren e drûve, vegsha, vorba, kuça, e shka të jenë ênë drûnit e dheut, i dàn e zoja e shpis per mbas msimit të pleqve, ashtû adhè pulat.
§.73. Glâja e gjallë.
“Berret dahen per pushkë”. ‑ Në të dam të berrevet, të lopvet. të qevet e të kualvet mârrin vetun ata, qi jânë të zot me bajtë armë.
§.74. Drithi.
1. Drithi dahet per gojë”. Burravet, gravet e fmivet do t’u epet buka e gojës në ditë të të damit.
2. Fmija ‑ djalé a vajze ‑ pa e mbushë vjetin, s’kan tager në bukë të gojës. Si të mbushin vjetin, do tu dahet pjesa e bukës si tjervet.
3. Jo veç drithi, por edhè çdo bimë tjeter e arve a e kopshtijeve, do të dahet per gojë.
§. 75. Bletët.
1. Zgjojt e bletve do të dahen per vllà.
3. Mjalti dahet per gojë.
§. 76. Diathi e tlyeni.
Bylmeti e çdo melmesë do të dahet per gojë.
§.77. Vêna e rakija.
Vêna e rakija, me nji fjalë, glithshka hahet e pihet, do të dahen per gojë.
§.78. Pleqt e të damit.
1.Pleqt e të damit do të ienë dy a kater, a si t’a lypë nevoia e shpis, qi dahet.
2. Pleqt e të damit kan tager me mârrë ka nji berr per krye plakut.
3. Kpucët e pleqve të të damit do t’i apin zbashkut vllazent, qi dahen.
Oroe.
§.79. a) Plakut të shkretë do ti epen të prishunat e drekve pà u dà shpija.
b) Vllaut të pamartuem do ti epen të prishunat e martesës pà u dà shpija.
c) Granija s’hîjn në pjesë të të damit, posë per bukë të gojës ‑ në të gjitha sendet, qi hahen e pihen.
d) Grazhdi ‑ sâna e kashta ‑ dahen mbas gjâjet.
§.8O. Po u mbush mendia vllazenve me u dà per të gjallët e t’et, këta nuk kan tager me u perzie as në tokë, as në pasuni, e do të shkojë seciIi n’at piesë, qi t’u a shênjojë i ati.
§.81. Mbas deket të t’et, kanuja e të damit nuk i veçon vllazent, por, sà të jenë, aq pesësh do t’a dajn pasunin e t’et, si të tundshmen si edhè të, patundshmen.
§.82. Me kênë kater vllazen, e per në qitshin Pleqt per m’u dà, token e të parve do t’a dajn me terkuzë per vllà.
§.83. Me u dà dy vllazen më nji krah e dy tjerë me nji tjeter, token e të parve e dajn per gjymës, token e bleme prej sish per pushkë.
§.84. Me dekë njani vllà prej dy te damve, pà lânë djalë në voter, toka, qi i pat rà në pjesë, do të dahet trish, posë tokësh të bleme mbrapa e pos gjâsë së gjallë të pertrîme mbasi jânë dà.
§.85. Paragrafi 83 e 84 pershîn edhè vllazen dy nanash.
§.86. Vllazent e dàm nii herë me gùr e kufi, po u perzîen persri, e mbas do kohe u mbushet mendja me u sterdà, tokët i dajn mbas kufinit të së dames së parë. Per në paçin blé tokë të reja e pertrî gjâ të gjalla permbasi u perzien, do të qesin ne pûnë § 83.
§.87. Me kênë dy a mâ shum vllazen, e me dekë njani tuj lànë djalë mbrapa, kùr të dahen, djali i vorfen dahet me t’ungjin si vllà, mêrr pjesen e t’et.
KRYE I TETËT.
TRASHIGIMET.
NYE I TRIDHETEGJASHTËT.
Tagari I trashigimit në Kanu.
§. 99. Me mbajtë në shpi varzat e plangut të shuem, me i a bajtë kujdesin per kah vesha e mbatha.
§.100. Me martue varzat e vorfna.
§.101. Me pritë në të pam e me i përcjellë mbas kanunit.
§.102. Me u ba drekët bisave, po diqnenë shpi të vet para a mbas maltese.
NYE I TRIDHETETETETËT.
Vllau i shpifun.
§.103. Vlla i shpifun, mbas Kanunit, thirrej njaj, i cili len nanës me burrë të dytë.
§.104. Vllau i shpifun s’ka tager trashigimi as perkasie në plang të burrittë parë të nanës.
KRYE I NANDËT.
TË LANUNAT.
Testamendet
NYE I TRIDHETENANDËT.
Pecaktimi i testamendeve.
Oroe: Kanûni i Lekës nuk nief testamende, e, per në dashtë kush me lânë gjâ prej pasunish të veta per shpirt, duhet doemos pelqimi i kushrîjve.
§.105. Percaktimi i të Lânunave (i Testamendeve).
Per te lânunat a të falmet a, si thotë gola e kombit tonë “me lânë giâsend per shpirt” mêrret vesht me lânë gja per kish, si arë a livadh, kopshtë a vêshtë, prozhem a zabel, rendin e ujit, a edhè lang e plang me t’eger e të butë, do të két:
a) mendt e shndoshta në krye,
b) të jét i lirë kah e lânmja;
c) mos të jét i tutun prej kercnimit të ndokuej
d) të két tager me lânë.
NYE I KATERDHETËT.
Mëndyrë të lanunash.
§.106. Të lânunat jânë dy mëndyrësh: me barrë e pà barrë.
a) Të lânunat me barrë (me detyrë) jânë ato kùr lânësi i cakton kishës nji detyrë, b.f. me thânë nji a dy Meshë në vjetë per shpirt të tij a të parvet të tij, per at pasuni, qi po lên.
b) Të lânunat pà barrë jânë ato, kùr lânësi lên gjâsend per kish pà i caktue kurrfarë detyre, e xêhet si e falun.
c) Lânësi âsht në detyrë me mbledhë kushrinin e vet e Pleqt e fisit me dishmitarë, e, si lânësi si këta, do të vêjn gisht në leter si e lypë kanûni.
NYE I KATERDHEPARË.
Tagri i të dalunit fare.
§.107. Gjithkush âsht i zoti i pasunis së vet, e aj, i cilli don me lânë gjânë e vet per kishë, âsht i lirë e nuk mund t’a ndalë kush.
§.108. Baba edhè në mos pasët djelm, nuk mundet me u lânë bijave as tokë, as plâng, as shpi.
§.109. Baba. per të gjallë të vet, kà tager me u falë bijavet të holla. Rraqe, çakla, permbas deket të t’et s’kà tager bija me lypë të falmet e të folmet e t’et.
NYE I KATERDHEDYTË.
Tagri i kushrinis.
§.11O. Kushrinija e të dalunit fare kanë tager me shperblye token e gjânë e të dalunit fare, porsè çmimin e kësaj pasunije do t‘ia dorëzojn Kishës, mbas mendes së të dalunit fare.
§.111. Me pasë lânë uhà e detyrë gjaqesh i daluni fare, do të lahen prel pasunish të shperblyeme prej kushrîjsh, e tepricen do t’i a dorëzojn Kishës per shpirt të të dalunit fare.
§.112. Me dekë në të papritun i daluni fare, kushrinija, kan tager mbi giâ e pasuni të tij.
§.113. Edhè në mos lashtë gjâ me shkrim i daluni fare, kushrinila jânë në detyrë me mendue, per shpirt të tij, po s’e mueren në kujdes ket pûnë kushrinija, fisi e Pleqt e katundit, kùr t’a dajn pasunin e tij, u caktojn se shka do të lânë per Kishë.
§.114. Në pasët bija të martueme i daluni fare, e per ne e shperbleshin pasunin e tij kushrinija, në detyrë.jânë me pritë e me i perejellë mbas kanunit.
§.115. Po pat dielm, i jati nuk mundet me bâ testamend.
§.116. Po diq i ati në të papritun, tuj lânë djalin férishte djepi, kushrinija do t’a mârrë në kujdes pasunin e dialin mje qi të bâhet 15 vjeç.
NYE I KATERDHETRETË.
Rrogtari.
§.117. Zotnija kà urdhnesen, rrogtari ndigjesen.
§.118. Rroga lahet mbas vendimit, qi të bâhet ndermiet zotnis e rrogtarit.
§.119. Per ndo’i fâj, qi të bâj rrogtari zotnija s’mund i a bâjë giobë rrogen.
§.120. Po vodh a vrau kend rrogtari me bukë e me fjalë të zotnis, rrogtari bjen në faj e ne gjak, porsè dâmi âsht i zotnis. e ky do t’a xjerrë së keq rrogtarin.
§.121. Po ndodhi cubnija a vrasa ne katund të zotnis, do t’a largojë rrogtarin, porse do t’a percjellë me rrogë të motmotit per arsye qi faji kje i zotnis e jo i rrogtarit.
§.122. Po bâni ndo’i mbrapshti rrogtari a në katund të zotnis a jashta këtij, porsè në mende të vet e pà dije të zotnis, dâmin e gioben do t’a hjekë rrogtari, e në dashtë zotnija me e percjellë, rrogen deri n’at ditë do t’ia apë.
§.123. Me vrà kend rrogtari në mende të vet, gjakun e çon te shpija e vet.
§.124. Me vrà kush rrogtarin, bjen nëgjak me shpi të tij, por zotnis i pritet mik.
§.125. Me i u mbushë mendja zotnis me e dà rrogtarin, veç pse nuk i pelqen e pà e gletë në faj, rrogen e vietit do t’i a lajë.
§.126. Me u dyndë zotnija me plang pre një krahine në nji tjeter, po s’e muer rrogtarin me vedi i a kà detyrë rrogen e vjetit, po s’u gjegj rrogtari me i shkue mbrapa, i a kà rrogen deri n’at ditë.
§.127. Po i kcej rrogtarit me u dà prej rroget para vadjet, veç pse i merzitun, zotnija do t’i apë rrogen mje m’at ditë.
§.128. Po s’heci mbas andes së zotnis rrogtari, mund t’a dajë, ‘se me vû gojë keqas mbë tê e me vû dorë nuk mundet.
§.129. Me shà keqas a me rrafé rrogtarin zotnija, e per n’u daftë ky para vadjet, per të rrafme e per të shame do t’i ligjohet.
§.130. Brimen e qortimin e zotnis do t’i kaperdîje rrogtari.
§.131. Me rrafé rrogtarin dora e huej, ky lypë gjygj e zotnija buken e dhûnueme.
§.132. Në themel xêhet shpija, po kje kullë, mëdheskë a ksollë, mjaft qi të két carânin e votres e të qesë tym.
§.133. Çdo ndertesë qi të gjindet n’oborr, âsht e njitun me shpi, pse gjindet në hije të saj, po u tye., kà globë e dy per nji.
§.134. S’i hîhet kuej në shpi, per pà i bâ zâ n’oborr.
§.135. Thirre e, s’t’u pergjegj kush, a rrî e prit, a nisu në pûnë Vande.
§.136. Po u shtyne e çile deren, shpija xêhet e thyeme edhè e pruejtun, e cilla kà 500 grosh giobë, e rraqet e hupuna dy per nji.
§.137. Kanum thotë: kush Vi a thejë shpin kuej, per nderë të mârrun kà 500 grosh globë. Flamurit (Bajrakut). e prej sendesh të vjedhuna dy per nji të zot’t.
§.138. Vathi e gjâs kà 500 grosh giobë e dy per nji të zot’t.
§.139. Vathi i blet‑ve kà 500 grosh giobë e dy per nji të zot’t.
§.140. Çerraniku i tamblit kà 500 grosh giobë e dy per nji të zot’t.
§.141. Koshari i drithit kà 500 grosh giobë e dy per nji të zot’t.
§.142. Me i a thye kuej shtegun e oborrit, t’arës, të livadhit a të kopshtit, qi i kà pàra shpije, kà 500 grosh giobë, e të zott pûnen të ndreqme. në kullosë
§.143. Bari thirret aj«. qi 1 prîn tufës‑g.lâs
§.144. Bariu‑rrogtàr âsht në detvre me i a vû menden tufës té; mos t’i damtoliet as mos Vi bâje dam kuej.
§.145. Po 1 bâni dam kuej barlu me gjâ, i zoti i tufés e làn e jo bariu.
§.146. Me 1 tretë ndo’l k‑ambë berri bariut. do t’a bâje me dije të zo’n e tufés. e. si 1 zoti si edhè bariu do të perpiqen në hetim të tij.
§.147. Po i treti bahut ndo 1 berr pà shêj e pà dukë, i zo ti i tufés kà tager me e cue barin deri në bé, po i u là me bé, s’i k‑à t*eter devuë.
§.148. Po thej qafen a u kafshue prej hishe ndo’i berr. bariu â’në det‑vre me i a çue shêjin
të zot’t e tjeter detyrë s’i kà.
§.149. Po i a vodh kush ndo ‘i berr bariut, detyra e këtij âsht me e bâ me dije të zon e tufës, tuj 1 a kallxue vendin e kohen se kû e kùr u vodh‑, tjeter detyrë s’i kà.(I)
§.150. Po duel cub barîu vetë, gjânë e vjedhun do Vi a kthe.jë të zot’t në mëndyrë të kanunit, edhè e perejellë në pûnë të vet. Në mos e pasët krye vietin, rroga do fi epet mie në ditë, në të cillen u gjet në faj.
§.151. Me vrà bariu cubin tuj vjedhë a tu] pretue tufen, gjakun e çon te shpija e vet, e sà per berr a tufé të pretueme, i zoti do të krepatohet.
§.152. Bariu âsht në detyrë me rueitë gjân, e nuk do të pshtetet në të thurun a të pà thurun, sepse “gjâja do rojë, ‘se hecë, e toka nuk luen”.
§.153. “Ndera e vathit âsht në kum‑
bonë”.
§.154. Po u muer pré, per dhûnë a pre ndo ‘i marazit e faqe bariut skjapi a dashi i kumbonës, e po s’u vràn n’at hov, 500 grosh giobë i mirren pretarit e gjâja dy per nji
§.155. Kryeglâja âsht e të zot’t, me cofé ndo ‘l kâmë, dâmi âsht 1 të zot’t. Per vertetini do t’l çohet të zot’t’ shêj*l prej atlj, qi e kà per gjymës.
§.156. Po u dhàn per giymës dhi a dele, pjella, këmenda e leshi dahen per gjymës nderi‑n’
et zotnis e bariut.
§.157. 1 zoti s’âsht me detyrë me mendue as per krypë as per kësollë, por bariu qi 1 mêrr per gjymës.
§.158. Po u dha viçi fêmen e u rrit në derë të bariut, si të pjellë, pjella e parë âsht e banut, qi e rriti, e bylmeti per glymës.
§.159. Po e prishi barlu bylmetin e glâs, qi kà per iz*,,‑mës. det~, ré i a k‑à të zot’t a pjesen e bylmetit a piellen.
§.160. Glâla per g*j~,mës nepet e mirret gjithherë në vieshtë.
§.161. Lopa per p’~‑rnés i sjellë të zot’t 4 okë djathë e 2 ok‑ë ilven.
§.162. Në dhetë krenë dhi, 1 zoti mêrr 5 okë tlyen ‑ g«‑,,mës ok‑e per k‑r~e. J.,
§.163. Në dhetë î~‑renë dele, 1 zoti mêrr 5 okë tlyen ‑ gjymës ok‑e per kn‑e.
§.164. Në d”athë s1à tager 1 zoti as në të dhive, as në të deleve.
§.165. Kryeglâja âsht e të zot’t, e cilla as nuk shtohet, as nuk dnohet kurr.
§.166. Kryegjâja kurr s’cofë.
§.167. Lesht e kmenda e kryegjâs âsht e të zott.
§.168. Pjella âsht krejt e bariut, mje qi t’i.
Komentet