L I B R I I T E T Ë T.
NDERA.
KRY I SHTATËMBDHETËT.
NDERA VEHTJAKE.
§.593. Kanûni i Malevet të Shqypnis nuk e veçon nierin prej nierit. “Shpirt per shpirt, sè duken e falë Zoti”.
§.594. I miri e i keqi kàn nji çmim: Kanûni i mban per burra: “Del i miri prej të keqit e i keqi prej të mirit”. “Në kandàr të vet sè i cilli peshon katerqind derhêm”.
§.595. N’i prekët kush kuej në nderë, peng a plak per nderë të mârrun s’kà, Kanûja thotë: në daç, fale, po deshte, laje ballin e vrugnuem.
§.596. Nderen seicilli e kà per vedi e nuk mùnd t’i perzihet kush kuej as me e rrethue me pêgje e me pleq. Dy gisht nderë në Iule të ballit na i njiti Zoti i Madh.
§.597. “Ndera e mârrun giobë nuk kà”. ‑Ndera e mârrun s’falet kurr.
§.598. “Ndera e mârrun nuk shperblehet me gjâ, por a me të derdhun të gjakut, a me të falun fisnikisht (permbas ndermjetsis së dashamirve të mirë).
§.599. I korituni kà deren çilë perkah ndera: peng s’shtron, pleq smêrr, gjygj slypë; giobë s’mêrr. ‑ Burri i fôrt mêrr gioben vetë.
§.600. Aj, të cillit i u muer ndera, xêhet i dekun kah kanûj a.
§.691. Ndera i mirret burrit:
a) Me i thànë kush sè rren facle burrave të mbledhun në kuvend,
b) Me e pshty, me i u matë, me e shty a me i rà kush;
c) Me i prishë ndermjetsin a besen,
d) Me i a dhûnue gruen a me i a hikun,
e) Me i a marrue armët e krahit a të brêzit;
f) Me i a dhûnue buken, tui i a ngâ mikun a pûntorin;
g) Me i a thye Shpin, vathin, kotecin a çerranikun n’oborr;
h) Me i a ndalë uhàn a detyren,
i) Me i a luejtë rrasen e vegshit në voter,
j) Me njye kashaten parpara mikut ‑ î mirret ndera mikut.
k) Me koritë trevezen nder sy të mikut, kùr i zoti i shpis e kruen ulteren a Shpin e lpîn kupen.
KRY I TETËMBDHETËT.
NDERA SHOQNORE.
NYE I NANDEDHETEGJASHTËT.
Miku.
§.602. “Shpija e Shqyptarit âsht e Zotit e e mikut”.
§.603. Miku nuk mùnd të hîjë në shpi, pà bâ za n’oborr.
§.604. Si të bajë za miku, i zoti i shpis a kush i shpis i pergjegjet e i del perpara.
§.605. Falet me mik, armen i a mûrr, e i prîn në shpi.
§.606. Armen i a varë në krrabë, edhè e çon në krye të vendit ké votra.
§.607. Perpushet zjarmi, lypen edhè drû. “Miku don drû”.
§.608. Mikut do t’i bahet nderë: “Bukë e krypë e zerner”.
§.609. Buka e krypa e zêmra, zjarmi e trungu e do firi per shtrojë do të gjindet gadi per mik në çdo kohë të natës e të ditës.
§.610. Mikut të lodhun do ti vîhet rreth me të pritun me nderë. Mikut i lahen kambët.
§.611. Per çdo mik duhet buka si hàn vetë.
§.612. Per mik të mirë duhet kafja, rakiia e buka e shtrueme me ndo’i send mâ teper.
§.613. Per mik zemret duhet duhâni, kafja e ambel, rakija e bukë e mish. ‑ “Mikut të zêmres i lshohet shpija”.
§.614. Ruj hi në shpi, mikut do t’i mbajësh armen”.
§.615. E mbaitmja e armës âsht:
a) shêj burrnije e nderje, edhè pse knaqesh sè t’erdh miku,
b) âsht shêj roje, sepsé tui i thànë: “Mirë sè erdhe”, ajo do të rrijë pà droje, e sè giindesh gadi me i dalë zot per çdo rrezik,
c) âsht shêj urtije per vedi, pse, ‘si ti mârrish armen, edhè në pasët ndoi mende të keqe miku, nuk kà shka të bân si t’a çarmatosish.
§.616. “Mikut i lshohet kryet e vendit”.
§.617. Mikut i lshohet kryet e vendit, Po kje në shpi si edhè po kje në kuvend burrash, porsé në kuvend nuk kà zâ.
§.618. Mikut i lshohet kryet e vendit si per nderë, si edhè qi të jét mâ në të pâm e në shêj si edhè të mos të perzihet nder robët e shpis.
§.619. Si të hîjë miku në shpi, të kà là detyren.
§.620. Po të hîni miku në shpi, gjak me të pasë, do t’i thuejsh: “Mirë sè erdhe!”
§.621. “Miku do të perciellet deri kû të lypë me e percjellë”.
§.622. “Miku, edhèpse xên kryet e vendit në shpi a kûdo, kurr s’prîn, por do t’i prijsh”.
§.623. Miku perciellet edhè me nji fini, po kje djalë a vajzë, gjithnji si nji burrë a grue.
§.624. Si t’a perciellish mikun deri kû desht vetë me shkue, e solle shpinen me shkue në pûnë t’aride, krisi pushka n’at hov e edhè e vrau, ty nuk të pritet mik.
§.625. Mbas mikut do të hupish pûntorët, e me bukë t’aride, të mos fikesh e të mos koritesh.
§.626. “Si t’i prîsh mikut, çdo dhûnë fi bajë kuej ky, lypet mbë ty”.
§.627. Mikut mos i prij, a, ‘si t’i prijshë, do të hapish syt qi mos t’i bajë kuej ndo’i dhûnë a pûnë të ligë.
§.628. Kanûja urdhnon qi të perciellet miku sà mos t’a gjeë ndo’i pûnë e ligë, sà edhè mos ti bajë kuej ndo’i dâm me bukë t’ande.
§.629. Po bani ndo’i pûnë të keqe miku në bukë tande, arsyeja lypet prej teje.
§.630. I dhûnuemi e i dâmtuemi s’âsht në detyrë me ndiekë atê, qi e dhûnoi e qi e damtoi, por i kerset në derë atij, qi e mbajti në shpi e i dha bukë.
§.631. “Buka e làn dâmin”.
§.632. Kanû âsht prà, qi t’i prihet mikut, sepsé xêhet sè nuk din rrugë e nuk din a do të ndeshet në mik a n’anmik.
§.633. Do t’i prîjsh, pse jé rojsi i mikut, si me i a largue rrezikun, si edhè me e ndalë prej pûnet të keqe.
§.634. “Buka të nderon, porsé të qet edhè në pûnë”. (Buka m’u gjet dreq pat thànë dikush).
§.635. Po t’a dhûnoi buken miku, do t’epsh arsye në kanû per shpi e vath të thyem, per tufë të mârrun e pretime tjera.
§.636. Do të lajshë dâmet e bame prej mikut t’and a tuj vû kumbonen e tufés s’atê në trà, a me të hjekun të kaut të hullis, a me të shitun të rendit të ujit.
§.637. Nderen e dhûnen do t’a dajshë me mikun e të damtuemin do t’a ndreqish.
§.638. Ti do të lajshë e, po muejte me xjerrë gjâ tê miku, e ké per vedi, perndryshej të pasët mbetë ngiat: Paç e dhaç thotë kanûni.
§.639. Sikurse jé në detyrë me lypë mikun e prém ashtû jé në detyrë me dhânë arsye, në prefët kend miku në bukë fande.
NYE I NANDEDHETESHTATËT.
Të premt e mikut.
„ndora nuk lshohet“.
§.640. “Miku mik, shoqi shoq”.
§.641. “Veç nji gacë me t’a lypë kush tê dera per me kallë çubukun, i a dhae, e e ngau kush, të pritet mik”.
§.642. Po të rà ndore kush, edhè tuj t’a xânë vetem êmnin: “Jam miku i njatij” e edhèpa të pasë kênë kurr tê dera, po e ngau kush, të jét mik në derë e ftyra t’u vrugnue.
§.643. Po t’a vûni kush mikun në lojë a t’a shau, ti do t’a mkâmbish nderen e mikut me rrezik të jetës s’atê.
§.644. Po i u pré kuej miku, kanûja i kà lânë dy udhë: a të fiket, a të koritet.
§.645. Atij, qi i u pré miku, çdo send do ti epet me dorë të mâjtë e per rien giu mjé qi t’a paguej mikun.
§.646. Dora e mâjtë me kanû quhet e pandershme, e cilla mêrr e nuk ep, me miq nuk falet. Veç i pabesi me të pabesin falen me ‘të.
§.647. Me kanû të hershme gjygji e karmote më hu të pabesin, e s’e lîte në kuvend burrash.
§.648. I pabesi, qi pret kend vetë a shet kend në besë, grihet katundisht e shkon gjakhupës.
§.649. Me gojë të kanûnit: baba, vllau e deri kushrinija e dalun fare falet, porsé miku nuk falet (posë me të hîm ndermjet të dashamirvet të zêmres).
§.650. Per mik të prém rrallë sè epet besa; ndermjetsija epet sà të mârrin e t’apin, në hîfët puna në të ndrequn.
§.651. Katundi shoqi‑sho’it i presin mik:
a) kùr nji shoq shmanget tê nji shoq e, tuj dalë prej shpije të këtij, e vret a shoqi tjeter a kushdo,
b) Edhepsé shoq a kushrî me të vramin mik‑prém, detyrë âsht me lypë shoqin‑mikun e vràm,
c) Po s’e lypi mikun e vràm, edhèpse shoq, skà pse del në kuvend burrash, pse jét i koritun e i marruern pergjithmonë e jetës.
§.652. Me ndeshë n’udhë të madhe dy shokë, e, ‘si të bâjn do rrugë, kerset pushka edhè vritet njani sish, këtij tjetrit nuk i pritet mik.
Oroe:
Njimend, sè s’i pritet mik, porsé jét i koritun mos me qitë mbë dorërasin. 0 Shqyptari edhèpse bjen në gjak pà gjak, tuj e pague me vrasë mikun e preme, aj s’e mêrr ndore at pûnë, fiket me lang e plang, porsé marre s’bân.
NYE I NANDEDHETETETËT.
Të sjellnut e të zot’t të shpis me miq në shpi.
§.653. Miku xên kryet e vendit në trevezë (sofer), mandej i hîn ndorja.
§.654. Framurtarit mik i tokon kryet e dashit e mikut shpatulla.
§.655. Po sndolli flamurtari, por Kreu i njij Flamuri, shpatulla i tokon këtij e mikut kryet e dashit.
§.656. Miku do të hjekë rakin e ma i pari do t’u biej duerve në trevezë.
§.657. Me ndollë në trevezë kush i Gjomarkaj e nji mik i largët, Flamurtari e dàn pergjymës me të Gjomarkain kryet e dashit e shpatulla i jét mikut.
§.658. Famurtari do t’a thejë me grusht kryet e dashit e mikut, s’i t’a két Ipi shpatullen, do t’i a thejë sumbullen.
§.659. Me ardhë per mik i Ohërnjani (i Thkellas) a në Mirditë a në Malsi të Lezhes e me ndollë aty edhè kush i Gjomarkaj, kryet e vendit e xên i Ohërnjani, mandej i Gjomarkaj‑ (Ket pûnë s’e bân kush prej nderjet.)
Oroe:
Këto sjellje duken si lojë, porsé kàn shkaktue vrasë të pergjegjme shi në trevezë.
§.660. Kafen e mêrr miku, mandej i zoti i shpis.
§.661. Duert në treveze i làn i zoti i shpis, mandej miku.
§.662. Goten e rakis e pin i zoti i shpis e të dyten miku,
§.663. Kashaten e nyjen miku, mandej i zoti i shpis.
§.664. Aj zot shpije, qi e njyete kashaten perpara mikut, late 500 grosh giobë.
§.665. Aj zot shpije, qi koritte trevezen e vet nder sy të‑mikut, late 500 grosh giobë,
§.666. Pushka e shtîme per mik të prém nuk kà giobë.
NYE I NANDDHETENANDTËT.
Ndermjetsija.
§.667. Ndermjetsi, si lajmtari, nuk bân faj as nuk xêhet.
§.668. Ndermjetës thirret aj, i cilli hîn per me dà fjalët e kqij a, me shmangë rragen, prej të cillave mùnd të shkaktohet vrasa a ndo ‘i rrênim tj eter.
§.669. Nderrnjetës mùnd të jét burrë a grue, djalë a vajzë a edhè Prifti.
§.670. Ndermjetës mùnd të hîjë per shpi me shpi, per katund me katund, per flamur me flamur.
§.671. Me i u pré ndermjetsija njij shpis së veçanët, vetë e kerkon mikun.
§.672. Me i u pré ndermjetsija njij kaktundi, katundisht u lypë mikun.
§.673. Me i u pré ndermietsija njij flamuri, flamuri mbarë e lypë mikun.
§.674. Me i u pré ndermjetsija Priftit, mikun e lypë Famullija, në të cillen gjindet, a sè flamuri e lypë, po hîni ndermjet n’emen të flamurit.
§.675. Prifti, per me dà të keq, hîn ndermjet jo n’emen të vet, por a n’emen të Famullis a n’emen të flamurit; por vetëm atbotë, kùr mos ti pûnojë fuqija e fjalës fêtare.
§.676. Po s’u inuer para sysh fuqija e fjalës fetare, atbotë Prifti hîn ndermiet si çdo qytetas, por, tuj mos bajtë zyria e tij shpatë e litàr, po i u bâ n’asgja ndermjetsija si e çdo qytetasit, katundi a flamuri do t’a mkambin nderen e tij tuj e lypë mikun e prém.
§.677. Me kênë të vramë njiqind vetë në njânin krah e në tietrin kurrnji, s’i të hîjë kush ndermjet, pushka do të prâjë, zjarmi do të shuhet.
§.678. Me bâ me u qitë poshtë flala e ndermjetsit, ajo lagje, qi të fîlloëj pusken, i a pret mikun ndermjetsit. (Po s’prâni pushka e fjala e gergasa permbas ndermjetsis, perzihet lamshi per mnerë, kryqzohet pushka, e grihen aty per aty.)
§.679. Fjalët e dokshme të ndermjetsis jânë: “Leni flalët, or juni, jam ndermjet une! ‑Prani pushken, burra, un jam nderrnjet mjé ké të mirremi vesht. ‑ Prani pushken, sè katundi…, flamuri… âsht ndermjet!”
§.680. Ndermjetsi u mêrr pêgjet të dyja lagjeve, tui u dà diten sè kùr e kû do të mblidhen në kuvend, per me u mârrë vesht.
§.681. Po nuk muejt me i ndreqë ndermjetsi, pêgjet e të dy lagieve u lshon në dorë burrave t’urtë, e ky atbotë lirohet e del prej nderrnjetsije.
§.682. Ndermjetsija mbaron gjithherë a me të rame diellit a me të mârrun të diellit (me të lem a me prendim të diellit).
NYE I NJIQIDTËT.
Dorzanija.
§.683. Dorzânë thirret aj, i cilli i Iidhet kuej per të pergjegiun të njij detyre, të cillen, po s’e lau në vade të caktueme detyrsi, ky bahet dordhânës.
§.684. Uhasi, ‘si të két dorzânë, s’kà nevojë me i shkue në derë detyrsit, dorzâni do të pergjegjet per tê: “Dorzânë, dordhânë”, thotë kanûni.
§.685. Edhè në dekët detyrsi, uhasit s’i prishte gjâ, per detyrë, qi aj i pat këtij, do të pergjegjet dorzâni: “N’dekët detyrsi, rrnofët dorëzani,” thotë kanûni.
§.686. Me bâ me u pendue dorzâni e me dashtë me dalë dorzânije, kanûja nuk e lên, sepsé: ,, Dorzani nuk hîn per me mbajtë në mend, por per me là”.
§.687. Dorzani hîn me mirvet, e prandej nuk kà tager me lypë kpucë as të detyrsi as tê uhasi: “Dorzânë e bestàr nuk hîn kush me të holla”.
§.688. Detyrsi, kùr lypë kend per dorzânë e, per n’i hîfèt ky, faqe burrave i thotë: “Un po të hi dorzânë, por shikjo, sè, po s’e pate nder mend me i bâ gadi të hollat në vade të caktueme, më kallxo qyshë tashti e të bahem gadi me là per ty. T’a dijshë, sè shnierzim nuk duroj!
§.689. Po nuk i u pergjegj detyrsi dorzânit, edhè e lên të lidhë qi të lajë ky prej vedit detyren e tij, dorzâni do t’i a apë pengun uhasit.
§.690. Uhasi kà tager me i a dorzue kuejdo at peng, per me xierrë detyren e vet.
§.691. Dorzani kà tager me bâ vàj në katund kundra detyrsit të keq, e katundi do t’a ngushtoîë detyrsin qi t’a shperblejë pengun e dorzânit e t’i a dorzojë të zot’t.
§.692. Po s’i bani gadi të hollat detyrsi vetem prei dhunet e kasnecijet, katundi e giobitë permbas randsis së fajit pré presë të bame.
§.693. Po i bani gadi te hollat detyrsi ne vade te caktueme, para sè t’i a dorzojë te zot’t do t’a bajë me dije dorzanin.
§.694. Po kje sè detyrsi nuk muejt me i bâ gadi të hollat në vade të caktueme vetem prej skamit, dorzâni do të rrîjë gadi me là per’tê, e ketë me e pritë, sè “Dora e thatë s’kà uratë” e s’kà pse e qet në katund, pse vajin nuk i a veshtron: t’a kishte matë vedin para sè t’i hite dorëzanë.
KRY I NANDËMBDHETËT.
GJAKU E GJINIJA, VLLAZNIMI E KUMBARIJA NË KANU TË MALEVET.
NYE I NJIQIDEPARË.
Gjaku e gjinija e breza Shqyptarësh.
§.695. Vargu i brêzavet të gjakut e të gjinis, shkon në të pasosun per Shqyptarin e malevet.
§.696. Mahet vllà e fis me të gjith ata, prej së cillësh të parët e tij jânë dà heret a vonë.
§.697. Katerqind zjarmesh me u dà Shqyptari, aj as mêrr as ep, d.m.th. nuk bân krushqi.
NYE I NJIQIDEDYTË.
Lisi i gjakut, lisi i tamblit, nip trungut e nip bijet.
§.698. Brêzat rrjedhin a prej gjakut a prej gjinis.
§.699. Brêzat e gjakut rrjedhin prej ânet të babës; brêzat e gjinis rrjedhin prej ânet të nânës.
§.700. Rrjedhja e brêzavet prej ânet të babës thirret “Lisi i gjakut”.
§.701. Rrjedhja e brêzavet prej ânet të nânës thirret “Lisi i tamblit”..
§.702. “Nip trungu” a “mesë trungu” thirret aj varg mashkujsh a fêmnash, qi rrjedhun prej plangut të babës.
§.703. Nip a mesë bijash thirret aj varg mashkuish a fêmnash, qi rrjedhin prej bijave të martueme.
NYE I NJIQIDETRETË.
Vllaznimi.
§.704. Vllaznimi, qi bahet tui pî gjak, e ndalon krushqin pergiithmonë ndermjet të vllaznuemve, shpis së tyne e zjarmit të tyne.
NYE I NJIQIDEKATERT.
Kumbarija (Shengjonija).
§.705. Shka âsht gjaku e gjinija per kah krushqija, ashtû âsht edhè kumbarija.
§.706. Kumbarija e Shqyptarit të malevet âsht tri nduersh:
a) kumbarija e Pagzimit,
b) kumbarija e Kunorës,
c) kumbarija e Flokvet.
NYE I NJIQIDEPESËT.
Kumbarija e Pakëzimit.
§.707. Kumbarija e Pagzimit e ndalon krushqin brêz mbas brêzit jo veç nder të pagzuemin, prînden e të pagzuemit e nder ata, qi e peshojn në derë të Kishës, por edhè nder sà rob të két shpija e njanës e të tjetres lagje e të zjarmit të tyne mbarë.
NYE I NJIQIDEGJASHTËT.
Kumbarija e kunorës.
§.708. Kumbarija e Kunorës e ndalon krushqin nder robët e shpis së kumbarve e të shpis së dhàndrrit e, qi të plangsohet kumbarija e Kunorës nder dy vllazni e të pershijë edhè zjarmet e tyne, kjo pûnë shkon me kumbari të Pagzimit.
NYE I NJIQIDESHTATËT.
Kumbarija e Flokvet.
§.709. Kumbarija e ndrikullija, qi bahet në të rruem e në të mârrun të flokvet hîn në Ildhje kanûnore, qi s’e luan gjâ.
§.710. Kumbarija e flokvet e ndalon krushqin brêz mbas brêzit ndermjet shpis, vllaznis e zjarmit të kumbarës e të ndrikulls.
§.711. Ndrikullija âsht si nusija: si shkon nusja ké prîndët në kohë të caktueme prej kanûnit, ashtû skon edhè ndrikulla në kohë të caktueme tê kumbara.
§.712. Koha e ndrikullis e caktueme prej kanûnit âsht nji muej para së Lidhunash.
§.713. Ndrikullija nuk mùnd të shtyhet mbi pêsë ditë: Ditët e ndejës së ndrikulls tê kumbara do të jenë giithherë cub e jo kurr parë, tri a pêsë.
NYE I NJIQIDETETËT.
Sjelljet kanunore në të marrun të flokvet.
§.714. Nun a kumbarë thirret aj, qi mêrr flokët.
§.715. Ndrikull a nunë thirret e âma e dialit a e vajzës, të cillvet u mirren flokët.
§.716. Famull a famulleshë thirret djali a valza, të cillvet u mirren flokët.
§.717. Nuni e ndrikulla jânë si vllà e moter e nuk veçohen prej gjindes së shpis.
§.718. Po e mbushi vjetin djali e vajza, nuk u mirren flokët.
§.719. Me dekë fmija pà i u mârre flokët, nuk do të shtihet në dhé, do të thirret kumbara i shenjuern; po kje larg kumbara, do ti mârrë flokët nji tjeter, i cilli nuk do të jét prej vllaznijet e fisit të fmis.
§.720. Per të mârrun të flokvet të dialit duhet të jét burrë, e grue per vajzë.
§.721. Prindja e djalit e té vajzës, të cilIvet tu mirren flokët, do të bâin gadi buken sà mâ mirë qi të munden, per me nderue kumbaren.
§.722. Kumbara do të vîjë me nji prej dashamirësh të vet.
§.723. Thirren nja tre‑kater shokë per me mârrë pjesë në gzim të shpis.
§.724. Si të kênë pî kafé, goditet vendi,
kû do t’ulet Nuni e do të gjinden aty veglat per të mârrun të flokvet.
§.725. Lypet karriga, kû do fulet Nuni, kupa me ujë, në te cilin Nuni do të lshojé nji asper të rrgjanët, msalla, qi do te shtrohet per të pritun të flokvet, gershànë a brîsk rrues per të qethun a per të rruem të famullit a të famulleshës.
§.726. Si t’ulet në karrigë Nuoi, ni djal i fisit i a pshtetë Nunit në préhen famullin a famulleshen.
§.727. Nuni do t’î marrë flokët me kët rend: a) nji çubë në ballë, b) në tambzja kà pji çube, c)mbas kreje nji çubë.
§.728. Si të mirren fjokët, Nuni i bjen ballit të famullit a të famulleshës me gersbàpé tri herë, tu thànë: “Me shndet e jetë të gjatë!” e puthë famullin a famulleshen e, tuj e hjeke prêhnit i a ep s’amës ‑ Ndrîkulls, ‑ e cila edhè mêrr kupen me asper të rrgjanët.
§.729. Nuni i ep NdrikuIIes 50-150 grosh e jo mâ teper.
§.730. Çubat e flokvet i mêrr e âma edhè i ruen n’arkë,
§.731. Ndrikulla do t’i apë Kumbarës: gjurdi, brekë e mangore, e gjindes se shpis se kumbarës ‑ sà të jenë ‑ do t’u çojë kuej msalle, kûj ride a kollçikë.
§.732. Pa i u mârrë flokët finis, gershàna nuk do t’i a perkasë kryet, po i u rriten teper flokët, i percullohen me flakë t’unës së pishës.
§.733. Si t’i mirren flokët finis,Kumbara bun at nâtë në shpi të famullit a të famulleshës, ne e nesret çohet e mêrr me vedi ndrikullen e famullin edhè i çon në shpi të vet, kû rrin tri a pêsë ditë, si mbas kanûnit.
§.734. As mort as darsem e as të kremet s’luten pà ndrikull e kumbarë, pà famull e famulleshë.
Komentet