L I B R I I P E S Ë T.
PUNA.
NYE I KATERDHETEGJASHTËT.
“Puna len shtegun”.
§.289. Puna e largon udhen e madhe, porsé s’mùnd e qesë nd’ujë, kû mbytet bagtija, në shkallë (shkamb), kû then qafen bagtija” (Shif Nye LXIII, “Udha e madhe” 271.)
§.290. Po tê kaloi mun neper vend t’and udha e madhe e t’u mbush mendja me e çilë at vend, udhen mùnd t’a largojsh, porsé nuk mùnd e qesish neper prroje e rmore a buzë ujnash, as me e njitë shkrepave e shkambijve.
§.291. “Puna e luen shtegun”. Po t’u rnbush mendja me punue at tokë, neper të cillen âsht shtegu i katundit, punoje, porsé shtegut do t’i gjêjsh vend.
§.292. Kanûja s’don qi t’i bahet kuej dâm toka, e prandej thotë sè “Shaterkazi e luen udhen”, porsé udha e shtegu do të perligien me nii vend tjeter.
NYE I KATERDHETESHTATËT.
Bulbu.
§.293. Bulg thirret njaj, i cilli hinë me punue token e njaj zotnije.
§.294. Zotnija do të kujdeset me ndertue nii ksollë, §.mdheskë a kullë per bulg e per shpiarët e ti).
§.295. Per qe, si të baj me zotnin.
§.296. Po pat qet e vet bulgu, punon, token e sà, per hu, si të vendohet me të zo’n e tokës.
§.297. Po s’pat qet e vet bulgu, nuk mùnd t’i mârrë njeti, por tê zotnija i tokës.
§.298. Almiset, hekurishtat e të prefunt e tyne, jânë në shpinë të bulgut.
§.299. Me dà e me reshtë ujët e vis, e me jau vû menden dasave, detyra e bulgut âsht.
§.300. Po theu ujët e vis në rend të huej e në mende të vet bulgu, dâmin e làn bulgu.
§.301. Me i çilë qerme (hendiqe) tokës, detyra âsht e zotnis e jo e bulgut.
§.302. Të thurmen e tokvet e kà bulgu e jo zotnij a.
§.303. Lavrimin e tokvet, të mjellmen, të mifinen, t’ujtmen, të korrunt, të çveshunt i kà bulgu e jo zotnija.
§.304. Gjithshka të mbjellë bulgu në tokë të zotnis (çdo bîmë), do t’a dajë me zotnin mbas vendimit, qi të ken bâ.
§.305. pêmë (fiq, arra, shega, molla dardha e këso tjerash) bulgu i shkundë e i mbledhë e i dàn pergjymës me zotnin.
§.306. Bulgu kà tager me çilë nji copë kopshtë në tokë të zotnis e këtê per vedi, sà per lakna, qepë, hudra e per perime tjera.
§.307. Në vêftë edhè duhàn n’at kopshtë, e kà per vedi.
§.308. Në vêftë bulgu a duhàn a kertolla jashta kopshtit të caktuem, i kà pergjymës me zotnin.
§.309. Ne e pasët bulgu gjân e zotnis pergjymës, kashta i rrîn bulgut e me pleh do të plehnohen tokët. Mundin e pûntoris e hjekë bulgu.
§.310. Në pasët livadhe të njituna me tokë të bukës, bulgu i kositë e sânen e dàn pergjymés me zotnin; porsé të thurmen e t’ujtmen i kà bulgu.
§.311. Kullosen e livadhevet e ndalë bulgu, qi i ruejti, i thurri, i ujti e i kositi e zotnija nuk mùnd t’i a apë tjeterkuej, porsé edhè gjaja e zotnis do të kullosë nder’to.
§.312. Sanen e livadhevet bulgu e vên mullàr, porsé të bajtmen e kà zotnija.
§.313. Të korrmen, të qiruemen e të shimen e misrit e kà bulgu, perposë ne e mbledhët zotnija nder koteca rrûm a kallzë edhè e grumbullon n’oborr të vet; atbotë bulgu i a bàn e per të qiruemen mendon zotnija.
§.314. Per t’ujtun të perimevet të kopshtit, bulgu mèrr ujët në rend të tokve të zotnis.
NYE I KATERDHETETETËT.
Farkatari.
§.315. Farkës (si edhè Kishës, mullînit e perbûjtores) s’i pritet kush mik”.
§.316. Farka e kà me rend, si edhè mullîni”.
§.317. Farketari do të farkojë me at rend, qi i bjen kush hekurishtat.
§.318. Farketari nuk do të shikjojë dashamirisin, as nuk do të veçojë të pasmin prej të papasmit, të largtin prej të ngiatit. Detyra etij âsht me i a vû menden rendit.
§.319. Mundi i farketarit lahet koshiq per pendë të dheut.
§.320. Farketari âsht në detyrë me farkue, porsé hekurin do t’i a bijë sè i cilli per vedi.
§.321. Rrshiqi, frysi, kullma e tjera vegla jânë të farketarit. Eshken do t’i a bijn të zotët e hekuravet.
§.322. Detyra e farketarit âsht me mabathë e me prefë hekurishtat rrokull vjetit.
§.323. Të zotët e hekurishtavet kàn diten e vet të caktueme kà nji herë në vjetë; e në két rend të farkimit i a kàn detyrë farketarit buken e ditës e pûntorin. ‑ Rrokull vjetit s’i kanë detyrë.
§.324. Farketari âsht i lidhun me farkue per nji vjetë e nuk mùnd të kthejë kend.
§.325. Po shtoi gjâ prej hekurit të vet farketari, të zotët e hekurishtavet do t’i lajn të hollat per hekur, qi kà prish perta.
§.326. Per farkim të vargojve, të kurthave, të hekuravet të qênit e të hekurîshtave tjera, qi nuk hijn në bulki, po desht kush me i farkue, mundin e farketarit do t’a lajé posaçe.
§.327. Rrogen e farkimit s’âsht në detyrë kush me i a çue farketarit tê dera: do të dalë vetë me e mbledhë.
§.328. Farketarin me shpi të tij nuk i kapë detyra e ushtris.
§.329. Detyra e farketarit âsht me farkue kà nji spatë krye dhetë vetësh të katundit të vet, qi dalin n’ushtri.
§.330. Farketari, me giithë të shpis së tii prej kurrnji zyres së katundit nuk âsht i jashtûem.
NYE I KATERDHETENANDËT.
Mullini.
§.331. “Mullîsi e perbûjsi do të flêjn në njânin brryll”.
§.332. Mullîsl do të rrîjë gadi nâtë e ditë sà per rojë të barrve, sà per të bluem, sà edhè mos t’u hupë giâ barrtorve.
§.333. Gjithshka t’u dorëzoin mullîsve barrtorët, do t’a mârrin me pergjegj*e.
§.334. Po hupi gjâ, dâmi âsht i mullîsit e jo i barrtorit, aq sà u hupi mullîsi, do fu lajë.
§.335. “Mullîni e farka e Un me rend.”
§.336. Me at rend, qi të vîjn barrtorët, mullîsi âsht në detyrë m’u blue barrët, pà pasë para sysh mik e dashamirë.
§.337. Mullini i lshuem katundisht ditët e rendit i kà të caktueme.
§.338. Po e pat të zon mullîni, blîmi shkon si të vîjn barrtorët, gjlthnji si tê farka, tê kroni e tê trapi. Të gjitha këto ndjekin rendin e t’ardhunit.
§.339. Po pate rendin e blîmit té caktuem, nji ditë a gjymës, shkove me blue edhè e gjete xânë, tager ké me ndalë gurin e me i a kputun blîmin, me i a hjekë millët e drithët e me blue vetë.
§.340. Nuk pate rendin e blîmit të caktuem, shkove në mullî edhè gjete njiqind barrtorë, do të rrîsh me pritë, a shko në mullî tjeter.
NYE I SHTATËDHETËT.
Vija e Mullinit.
§.341. Vija e muffinit, po kje e bleme me plang, nuk mùnd t’a ulë kush, s’mùnd t’a luej e s’mùnd t’a thajë kush.
§.342. Kjo vi, po kje e bleme me âmë e me plang, thirret plangçore, prà, edhè në thafét ara, gurët nuk mùnd t’i thajë kush.
§.343. Po kje nji vi, si e mullîjve si e arrnajave, e me ujët e kësaj vije ujten arnâjet e bluejn mullîjt, gurët e mullînit do tjesin në të thàtë e bîmët do të ujten per arrsye qi “Po s’pate shka me korrë, slé as shka bluen.”
§.344. Sà per brîmë të mullîjsve, pse u thajn gurët e mullijve, qi ata kàn veçanerisht, kanûja nuk u a gjegjë vajin edhè i thotë sè “Per dugâj e per mulli nuk giobiten shokët.”
§.345. “Vija e mullînit lypë udhen e vet’’.
§.346. Udha do të jetë e gjânë tetë kâmbë, sà kû mùnd të kalojë kali me barrë.
§.347. Kjo udhë lypet, pse do të kalojë mullîsi me dlirë vin e per me reshtun ujët.
§.348. Per të reshtun t’ujit, gjithsà mullîs të jenë, do të dalin zbaslikut në vi, aj, qi të mungoje pa lêje të shokvet (të mullîsvet), do të lajë giobë permbas së premes së mullîsvet. Në két giobë nuk mêrr piesë tieterkush posë mullîsvet.
§.349. Po i diq kush ndo’i mullîsit në shpi, kanûja e liron per tetë ditë prej çdo pûne, qi t’a két katundi perbashknisht, e nuk mùnd t’i shkojë kush tê dera, per me i a lypë pûntorin as per katund as per mullî.
§.350. Nibas tetë ditësh do të çojë pûntorin, me kênë edhè i Derës së Giomarkut.
NYE I SHTATËDHEPARË.
Vada.
§.351. “Vija e arnajeve nuk luhet as nuk ndalet.”
§.352. Vija do të jét qitë heret me njl farë tregut e të lidhun ndermjet të shoqnis, at treg tash nuk mùnd t’a luej kush.
§.353. Vendet, neper të cillat kalojn vijnajet, jânë të shkeluna me Pleq e me giind: ajo e shkelme thirret e dâme edhè e kputme e âsht bâ pleqni.
§.354. Pleqnija e ré s’mundet me shkelë të vjetren, sepsè “Plak mbi plak kanûja s’bàn.”
§.355. Shka kàn pà me udhë të parët, nuk mùnd e prishin të mbramët.
§.356. Edhèpsè të kjahet kush per vi, vaji nuk i gjegjet, pse vija kà pasë kalue neper at vend para sè kà fillue vaji: prà edhè n’u shkrîftë me pêgje, s’kà gjygj, qi mùnd t’a ndalë vin.
§.357. Vija kà rrjedhë, edhè e kà bâ vendin âmë, âma e bân vendin plang, prà aty do të rrîjë, do të hecë e do të pûnojë.
§.358. Prej plangut të vet nuk mùnd t’a luej kush kend. Punen s’mùnd t’i a ndalë kush kuej, sepsè e kà bâ themel: “themeli nuk zhgulet”, a’në kanû.
§.359. Vija si e arnàjave si e mullîjve, âsht per të mirë të shoqnis: doemàs do të kalojë nper nji vend. Ku ti bîe shesta. kanûja na vên detyrë me bajtë si të leten si tê randen.
§.360. “Per nji shpî s’lëhet mu thà nji katund”. “E mira e perbashkêt i paravêhet dâmit të veçanët”.
§.361. “Vija e katundit të kalon rrâzë votret”.
§.362. Tuj kênë sè pùnohet per të miré të perbashkët kû t’i biei shesta vis, aty do të kalojë, edhè psè nuk kê rend ujit né vi.
§.363. Ujët nuk din të dredhun termal e teposhtë: n’i raftë kryet kah vendi i yt, s’mùnd e ndalish.
§.364. Si të shestohet të kaluemt e vis, e të mbushet mendja me trajtue Shpin nder shêje tê vis, nuk mùnd t’i luejsh. edhè votra me të rà aty, rrâzë kësaj do të kalojë vija.
§.365. Po rà vija neper truell t’and, ti nuk mùnd e ndalish, porsé shoqnia do t’a perligjë dâmin, qi të gjên, a tui të bâ pjestàr n’ujët e vis, a me çmim, a tuj të lshue nji vend tjeter.
§.366. Po të ngurroi mendja në kryeneçi, vija sndalet, e mira e bashkaris e lypë: po s’u ndreqe me shokë, gjygji t’a mêrr vendin e mundet edhè me t’a bâ giobë.
§.367. “Puna e çon vin e ujit, por nuk mùnd t’a ulë”.
§.368. Me ulë vin e vadës kanûja s’e bàn, pse ksihte me dalë mâ poshtë sè i âsht kênë lshue masa, e kishin me mbetë në të thatë arët e hueja.
§.369. Aj, qi të vêhet me punue n’âmë a në plang të vis, a do t’a prishë, a do t’a ulë, a do t’a çojë vin.
§.370. Të prishmen e t’ulmen e vis kanuja s’e bàn, prà do të çohet.
§.371. Atê, qi të perkasë në plang të vis per të mirë të shpis së vet, kanûja s’e ndalon, porsé do të shikjojë mos me i a sjellë dâmin kuej, qi mos të mêjë ujët, a mos të shkojë vonë e ardhmja e ujit prej dredhimesh.
§.372. Po e luejti kush plangun e vis per fitim të vet, në detyrë âsht me punue vetë me e çue më tê, pà i dhânë kush ndimë e krah me pûntori.
§.373. Dami e fitimi jânë per shpi të tij.
§.374. Po i u mbush mendja kuej me e çue mâ nalt vin e ujit, por në truell të vet, per me trajtue a mullî a valanlcë, âmen e ré të vis do t’a qesë vetë, porsé ujët do të hecë neper vi plangçore.
§.375. Po e prishi kush vin e kuej deshtas, posë qi do t’a ndreqë, ai do t’u laj edhè dâmin rendarvet, a giobitet per mbas randsis së fajît.
§.376. “Vija e ré s’mùnd t’a thajë të vjetren”.
§.377. Vija e vieter e kà xânë plangun e vet, prà vija e ré nuk mùnd t’a thajë.
§.378. Kanûja kà vû két leçi të mos shumohen vijnajet, sè nuk kishte me u dalë në skâj padive e pegjève.
§.379. Nji vi kà xânë plang kush e din tash sà faqe nierit, s’kà prandej as plak as kanû, qi mùnd t’a thajë me vi të ré.
§.380. “Vîja e katundit kà dasat e veta”.
§.381. Aj, qi kà rendin e ujit e qi i duhet me ujtë a aren a livadhin a kopshtin etj., vetë âsht në detyrë me dalë e me xânë dasat.
§.382. Dasat e vis xêhen e hiqen me të ràm a me të mârrun të diellit, a si t’a két kush ujët: kreit a gjymsen e vis a nji kerçik.
§.383. Me shterrë vija qysh m’âmët, a prej shinash, a prel sè u shperthye vetë, të gjithë sà pjestarë të jenë në vi, do të dalin me e ndreqë e me e reshtun ujët.
§.384. Po u thye ujët në vend të ndonjanit, qi kà kerçikun në vi, do t’a ndreqë vetë.
§.385. Po u thye vija në vend të njanit, qi s’kà pjesë në vi, rendtarit Vujit i perket me dalë e me e xânë.
§.386. Po thej ujët e vis bagtija, i zoti i saj do Vi a lajë dâmin të dâmtuemit.
NYE I SHTATËDHEDYTË.
Ujemi.
§.387. Ujemi i blîmit, qi mêrr mullîsi per sè të cillen barrë, perbahet prej njij babûnie.
§.388. Mullîsi kà tager n’ujem, si gjithë i cilli pûntuer në rrogë të mundit. Pûntori don rrogen e vet, ashtû edhè mullîsi don ujemin e vet.
§.389. barrtori âsht në detyrë me là ulemin mbas së premes së kanûnit.
§.390. “Kishës, mullînit, farkës e perbûjtores s’i pritet kush mik.”
§.391. Në mullî bluhen glithfarë kokrrash edhè msyn gjIthnduer nieri, seicilli per pûnë të vet e nevojë të vet.
§.392. Tuj shkue në mullî, strajcen e bukës e mêrr seiciili me vedi e, sà të rrîjë në mullî, hàn buken e vet.
§.393. Mullîsi bluen jo per nderë, por per me marre ujem per fitim të vet.
§.394. Mullîsi mêrr pergjegje per barrtorë e per barrë mié qi të ngarkojë barren e blueme e t’u thonë “udha e marë”.
§.395. Si të shtegtohet barrtori e, porsà të largohet prei hijes së mullînit i duel kush para e, a e vret a a mêrr kush kalin me gjith barrë, mullîsit as s’i pritet mik as s’i xêhet kryet, perposë n’i rafét ndore barrtori.
KRYE I KATËRMBDHETËT.
GJOJA
NYE I SHTATËDHETETRETË.
Përcaktimi i gjojës.
§.396. Kanûj a nuk kà caktue ndo’i kohë per ndalim të gjojës, në çdo stinë gioja âsht e lirë nder male tona.
§.397. Me ardhë kush me gjuejtë me langoj a me zagarë nder rrethe shpijash të hueja, i zoti i vendit kà tager me e ndalë e mos me e lânë me gjuejtë.
§.398. Mbrenda kufinit të huej nuk mundet me hî kush per gjojë; po muer két guxim kush, gjoia i ndalet e kthehet në shpi pà gjâ.
§.399. Po duel katundi katundisht me gjuejtë, gilthshka të vrasin do t’a dajnë rrethas.
§.400. Pesëdhêtë vetë me kênë tuj gjuejtë e nuk vrasin tjeter por veç nji leper, aq pjesësh do t’a dajn.
§.401. Me dalë 50 vetë me gjuejtë e me
kênë gjymsa me armë e gjymsa tjeter pà armë, paraz mârrin pjesen e gjojës, per arsye sè me nji qellim duelen në mal. Të pàarmatosunt u apin ndimë t’armatosunvet, kû me brîmë kû me rojë e kû me rrethim të vendit.
§.402. Po e çoi ndo’i gjâ zagari i gjuetarvet, e kjo msyhet me kapercye udhen e madhe, udhtari, qi nolli atypari dredhë armen edhè e vret, nuk mùnd t’a mârrë.
§.403. Shpêzi i vràm âsht i të zot’t të zagarit e, udhtarit, qi e vret, i lahet dâmi i fishekut me fishek.
§.404. Aj, qi t’a pergjakë a t’a vrasë shpêzin, i a mêrr “Shengjeten”.
§.405. Shengjeta perbahet prej mushknish, e kaptinet per shpêz, qi bahen.
§.406. Shengjeta e derrit (thiut t’eger) perbahet prej kaptinet, mushknish e prej njij shollit të Ikurës, qi dorërasi do t’a ketë posaçe.
§.407. Aj, qi mêrr shengjeten do të mârrë edhè shpatullen si të derrit si edhè të kaproIlit e mbas kanûnit do t’i a çojë Priftit të Fàmullis.
§.408. Dorërasi, posë shengjetet, kà pjesë në mish e në Ikurë të çdo shpêzit të vràm, si të gjith gjuetarët tjerë.
§.409. Po duelen gjashtë gjuetarë me gjuejtë edhè vrasin nji derr, shengjeten e mêrr dorërasi e misht e Ikuren e dajn zbashkut.
§.410. Po kjenë permbi gjashtë, dorërasi mêrr shengjeten e krejt Ikuren e misht e dajn per krye gjuetari.
§.411. Po s’u hetue dorërasi, shengjeten e mârrin të gjitha pushkët e shtîme, misht e Ikura dahen per krye gjuetari.
§.412. Mos qitët lëkura e derrit aq parë opanga sà gjuetarë të jenë, do t’a presin e do t’a dajn copa‑copa.
§.413. Aj, qi e shiton shpêzin, i lir âsht me e mârrë mbrapa neper çdo katund a flamur.
§.414. Me u vrà shpêzi i shituem prej gjuetarësh tjerë, shengjeten e mêrr aj qi e shitoi, misht e Ikuren e dajn të dyja lagjet e gjuetarve.
§.415. Shpêzi i shituem, po s’u ndoq prej atii, qi e shitoi, âsht i atij, qi t’a vrasë.
§.416. S’âsht kanû me e peshue në kandàr misht e giâs, por, si t’a coptojn aq pjesësh sà gjuetarë të jenë, e qesin short si t’i biej kuej, ase i a lajn njanit edhè e dàn si t’i vijé per doresh.
§.417. Me ndollë gjuetarët në mal tu gjuejtë e, porsà të qesin pushkë, bertet prej malit kush: “A e vràt, or juni?” ‑ edhé u turren e erdhen, tuj e gjetë shpêzin pà u luejtë prej vendit e të rrxuem prej pushke, ata bahen pjestarët e gjojës, si të gjith tjerët.
§.418. Po shpejtuen gjuetarët edhè e dynden shpêzin prej atij vendi në tjeter, s’kàn tager n’at gjojë.
§.419. Po dole me gjuejtë, edhè t’u shoqnue ndokush me pushkë a edhè pà pushkë, në vrafsh gjâ, do t’i apish pjesë.
NYE I SHTATËDHETEKATERT.
Shpezi i ndjekun mbas gjurmësh.
§.420. Gjat e ndjekuna mbas gjurmësh, po u gjeten të hime a në zgaver të lisit, a në shpel‑
Ië, aj, qi i ndoq e i gjet, do t’a rrethoje me gjurmé tri heresh lisin a tre rreshta gjurmësh do të bajë para shpellë.
§.421. Aty, kû të shifen gjurmë, sà per at herë nuk mùnd të hullet kush.
§.422. Njiqind dhelpna, shqerth a vjetulla të ndjekuna prej njij tjetri e të hime mbrenda gjurmësh, nuk kà tager kush me u hùll, tagri âsht i gjurmve të para.
§.423. E vûna per gjurmë nji shpez e del tjetri edhè m’a pret rrugen, pà diejtë sè kà kend permbrapa, edhè e mshilë në shpellë a në zgaver të lisit, tui e rrethue tri herësh me gjurmë, e mbas do kohe behem un, qi e pata vû perpara, nuk karn tager m’at shpez, âsht i atij, qi e mshili.
§.424. Po e vûna per gjurmë nji shpezë edhè e mshila a në shpellë a në zgaver të lisit e u vûna me pré lisin a e msyna shpellen per me e xjerrë, ky më del e hikë, e marr mbrapa edhè e ndjeki mjé qi më futet në shpellë a në zgaver të lisit të gjurmuern mbas kanûnit, nuk mùnd t’i shkapercej gjurmët: do t’ulem aty me pritë mjé qi të vîjë i zoti i gjurmvet.
§.425. Si të vijë i zoti i gjurmvet, mundin e së premes së lisit do t’a hjekin zbashku, e shpêzët e xjerrun do t’i dajn.
§.426. Me bâ me i kcye mendja të zot’t të gjurmvet të para e mos me lânë tjetrin me mârrë shpêzin e vet, qi i hiku e u mshil aty, kanûja i nep tager me mârrë shpêzin e hikun prej vathit të tij në vath të huej.
§.427. Shpezi i ndjekun prej njanit, hikë edhè fûtet në shpellë a në zgaver të lisit të xânës a Vograjës së huej, ky nuk mùnd të hîjë mbrenda xânës a ograjës pà lêje të zot’t. Po desht me xjerrë shpêzin, do t’a dajë pergjymës me të zon e xânës a t’ograjës.
§.428. Duel kush me gjuejtë e i u vû mbrapa zagari i huej, çdo gjâ qi të vrasë, i zoti i zagarit s’kà pjesë. N’e kapët me padi, pûntorin e ditës do t’i a lajë të zot’t të zagarit: 5 grosh.
NYE I SHTATËDHETEPESËT.
Gjoja e peshkut.
§.429. Gjoja e peshkut, si edhè gjoja e giâs, nuk kà ndalim të caktuem prej kanûnit. Në çdo stinë të vjetit gjoja e peshkut âsht e lirë.
1. Gioia nder lume e prroie.
§.430. Per të gjatë të rriedhës së çdo lumit, mbrenda kufinit të katundit të vet, mundet me gjuejtë peshk kushdo i katundit e nuk mùnd t’a ndalë kush.
§.431. Mbrenda kufinit të nii katundi nuk mundet me ardhë e me giuejtë nji i katundit të huej.
§.432. Neper prroje, qi jânë në nji lagje të katundit, nuk mùnd të shkojë kush me gjuejtë peshk veçmas, por do të dalë kuvendisht.
§.433. Sà peshk të xêhet, do të dahet per tym t’asaj lagjje.
§.434. Po u çuen pêsë‑gjashtë vetë prej nili shpije e prei njij tjetre nji nieri kalli i vetem, peskun e xânun do t’a dajn per shpi e jo per krye.
§.435. Në prrue, qi âsht ràzë shpis së njanit, pà lêje të zot’t nuk mùnd të shkojë kush me gjuejtë aty peshk, por do t’a bajë me dije të zo’n, e
ky, a shkon vetë, a çon nji xevendsë të vetin, a i ep lêje atii, qi e hetoi peshkun, qi të gjuej lirisht.
§.436. Po u beh kush ‑ a mik a kushdo i katundit ‑ mun në kohë të gjojës së peshkut, do z’i epet pjesa në gjojë. Kanû âsht mos me percjellë as mikun as shoqin pà gjâ.
§.437. Peshku, qi xêhet me rret, plumç, me perzivoj e kariqe, të zotët e këtyne veglave mârrin kà dy pjesë të gjojës.
§.438. Peshku i xânun do të dahet me kokerr e aq pjesësh a grumbujsh sà gjuetarë të jenë, e madnei dahet me short, si t’i biej kuje.
2. Gioja’e peshkut me kosh a me kofen.
§.439. Kofna a koshi nuk mùnd të vêhen per ball t’arve të hueja, nen të cillat rrjedhë lumi.
§.440. Po i u mbush mendja kuej me vû kofnen a koshin per ball të tokve të hueja, do të merret vesht me të zo’n e tokës e, per ne e lashtë ky me î vû, si kofnen si koshin, do të gjuejn zbashku, ase herë niani, herë tjetri.
§.441. Si të vêjë kush kofnen a koshin, tjeterkush nuk mùnd t’i vêjë permbi ta, edhèpse në vend të vet.
§.442. Po muer guxim kush, tuj vû kofnen a koshin permbi jtetrin vetem prej mllefit, katundi kà tager me u hjekë kofhat të dyja lagjevet, e mos me i lânë me gjuejtë aspak.
§.443. Po pat kush per të lshue ndo’i lândë (trenë) neper lum e i bani me dije të zotët ekofnes a të koshit qi t’i hjekin mjé qi të kalojë landa, po nuk i hôqen e i shgatrroi landa, dâmi âsht i të zot’t të kofnes e të koshit; i zoti i landës s’u kà ndo’i detyrë.
3,. Gjoja e peshkut me rrjell.
§.444. Nder hurdha a rider vende fujit të ndêjun, qi gjinden mbrenda kufinit të huei, nuk mundet kush me lshue rrjell per me mbytë peshk.
§.445. Po i dha lêjen i zoti i hurdhës, gjojen e dajn pergjymës.
§.446. Në gjojë të peshkut me rrjell, mêrr pjesë vetun aj, qi bjen ngarkicen e rrjellit.
4. Gjoja e peshkut me bàr.
§.447. Po u lshue bari neper hurdha, per të gjatë të lumit, a neper prroje, peshku i mbytun âsht i atyne, qi lshuen barin.
§.448. Per njizetekater orë nuk mùnd të hullet kush me gjuejtë nder këto vende.
§.449. Peshkun e rnbytun me bàr, mùnd t’a mârrin mbrapa të zotët e barit per të giatë të lumit, pà muejtë kush me i ndalë, edhèpse shtyhen per të giatë të katundeve të Flamurit të huej.
§450. Krye 24 (njizetekater) orësh, tagri i atyne, qi lshuen bàr, mbaron.
§.451. Si të jét lshue bari prej njanes lagje, lagja tjeter nuk mundet me lshue barin tjeter as mbi as nen ata, qi e lshuen perpara.
KRYE I PESËMBDHETËT.
TREGTIJA.
NYE I SHTATËDHEGJASHTËT.
Percaktimi i tregtis.
§.452. Kanûni i tregtis a blén e shet pà qyshke, d.m.th. me të kputun, a edhè me qyshke, faqe dishmitarve, a edhè me kapàr.
§.453. Kapari âsht njaj grosh (të hollash), qi epet para sè të mirret në dorë gjaja, qi blehet.
§.454. “Kapari t’a bân gjân fanden, porsé do të lajshë shka të jesish pertej”.
§.455. Po dhae nji a njiqind grosh kapàr, ti jé i zoti i gjâs së kaparueme.
§.456. “Kapari i mârrun nji herë, nuk kthehet mâ”.
§.457. Si t’epet kapari, njiqind blesë me dalë, shitsi nuk mùnd të luej mâ.
§.458. Po u pendue blesi, edhè njiqInd grosh kapàr me pasé dhaAnë, i hupin.
§.459. Me bâ me u rrêjtë shitsi, tuj i a shitë tjeterkuej gjàn e kaparueme, pse i dha mâ teper ai ~jetri, tregu âsht i pallgjshëm.
§.460. Po hîni puna nder Pleq e pêgje, kanûni e bân shitsin qi t’a stermârré’ g.I*ânë e fi a apë atij, qi e pat kaparue.
§.461. Me bâ me i rà moh shitsi, sè nuk kà mârrë kapàr, e dhânsi nuk kà dishmitàr, kanûni e çon në bé: po bani bé., kapari hupë.
§.462. Gjaja e bleme me qyshke, po duel e metë, i kthehet të zot’t.
§.463. Gjaja, qi blehet me frigë mos âsht e vjedhun, po i duel zoti mbasi u blé, blesi i çon tê aj, qi i a shiti e çmimin qi pat dhânë per at gjâ, do t’i a kthejë shitsi i gjâs së vjedhun. Parimi i kanûnit âsht: “Kudo qi t’a gjejë gjân e vet i zoti, e mêrr”.
NYE I SHTATËDHESHTATËT.
Tregu i tokës.
§.464. Para sè të shitet ndo’i tokë, a rendi i vadës, a rendi i mullînit, do t’u çohet tê dera kushrijve, vllaznis e fisit.
§.465. “Kufijari blén token e kufijarit, po s’e bleu kushrinija, vllaznija e fisi.”
§.466. Po s’e blén të permendurit e as kufijari, i zoti âsht i lir me i a shitë cilitdo në katund.
§.467. Po s’e bleu as katundi, atbotë jé i lirë me i a shitë çdo blesit.
Oroe.
Gadi kurr nuk kà ndollë nder Malsi t’ona, qi âsht shitë ndo’i tokë a mullî a rendi i vadës jashta katundit. Po s’e xên kryet kushrinija, fisi e kufijari per me blé at tokë a mullî a rendin e ujit, katundi do të shitet e të pershitet e nuk bân qi ti blejë i largti e tu hîjë nder hundë.
§.468. Po u çue kush edhè shiti token, mullinin a rendin e ujit, pà jau leçitë kushrijve, vllaznis, fisit a kufijarit, tregu âsht i paligjshëm kah kanûja.
§.469. Të permendunt kàn tager me bâ qi të shkmehet aj treg.
§.470. Blesi nuk mùnd të bajë fjalë, tuj
e dijtë sè bleu jasht udhet, por do t’i mârrë të hollat e veta.
§.471. Po thà blesi, sè i a kà vû két oroe shitsit para sè t’a blete token e edhè e vertetoi két pûnë me dorë në bé, shitsi permbas randsis së fajit do të giobitet, porsé tregu i tokës jét sè jét i paligjshem e do të shkmehet.
§.472. Vllau i dâm e kushrinija e ngiatë e blén token 100 grosh mâ lirë sè vllaznija e fisi i largtë. (Dukagjini, Shala, Shoshi etj. 500 grosh mâ lirë a ep t’afermit sè të largtit.)
§.473. Toka e shitun me qyshke: Un po t’a shes két tokë sot, por neser, t’u mbush mendja ty m’e stershitun, nuk mùnd t’i a epsh tjeterkuej, per pà m’a prû mue persri tê dera.
§.474. Ky qyshk e lidhë blesin e nuk mùnd t’i a shesë tjeterkuei, per pà i a çue tê dera shitsît të parë.
§.475. Po u shit toka pà qyshke të permenduna, blesi âsht i lir me e shitë atëherë kùr ti mbushet mendja.
§.476. Tokës së shitun e muffinit a rendit t’ujit kanû âsht m’u pî rakin.
§.477. Rakin do t’a qesë aj, qi blén.
NYE I SHTATËDHETETËT.
Tregu i armve e i kalit.
§.478. “Pushka e kali e kàn kûj mbë kûj “.
§.479. Po bleve armen, e të thà shitsi: “E bajshë me nderë!”, e e vore në krrabë me dorë t’ande, të mbetë në derë, edhè n’i a gjetsh ndo’i gand mbrapa.
§.480. Arma blehet gjithherë e mbushun.
§.481. Po bleve kàl, e lidhe në kûj me dorë t’ande, solle shpinen e gjete cofët, dâmi âsht i yti, të zot’t do ti epen të hollat.
§.482. Kali blehet gjithherë me kapister.
§.483. Po bleve nji kà a lopë etj. me shke: po duel kjo gjâ e kelbazët mjé diten e Shen.
NYE I SHTATËDHENANDËT.
Çmime në kanu.
§484. Mbas kanûnit:
1. Plangu a trolli i shpis bân 500 grosh.
2. Nj i copë tokë, qi qet 100 grosh dobi…” 500 ” “Njiqind grosh dobi pêsëqind grosh tokë”.
3. Penda e dheut: per mbas toket, per detyrë xêhet në të randë.
4. Shortja e zabelit, rendi i mullînit e i ujit: si të jét vendi.
5. Ullini i mirë…100
6. Lisi per lândë a per trén…. bân deri 23 “
7. barra e drithit “grosh e okë “…. bân 100’’
8. Rêmet xêhen në të randë: Kâzani… 500 “
9. Kusija 15 okshe…100
10. Tepsija e mirë… bân 50 grosh.
11. Oka e leshit të pàlam…5
12. Oka e kmendës…3
13. Pashi i zhgûnit të shkelun…20
14. Zgjoni i bletës me mizë….50
15. Oka e mjaltës…5
16. Oka e dyllit..5
17. Oka e vênës…1
18. Oka e rakis së rrushit …5
19. Oka e djathit …5
20. Oka e tlyenit të pashkrim..10
21. Oka e tlyenit të shkrim…15
22. Oka e mishit …3
23. Oka e mishit të thiut të thatë…10
24. Oka e kafes …9
25. Oka e sânës … bân 10 pare.
26. Nji parë opanga… bàjn 5 grosh.
27. Delja a dhija … bân 50
28. Kingji a edhi… 20
29. Dashi a skjapi per ogiç kumbone …100
30. Viçi sà të lèjë …50
31. Mzati …200
32. Kau i hullis …400
33. Lopa barrës … bân 300 grosh.
34. Kali i barrës … ” 590 “
35. Mushku bân 1000 mjé në 1500 “
36. Gomari … bân 300 “
37. Thiu bân 50 mjé në 100 “
38. Thiu i mbajtun bân 500 “
39. Huta (Martina)… ” 500 “
40. Pistole të bardha (të ngrime) …. bâjn 100 “
NYE I TETËDHETETËT.
Udhëtari i paguem.
§.485. “bân rrugë, mêrr rrogë. ‑ kali me qira kà Ikuren mbë trà”.
§.486. Udhtar thirret aj, i cilli bân rrugë per rrogë per nji pûnë të huejen.
§.487. Udhtari nuk shkon me ndore të derguesit, âsht ndorja e vetvedit.
§.488. Po e gjet gjâ në rrugé udhtarin, nuk i pritet mik derguesit.
§.489. Udhtari si edhè shkuesi bâjn rrugë per kpucë e me bukë të vet, prandej s’jânë ndorja e kuej.
§.490. Po duel udhtari fill prej shpis së vet, edhè e vrau kush, nuk i pritet mik as shpis, qi e dergoi per pûnë e as shpis, së cillës i dergohet.
§.491. Po duel udhtari prej shpis, qi e dergon a prej shpis, së cillës i kje dergue, e po e gjet gjâ me bukë të tyne, u pritet mik, si mbas Kanûnit.
NYE I TETËDHETEPARË.
“Gja çdo gja”.
§.492. Kanûja e hershme ‑ si edhè e kohve të vona në shumë rasë nuk kà pasë njoftë çmime të hollash e detyrët laheshin me “gjâ çdo gjâ”.
§.493. Kanûja nuk bân qi të ngushtohet kush me i là me çmim të hollash:
a) dâmet,
b) gjoben,
c) gjaqet.
§.494. Po bani dâm kush me gjâ n’arë, në kopshtë, në vêshtë a në livadh, i zoti i gjâs do t’a ndreqë të damtuemin me bîmë per bîmë të damtueme.
§.495. Po rà kush në giobë të katundit a të Flamurit, globa lahet me gabti: me lopë, qe e desh e jo me çmim të hollash.
§.496. Po vrau kush kend, gjaku lahet me “gjâ çdo gjâ”: me bagti, me tokë e me armë. Sado qi në këto kohë të vona per gjak do të late dorërasi të holla, por edhè armë.
§.497. Gioba e vrasës lahet me “gjâ çdo gjâ”, si edhè gioba e fajeve të randa faqe katundit a Flamurit, si per trathti, per mik të prém e tjera.
§.498. Ma e ulta giobë mbrrin mié në nji dash e mâ e nalta nuk mùnd të kalojë mbi njiqind desh.
Komentet