Vendimi i marrë pas një sërë sulmesh nga këta qen; Rregullorja hyn në fuqi në janar 2025
VOAL Kantoni i Zyrihut ka vendosur që duke filluar nga janari i vitit 2025 do të ndalohet blerja e rotuajlerëve. Këtë e bëri të ditur Qeveria të enjten, duke shpjeguar se kushdo që zotëron tashmë një qen të kësaj race (apo edhe raca të përziera me më shumë se 10% “gjak Rottweiler”) do të duhet të aplikojë për licencë për ta mbajtur atë. Aktualisht në regjistrin kantonal raportohen 350 ekzemplarë të këtij lloji.
Kjo është një masë parandaluese, sqaruan autoritetet, për të mbrojtur popullatën pas disa episodeve tragjike. Në fund të tetorit, një Rottweiler një vjeçar u arratis nga një apartament në Adlikon dhe kafshoi dy fëmijë, dy gra dhe një police, duke i plagosur. ATS/RSI