Lidhja Demokratike e Kosovës pritet që në zgjedhjet e 6 tetorit të garojë me Vjosa Osmanin për kryeministre. Muaj më parë Osmani i është përgjigjur ftesës së Agjencionit Kundër Korrupsionit për deklarimin e pasurisë.
Nga kursimet dhe kredia Osmani ka një banesë në vlerë 40 mijë euro, një tjetër në emër të bashkëshortit në vlerë prej 67 mijë euro. Bashkëshorti i saj gëzon edhe dy shtëpi, njëra 125 mijë e tjetra 190 mijë euro, shkruan Indeksonline. Poashtu, në emër të bashkëshortit ajo ka deklaruar dy garazhe dhe parcelë toke prej 38 mijë euro.
Vajzat e saj binjake kanë në llogaritë bankare 40 mijë e 153 euro, derisa vet Vjosa ka para të mbajtura në institucione financiare mbi 48 mijë euro, kurse bashkëshorti i saj gati 32 mijë euro. Në formularin për deklarimin e pasurisë, Vjosa ka bërë me dije se nuk ka veturë personale ndersa bashkëshorti i saj është pronar i një veture prej 9 mijë euro.
Komentet