A/Prof Miranda Xhilaga
Drejtoreshe e Programit te Kerkimeve Shkencore
PCFA, Melbourne, Australia
Mjaftoi nje emerim ne Facebook nga nje kolegia ime ne Tirane per te me perfshire keshtu ne nje fushate sensibilizimi per kancerin e gjirit!
Qindra komente vershuan ne postimet e mia dhe te koleges time ne Itali e me inkurajimin e VOAL mendova se ndoshta eshte e dobishme t’i mbledh ne nje artikull te thjeshte disa njohuri elementare per kancerin e gjirit me shpresen se mund te sensibilizojne edhe gra, nena e motra te tjera.
***
Ia dedikoj kete artikull mikes time te shtrenjte qe per fat te keq e humbi betejen me kancerin e gjirit ketu e me shume se dhjete vjet me pare.
Kjo eshte per ty Benereta, qe te tjera gra te mund te kujdesen per veten e shtrenjta ime!
***
Kanceri i gjirit eshte nje nga kanceret me te shpeshta qe prekin grate ne Ameriken Veriore, Europe e Australi. Mbijetesa nga kanceri i gjirit eshte gjithnje ne ngjitje ne vendet e zhvilluara e kjo ne saj te masave parandaluese siç eshte mamograma vjetore ne moshat mbi 50 vjeçe dhe vete egzaminimi.
Por vdekjet nga kanceri ne pergjithesi e kanceri gjirit ne vecanti jane me te medha ne vendet e Europes Qendrore e Lindore me se shumti per shkak te diagnozes se vonuar.
Nje dignoze e hershme e ketij kanceri rrit shanset e jetegjatesise dhe formon bazen me te sigurte per nje kurim te plote.
Nuk duhet te jesh nje ekspert qe te mund te kontrollosh gjinjte e tu ne dush çdo mengjes por eshte e rendesishme te jesh ne dijeni te disa ndryshimeve qe mund te behen shkas per te shkuar tek mjeku ne kohe.
Tek kontrollon gjirin tend, bej kujdes per ndryshimet e meposhtme:
⦁ nje kokerr ose kokrra, sidomos nese ato jane te perqendruara bvetem ne gji;
⦁ ndryshim te formes e madhesise se gjoksit
⦁ ndryshime te thithes se gjirit si per shembull kore, plage, skuqje apo futje nga brenda te majes se saj;
⦁ rrjedhje qe nuk kerkon shtrydhje
⦁ ndryshime te lekures se gjirit si per shembull skuqje apo hendeqe
⦁ dhimbje e veçante dhe e vazhdueshme.
Shumica e ndryshimeve nuk ndodhin per shkak te kancerit te gjirit por eshte e rendesishme te shkoni tek mjeku per tu siguruar.
Pergjithesisht, nuk eshte e mundur te percaktosh shkakun e kancerit te gjirit tek çdo individ. Por nje numer kerkimesh shkencore kane nxjerre ne pah karakteristika te pergjitheshme qe jane te veçanta ne grate qe jane diagnostikuar me kancer te gjirit krahasuar me grate e shendosha.
Keto karakteristika, quhen faktore risku
Te jesh ne grupin me factor risku me te madh do te thote te kesh me shume gjasa te prekesh nga ky kancer.
Disa nga keto faktore risku perfshijne: moshen (sa me e vjeter ne moshe aq me i madh risku),
histori familjare te kancerit te gjirit, obeziteti, konsumimi i alkolit si edhe te tjere faktore te mjedisit e te menyres se jeteses..
Per fat te mire, te kesh nje apo dy nga keto faktore nuk do te thote qe do te diagnostikohesh me kete kancer and per fat te keq, gra qe nuk kane asnjë nga keto faktore risku mund te diagnostikohen me kete kancer.
Ne FAKTORET E RISKUT bejne pjese:
⦁ Mosha. Shumica e kancerit te gjirit diagnostikohet pas moshes 50 vjeç.
⦁ Mutacione apo ndryshime gjenetike. Mutacione te disa geneve sic eshte BRCA1 and BRCA2 jane te shoqeruara me risk me te madh jo vetem per kancer te gjirit por edhe ate te ovareve.
⦁ Menstruacione te hershme. Grate te cilave iu shfaqet menstruacioni i pare perpara moshes 12 vjecare jane te expozuara kundrejt hormoneve me gjate. Ky fakt e ngre paksa riskun per kancer te gjirit tek ky grup.
⦁ Barra te vona ose mungesa e tyre. Barrat pas moshes 30 vjecare si edhe te mos lindurit rrisin riskun per kancer te gjirit.
⦁ Fillimi i menopauses after 55 vjec. Per te njejten aresye si fillimi i hershem, keto gra jane te ekspozuara ndaj estrogjenit me shume se grate e tjera gje qe rrit riskun per diagnostikim te kancerit te gjirit.
⦁ Jete sedentare. Grate qe bejne jete sedentare e jo aktive jane ne grupin e grave me risk me te madh per kete kancer krahasuar me grate qe bejne nje jete active.
⦁ Obeziteti pas menopauzes. Krahasuar me grate ne peshe normale, grate me peshe mbi normalen pas menopauzes jane ne grupin me risk me te madh per kancerin e gjirit.
⦁ Gjinj me densitet te larte. Gjinjte e dendur kane me shume inde lidhore se sa indet yndyrore dhe mund te veshtiresojne percaktimin e diagnsozes me mamograme. Grate me gjinj te dendur kane me shume gjasa per t’u diagnostikuar me kancer te gjirit.
⦁ Marrja e hormoneve pas menopauzes (shume gra kane simptoma te paperballueshme menopauzale) Hormonet qe rrisin riskun e kancerit te gjirit kur merren se bashku quhen estrogjen and progjestin.
⦁ Marrja e kontracepiveve orale. Disa nga keto medikamente rrisin rriskun e kancerit te gjirit.
⦁ Histori personale e kancerit te gjirit. Eshte gjetur se grate qe diagnostikohen nje here me kete kancer kane me shume gjasa te diagnostikohen per here te dyte nga po ky kancer.
⦁ Histori personale e semundjeve jo-canceroze te gjirit. Disa semundje te gjirit si per shembull hyperplasia atipike dhe carcinoma lobulare in situ, jane te shoqeruara me risk me te madh per kancer te gjirit.
⦁ Histori familjare te kancerit te gjirit. Risku per tu diagnostikuar me kancer te gjirit eshte me i madh ne nje grua qe ka nenen, moter apo vajze or edhe me shume pjesetare te familjes me kancer te gjirit. Te kesh nje mashkull ne familje (baba, vella, djale) me kancer te gjirit gjithashtu e rrit kete risk.
⦁ Mjekimi i meparshem me rreze. Grate qe kane marre mjekim me rreze per nje kancer tjeter perpara moshes 30 vjeç, kane me shume gjasa te diagnostikohen me kancer te gjirit me vone.
⦁ Konsumimi i alkolit. Studimet shkencore kane treguar se risku i gruas per kancer te gjirit rritet sa me shume alkol konsumon ajo.
Kerkimet shkencore kane treguar gjithashtu se pirja e dyuhanit, ekspozimi ndaj disa lendeve kimikale si edhe puna ne turne nate mund te rrisin riskun e diagnoses se ketij kanceri.
FAKTORE MBROJTES NGA KANCERI I GJIRIT
Nje system tre yjesh eshte perdorur ketu poshte per te treguar nivelin e mbrojtes nga faktoret e permendur. Sa me shume yje perbri faktorit aq me shume mbrojtje nga kanceri i gjirit.
Aktivitet i rregullt fizik * (1 yll)
Krahasuar me grate qe nuk merren me asnje aktivitet fizik, grate qe jetojne nje jete aktive jane ne grupin me gjasa me te vogla per diagnostikimin me kancer the gjirit.
Shpeshtesia e kohezgjatja e aktivitetit fizik per te siguruar kete mbrojte nuk dihet me siguri por kerkimet shkencore kane treguar se 1.5-4 ore ecje e shpejte ne jave redukton rrezikun nga kanceri i gjirit ne grate pas menopauzes. Sa me shume aktivitet fizik, aq me shume mbrojtje nga ky kancer.
Barra *** (3 yje)
Lindjet shoqerohen me gjasa me te vogla per nje diagonze te kancerit te gjirit. Sa me shume femije te linde aq me pak gjasa ka nje grua te vuaje nga kjo semundje.
Nder grate qe kane lindur femije, lindja e tyre kur nena eshte ne moshen nen 30 vjec, eshte e shoqeruar me gjasa me te vogla per kete diagnoze.
Te ushqyerit e femijes me gji * (1 yll)
Eshte konstatuar se ushqyerja e femijeve me gji per 12 muaj a me shume ul gjasat per t’u diagnostikuar me kancer te gjirit,
MAMOGRAME? KUR? KA DHIMBJE DHE A DO TE ME BEJNE DEM RREZET?
Shoqeria Amerikane e Kancerit rekomandon mamograme per grate me risk mesatar duke filluar nga mosha 45 vjec, çdo vit deri ne moshen 54 vjeç dhe dy here ne vit per grate e moshes 55 vjeç e siper.
Mendohet se ky testim e ul riskun e vdekjes nga kanceri i gjirit ne masen 20%.
Mamograma eshte radiografia me rreze X e gjirit marre me nje aparature qe e shtyp paksa gjirin per te mundesuar imazhin.
Imazhi i realizuar me ane te kesaj metode ndihmon mjekun te knfirmoje ndryshime ne gji dhe te beje diferencen mes nje gjendrre, nje cisti apo nje tumori.
Po, mamograma krijon pak shtypje e dhimbje te lehte per nje kohe te shkurter e cila normalizohet pak pasi mamograma ka perfunduar.
Kur mjeku dyshon per kancer te gjirit, mund te beje edhe nje ultrasound dhe te marre nje cope te vogel microkopike (biopsi) nga vendi ku lokalizohet gjendrra e dyshuar per analiza me te hollesishme qe ndihmojne diagnozen perfundimtare.
Doza e vogel e rrezeve qe perdoren gjate mamogrames nuk perben rrezik per jeten dhe nuk rrit riskun e diagnostikimit me kancer. Perfitimi i (diagnoza e hershme) eshte shume me i madh se risku i kesaj doze te vogel rrezesh te marra nepermjet mamogrames*.
———————————————————————————
*Per te mbledhur keto fakte e keshilla jane perdorur burime te ndryshme ne internet e artikuj te botuar ne PubMed.
Australia asht model ne gjithe Boten per kujdesin e jetes se qytetareve.
Mirnjohje te Perjetshme Shtetit dhe Mjekeve te Australise.
Me respekt. F Radovani.
Mese e vertete Z.Radovani. Ju falenderoj per prezencen e komentin tuaj. Eshte e rendesishme te permendet ketu se nje grup pune serioz perbere nga experte nga te gjitha fushat, perfshire Shqiperine, eshte formuar ne Europe dhe Po punon pa u lodhur per te vendosur guidelines per testim e te tjera probleme te lidhura me kete kancer ne Europen Qendrore dhe Lindore, vende keto ne te cilat numri i vdekjes per shkak te ketij kanceri eshte me i larte.
Te lumte Miranda e palodhur !!
Urime dhe suksese te metejshme
Well done Miranda!
Bravo per studimin dhe iniciativen per te shpetuar ose me mire te thene.. per ti parajlajmeruar femrat kudo qe ato ndodhen apo preken nga kjo semundje ! Une do te shtoja nje detaj te vogel.. evitoni mamografine me aparat dhe ushtrojuni asaj te radiografise classike .. sepse apparati demton ghendrat e gjirit ! Dhe ben qe edhe nqse nuk keni asgje shpejton ne demtimin e gjendrave te saje !!!! Flm ! Suksese znj. Ne fjale Mme . Miranda !
Ti je plehre dhe kancer i shoqerise
..monster
Miranda Shehu Xhilaga o funderrine, o katunare dibrane!