Dhjetëra mijëra kanadezë shkëmbyen të enjten ngjyrat tradicionale të Ditës së Kanadasë me të kuqe dhe të bardhë për të veshur këmisha portokalli në një shfaqje zie për fëmijët viktima të shkollave rezidenciale indiane, raporton Anadolu Agency (AA).
Rreth 10 mijë njerëz u mblodhën në London të Ontarios ndërsa marshime u zhvilluan edhe në Montreal, Thunder Bay dhe qytete të tjera.
Por, pjesëmarrja më e madhe ishte në Parlament Hill në kryeqytetin e vendit në Otava, ku normalisht mbahen festime për Ditën e Kanadasë, e cila u bë vend i pavarur më 1 korrik 1867. Njerëzit të veshur me fanella portokalli bërtisnin “Turp për Kanadanë!” dhe “Nuk ka krenari për gjenocidin!”.
Termi “gjenocid” është përdorur nga kryeministri kanadez, Justin Trudeau për të përshkruar atë që kanë përjetuar fëmijët indigjenë duke filluar në vitet 1820. Në tërësi, 139 shkolla rezidenciale indiane u krijuan në të gjithë vendin, e fundit u mbyll në vitin 1996 dhe 150 mijë fëmijë indigjenë u morën nga prindërit e tyre dhe u detyruan të shkonin në shkolla. Qëllimi ishte futja e kulturës së bardhë te “egërsirat”.
Në shkolla kishte ndodhur një tmerr i madh i papërshkruar, me abuzime të shfrenuara dhe fëmijë shpesh të varrosur në varre të pashënuara, ku janë zbuluar 1.148 në tre prej ish-shkollave në pesë javët e fundit, të cilat shkaktuan protesta të enjten.
Festimet tradicionale të Ditës së Kanadasë u mbyllën ose u anuluan në shumë komunitete ndërsa Trudeau në një deklaratë të marrë nga AA tha se për disa 1 korriku “nuk është ende një ditë feste”.
“Gjetja e tmerrshme e eshtrave të qindra fëmijëve në vendet e ish-shkollave rezidenciale në British Columbia dhe Saskatchewan na ka bërë presion me të drejtë të reflektojmë mbi dështimet historike të vendit tonë dhe padrejtësitë që ekzistojnë ende për popujt indigjenë dhe shumë të tjerë në Kanada. Ne si kanadezë duhet të jemi të sinqertë me veten për të kaluarën tonë”, tha Trudeau.
Ai u takua të enjten me Phyllis Webstad, një e mbijetuar e Shkollës së Misionit të Shën Eugene në British Columbia, ku u zbuluan 182 varre të pashënuara këtë javë. Ajo është themeluese e Shoqatës Fanellat Portokalli dhe Ditës së Fanellave Portokalli. Webstad kishte veshje portokalli ditën e parë në shkollë, e cila u hoq nga ajo dhe nuk e pa më kurrë. Ajo ishte 6 vjeçe.
Webstad themeloi lëvizjen e Fanellave Portokalli duke bërë turne në të gjithë vendin, për të treguar historinë e saj të tmerrit si një fëmijë i vogël në shkollë.
Takimi mes tyre ishte i mbyllur për mediat.