Kampusi i Kolegjit të Europës zë vendin e kampusit të UT-së dhe ndërtohet pikërisht aty ku në vitin 2021 u premtua kampusi i ri i Universitetit të Tiranës. Fondi prej 17 milionë eurosh, që ishte planifikuar për UT-në, tani i është alokuar Kolegjit të Europës. Si është e mundur që të dëmtohet kaq rëndë prona më e çmuar intelektuale e kombit shqiptar, Universiteti i Tiranës? Arsimi është shtylla themelore e çdo kombi, dhe sot, qeveria shqiptare po nëpërkëmb jo vetëm elitat intelektuale shqiptare, por edhe edukimin e brezave të rinj. Mësuesit, matematikanët, fizikantët, historianët, ekonomistët dhe juristët që i duhen shtetit shqiptar i përgatit Universiteti i Tiranës, jo Kolegji i Europës.