Kampioni i boksit Ismail Keta ka rrëfyer sot situatën e vështirë ekonomike që ka kaluar në fëmijëri, dhe përpjekjet për t’u bërë ky që është sot.
Teksa i është bashkuar emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” në “News24”, për të surprizuar një djalë të ri që ëndërron të bëhet boksier, Keta ka treguar peripecitë që ka kaluar.
Teksa ka takuar Klevisin, djalin që ëndërron të bëhet boksier si ai, Ismail Keta ka theksuar se “Të jesh i varfër nuk është turp”.
Ismail Keta ka treguar për të kaluarën e tij të vështirë, por theksoi se kjo gjë nuk e pengoi atë të realizojë ëndrrën e tij.
“Të jesh i varfër nuk është turp. Nga përvoja ime të them se me punë e sakrifica arrihet çdo gjë. Unë vij nga një familje e varfër dhe kur boksi u bë ëndrra ime e madhe, as doreza boksi nuk kam patur. Ato i bëra me leshin dhisë që kishim. Kur shkova në Gjermani, kisha fizikun dhe guximin e Rokut, por së pari më duhej të paguaja lekët që kisha marrë borxh. Lava pjata e bëra lloj-lloj punësh, por kurrë s’iu ndava pasionit tim. Sedra ime, familja ishin prioritetet kryesore. Bëja gjithmonë 3 punë që të ndihmoja familjen. S’kishte kush më gatuante, haja konserva misri dhe shkoja në stërvitje… Pas 18 vitesh mua falë edhe Zotit arrita të marr vlerësimin për punën time”, tregoi Ismaili.
Ismail Keta i dhuroi Klevisit një palë doreza boksi, ku ishte firma e tij dhe fjalët, të cilat djali duhet t’i kujtojë çdo ditë: “Me punë e sakrificë arrihet çdo gjë”. /BW/
“Estadio Enrique Roca” në Murcia do të jetë skena e një prej ndeshjeve më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar.
Kosova do të përballet sonte me Islandën në ndeshjen e kth . . .
Shqipëria u mposht nga Anglia me rezultatin 2-0 në “Wembley”. Goli i Ljuis-Skellit në pjesën e parë dhe i Herri Kejn në të dytën, vendosën fatin e ndeshjes.
Pas ndeshjes foli Berat Gjim . . .
Gati një dekadë nga fati tragjik i adoleshentit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës, shqiptarët ende nuk e kanë harruar vdekjen e tij edhe pse politika është përpjekur ndër vite, . . .
Legjenda e peshave të rënda të boksit, George Foreman, ka vdekur në moshën 76-vjeçare, ka njoftuar familja e tij.
I njohur si Big George në ring, amerikani ndërtoi një nga karrier . . .
Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot në transfertën e Anglisë. Ndeshja ka vlerë për kualifikueset e Botërorit 2026 dhe nis në orën 20:45.
Djemtë e drejtuar nga Silvinjo do të tento . . .
Ne. Flet gjithmonë në numrin shumës: Të guxojmë, të besojmë, të shfrytëzojmë rastet. Xhani De Biazi nuk e sheh dot veten të ndarë nga Shqipëria. Një pjesë të zemrës dhe të mendjes e ka . . .
Uzuni apo Manaj? Nga do të rëndojë peshorja e fanellës titullare për ndeshjen debutuese kundër Anglisë? Padyshim që të gjithë do të dëshironin një vend në formacion në një stadium si “W . . .
Në “Wembley”, Angli-Shqipëri, sfida e parë për këtë fushatë kualifikuesesh, pritet të zhvillohet në një atmosferë fantastike, kjo për vetë faktin se stadiumi mitik do të jetë me kap . . .
Ish futbollisti i kombëtares shqiptare Hamdi Salihi është renditur i 28-ti në Europë ndër golshënuesat më të mirë për shekullin e 21-të.
Sipas gazetarit të News24, Senid Nikshiqi, ish s . . .
Kombëtarja shqiptare është gati për rrugëtimin e ri në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Shqipëria ndodhet në grupin K së bashku me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.
Trajn . . .
Donald Trump, presidenti i SHBA-së, mirëpriti në Zyrën Ovale, presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino-n, me këtë të fundit që i dorëzoi Trump topin zyrtar që do të luhet në Botërorin e K . . .
Boris Spassky, një nga kampionët më të mëdhenj të shahut të Bashkimit Sovjetik, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare.
Spassky, i cili u bë një emigrant në Francë në vitin 1976 dhe . . .
Komentet