Pas takimit huungarezi i famshëm Pushkash me shokë u ankuan për gjykim të njëanshëm, aq më tepër për një gol në fund të lojës që u quajt i pavlefshëm për jashtëlojë. Dhe i tillë ishte… Së pari hungarezët shënuan dygola, por gjermanoperendimorët shënuan pastaj tre radhazi dhe fituan. Ata u kthyen me tren nga Zvcra dhe u pritëm plot hare në atdheun e tyre në skajet më të largëta të të cilit, kjo fitore quhej e jashtëzakonshme. Dhe lavdia i takonte skuadrës, por dhe kapitenit të saj Fric Valter.
Çfarë fati! Ish-futbollist i Kaizerslauternit para Luftës së Dytë Botërore, më 1942 ishte marrë ushtar, kishte luajtur në skuadrën e repartin e tij, kishte përfunduar rob në një kamp përqendrimi dhe kur forcat sovjetike kishin çliruar atë zonë, tamam kur po dërgohej në një gulag në Siberi, nga ku vështirë të kthehej gjallë, një nga rojat e kampit kishte deklaruar se ai nuk ishte gjerman, por… austriak.
Sovjetikët e kishin besuar. Kështu Fric Valteri ia kishte mbathur për në shtëpi, ishte kthyer sërishmi në fushat e futbollit për t’u bërë në moshën 34- vje$are kapiteni i skudrës kampione të botës!
Pas botërorit, gjërmanoperendimorët u akuzuan për përdorim droge. Por nga Gjermania erdhi përgjigje qetësuse. Ishte fjala për një epatit viral, sëmundje ngjitëse, që kishte prekur disa futbollistë gjatë qëndrimit në Zvicër dhe që vazhdoi më pas, duke i detyruar ata që të kuroheshin me ilaçe.
Finale
RF Gjermane-Hungari, 3-2
RF.Gjermane – Turek, Posipal, Kolmajer, Ekel, Librih, Mas, Ran, Morlok, Shefer, F.Valter, O.Valter, Shefer;
Hungari;- Grosi$, Buzanski, Lantosh, Bozhik, Lorant, Zakariash, Cibor, Ko$ish, Higdegkuti ,Pushkash, Tot;
Gjyqtar, Ling, (Angli);
Golat: Pushkash, Cibor, (Hungari); Morlok, Ran (2), RF Gjermane.
Nga galeria e yjeve:
Pushkash ,Groshic, Hidegkuti ,(Hungari), Fric Valter, Ran,(RF Gjermane),Zhulinjo,(Brazil), Boniperti,(Itali).
Komentet