SAINT PETERSBURG – Në ndeshjet e gjysmëfinales që do të zhvillohen sot dhe nesër, do të mësohen finalistët e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”.
Ndeshja e parë do të luhet sonte mes Francës dhe Belgjikës në stadiumin “Saint Petersburg” në ora 20:00.
Ndeshjen do të referojë arbitri uruguajan Andres Cunha.
Ndërsa ndeshja ku do të mësohet finalisti i dytë do të luhet nesër, mes Kroacisë dhe Anglisë.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Luzhniki” në Moskë me fillim në ora 20:00.
Ndeshjen do ta referojë arbitri turk Cüneyt Çakır. aa
Komentet