Fituesja e Botërorit 2010, Spanja, do të synojë të përsërisë suksesin e saj edhe në Rusi 2018.
Në Grupin B, Spanja do të ketë për kundërshtarë Portugalinë, Marokun dhe Iranin.
Në kualifikimet e Kupës së Botës, Spanja, e drejtuar nga Julen Lopetegui, luajti kundër Italisë, Shqipërisë, Izraelit, Maqedonisë dhe Lihtenshtajnit dhe fitoi nëntë ndeshje nga dhjetë, duke kryesuar në Grupin G me 28 pikë.
Ekipi spanjoll barazoi vetëm kundër Italisë. Në atë grup, Spanja shënoi 36 gola dhe pranoi vetëm tre.
Spanja është duke synuar titullin e Kupës së Botës 2018 me disa yje, siç janë mbrojtësi i Real Madridit dhe kapiteni i skuadrës Sergio Ramos, Gerard Pique i Barcelonës, ish-veterani i Barcelonës Andres Iniesta, sulmuesi mesfushor i Real Madridit, Isco dhe sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Costa .
Spanja fitoi Kupën e Botës 2010 në Afrikën e Jugut, të vetmën në histori.
Ekipi i konfirmuar prej 23 lojtarësh i Spanjës është si në vijim:
Portierët: David De Gea (Manchester United), Kepa Arrizabalaga (Athletic Bilbao), Pepe Reina (Napoli)
Mbrojtësit: Dani Carvajal (Real Madrid), Alvaro Odriozola (Real Sociedad), Gerard Pique (Barcelona), Sergio Ramos (Real Madrid), Nacho (Real Madrid), Cesar Azpilicueta (Chelsea), Jordi Alba (Barcelona), Nacho Monreal (Arsenal)
Mesfushorët: Sergio Busquets (Barcelona), Koke (Atletico Madrid), Saul Niguez (Atletico Madrid), Thiago Alcantara (Bayern Munich), David Silva (Manchester City), Andres Iniesta (Vissel Kobe)
Sulmuesit: Isco (Real Madrid), Marco Asensio (Real Madrid), Lucas Vazquez (Real Madrid), Iago Aspas (Celta Vigo), Rodrigo Moreno (Valencia), Diego Costa (Atletico Madrid)
Trajner: Julen Lopetegui
Komentet