Portugalia do të përballet me Spanjën, Marokun dhe Iranin në Grupin B. Kërcënimi më i madh i saj kundër rivalëve do të jetë superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo
Kampionja e EURO 2016, Portugalia, synon të fitojë titull të ri në Kupën e Botës “Rusi 2018”.
Portugalia do të përballet me Spanjën, Marokun dhe Iranin në Grupin B në garën më të lartë të futbollit të kombëtareve, ndërsa kërcënimi më i madh i saj kundër rivalëve do të jetë superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo.
Në Real Madrid, Ronaldo, 33 vjeç, fitoi tre herë radhazi Ligën e Kampionëve të UEFA-së.
Personalisht, Ronaldo synon të thyejë rekordin e hungarezit Ferenc Puskas, pasi Puskas shënoi 84 gola për Hungarinë, gjë që e bëri atë golashënuesin më të mirë evropian për një ekip kombëtar. Ronaldo duhet të shënojë edhe tre gola për ta barazuar rekordin e legjendës hungareze.
Para se të kualifikohej për Kupën e Botës, Portugalia u përball me Zvicrën, Hungarinë, Ishujt Faroe, Letoninë dhe Andorrën në Grupin B gjatë raundit kualifikues për Kupën e Botës.
Portugalia kryesoi në grup, duke grumbulluar 27 pikë në 10 ndeshje. Ata shënuan 32 gola dhe pranuan vetëm katër.
Portugalia do të garojë për trofeun e Kupës së Botës me shumë yje, siç janë Andre Silva i ekipit të Milanit, Bernardo Silva nga Manchester City, Goncalo Guedes i Valencias, Ginger Martins dhe William Carvalho nga Sporting Lisbon dhe mesfushori i West Ham United, Joao Mario.
Ekipi i konfirmuar nga Portugalia është si në vijim:
Portierë: Anthony Lopes (Olympique Lyon), Beto (Goztepe), Rui Patricio (Sporting Lisbon)
Mbrojtës: Bruno Alves (Glasgow Rangers), Cedric Soares (Southampton), Jose Fonte (Dalian Yifang), Mario Rui (Napoli), Pepe (Besiktas), Raphael Guerreiro (Borussia Dortmund), Ricardo Pereira (Porto), Ruben Dias (Benfica)
Mesfushorë: Adrien Silva (Leicester City), Bruno Fernandes (Sporting Lisbon), Joao Mario (West Ham United), Joao Moutinho (Monaco), Manuel Fernandes (Lokomotiv Moscow), William Carvalho (Sporting Lisbon)
Sulmues: Andre Silva (AC Milan), Bernardo Silva (Manchester City), Cristiano Ronaldo (Real Madrid), Gelson Martins (Sporting Lisbon), Goncalo Guedes (Valencia), Ricardo Quaresma (Besiktas)
Trajner: Fernando Santos
Komentet