Banesa me dyer t’mbyllura, me çati gati të rëna përdhesa me tjegulla të vjetra, mure të plasura e të pasuvatuara, rrethuar me llajka e llamarina, rrugica me pluhur, të pa sistemuara, mes shtëpiave të reja e vila, ku banuan të internuarit, në vendin as fshat as qytet, n’Adriatik. Të internuarit banonin këtu, për disa vite deri me 1991, në mëngjes herët në ora 7, paraqiteshin me detyrim në apel, në Zyrën e Këshillit, Zyra e Pushtetit Ekzekutiv, (Më përpara, se di, se kur, thirrej Negla – Narshllinza).
Në ora 19:00 përsëri, pasi ktheheshin, nga puna e mundimshme, si edhe të lirët vendas prej arave, nga Rrotulllarja, Stomi i Çapit, në Breg Gjapsh, plantacione rrethuar, me kallm të egër, deri në Kodrat e Ranzave, Buzë Limanit-te Kneta e Ambël, Te Stomi i Gjermanve, Fusha e Minuar në Gotull’, n’Negla, te Vija e Shytit. Fëmijet e tyre niseshin herët, shkonin në shkollë: në fillore në F.Kuqe, 8-vecaren e vijonin në Gurzë, çdo ditë 3-4 orë v-ardhje me kambë, ata që shkonin me vonesë, tri xhiro rreth fushës, drejtori i dënonte, mes tyre Najada e bukur, e shkathët, e zgjuar, dhe Beni, jane fëmijë, bij, mbesa e nipër, të të burgosurve politik. Kështu i paralajmronte, Hymni Kombtar: “Prej Luftës veç Ay largohet, Që është lindur tradhëtor”(!), dhe këta fëmije të mirë “bindeshin”, se ishin vertetë të lindur tradhëtor, (që në barkun e nanës jo fajtore), prandaj edhe neglaxhijtë, ishin të porositur nga partia, këshilli, brigadieri, që nuk duhej të shoqroheshin, të mos zhvillonin biseda, të ishin vigjilent’, se të rijtë mund të gabonin, të binin në dashuri, se dashuria nuk njeh kufij, shumica prej tyre ishin qytetarë nga Tirana, nga qytete të tjera të Shqipërisë, nuk ishin shumë, vinin e transferoheshin, dënimin e kryenin, aty, te ai pallat, me thoshte një bashkkohës, i sinqert’ e jetgjatë, banonte Koço Tashko-ja me bashkshorten, një çift i moshuar e me kulturë, edhe oficeri Ilo Prifti e Sali Dume, familja me mbiemrin Plaku, familja Todi Manço, vajza Lubjana, mbesë ruse, kushrijtë e Fadil Paçramit, Dilaver Ndoka me familje, Shaqja me Njacin prej Gurzit, për shkak të babës në burg, vëllaun e arratisur në ShBA, të tjerë beqar të stazhionuar. Rrinin si të mbyllun, të parët ua kishin dënuar, me burgime të randa në Burrel a Spaç, tani po kryenin, pjesën tjetër të dënimit, me punë të detyruar në internim.
Nuk shoqroheshin me ne, ruanin atë krenarinë e maparshme, fëmijët e tyre punonin fort, brigadierët tanë, ma shumë qortonin ne, të <<lirve>>, se sa të internuarit, ata mund t’i denonconin te eprorët, për provokim të paligjshëm, per diskriminim, njihnin më mirë të drejtat, mundt të ankoheshin me shkrim, deri në zyrat e larta të shtetit, ndërsa ne, ku t’i denonconim, përjashto kufizimin këta, të lëvizjes së kufizuar, apelin në mëngjes e në darkë, pagesën e kishin si ne, mund të fitonin aq sa punonin, po kështu banesat, ma të mira i kishin, se shumica jonë, fëmijët e tyre mësonin mirë, verës punonin në fermë, në punë jo të randa, Me fëmijët tanë, si edhe ata të kooperativës ngjitur, për të njëjtin proçes pune, këta kishin pagesë ma të mirë, e më shumë, të drejta njerzore, leje të zakonshme të paguar, 15 ditë në vit, (përjashto javët, në kulmin e punëve), ndërsa kooperativistët, ngjitur me fermën, nuk i gzonin këto të drejta, ishin aq të varfër, sa nuk e besoja se si mbijetonin(!). Me kooperativat, në veçanti ato të Tipit te Lartë, shteti zgjidhte bilancet finaciare, siç më thoshte shefi i financave, ne i plotsonim planet, për një pagesë trefish më të mirë, prodhimet tona në qëndrat e grumbullimit, shpesh me një shkelje syri, të magazinierve të pandërgjegjshëm, ua faturoheshin fermave, këto të plotesonin planin e prodhimit, planin financiar të ndërmarrjeve, prodhuese shtetrore, kooperativave malore me halle, që nuk prodhonin as për vehte. Këtu qëndronte hipokrizia, këtu qendronte fshehtsia, konspiracioni, (ka patur raste që për të ruajtur, skllavërimin e kooperativistave, derrat i ushqenin me grurë, kooperativistet e gjorë, me misër foragjer, të llojit <<gjeorgjian>>). Ata ishin të përndjekur, por, paguheshin më mirë, kishin të garantuara ushqimet, bukën e grurit edhe në krizë, krahasoj guzhinieren Historie, nga Skrapari, me gjithë ato të mira, në mensën e Adriatikut plot, deri te kosi i deles, me e pre me thikë, (prandaj me thoshte bashkbiseduesi: ne gurzaktë e fermës, nuk do të kishim pretendime, po ta kishim fermën edhe sot), me Marën e Gurzit vetëm për traktoristat, kujtoj bisedën me Adem Likën, ta ketë jetën e gjatë, vinte i uritur një herë, nga puna 24 orëshe në fushatë, plugimi nëpër shi, me mjete të vjetra, pa pjesë këmbimi, plani ishte nisur i rritur, nga e njëjta zyrë e rrethit, si për fermën, ashtu për kooperativën, “rripin e pantallonave mund ta rrotullonte, lëkura e barkut zbrazur të Demës, i ishte qepur me kurrizin, -a ka ndonjë gjâ për me ngranë(?), -i kishte thanë ai Marës, -po shikoj ta baj’, një uji me sheqer apo doni, marmalatë molle me buk’, -s’kam gjë tjetër në guzhinë(!), -alla-allah- -ia kishte kthye Dema, dhe i ishte përvesh’ “buk’e ujit”. I njëjti popull, ferma ishte tokë shumë e varfër, jo pjellore si e Gurzit, por ishte ndërmarrje shtetnore, se kështu e kishte thanë i Larti, e krijuar mbi tokat shllinore, ranishte me vlera të ulta bujqsore, në stanet e kullotat dikur të parashtetnorve.