Vitin e kaluar, ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos erdhi në kufirin e Shqipërisë, i veshur me uniformë ushtarake, duke lënë të nënkuptuar kështu mesazhin ‘kërcënues’ të Greqisë për vendin tonë.
Sot ai leshon te tjera mesazhe. Ne nje interviste ne mediat grekeia, ka paralajmëruar se teza nacionaliste për ‘Shqipërinë e madhe’ nuk i shërben marrëdhënieve mes dy vendeve.
Duke iu referuar marrëdhënieve greko-shqiptare, Ministri i Mbrojtjes Kombëtare theksoi se Shqipëria duhet të kuptojë se është në interesin e saj që të ketë marrëdhënie të mira me Greqinë.
“Ne duhet të flasim me Shqipërinë, per ceshtje të tilla si, për shembull, për progresin e metejshem drejt Evropës, të drejtat e vorioepirit, por jo për çështje që janë në kurriz të Greqisë apo të supozimeve që janë mbyllur tashme”, sqaroi ai.
“Greqia nuk do të ndryshojë kufijtë, por nuk do të lejojë popullin e krishterë të pambrojtur apo të shkelen të drejtat e njeriut,” vuri në dukje ai.
Ministri Grek i Mbrojtjes paralajmëron Shqipërinë të ndalojë se menduari këto sfida, sepse mund të rezultojnë të dëmshme për vetë Shqipërinë.
“Ideja e Shqipërisë së madhe dhe grupimet ekstremiste islamike funksionojnë vetëm kundër pozitave te Shqipërisë, i rendojnë me shume ato. Debate te tjera si ato për ndryshim kufijsh në Ballkan janë thjesht provokime dhe teza te nacionalisteve dhe Greqia jo vetëm nuk i përkrah, por i dënon ashpër ato”, pohoi ai.
Teksa shtoi se sa i takon qëndrimeve të Athinës zyrtare për emrin e Maqedonisë, “Athina jo vetëm nuk do ta njohë kurrë ketë emër, por siç po shkojnë zhvillimet në Shkup, aty po diskutohet nëse do të ekzistojë apo jo si shtet”.
Shko more në RRS po ti po don me i mbrojtë,sikur i mbrojtët Qamët në atë kohë!!