Teksa një ushtar shkonte në luftë
Kali i tij ia tha copë:
Nuk vij atje! – dhe me ngut
e hodhi përtokë.
Jo, nuk po vij – tha – dhe ngriti krye ai
ndaj njeriut që kish urrejtje në zemër
dhe shkon të luftojë kundër një vëllai
në emër të Zotit!
Thotë ai – jam kafshë tejet fisnike
për t’iu bashkuar turpit tuaj unë;
nëse do luftë, shko mbi një makinë,
dhe do vrasësh më shumë!
Komentet