7 Dhjetori është dita e 341-të e kalendarit gregorian (dita e 342-të në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 24 ditë.
Ngjarje

43 pes – Marcus Tullius Cicero – konsull romak, filozof, politikan, jurist, orator, theoricien, konstitucionalist – ekzekutohet si armik i Romës, kur kishte filluar të besonte se karriera politike ishte arritja e tij më e rëndësishme; sepse veç orator i përkryer, ai ishte edhe një prej politikanëve më të mirë të Romës. Ciceroni fitoi famë me kundërshtimin e tij ndaj Jul Qezarit i cili kërkonte të bëhej i plotfuqishëm; më vonë ai denoncoi Mark Antonin që nuk riktheu republikën (pas vdekjes së Qezarit); dhe kritikoi Oktavianin që synonte të bëhej perandor. Ciceroni u fal nga Qezari kur ky u kthye në Romë pas fitores ndaj Pompeit, por nuk mundi t’i shpëtonte zemërimit të Mark Antonit dhe Oktavianit që e ndoqën dhe e vranë si armik te shtetit; koka iu pre, duart iu gjymtuan, trupi iu nda copa – copa, shkruajnë kronikanët. Ciceroni ra viktimë e pasioneve politike të kohës; tregojnë, se një herë, disa vite më vonë, Oktaviani (Perandor) e gjeti nipin e tij duke lexuar një libër të Ciceronit, dhe u përpoq për t’a fshehur për shkak të frikës se gjyshi i tij do të zemërohej. Por Oktaviani e mori librin, lexoi disa rreshta dhe ia ktheu duke thënë: “Lexoje pa frikë, Ciceroni ishte njeri i mësuar që e donte vendin e tij.” Me kalimin e shekujve, Roma përjetoi trazira, përmbysje; shkrimet e Ciceronit u zhdukën; më pas u ruajtën nga murgjit në manastire. Zbulimi nga Petrarka i letrave të Ciceronit, në shekullin XIV, dhe publikimi i tyre, është cilësuar si shkëndija e Rilindjes evropiane. Por kjo Rilindja solli gjithashtu ringjalljen e Ciceronit, dhe, vetëm pas tij e nëpërmjet tij, edhe ringalljen e pjesës tjetër të lashtësisë klasike. Kulmi i prestigjit të Ciceronit erdhi gjatë periudhës së iluminizmit (shekulli XVIII); ndikimi i tij është vënë re tek mendimtarët si John Locke, David Hume dhe Montesquieu; veprat e Ciceronit renditen mes atyre më me ndikim në kulturën evropiane, dhe ende përbëjnë një nga burimet më të rëndësishme të materialit parësor për shkrimin dhe rishikimin e historisë romake, sidomos në ditët e fundit të Republikës, kur ndodhi edhe vdekja e tij.
Sipas Ciceronit: 6 gabimet që njerëzimi vazhdon të përsërisë brez pas brezi:
1- Besimi se fitimi personal dëmton të tjerët;
2- Shqetësimi për gjërat që s’mund të ndryshohen;
3- Këmbëngulja se një gjë është e pamundur, vetëm sepse ne nuk mund t”a arrijmë;
4- Refuzimi për të vënë mënjanë preferencat e parëndësishme;
5- Neglizhenca e zhvillimit dhe sqimës së mendjes;
6- Përpjekja për të detyruar të tjerët të besojnë dhe të jetojnë si ne.”
1761 – Në Strasburg, Francë, lindi Marie Grosholtz. Martesa me Fransua Tussaud më 1795 i dha asaj një emër të ri: Madame Tussaud, e cila themeloi në Londër një muzeu me statuja prej dylli të njerëzve të njohur; të gjallë e të vdekur, të mirë e të këqinj; sot muzeu ka degë në disa qytete kryesore te botes, dhe pavione me shatatore njerëzish prej dylli. Figura e parë prej dylli që Madame Tussaud krijoi ishte ajo e Volterit në vitin 1777; ndër njerëz të tjerë të famshëm që Madame Tussaud modeloi në atë kohë në dyll përfshihen edhe Zhan Zhak Ruso dhe Benjamin Franklin.
1783 – Në moshën 24 vjeçare, William Pitt bëhet kryeministri më i ri në moshë në Britani. Ai kujtohet për politikat e tij kundër korrupsionit, reformat fiskale, shtimin e kompetencave për Dhomën e Komunave dhe bashkimin me Irlandën.
1917 – Shtetet e Bashkuara hyjnë aktualisht në Luftën e Parë Botërore, duke i shpallur luftë perandorisë austro – hungareze. Zyrtarisht, Shtetet e Bashkuara ishin bashkuar me këtë luftë që më 6 prill 1917. Para kësaj, SHBA kishte mbetur neutral, edhe pse ishte furnizues i rëndësishëm i Britanisë dhe fuqive të tjera aleate me materiale ushtarake. Gjatë luftës, SHBA mobilizoi mbi 4 milionë personel ushtarak dhe pësoi 110 mijë të vdekur, prej tyre 43 mijë për shkak të epidemisë së gripit në front në Evropë.
1928 – Në Filadlelfia, lindi Noam Chomsky, gjuhëtar, filozof, shkencëtar, logjician, komentator politik dhe aktivist. Ndonjëherë i cilësuar si ati i gjuhësisë moderne, Chomsky është gjithashtu figurë e rëndësishme e filozofisë analitike. Shumicën e karrierës së tij e pati në Institutin Teknologjik në Masaçusets (MIT), ku është aktualisht Profesor Emeritus. Chomsky është autor i mbi 100 librave, dhe intelektuali më i madh në botë, sipas një sondazhi më 2005.
1941 – Ndodh një sulm i papritur ushtarak ajror nga marina perandorake japoneze marinës kundër bazës detare të Shteteve të Bashkuara në Pearl Harbor, Hawai. Sulmi çoi në hyrjen e Shteteve të Bashkuara në Luftën e Dytë Botërore që kishte filluar më 1939. Gjatë 2 viteve të para të konfliktit global, Shtetet e Bashkuara kishin mbajtur neutralitetin formal, ndërsa furnizonin Britaninë, Bashkimin Sovjetik dhe Kinën me materiale të luftës përmes ligjit të hua-qirasë nënshkrua më 11 mars 1941. Gjatë luftës mbi 16 milionë amerikanë shërbyen në ushtri, 290 mijë u vranë në veprim, 670 mijë u plagosën, 130.201 u zunë robër, prej të cilëve 116.129 u kthyen në shtëpi pas luftës,
1917 – LPB: Shtetet e Bashkara i shpallën luftë austro Hungarisë.
1941 – LDB: Kanada i shpall luftë Finlandës, Hungarisë, Rumanisë dheJaponisë.

Fotografia Merkeri i Kaltër e realizuar nga ekipi i programit Apollo 17.
1972 – Apollo 17, misioni i fundit Apollo për në Hënë, u lëshua. Ekipi bëri foton e njohur si “Mermeri i Kaltër” pasi që u larguan nga Toka.
1975 – Indonesia pushtoi Timorin Lindor.
1993 – Udhëtari Colin Ferguson vrau 6 njerëz dhe lëndoi 19 tjerë në LIRR në Nassau County, New York.

2001 – Albin Kurti pas nji presioni të madh nderkombetar lirohet nga burgu i Pozharevcit.
2005 – Rigoberto Alpizar, udhëtar në American Airlines Flight 924 i cili pretendonte gjoja se ka bombë u vra nga air marshallët në Miami International Airport.
Lindje
1545 – Henrik Stuart, mbret skocez
1801 – Johann Nestroy, komediograf dhe aktor austriak
1928 – Noam Chomsky, filozof i SHBA-ve
1942 – Carla Thomas, këngtare amerikane
1947 – Oliver Dragojeviq, kengëtar kroat
1984 – Robert Kubica, ngasës polak i Formule 1
Vdekje
1906 – Élie Ducommun, jurist zvicran
Komentet