28 Nëntori është dita e 332-të e kalendarit gregorian (dita e 333-tënë vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 33 ditë.
Ngjarje

1443 – Skënderbeu dhe forcat e tij çlirojnë Krujën dhe ngrenë flamurin kuq e zi. Pasi kishte braktisur osmanët në betejën e Nishit (3 nëntor), Skënderbeu, në krye të 300 kalorësve, u kthye në trojet e tij dhe u bë sundimtar i Krujës, duke ringjallur Principatën e Kastriotëve. Shembulli I tij nxiti thuajse të gjithë princat shqiptarë të ngriheshin kundër sundimit Osman.; në përpjekje për bashkim forcash, më 2 mars 1444, Skënderbeu i thirri ata në Lezhë për një kuvend ku pavarësisht nga grindjet mes tyre, themeluan një bashkim, i njohur në histori si Lidhja shqiptare e Lezhës. Fitorja e parë e Skënderbeut në krye të ushtrisë së Lidhjes ishte beteja e Torviollit më 1444, e cila shënoi fillimin e më shumë se 20 vjet luftë me perandorinë osmane. Forca e Skënderbeut arritën më shumë se 20 fitore në fushë-betejë dhe përballuan 3 rrethime të kështjellës së Krujës, që u udhëheqën nga vetë sulltanët. Në vitin 1451, Skënderbeu pranon de jure sovranitetin e Mbretërisë së Napolit, duke nënshkruar Traktatin e Gaetas, për të siguruar një aleancë mbrojtëse ndaj osmanëve, megjithëse de facto ai mbeti sundimtar i pavarur. Në vitin 1460-1461, Skënderbeu mori pjesë në luftërat civile të Italisë në përkrahje të Ferdinandit të Napolit. Më 1463, ai u caktua komandant i përgjithshëm i forcave të kryqëzatës së shpallur nga Papa Pius II, por Papa vdiq ndërsa trupat ishin ende në procesin e grumbullimit, kështu që sipërmarrja u ndërpre. Së bashku me venedikasit, Skënderbeu luftoi në Luftën osmane – veneciane (1463-1479), deri në vdekjen e tij më 17 janar 1468.
Histori e Shqipërisë
(Naim Frashëri, 1889)
Kruj’, o qytet i bekuar!
Prite, prite Skënderbenë,
Po vjen si pëllump i shkruar,
Të shpëtonjë mëmëdhenë
Shqipëtarët t’i shpëtonjë
Nga xgjedh’ e keq’e Tyrqisë,
Edhe ty të të nderonjë,
Që je krej’i Shqipërisë,
…
O Shqipërizë! gëzohu,
Se të erdhi prapë dita,
Lulëzohu, zbukurohu,
Të zbriti nga Zoti drita!
1520 – Pas lundrimit nëpërmjet një ngushtice në skajin më jugor të Amerikës së Jugut, tre anije nën komandën e portugezit Ferdinand Magellan arritën në Oqeanin Paqësor, duke u bërë evropianët e parë që kalojnë nga Oqeani Atlantik në Paqësor.
1582 – Në Stratford, Angli, William Shakespeare dhe Anne Hathaway paguajnë 40 stërlina për çertifikatën e martesës. Ata patën 3 fëmijë, vajza. Anne jetoi edhe 7 vjet pas vdekjes së Shekspirit më 1616 (52 vjeç). Rreth saj dihet fare pak, përtej disa referencave në dokumentet ligjore, që bëjnë fjalë për marrëdhëniet me Shekspirin.
1912 – Shqipëria shpall pavarësinë nga Perandoria Osmane. Suksesi i kryengritjes shqiptare të atij viti, u pa si sinjal i fortë për vendet fqinje se Perandoria Osmane ishte e dobët. Mbretëria e Serbisë ishte kundër planit për një vilajet gjithë-shqiptar, duke preferuar një ndarje të territorit evropian të Perandorisë Osmane mes 4 vendeve ballkanike në aleancë, ndërsa territorret e pushtuara gjatë luftës së parë ballkanike të viheshin nën kontroll ndërkombëtar. Kjo ishte arsyeja që Ismail Qemali thirri në Vlorë Kuvendin mbarë shqiptar dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Pavarësia ishte më tepër fiktive për shkak se Vlora ishte qyteti i vetëm në të gjithë vendin që kontrollohej nga delegatët – por vendimi u provuar efektiv në mungesë të një pushteti. Edhe pse pavarësia e Shqipërisë u njoh de facto më 17 dhjetor 1912 në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, ajo nuk ishte e efektshme deri në 29 korrik 1913, me përfundimin e Luftës së Dytë Ballkanike, dhe me zgjidhjen e problemit delikat të Shkodrës, kur komuniteti ndërkombëtar ra dakord për të njohur Shqipërinë si shet sovran.
1989 – Lufta e Ftohtë: Revolutioni Kadife – Përballë protestave, Partia Komuniste e Çekosllovakisë njofton se do të heqë dorë nga monopoli mbi pushtetin politik.

1443 – Gjergj Kastriot Skënderbeu, e ngriti flamurin kombëtar mbi kalanë e Krujës.
1793 – Në Shkodër, Lezhë dhe në rrethinat e tyre nisi kryengritja kundër ushtrive osmane. Me humbje të mëdha pashai turk mundi të çante rrethimin, por në Lezhë pësoi goditje dhe humbje të reja, që e detyruan te tërhiqet për në Manastir.

1912 – Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë.
1997 – Paraqitja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
1998 – përmes referendumit mbarëpopullor u adoptua Kushtetuta e Shqipërisë.
Lindje
1882 – Ali Asllani, poet, atdhetar, dhe diplomat shqiptar
1950 – Ed Harris, aktor amerikan
1954 – Sefedin Shaqiri Arsimtare dhe Kimist i njohur
1955 – Adem Jashari, komandant i UÇK-së
1962 – Jon Stewart, humorist amerikan
Vdekje
1912 – Shpend Dragobia, luftëtar shqiptar
1954 – Enrico Fermi, fizikant italian dhe fituesi i Çmimit Nobel
1988 – Vasil Gërmenji, qe mësues, gazetar, veprimtar i Ballit dhe diplomat i çështjes shqiptare.
2010 – Leslie Nielsen aktor kanadez dhe komik i njohur kanadez
Festa dhe përvjetore
1821 – pavarësia e Panamasë
1912 – pavarësia e Shqipërisë
1960 – pavarësia e Mauritanisë
1975 – pavarësia e Timorit Lindor
Komentet