17 Dhjetori është dita e 351-të e kalendarit gregorian (dita e 352-të në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 14 ditë.
Ngjarje
1790 – Në Meksikë zbulohet guri kalendarik i njohur si Guri i Diellit apo Guri i 5 Epokave. Objekti, një skulpturë monolite, u zbulua gjatë riparimeve të Katedrales në kryeqytetin Meksiko. Guri është 3 metra e 70 centimetra në diametër dhe peshon rreth 24 ton. Qëllimi i saktë dhe kuptimi i këtij gurit është i paqartë. Arkeologët dhe historianët kanë propozuar një numër teorish; Guri i Diellit tregon se amerikanët autoktonë në Tenochtitlan (sot Meksiko) kishin njohuri të gjeometrisë dhe mekanikës për t’a lëvizur gurin nga gurorja në destinacionin përfundimtar. Një aspekt i gurit është rëndësia fetare. Sipas një teorie, fytyra në qendër të gurit përfaqëson hyjninë Azteke të diellit. Të tjerë thonë se figura në qendër përfaqëson mitin Tenochtitlan të krijimit. Një tjetër tipar i gurit ka të bëjë me matjen e kohës, kalendarin. Disa shenja ose glife tregojnë ditët dhe muajt, disa prej simboleve mund të përfaqësojnë 5 epokat nëpër të cilat toka besohet se ka kaluar që nga krijimi. Një tjetër karakteristikë e gurit mund të jetë rëndësia e tij gjeografike. Katër pikat mund të lidhen me të katër anët e dheut apo pikat kardinale. Qarqet e brendshme mund të shprehin hapësirë dhe kohë. Për më tepër, është aspekti politik i gurit, apo kultura vetë-centriste që synon të mbajë një popull së bashku, në këtë rast për të treguar se tenochtitlanët ishin qendra a botës dhe si rrjedhim, qendër e autoritetit. Banorët autoktonë për rreth kryeqytetit meksikan besojnë se në mbishkrimet e gurit fshihet historia e tyre dhe shpesh i referohen atij si Libri i madh i Historisë, ndërsa shkencëtarë, në Meksikë e SHBA kanë filluar prej kohësh punën për deshifrimin e simboleve të gdhendura në gur. Pavarësisht se me çfarë emri njihet, arkeologët në Muzeun Kombëtar Antropologjik në Meksiko, ku Guri është i ekspozuar, besojnë se ka më shumë gjasa që Guri i Diellit të ketë qenë përdorur thjesht si arenë apo altar për ndeshje a flijime rituale, sesa si referencë astrologjike, astronomike apo historike.
1920 – Shqipëria pranohet anëtare e Lidhjes së Kombeve. Kërkesa fillimisht hasi në kundërshtime nga Jugosllavia, Greqia dhe Franca, por pati mbrojtjen e zjarrtë nga përfaqësuesi i Afrikës së Jugut, Lord Robert Cecil. Përfundimisht, kërkesa u miratua me 35 vota në favor dhe asnjë kundër, me kusht që Shqipëria të zotohej për të drejtat e pakicave, veçanerisht në fushën e fesë dhe arsimit. Në emër të shtetit shqiptar, kjo pjese e marreveshjes u nënshkrua nga Fan Noli, atëhere kryepeshkop i Durrësit, i cili ndodhej në Gjenevë në krye të delegacionit shqiptar.
1967 – Zhduket kryeministri i Australisë, Harold Holt. Ndërsa ndodhej në shetitje me yaht pranë brigjeve të Portsea, duke mos përfillur lutjet e shokëve të tij, Holt u hodh në det dhe filloi të notonte, por shpejt humbi nga sytë. Shokët e tij në yaht dhanë alarmin dhe brenda një kohe të shkurtër, Australia do të ndërmerrte një nga operacionet e kërkimit më të mëdhenj në historinë e saj; nga deti, nga ajri, nga toka, ushtarë, policë, marinsa, civilë kërkuan për 48 orë pa pushim. Por më kot. Dy ditë më vonë, më 19 dhjetor, qeveria shpalli se kryeministri Harold Holt konsiderohet zyrtarisht i vdekur. Ka pasur dhe ende ka shumë thashetheme rreth vdekjes së Holtit; disa thonë se ai kreu vetëvrasje ose falsifikoi vdekjen në mënyrë që të ikte për të jetuar diku larg me dashnoren; të tjerë thonë se kryeministri Holt u rrëmbye nga ndonjë një UFO. Në vitin 1983, gazetari britanik Anthony Grey botoi një libër të debatueshëm, (The Prime Minister was a Spy), ku thotë se Harold Holt kishte qenë agjent i Kinës dhe se ishte marë nga një nëndetëse kineze dhe u dërgua në Kinë. Grey e mbështet teorinë e tij në dëshminë e një oficeri australian të marines, sipas të cilit Holt ishte rekrutuar nga kinezët që në vitet 1930 dhe iku me nëndetëse nga frika se veprimtaria e tij agjenturore ndodhej në prag të zbulimit. Në gjithë këtë çështje shtohet edhe fakti se trupi i Holtit nuk është gjetur dhe qeveria australiane kurrë nuk ka kryer ndonjë hetim rreth zhdukje së kryeministrit të vet.
1969 – Projekti Blue Book: Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara përfundojnë studimin mbi UFO-t. Projekti Blue Book kishte dy qëllime: për të përcaktuar nëse UFO-t ishin kërcënim për sigurinë kombëtare, dhe për të analizuar shkencërisht raportimet lidhur me UFO-t. Studimi shqyrtoi mijëra raportime dhe arriti në përfundimin se nuk kishte asnjë provë që të tregonte se objektet e kategorizuara si “të paidentifikuar” ishin jashtëtokësore. dhe se shumica e tyre ishin identifikime të gabuara të fenomeneve natyrorë (retë, yjet, etj) ose të avionëve konvencionalë. Por projekti Blue Book nuk shuajti kureshtjen e shumë njerëzve dhe nxiti industritë e filmit e televizionit për një seri shfaqjesh dhe filmash fantastiko-shkencorë duke hedhur poshtë përfundimet e Librit Blu.
1973 – 30 pasagjerët u vranë në një sulm nga terroristët palestinezë në aeroportin Leonardo da Vinci – Fiumicino në Romë të Italisë. Pan Am Flight 110 ishte gati për fluturim nga Roma në Teheran nëpërmjet Beirutit., kur u sulmua dhe u dogj nga disa palestinezë të armatosur; sulmi ezultoi në vdekjen e 30 personave në aeroplan dhe dy në terminal. Pas kësaj, personat e armatosur rrëmbyen një avion Lufthansa dhe shkuan në Kuvajtit, ku disa u kapën, të tjerë u liruan ose arritën të shpëtonin.
2010 – Mohamed Bouazizi, tunizian 26 vjeçar, shitës rruge, i vë zjarrin vetes në shenjë proteste ndaj konfiskimit të mallit, dhe ngacmimit e poshtërimit nga ana e zyrtarëve të bashkisë që nuk e linin të shiste në kioskë a rrugë. Ky akt vetë-flijimi u bë nxitës për revolucionin tunizian dhe Pranverën Arabe në përgjithësi.
1903 – Vëllezërit Wright arritën të fluturojnë me avionin e tyre Flayer dhe të kalojnë 37 metra. Fluturimi zgjati vetëm 37 sekonda.
1912 – Fillon punimet Konferenca e Ambasadorëve në Londër
1989. – Në Rumani shperthyen demonstratat masive kunder regjimit te diktatorit Nicolae Ceauşescu,në ë cilat humbën jetën 1.000 njerz.
Lindje
1778 – Humphry Davy, kimist britanez
1873 – Ford Madox Ford, letrar anglez
1916 – Esad Mekuli, shkrimtar shqiptarë († 1993)
1932 – Tinka Kurti, aktore, “Zoja e randë” e teatrit dhe kinemasë shqiptare.
1965 – Damir Uzunoviq, letrar boshnjak
1975 – Mayuko Aoki, dubluese japoneze (seiyu)
Vdekje
1830 – Simón Bolívar, udhëheqës dhe ushtarak
1919 – Pierre-Auguste Renoir, piktor francez
1957 – Jagoda Truhelka, letrare kroate
1969 – Artur da Costa e Silva, kryetar dhe politikan brazilian
1973 – Charles Greeley Abbot, astrofizicient amerikan
2011 – Mediat e Kores së Veriut njoftojn se Kim Xhong-iI ka vdekur pas një sulmi kardiak në zemër