VOAL

VOAL

Kalaja e Irbilit dhe përpjekjet për restaurimin e saj

June 22, 2015

Komentet

FOTOT- Princ Leka festë madhështore për ditëlindjen e katërt të së bijës, e pranishme dhe partnerja tij e re, Blerta Celibashi

Vajza e Princ Lekës dhe aktores Elia Zaharia, Geraldina ka festuar pak ditë më parë ditëlindjen e saj të katërt.

 

Më 22 tetor, Geraldina e ka festuar ditëlindjen në një ambient mjaft familjarë me të ëmën, Elia Zaharian dhe gjyshërit e saj.

elia 4

Ndërsa ditën e djeshme, e vogla e ish-çiftit ka festuar me të arin në një festë madhështore dhe nën prezencën e dhjetëra të ftuarve.

princ leka geraldina (2)

Ka qenë vetë Princ Leka ai i cili ka ndarë pamjet nga festa e 4-vjetorit të vajzës së tij, ku padyshim në nuk ka munguar partnerja e re e tij, fotografja Blerta Celibashi.

princ leka geraldina (11)

Princi ka ndarë momente nga ditëlindja në rrjetet sociale, ndërsa ka uruar të bijë dhe falënderuar miqtë e pranishëm.

princ leka geraldina (9)

“Dje festuam një moment magjik për Geraldinën. Nga shkëlqimi i flokëve të borës te tingujt e të qeshurave, mbretëria jonë me temën e Frozen u mbush me ngrohtësi dhe mirësi. Ndjejmë mirënjohje të thellë për çdo mik që na u bashkua, jo vetëm për të ndarë këtë festë, por për të bërë këtë ditë plot gëzim, dashuri dhe lumturi të vërtetë. Ishte me të vërtetë një takim zemrash të mira, një mbledhje që na kujtoi forcën dhe bukurinë e miqësisë”, shkruan ai.

princ leka geraldina (15) princ leka geraldina (13)

princ leka geraldina (12) princ leka geraldina (3)

Panorama

BAHRI ALI EJUPI NË DEKADA GARUES, TRAJNER DHE REFER NDËRKOMBËTAR I KARATESË- Nga ARIF EJUPI

Gjatë periudhës së pushimeve të verës së vitit 1977, Bahri Ali Ejupi dhe Osman Ejupi-Zijaça, si nxënës të vitit të dytë të gjimnazit “8 Nëntori” të Podujevës, idenë e tyre të kahershme për themelimin e një Klubi të karatesë në rajonin e Llapit, do ta bisedojnë me z. Shahin Sfishta, absolvent i Fakultetit të Edukatës Fizike të Universitetit të Kosovës.

Këtë iniciativë të këtyre dy djemve entuziast Sfishta e merr seriozisht. Ai duke e parë edhe dëshirën e madhe të të rinjve të tjerë të zonës së Llapit, për këtë sport luftarak pas dy-tre ditëve do ta takojë bashkëvendësin e tij,  Xhevat  Makolli, i cili ishte garues aktiv në KK ”Kosova” të Prishtinës.

Meqenëse, Xhevati ishte me origjinë nga Hertica e Podujevës dhe e njihte potencialin e madh të rinisë së kësaj ane me nismën do t’i njoftojë edhe kolegët e tij, Ymer e Nezir Rama dhe Zeqir e Shemsi Bilalli.

Pas hartimit të këtij projekti dhe analizës së rregulloreve me iniciativën njoftohen edhe organet e atëhershme komunale të Podujevës, sidomos e ashtuquajtura “Bashkësi Vetëqeverisëse e Interesit për Kulturë Fizike”

Mirëpo, ky institucion i Edukimit Fizik në mungesë fondesh përveç miratimit të kësaj kërkese nuk mund t’u dalë në ndihmë këtyre të rinjve. Përkundër këtij problemi madhor s’do të ketë vetëdorëzim e as zmbrapsje nga ky aktivitet i dobishëm shoqëror.

Vendosmëria për ta realizuar këtë projekt të rëndësishëm për shëndetin e të rinjve llapjanë shpie në kërkim të rrugëve të tjera alternative.

Përkrah këtyre sportistëve do të jenë udhëheqësit  e Organizatës Themelore të Punës së Bashkuar “Kosova-trans” të Podujevës, të prirë nga drejtori i atëhershëm, Jakup Muharrem Llugaliu, dhe kolegët e tij si: Bajram Jahir Ajeti, Isak Hasani dhe Bahri Sheholli.

Themeluesit  e klubit dhe udhëheqësit e Kosova-transit, njësia në Podujevë, bien në ujdi që aktiviteti sportiv të zhvillohet nën patronazhin e kësaj ndërmarrje publike.

Në kudër të këtij klubi aktivitetin e tyre si karateistë do ta ushtrojnë edhe Bajrush  Fazli Behrami, Kadri  Llugaliu dhe Bahri  Sheholli, punëtorë shembullor të kësaj organizate.

Llapjanët si debutues në këtë sport të rinj me këshilla e sugjerime do të ndihmohen edhe nga vëllezërit Zeqir e Fatmir Sopi, Agim Makolli, Muhamet Rexhepi, vëllezërit Islam e Ramadan Berisha etj, të cilët vepronin në ekipe të ndryshme të komunës së Prishtinës.

Klubi i karatesë “Kosova-trans” i Podujevës, ushtrimet dhe garat kampionale në kudër të Ligës së Parë Krahinore të Kosovës, do t’i zhvillojë në palestrat e shkollave “Naim Frashëri” dhe “Isa Boletini” të Podujevës.

Madje, Bajram Ajeti, sekretar i përgjithshëm i kësaj ndërmarrje të transportit të udhëtareve, duke parë gjendjen e rëndë ekonomike të atyre që në të njëjtën kohë i ndiqnin edhe studimet në Fakultete të ndryshme të Universitetit të Kosovës,arrin t’iu  siguroj udhëtimin falas, në relacionin Podujevë-Prishtinë dhe anasjelltas.

Derisa gjërat ranë në binarët e duhur karateistët llapjanë dyert i patën të hapura në çdo kohë edhe nga ekipet prishtinase si :KK” Kosova” KK “Rina” dhe KK “Batllava”

Bahri Ali Ejupi dhe Osman Ejupi-Zijaça, njohurit e para nga ky sport luftarak do t’i marrinë nga vëllezërit Gani dhe Nagip Murati, një nga pionierët e karatesë në trojet shqiptare.

Derisa u bë konsolidimi i duhur i klubit të karatesë “Kosova-trans “ të Podujevës, garuesit e këtij ekipi aktivitetin e tyre e zhvilluan si seksion apo nëndegë e KK ”Kosova” të Prishtinës.

Shumëkujt i duket e pabesueshme por edhe pse në kushte të rënda pune raportet në mes klubeve dhe garuesve i karakterizonte një frymë e shkëlqyer bashkëpunimi dhe miqësie.

Falë këtyre tipareve të veçanta të rinjtë nga Kosova,kanë shkëlqyer në ish-Jugosllavi dhe Kampionate evropiane e botërore, qoftë si garues, trajnerë apo gjyqtarë.

Meqë personazh kryesor i kësaj teme do të jetë Bahri Ali Ejupi, i lindur më 20 shtator 1961, në Gllamnik të Podujevës,për dashamirësitë e shumtë të karatesë do t’i veçojmë disa prej rezultateve të tij, si garues, trajner dhe gjyqtar ndërkombëtar.

Bahriu qëkur ishte fëmijë gëzonte shëndet të mirë. Kishte zhvillim të duhur fizik të përcjell me një  zhdërvjelltësi të jashtëzakonshme. Falë këtyre cilësive edhe si nxënës i shkollës fillore “Meto Bajraktari“ në Gllamnik të Podujevës,do të shquhet pothuajse në të gjitha disiplinat e sportit.

Në ndeja me shokë të shkollës dhe bashkëmoshatarë fliste me ëndje për futbollin dhe basketbollin, me çfarë linte përshtypjen se ai në një të ardhme të afërt do të jetë futbollist apo basketbollist i Llapit të Podujevës, asokohe anëtar i Ligës së Parë të Kosovës.

Planet e tij papritur do të ndryshojnë gjatë viteve 1975-1979, kur nis me vazhdimin e mësimeve në gjimnazin “8 Nëntori” të Podujevës. Pasionin e tij për futbollin, hendbollin, basketbollin, atletikën apo notin që për kohën ishin goxha të popullarizuara në Kosovë, për habinë e të gjithëve e shndërron në pasion për sportet luftarake si mundje dhe karate.

Bahriu me shokun e tij të fëmijërisë dhe të studimeve Osman Ejupi-Zijaça, kohën e lirë do ta kalojnë në ushtrime. Ata në mënyrë që të mos pengoheshin në punën e tyre përpara se të fillonin me stërvitjet dilnin jashtë zonave të banuara ku mbretëronte qetësi absolute.

Kurse fazën e vrapimit e fillonin nga bregu i Sumbullarit në Sekiraçë.që ndan këtë fshat me Sfeqlën dhe e përfundonin në malet e Shatorrit, që shtrihen sipër Gllamnikut  të Podujevës.

Këta dy të rinj vëmendje i kushtonin edhe anës teorike të këtij sporti. Ata lexonin literaturë të ndryshme mbi këtë sport dhe ndiqnin ligjëratat e doajenëve të karatesë si; Isak  Latifi, Jusuf Topalli, Ekrem Taraku, Ali  Latifi, Shemsedin  Kelmendi, Nagip  Murati, Nazmi  Ibërdemaj, Fahri  Mahalla, Adnan  Merovci, Besim Hasani etj.

Me mëvetësinë e KK ”Kosova-trans” të Podujevës dhe nën drejtimin e trajnerit të talentuar Xhevat Makolli  njëherit edhe garues standard i ekipit  llapjan, nga kategoria e lehtë e deri tek ajo e rëndë, do të debutojnë edhe të rinjtë : Bahri A.Ejupi, Ismet Hasani, Haki Rexhepi, Lulzim Beqiri, Nexhip Muharrem Hoxha dhe Osman Ejupi-Zijaça.

Shumë shpejt trajneri  Makolli, dhe ndihmësi i tij, Ymer Rama në KK ”Kosova-trasns” të Podujevës, do t’i sjellin edhe kolegët e tyre, Nezir Rama dhe Zeqir Bilalli, garues të dalluar të skuadrës KK ”Kosova” të Prishtinës.

Llapjanët përveç debutimit të suksesshëm në Ligën e Parë të Karatesë së Kosovës, me lojën e tyre të shkëlqyeshme do të jenë të pozicionuar në mesin e artë të tabelës së klasifikimit.

Meqenëse brenda klubit mbretëronte kolegjialiteti dhe respekti për njëri-tjetrin në mungesë të trajnerëve Xhevat Makolli dhe Ymer Rama, ushtrimet shumëherë i kanë udhëhequr nxënësit e tyre, Osman Ejupi-Zijaça dhe Bahri Ali Ejupi.

Nga dëshira që këta të rinj të kenë ambient të pastër dhe kushte adekuate për punë salla e ushtrimeve në shkollën 8-vjeçare “Naim Frashëri” të Podujevës, mbahej sikur të ishte barnatore nga Osman Maçastena, dashamirës i flaktë i Arsimit në gjuhën shqipe.

Gjatë kësaj periudhe Kosova kishte klube serioze dhe profesionistë të vërtetë të karatesë. Vetëm brenda Prishtinës garat në Ligën elitare të Kosovës i zhvillonin klubet si: KK ”Universiteti” i formuar në vitin 1970, pastaj KK ”Prishtina” KK ”Kosova”  KK ”Rinia” dhe KK ”Batllava”

Po ashtu me punën e tyre të suksesshme shquheshin edhe skuadrat tjera të karatesë si. KK” Mitrovica” KK” Gjimnazisti” dhe KK “Trepça”. Këto tri skuadra mitrovicase veprimtarinë e tyre e patën filluar në vitet 70-të.

Kurse, qyteti i Pejës me ekipin KK ”Partizani” të themeluar në vitin 1971 nga mjeshtri i njohur i karatesë Shemsedin Kelmendi, do t’i ketë në gjirin e tij, dhjetëra djem e vajza, që këtë sport e bëjnë tërheqës dhe atraktiv edhe për shumë të rinj të tjerë të Rrafshit të Dukagjinit.

Diku pas 6-7 vjetëve Peja, do ta ketë edhe klubin e dytë të karatesë ”22 Dhjetori”

Më 1978 në ekipin KK ”Zenel Hajdini” të Gjilanit do të përfshihen shumë të rinj të Anamoravës.

Falë përpjekjeve të vazhdueshme dhe punës serioze të vëllezërve; Fahri, Gani dhe Halil, Mahalla edhe qyteti i Ferizajt me KK ”Borci” do të bëjë prezantim të denjë në Ligën e Parë të Karatesë së Kosovës.

Rrugën e Fahriut e trasoi edhe i biri tij, Fehmi Mahalla. Ai në petkun e Dardanisë së Lozanës, arriti rezultate të jashtëzakonshme, duke fituar titullin Kampion i Evropës, në kategoritë WKF dhe EKF.

Në vitet 70-të dhe 80-të, KK ”Borci” i Ferizajt, skuadër me talent të shumtë do ta bëjë Kampionatin e Kosovës, dukshëm më cilësor dhe më joshës edhe për mijëra e mijëra dashamirë të tjerë të këtij sporti.

Në një konkurrencë me shumë ekipe dhe individë të dalluar sukses pas suksesi do të shënojë edhe KK ”Kosova-trans” i Podujevës. Në ekipin llapjan do të angazhohen edhe talent të rrallë si : Enver Qazim Cakiqi,Gazmend Havolli,Samed Arifi, Nysret Beqiri, Shefki Zeka etj.

Kjo skuadër në vitet 1984-1985 falë magjisë së Enver Qazim Cakiqi, do të shënojë rezultate kulminante. Cakiqi në një konkurrencë mjaft të fortë shpallet Kampion i Kosovës në karate.

Ai këtë sukses do ta përsërisë edhe në vitin 1987 dhe 1988, duke u shpallur dy herë nënkampion. Enveri së bashku me Zeqir Sopin, Lutfi Menxhiqin, Muhamet Rexhepin, stolisen me medalje të arta edhe në Kampionatin e ish-Jugosllavisë, të mbajtur në Prishtinë.

Cakiqi në garat individuale të mbajtura në Umag të Kroacisë, po ashtu tri herë radhas është shpërblyer me titullin e më të mirit.

Ai edhe në vitet në vazhdim në këtë sport do t’i arrijë majat e suksesit, duke qenë Kampion evropian dhe Nënkampion botëror në kategorinë e tij. Shkëlqimin në këtë disiplinë sportive e përsërit edhe në Gjermani, si shtetas i saj, duke realizuar titujt më të lartë.

Këto arritje të larta të Cakiqit, në këtë sport luftarak do të vlerësohen edhe nga Presidenca e Republikës së Shqipërisë. Z. Ilir Meta, në vitin 2021, gjatë mandatit të tij presidencial  z. Enver Cakiqi, e dekoron me çmimin “Mjeshtër i Madh”

Bahriun ky sukses i kolegut të tij e gëzoi tejmase. Ai edhe në të kaluarën arritjet e shokëve dhe të miqve të tij, i konsideronte si suksese të Kosovës dhe popullit të saj.

Bahri A. Ejupi, mjeshtër i karatesë shkalla 4-Dan, dhe gjyqtar ndërkombëtar (WSKF) asnjëherë nuk preferon të flasë për veten, por i ngelet besnik parimit. “Për secilin le të flasë puna e tij”. “Atë duhet vlerësuar të tjerët”. Në vitin1989, kur Osman Ejupi-Zijaça dhe Isak Curri e hapin Klubin e karatesë “Besa” të Lluzhanit, përkrah tyre me tërë qenien do të jetë edhe Bahri A. Ejupi.

Pas migrimit të Osmanit në Suedi dhe Bahriut në Gjermani, kur të gjithë menduan se Klubi do ta marrë tatëpjetën Z. Curri e përtëriu skuadrën me disa të rinj e të reja që shkëlqyen si në garat individuale ashtu edhe në ato ekipore.

Ndërkaq, Bahriu i lidhur ngushtë me Kosovën,më1 korrik të vitit 1998, do t’i lukset e Perëndimit dhe do t’i përgjigjet thirrjes së Atdheut, i cili pamëshirshëm sulmohej me arsenalin e armëve më të rënda nga forcat pushtuese të Serbisë.

Pas çlirimit të Kosovës, i mishëruar me sportin e karatesë Bahriu në fund javën e 21 e 23 janarit të vitit 2000, në fshatin e tij të lindjes do ta themelojë klubin “Albpetrol” të mbështetur financiarisht nga vëllezërit Rushdi,Isa dhe Idriz Ejupi, sipërmarrës të suksesshëm në Llap e më gjerë.

Fatmirësisht, investimin e tyre trajneri Bahri A. Ejupi, s’do ta çojë huq. Djem e vajza të mobilizuar në ekipin “Albpetrol” do të na bëjnë krenar të gjithëve. Me punë cilësore dhe disiplinë të lartë qysh në start do të shënojnë suksese të lakmueshme.

Në turnirin e organizuar të karatesë në Han të Elezit, garuesit e  KK. ”Albpetrol” të Sekiraçës, të prirë nga trajneri i tyre Bahri A.Ejupi, edhe pse fillestar do të stolisen me medalje dhe mirënjohje të shumta.

Djem e vajza të Klubit “Albpetrol të Sekiraçës, me trajnerin e tyre të vyeshëm Bahri A.Ejupi, e ardhshmja e karatesë së Kosovës.

Falë angazhimit dhe punës së pandërprerë të trajnerit Bahri A. Ejupi, KK. ”Albpetrol” shumë shpejt reprezentacionit të Kosovës, do t’i ofroj një talent të përkryer në kategorinë e luftimit të drejtpërdrejtë të quajtur në fjalorin e karatesë kumite.

Ky do të jetë Mirsim Ruzhdi Ejupi,nxënës shembullor  i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët  “Kongresi i Manastirit” në Gllamnik të Podujevës.

Mirsimi përveç rezultateve brenda vendit dhe rajonit do të triumfoj më 2003, edhe në Kampionatin ndërkombëtar  të karatesë në Nikozi të Qipros, i njohur edhe si Kampionati i Mesdheut. Ai shkathtësitë e tij në këtë sport marcial do t’i manifestojë me metodat e sulmit dhe të mbrojtjes të njohura si kata.

Përgatitja e duhur fizike, përqendrimi dhe qasja e njëmendtë në këto gara Mirsimit, i sjellin triumfin. Ai si 14 -vjeç do shpallet Nënkampion i Evropës dhe fitues i Medaljes së Argjendtë.

Kjo fitore e jashtëzakonshme Mirsimin do ta motivojë edhe për fitore të tjera. Ai sukses të ngjashëm do të shënojë edhe në Kiev të Ukrainës.

Forma e shkëlqyer dhe besimi në vetvete bëjnë që ai, përsëri të jetë pjesë e reprezentacionit të Kosovës në Tokio të Japonisë.

Me gjithë konkurrencën e madhe Mirsim R. Ejupi, plasohet në vendin e katërt, rezultat ky që e ëndërrojnë shumë të rinj të botës.

Rezultatet e shënuara në një periudhë rekorde të riut Mirsim R. Ejupi, më 23 dhjetor të vitit 2003 i sjellin edhe titullin “Sportisti më i Mirë i Vitit ” në Komunën e Podujevës.

Gjatë këtij viti në mesin e dhjetë sportistëve më të mirë të komunës së Podujevës, u shpall edhe Shkurte Nezir Ejupi, anëtare e KK ”Albpetrol” të Sekiraçës.

Karateistët e këtij ekipi patën korrur rezultate të larta edhe turnirin ndërkombëtar të organizuar në Gjilan të Kosovës.

Me paraqitjet e tyre të shkëlqyera të gjithë të pranishmit i patën impresionuar motrat Fatlume dhe Fatbardha Isa Ejupi. Nën hijen e tyre nuk  patën mbetur edhe të rejat si: Ariana Selim Ejupi, Shkurte Ruzhdi Ejupi, Edona Agim Ejupi, dhe Blerta Nezir Ejupi. Ndërsa tek meshkujt rezultate të kënaqshme pati shënuar Dardan Idriz Ejupi.

Me të dëgjuar për suksesin e këtyre të rinjve z. Enverhoxha Veliu, i dëshmuar ndër vite si humanist i madh do ta ndihmojë këtë skuadër të porsaformuar me rekuizita dhe pajisje të tjera të domosdoshme. Ngjashëm do të veprojë edhe njësiti paqeruajtës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës “World Vision” që asokohe vepronte në komunën e Podujevës.

Pa hyrë në kërkim të shkaqeve nga Z. Bahri A. Ejupi, mësojmë që KK”Albpetrol”pushon së vepruari në vitin 2005.

Bahriu duke e parë të pamundur jetën jashtë këtij sporti  për asnjë çast nuk e pushon aktivitetin. Me propozimin e z. Esad R. Ejupi, njohës i historisë së sporteve në Republikën e Kosovës, klubi tani e tutje do  ta marrë emrin “Rina”

Edhe pse në kushte minimale të punës Bahriu, si përherë modest dhe ambicioz përveç ruajtjes së bërthamës së ekipit në klubin “Rinia” do të angazhojë shumë të rinj dhe të reja, me prirje në karate.

Interesimi i jashtëzakonshëm i të rinjve për këtë sport dhe metodat e përsosura të punës së trajnerit Bahri A. Ejupi, do të bëjnë që klubi ta ketë një kontingjent prej mbi 100 (njëqind) karateistëve.

Përkundër kushteve të paimagjinueshme për punë vullneti dhe dëshira për ta avancuar këtë sport do të ngadhënjejnë mbi çdo vështirësi. Bahriu në marrëveshje me Drejtorin e Shkollës 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit “në Gllamnik të Podujevës z. Ismail Fetah Abdullahu, me ushtrimet do të fillojë në një nga klasat e paraleles së ndarë të kësaj shkolle në lagjen Sekiracë.

Kurse garat kampionale si nikoqire KK”Rinia” do t’i zhvillojë në sallën e Shkollës Fillore “Shaban Shala të qytetit të Podujevës.

Karateistët e kësaj skuadre si në nivel vendi, ashtu edhe në garat rajonale dhe evropiane do të stolisen me medaljeje dhe mirënjohje të shumta.

Ky aktivitet i përcjell me suksese të njëpasnjëshme u realizua në saje të kontributeve të prindërve dhe vetëmohimit të pashoq të këtyre kadetëve. Transportin e garueseve nëpër qytete të ndryshme të Kosovës,të shumtën e kohës me Minibusin e tij, privat e bëri falas z. Nezir Mehmet Ejupi, tashmë i ndjerë.

MIRANDA BAHRI EJUPI, 16-HERË RRESHT KAMPIONE E KOSOVËS NË KATEGORINË E GRUPMOSHAVE TË SAJ DHE FITUESE E  MBI 100 MEDALJEVE TË ARTA DHE TË ARGJENDËTA

Mirada që shumëçka ka trashëguar nga i ati Bahriu,e mbikëqyrur nga ai vite me radhë bindshëm  ishte më e mira në kategorinë e grupmoshave të saj, si brenda vendit ashtu edhe në garat ndërkombëtare.

Miranda B. Ejupi, anëtare KK” Rinia” të Sekiraçës së Podujevës, si fituese e 51 medaljeve të arta,19 të argjendta dhe 31 të bronzta në vitin 2013, e pati përfaqësuar Republikën e Kosovës në Kampionatin Botëror të Karatesë “WORLD LEVEL” të mbajtur në Stamboll të Turqisë.

Ajo duke vazhduar me dinamizëm të njëjtë të punës edhe në këtë ngjarje të madhe sportive arrin rezultat të shkëlqyer. Miranda në këto gara që tubojnë ajkën e karateistëve më të mirë të botës, pati zënë vendin e tretë.

Sukseset e disa të rinjve të Klubeve Albpetrol dhe Rinia i përmendëm si një argument që do të flasë për punën dhe përkushtimin e pashoq të trajnerit shembullor Bahri A.Ejupi.

Bahriu gjatë karrierës së tij është shquar edhe si garues e gjyqtar . Ai nëpërmjet këtij sporti atraktiv ka krijuar miqësi të shumta si brenda vendi ashtu edhe jashtë tij.

Gjatë qëndrimit në Mainz të Gjermanisë, këtë sport  e ka praktikuar në përputhje të plotë me rregullat, pa e keqpërdoruar asnjëherë, për çfarë ka marrë mirënjohje dhe lëvdata të shumta.

Duke studiuar kartotekën e veprimtarisë së tij, si gjyqtar në nivel vendi dhe në atë ndërkombëtar vërejmë se Bahriu, ka ndarë në dhjetëra turnirë dhe kampionate të karatesë drejtësinë me mjaft korrektësi.

Falë paanshmërisë dhe e referimit hëpërhë me normat ai ka qenë i ftuar në cilësinë e gjyqtarit në Kampionate të ndryshme të karatesë të organizuara në vendet Ballkanike, Evropiane dhe Aziatike.

Bahriu në prill të vitit 2005, ishte në formacionin e referëve më mirë të Republikës së Kosovës, në Stamboll të Turqisë, ku  dy ditë radhas u mbajtën garat e Kampionatit botëror të karatesë.

Së duhet harruar se Bahriu, edhe më 2004, pati marrë ftesë për referim nga Tokio e Japonisë, djep i  karatesë.

Me gjithë dëshirën e flaktë ai ,nuk mundi t’i përgjigjej kësaj ftese në mungesë të mjeteve materiale. Bahriu jashtë kësaj ngjarje të rëndësishme mbeti nga indiferenca e institucioneve tona lokale dhe qendrore. Bashkëpërgjegjës janë edhe disa afaristë të njohur të komunës së Podujevës,që në rastin konkret nuk u treguan aspak solidarë me Bahriun.

Pavarësisht, kësaj amullie Bahriu u ngeli besnik të rinjve të krahinës së Llapit,me të cilët edhe në vitet në vijim punoi me ritëm të njëjtë si trajner dhe gjyqtar i karatesë.

Ai si ngushëllim të vetëm për punën vullnetare në dekada i pati medaljet, mirënjohjet dhe diplomat e shumta  të fituara në garat e vendit dhe ato ndërkombëtare.

Po ashtu me rastin e shpalljes së sportistit, trajnerit dhe arbitrit më të mirë të vitit në Komunën e Podujevës, z. Bahri A. Ejupi, disaherë është vlerësuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport, e kësaj komune si gjyqtari më i mirë i karatesë.

Kjo veprimtari e zhvilluar në baza vullnetare me kaq dashuri dhe entuziazëm përgjatë dyzet vjetëve me radhë s’mund të quhet ndryshe vetëm jetë e vënë në shërbim të zhvillimit të sportit dhe edukimit të brezave.

ARIF  EJUPI

NĒ GJAKOVË- Fotoreportazh nga ORHAN SAKIQI

Hamid Kokalari ne vitin 1943 ka shkruar librin-“Kosova djepi i shqiptarizmit”. Diku tjeter Gjakova djepi i Kosoves. Kisha vite qe desheroja ta vizitoja Gjakoven . Qetesia te ngadalson rrjedhjen e jetes , ka thene dikush. Me ne fund e theva qetesine. Qe kur kalon Prizrenin anes rruges sheh toka te punuara dhe gjelbrim i cili shtrihet edhe ne kodrat per rreth.
Qyteti me rreth 50 mije banore ka ruajtur me se miri ndertimet historike , ato me te vonshmet duke bere permirsime dhe ato te rejat duke i ndertuar ne periferi. Pa dyshim pjesa ma e njohur ne Gjakove eshte Qarshia e Madhe zemra tregtare dhe artizanale. E prishur gjate luftes ajo eshte ndertuar perseri sikur ka qene. Sigurisht shume nga zanatet e vjetra nuk punojne por kane mbetur mjaft.
Aty takoj zdruktarin Hamdi Qarri apo djepaxhiun si e quante ai shitoren e tij . Mbi 180 vjet qe nga katragjyshi. Turiste te shumte sidomos nga Zvicra jane klientet e tij. Mu kujtua pazari i vjeter i Tiranes qe e prishem pa ruajtur asnje gjurme. Nje foto me Hamdiun. Rruge te shtruara me kalldram dyqanet me fasade druri te punuar e cati me tjegulla qe marin pjese ne kete assmbel. Rruga me e popullizuar eshte e kafeneve qe ishin plot te djelave ku grupi karakteristik i Ashikeve kendonte kenga nga cdo vis i Shqiperise. Me vendosen ne krye te vendit .Nga Tirana aher porosit kangen qe do . Sme kujtohej pastaj thashe – kur pata nje lule te bukur-Patriotizmi i gjakovareve eshte i njohur. Me thone se eshte i vetmi qytet ne Kosove qe ka krijuar brigade me qytetare ne U. C . K. Te thone qe shume drejtues dhe luftetare qe nga kohet e vjeta , lidhja e Prizrenit e lufta e U. C. K. jane nga ky qytet.
Nuk mund ti leshe pa vizituar bustin e patriotit dhe albanalogut Selman Riza, shtepine e Kryezinjve e Muzeun Etnografik i cili i mungon Tiranes. Gjakovaret nuk i shmangen bisedave politike. Neutrali me heshtjen e tij ndihmon te pa drejtin thone. Zyra e partise Vete Vendosja , shtepi karakteristke ndodhet ne mes te Qarshishe. Ne kohe te pushimeve qyteti ka me shume gjalleri. Kthehen bijt e merguar te shumti nga Gjermania dhe Zvicra. Bisedoj me njerin prej tyre Bashkimin qe punon inxhinier ne Zvicer. Eshte afer pensionit , me shume se 35 vjet emigracion. Ka blere shtepi diku buze detit ne juge te Shqiperise. Rruga e Kombit na afroje thote ai. Iki nga Gjakova me shprese qe viziten tjetre ta kryej me tej ne Peje ne Rugove. E ku ka fund Shqipnija e jone.Foto e objekteve qe permenda me siper.

Një buqetë me lule shkrimore për 30 -vjetorin e Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë- Nga ALBERT HABAZAJ

 

 

Shkurtore

Në këtë shkrim jubilar nderimi për 30-vjetorin e Universitetit tim të dashur, që mban emrin zyrtar Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, i cili përkon po ashtu edhe me datëlindjen e Bibliotekës Shkencore “Nermin Vlora Falaschi” të këtij institucioni të lartë arsimor në Shqipëri, nuk kam dëshirë të merrem me historinë mbi 2600 vjeçare të Vlorës për liri, pavarësi e dituri përgjatë rrjedhave të kohës, sepse kam shkruar e botuar edhe më parë. Dëlirësisht nuk kam synim shkrimor të merrem as me parashikimin dhe dëshirën e madhe atdhetaro-romantike të Sami Frashërit që “Shkolla e Anijerisë duhet të jetë mbanë detit, tek të jenë  edhe anijet e luftës, në Durrës, anë Ujit të Ftohtë anë Vlorës; po aq, as me njërën nga dallëndyshet e para të arsimit shqiptar, siç qe Shkolla Tregtare në Ujë të Ftohtë, Vlorë, çelur më 8 Nëntor 1924, që përfshinte nxënës nga Vlora, Fieri, Ballshi, Berati, Gjirokastra, Elbasani, Durrësi e Kosova dhe që në vitin 1933 është quajtur edhe Institut i Tregtisë, e cila krahas Normales së Elbasanit e ca pak simotrave shqiptare, sfiduan furtunat perandorake (të vjetra dhe të reja) dhe mbijetuan denjësisht. Thjesht do ta përmend që Shkolla e Lartë e Oficerëve të Flotës Ushtarake Detare apo Shkolla e Lartë e Marinës (e cila më pas u emërua Akademia Detare), u hap për herë të parë në historinë e vendit tonë, ashtu siç ëndërronte Rilindasi i madh, buzë detit të Vlorës, në Ujë të Ftoftë, më 4 shtator 1961. Po ashtu, thjesht sa do të përmend që Shkolla e Lartë Ushtarake e Aviacionit Shqiptar (SHLA) u hap më 11 maj 1962 po në Vlorë [edhe pse kam qenë vetë student për aviator (1979-1981) dhe kam mall, ndjej krenari e po aq trishtim].

Po ashtu, thjesht po e përmend Shkollën Mjekësore “Jani Minga”, të vetmen shkollë kombëtare me histori më tepër se gjysmë shekullore; Shkollën Pedagogjike, shkollat e mirënjohura të arsimit të përgjithshëm “Ali Demi”, “Halim Xhelo”, apo Shkollën Industriale, me aq vlera e dobi për shërbimet më jetësore ndaj qytetarëve në çdo kohë. Është i pamohueshëm për kulturën arsimore vendi dhe roli i Filialit të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës, i ngritur në Vlorë në periudhën 1970-1980 për degët Plan dhe Kontabilitet apo i Filialit i Institutit të Lartë Pedagogjik të Shkodrës për degët e Mësuesisë: Gjuhë – Letërsi, Matematikë – Fizikë, Biologji – Kimi dhe Histori – Gjeografi për periudhën 1969-1982. Këto institucione arsimore ishin fanarë ndriçues për udhëtimin dituror e dritëror të Vlorës dhe të devotshmëve të merituar për dije, zhvillim e përparim, por, sadopak, për hir të njohjes, mundësive dhe pozicionit organik të punës, do t’i bie pikës mbi ì për fillimet e Universitetit të Vlorës.

 

Fillimet e Universitetit

Për hapjen e Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, vendosi Këshilli i Ministrave të Shqipërisë me vendimin nr. 105, datë 28.02.1994, me kryeministër prof. dr. Aleksandër Meksi. Më 1 Mars 1994 u ngrit grupi i punës për të kristalizuar, për t’i dhënë formë e drejtim të qartë idesë për një shkollë të lartë në Vlorë, e cila kishte kohë që diskutohej në mjediset intelektuale të qytetit, vlonjatëve të Tiranës dhe miqve të Vlorës. Pra, ideja ishte e thjeshtë: Vlorës i takon se e meriton një universitet me 3 fakultete. Dhe kështu nisi punën grupi i punës apo bordi drejtues i ngritur posaçërisht për drejtimin e nëngrupeve, me përfshirjen serioze të të cilëve nisi veprimtaria për ngritjen e Universitetit në qytetin e madh bregdetar të Shqipërisë Jugperëndimore (i dyti qytet portual në Shqipëri mbas Durrësit).

Në bordin drejtues u emëruan 7 intelektualë, personalitette të dijes dhe arsimit:

  1. Dr. Sezai Bazaj – kryetar (më vonë Prof. As. Dr., diplomuar për ekonomi)
  2. Dr. Spiro Caushi – nënkryetar (më vonë Prof. Dr. – diplomuar mësues fizike)
  3. Kristaq Pavli – anëtar (diplomuar  për mjekësi, (kardiolog)
  4. Janaq Vaso – anëtar (diplomuar  mësues fizike)
  5. Pajtim Islami – anëtar (diplomuar  për inxhineri mekanike)
  6. Dr. Nestor Tereska – anëtar (Prof. Dr., më vonë Akad., në atë kohë – Rektor i Universitetit të Tiranës, diplomuar  për mjekësi – nefrolog)
  7. Dr. Gëzim Karapici – anëtar (më vonë Prof. Dr., në atë kohë – kohë – Rektor i Universitetit Politeknik të Tiranës, diplomuar  për inxhineri elektrike)

Për formimin e 3 fakulteteve të kësaj shkolle të lartë u krijuan 3 grupe që u ngritën dhe u drejtuan nga specialistë dhe akademikë me përvojë të përzgjedhur nga Universteti i Tiranës, Politekniku, si dhe ekspertë lokalë. Këto grupe drejtoheshin nga:

  1. Dr. Halit Xhafa – kryetar i grupit të punës për ngritjen e Fakultetit të Tregtisë [sot: i Ekonomisë], (në atë kohë Zv/dekan i Fakultetit të Ekonomisë në Universitetit të Tiranës, Prof. Dr.);
  2. Prof.dr. Rexhep Bregu – kryetar i grupit të punës për ngritjen e Fakultetit të Infermierisë [sot: të Shëndetit], (në atë kohë Zv/dekan i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetit të Tiranës);

III.             Dr. Nikolin Pema – kryetar i grupit të punës për ngritjen e Fakultetit të Marinës [Sot: i Shkencave Teknike dhe të Natyrës], (në atë kohë Zv/dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Universitetit Politeknik të Tiranës).

Më 3 Tetor 1994 nisi dita e parë e mësimeve në Universitetin e Vlorës, me 162 studentët e parë të shpërndarë në 3 fakultete: Fakultetin e Tregtisë me degët Biznes dhe Turizëm, Fakultetin e Marinës me degën Inxhinieri Navale dhe Fakultetin e Infermierisë për përgatitjen e infermerëve, të cilët i përshëndeti zëvendës rektori prof. Spiro Caushi. Më 10 Tetor 1994 u zhvillua ceremonia e përurimit të Universitetit të Vlorës. Në këtë festë të madhe arsimore për Vlorën dhe Shqipërinë mori pjesë edhe Presidenti i Shqipërisë në atë kohë prof. dr. Sali Berisha, ish – Ministri i Arsimit prof.dr. Xhezair Teliti, si dhe shumë personalitete të tjerë të ftuar.

Formimi i auditorëve dhe krijimi i një stafi akademik të denjë, kërkues e ambicioz, me të dhëna kurrikulare nga më të kompletuarat për kohën, të prirur për të zhvilluar aspektet e tyre akademike dhe fakultetet përkatëse gjithashtu, ishin kriteret përmes të cilëve u përzgjodhën, mes 130 kandidatëve, 10 pedagogët e parë efektivë dhe 31 pedagogë të jashtëm.

Nderojmë dhe vlerësojmë ata që hodhën themelet e Universitetit tonë: dr. Sezai Bazaj, i cili me hapjen e Universitetit u emërua Rektor i këtij institucioni të ri të arsimit të lartë shqiptar; prof.dr. Spiro Caushi, që u emërua Zv/Rektor dhe dekan i Fakultetit të Marinës (i cili është cilësuar si dekan i Zëvendës Rektorëve të Universitetit të Vlorës, por ndoshta në rang Republike, sepse këtë detyrë e ushtroi deri ditën që doli në pension, në vitin 2012). Po me kaq nderim kujtojmë dhe vlerësojmë bërthamën e parë pedagogjike, që, përveç Rektorit dhe Zv/Rektorit, përbëhej nga pedagogët Selman Lamaj (dekan i Fakultetit të Tregtisë), Natasha Ahmetaj (pedagoge e Fakultetit të Tregtisë), Brunilda Lilaj (dekane e Fakultetit të Infermierisë), Kristofor Lapa (pedagog i Fakultetit të Marinës), Flutura Kondili (pedagoge e Fakultetit të Infermierisë), Diana Kozdine (pedagoge e Fakultetit të Infermierisë), Vasil Mino (pedagog i Matematikës) dhe Mimoza Shtëmbari (pedagoge e gjuhës angleze).

Rektorët në vite:

Mbas dr. Sezai Bazaj, i cili është rektori i parë i emëruar i Universitetit të Vlorës (1994-1998), në vitin 1998, Rektor u emërua Dr. Bilal Shkurtaj (sot Prof. Dr.), i cili u zgjodh nga Senati për dy mandate. Në zgjedhjet e vitit 2008, Prof. Dr. Tanush Shaska u zgjodh Rektor i Universitetit të Vlorës, i cili kontribuoi deri në vitin 2010. Në vitin 2010, Prof. Dr. Albert Qarri u zgjodh Rektor i Universitetit të Vlorës. Në vitin 2016 u zgjodh Rektor i Universitetit të Vlorës, Prof. Dr. Roland Zisi, i cili vijoi në krye të Universtietit për dy mandate deri në vitin 2024. Në zgjedhjet e 21 Qershorit 2024 fiton postin e Rektorit Prof. dr. Aurela Dai Saliaj (e para grua fitimtare në garat për postin e lartë të Rektorit ndër vite), fakt, që, veç të tjerash, tregon se në Vlorë emancipimi i femrës po ravijëzohet  dukshëm dhe qartë si drita e diellit.

Dy piketa

Qysh në fillimet e tij, Universtieti, krahas edukimit universitar të studentëve, ka pasur përparësi konferencat shkencore, lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare, por nuk është e nevojshme të bëjmë paradë suksesesh këtu, sekpse kemi synime përpara. Në nga punët më të dobishme që ka bërë stafi akademik i “Ismail Qemalit” ka qenë puna kërkimore shkencore, ekspeditat me pjesëmarrje në terren. Nuk mundet që t’i përmendim të gjitha këto veprimtari, mjafton të kujtojmë një ekpseditë realizuar gjatë vitit 2008 në rajonin e Përmetit për studimin e ujërave të Shqipërisë. Ishte një projekt i Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, së bashku me Universitetin e Janinës, realizuar nga prof.dr. Spiro Caushi (fizikin), prof.as.dr. Petrit Kotori (kimist) dhe dr. Muharrem shehu (biolog) – ndjesë pastë! Ndalova në këtë ekspeditë, sepse ishte dhe ngelet një model jo vetëm për pedagogët e studiuesit e Universitetit të Vlorës, por mendoj se është një shembull i mirë për të gjithë universitetet shqiptare. Në  një ekspeditë marrin pjesë ata që duhet të jetë pjesëmarrës, njerëz kompetentë, që kanë kapacitetet e nevojshme profesionale – akademike për një ndërmarrje të tillë (në rastin konkret – një biolog, një kimist, një fizikan)

Gjatë udhëtimit 30-vjeçar të Universitetit tonë, vlen të theksojmë se në vitin akademik 2007-2008, Universteti i Vlorës arriti shifrën rekord të studentëve në 10 000 të regjistruar, nga të cilët 7400 studentë në sistemin me kohë të plotë dhe 2880 në sistemin me kohë të pjesshme, duke u renditur kështu i dyti në shkallë vendi mbas Universitetit të Tiranës dhe i pari midis universiteteve të rretheve (përfshi dhe universitetet e tjera të Tiranës).

Në ditët e sotme studentët vijojnë studimet në 15 departamente, të cilët janë në strukturën e organigramës së 4 fakulteteve: Fakultetit të Shëndetit, atij të Ekonomisë, të  Shkencave Humane dhe Drejtësisë, si dhe Fakultetit të Shkencave Teknike dhe Natyrore.

Studentët tanë në UV studiojnë në fusha e programe të ndryshme si: Ekonomik, Inxhinieri, Juridik, Infermieri, Pedagogji të Specializuar, Shkenca Kompjuterike, Informatikë, Gjuhë të Huaja, Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Mësuesi, Matematikë – Fizikë etj. Në total UV ofron 2 diploma tekniko-profesionale, 30 programe studimi Bachelor, 37 Programe studimi Master (Shkencor dhe profesional) si dhe një program doktorature. Në UV ofrohen edhe programe studimi: “Master Profesional” në “Udhërrëfim dhe Komunikim Turistik”, program studimi: Formim i vazhduar në fushën Psiko-Pedagogjike, programin e riorganizuar të Ciklit të Dytë në “Mësuesi për Arsimin fillor” dhe programi double degree në fushën e Turizmit në bashkëpunim me Universitetin “Aldo Moro”, Bari Itali. Gjithashtu aplikohen edhe dy programe të reja double degree: Bachelor në “Gjuhësi të Aplikuar në Fushën e Turizmit”, në partneritet me Universitetin e Salentos, Lecce, Itali dhe programi “Inxhinieri mekanike”, në bashkëpunim me Universitetin Politeknik, Bari, Itali. Gjithashtu në Fakultetin e Shkencave Hmane funksionon Doktorata “Studime Gjuhësore, Letrare dhe Kulturore”/ Doktoratë “Language, Literaty and Cultural Studies”.

 

BIBLIOTEKA E UNIVERSITETIT

Biblioteka Shkencore “Nermin Vlora Falaschi” është çelur me themelimin e Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, në 10 Tetor 1994, i cili fillimisht kishte emërtimin Universiteti Teknologjik “Ismail Qemali”, Vlorë.

Më 28 nëntor 2005, Biblioteka e Universitetit mori emrin “Nermin Vlora Falachi” për të nderuar kulturologen Nermin Vlora, mbesë e Ismail Qemal Vlorës.

Universiteti ka në dispozicion të studentëve, pedagogëve, studiuesve dhe stafit të këtij Institucioni të arsimit të lartë 3 (tre) biblioteka me 3 (tre) salla leximi, me personel 4 (katër) vetë, me vendndodhje, përkatësisht: Biblioteka shkencore qendrore nr.1, në Godinën A (Rektorati), kati II, që mbulon dhe Fakultetin e Ekonomisë me personel 2 (dy) specialistë; Biblioteka B, nr.2 në Fakultetin e Shkencave Humane dhe Drejtësisë, kati III, me 1 (një) specialist (që mbulon edhe Fakultetin e Shëndetit) dhe Biblioteka e Re, nr.3 në godinën C, kati I në Fakultetin e Shkencave Teknike dhe Natyrore, e cila është hapur më 28.03.2018 me 1 (një) specialist/e.

Sektori i Bibliotekës Shkencore është njësi ndihmëse e Universitetit, strukturë ndihmës akademike me karakter administrativ në nivel institucioni dhe është në vartësi të Rektorit, sipas organigramës, nëpërmjet zv/rektorit Akademik që ndihmon në realizimin dhe mbështetjen e veprimtarive të mësimnxënies/ mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor ose të zhvillimit të institucionit të arsimit të lartë (Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë.

Biblioteka Shkencore e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë është shtëpia e librit, sidomos për studentët, patjetër për pedagogët, stafin dhe studiuesit (jo vetëm personel i UNIVLORËS) që i mirëpret me dashamirësi nga ora 08.00-20:00. Biblioteka jonë është strehëza juaj e ngrohtë, e qetë, me hapësirë dhe me dritë, ku ju mund të studioni më mirë se kudo. Mirë se vini, miq e dashamirës të librit dhe shërbimit tonë si misionarë drite për mendim dhe veprim të mirë, të bukur dhe shoqërisht të dobishëm! Jeni të mirëpritur çdo ditë, jo vetëm gjatë sezonit të provimeve, studentë të dashur, po ashtu të mirëseardhur në konferencat, simpoziumet, tryezat shkencore, veprimtaritë kërkimore – shkencore apo letraro – kulturore, që kryen biblioteka universitare si pjesë e së tërës së UNIVLORËS!

 

Përnjohje e duhur profesionale

Sektori i Bibliotekës Shkencore pranë UV-s, ndjek një politikë të ruajtjes së trashëgimisë së tij akademike, kulturore dhe shkencore, duke shërbyer si një strukturë e depozitimit të infomacionit të shkruar dhe elektronik dhe të organizimit të aktiviteteve ku promovohen libra, autorë dhe tendenca bashkëkohore kulturore, shkencore e letrare.

Orari i Bibliotekës: Biblioteka Qendrore në Godinë është e hapur: e hënë – e premte, ora 08:00-20:00, është në shërbim të studentëve, pedagogëve dhe stafit të Fakultetit të Ekonomisë dhe Rektoratit, mbasdite për të gjithë studentët dhe pegagogët e të katër fakulteteve të universitetit.

Dy bibliotekat e tjera kanë orarin zyrtar 08:00-16:00, fundjavë dhe ditë festash – pushim.

Në Bibliotekën kryesore (Nr.1) është edhe Arkiva e e Bibliotekës, e cila kryen detyrat sipas standardeve të shkencës së Bibliotekonomisë për arkivat e bibliotekave universitare. Funksionon Biblioteka Online dhe Biblioteka Digjitale. Qysh nga viti 2013 Biblioteka është përfshirë në Sistemin Ndërkombëtar të Përshkrimit Bibliografik COBISS. Net, duke realizuar regjistrimin e njësive bibliografike libra dhe jolibra (botime monografike, (së pari ato tekste që janë në funksion të studentëve dhe pedagogëve), buletine e artikuj shkencorë, domosdoshmërisht artikujt e botuar në buletinet shkencorë, që nga ai nr. 1 (v. 2001) korrekt me standardet Ndërkombëtare të Bibliotekomonisë në këtë fushë.

Numri i vendeve për sallë përkatësisht: Total – 120, Bibloteka A – 60, Bibloteka B – 37,

Bibloteka C – 23. Numri i përdoruesve/ frekuentuesve: Total – 80, Bibloteka A – 45, Bibloteka B

– 20, Bibloteka C – 15.

Gjatë vitit akademik 2019-2020, në mjediset e Bibliotekës Qendrore (Godina A) u krijua Arkiva e Bibliotekës, e cila kryen detyrat sipas standardeve bibliotekonomisë për arkivat e bibliotekave universitare.

Koeficienti i shfrytëzueshmërisë, [llogaritur me numrin e përdoruesve të bibliotekës mbi numrin

e vendeve në çdo sallë (total bibliotekat)] është afërsisht 0.67 ose 67 % shfryëzohet. Sipërfaqja e

bibliotekës A është 252 m². Aty u krijua sipas standardeve dhe në mjedisin e duhur për Arkivin e

Bibliotekës. Sipërfaqja e bibliotekës B është 90 m², ndërsa Sipërfaqja e bibliotekës C është 80 m².

Pasurimi i fondeve të bibliotekës sigurohet përgjithësisht me pasurim korent dhe më pak me

pasurim retrospektiv. Burimet e pasurimit për librin në gjuhën shqipe janë: blerjet me procedurë

sipas buxhetit të përcaktuar me preventivat dhe specifikimeve teknike, miratur nga S.A dhe B.A.

[me tenderim], dhe dhuratat nga institucione shtetërore, organizata jofitimprurëse apo persona

privatë, për tekste që paraqesin interes për studentët, pedagogët e stafin. Për librin e huaj

nëpërmjet burimeve të ndryshme të pasurimit që gjenden në internet. Një adresë e tillë që kemi

shfrytëzuar është: http://www.amazon.com apo Barnes & Noble company http://.barnesandnoble.com

Ndihmesë të dukshme në dispozicion të studentëve kanë dhënë Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Akademia e Studimeve Albanologjike, KLSH, institucione të tjera apo personalitete të fushave të ndryshme të dijes e shkencës me literarurë fizike si: tekste mësimore bazë dhe literaturë ndihmëse në gjuhë shqipe apo të huaja, libra apo revista shkencore të nevojshme, të mjaftueshme dhe të përshtatshme për mbulimin e të gjitha moduleve e veprimtarive mësimore sipas natyrës e specifikës së programit të studimit.

Biblioteka funksion me fonde të hapura (salla leximi – të tri bibliotekat) dhe me fonde të mbyllura (biblioteka qendrore).

Në total, fondi i trashëguar (1994-2024 (me blerje dhe dhurata, shqip dhe në gjuhë të huaj) është: 55. 000 tekste në përreth 15.000 tituj. Blerjet dhe dhuratat kanë pasuruar burimet manuale të bibliotekës dhe e kanë freskuar ndjeshëm atë nëpërmjet përditësimit të literaturës ndërkombëtare, në shërbim të katalogimit dhe administrimit elektronik të fondit dhe periodikut. Biblioteka mundëson shfrytëzimin e të gjitha botimeve, që disponon nga përdoruesit e ndryshëm, nga çdo bibliotekë dhe laborator i fakulteteve përkatësisht. Ndërkohë, duke qenë në formatin digjital, i njëjti material/ botim mund të aksesohet nga më shumë se një përdorues njëkohësisht, dhe mund të lexohet në kohën që përdoruesi përcakton, pa pasur varësi nga disponibiliteti i ambjenteve të UV. Biblioteka Shkencore është shërbestare e studentëve dhe pedagogëve të Universitetit.

 

Biblioteka Shkencore për akreditimin e Universitetit

Institucioni siguron ruajtjen, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë së tij akademike, kulturore dhe shkencore. (Kreu III Standardi VII.4) UV ka vënë në dispozicion të studentëve, pedagogëve, studiuesve dhe stafit të këtij Institucioni 3 (tre) biblioteka me 3 (tre) salla leximi, me personel 4 (katër) vetë, me vendndodhje, përkatësisht: Biblioteka qendrore, në Godinën A (Rektorati), që mbulon dhe Fakultetin e Ekonomisë me personel 2 (dy) specialistë, Biblioteka B, në Fakultetin e Shkencave Humane dhe Drejtësisë me 1 (një) specialist (që mbulon edhe Fakultetin e Shëndetit) dhe Biblioteka e Re në godinën C, në Fakultetin e Shkencave Teknike dhe Natyrore me 1 (një) specialist/e. Sektori i Biblotekës Shkencore pranë UV-s, ndjek një politikë të ruajtjes së trashëgimisë së tij akademike, kulturore dhe shkencore, duke shërbyer si një strukturë e depozitimit të infomacionit të shkruar dhe elektronik dhe të organizimit të aktiviteteve ku promovohen libra, autorë dhe tendenca bashkëkohore kulturore, shkencore e letrare. Çdo pedagog (me kohë të pjesshme ose të plotë) dorëzon tekstet mësimore dhe/ose tekstet e ushtrimeve që ka përdorur dhe përdor në kurset e tij pranë Sektorit të Shërbimeve të Librit në Bibliotekën Shkencore për t’u ardhur në ndihmë studentëve, të cilët nuk kanë mundësi financiare për ti blerë ato [E2.65]. Theksojmë se çdo publikim i stafit akademik ka plotësuar kriteret e publikimit të tyre në përputhje me Vendimin e miratuar nga SA [E2.66]. Gjithashtu, çdo pedagog dorëzon listën e punimeve të diplomës së ciklit të dytë dhe të tretë në hard copy tek të dyja Biblotekat e UV-së (Sektori i Shërbimeve të Librit) [E2.65]. Çdo veprimtari kërkimore-shkencore e stafit akademik është në përputhje me “Rregulloren e Etikës mbi veprimtarinë kërkimore-shkencore dhe botuese” e miratuar me Vendim të SA-së [E2.67]. SA ka miratuar listën e disa botimeve që do të përbëjnë “minibibliotekë zyre” në formë pakete për zyrat e autoriteteve drejtuese, kryesekretareve, sekretarive mësimore dhe administratës (sektorë, drejtori) me qëllim që secili autoritet e punonjës i Universitetit të ketë njohuri të përgjithsme për gjuhën shqipe, shkrimin e saj, popullin shqiptar, identitetin, vlerat kombëtare, historinë, kulturën dhe letërsinë shqipe, Kosovën, arbëreshet etj. [E2.68]. UV ka marrë në pronësi Opusin e trashëgimisë kulturore të Lefter Çipës, të cilat përbëjnë një pasuri kombëtare jo vetëm për studentët e fushës, që vijojnë studimet e nivelit të dytë, por edhe për pedagogët dhe studiuesit shqiptarë apo të huaj. Gjithashtu, UV ka botuar Bibliografinë e “Botime të pedagogëve të Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, pjesa 1 (1994-2006). Po ashtu është botuar Bibliografia “Botime të pedagogëve të Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, Libra. Pjesa 2 (2006-2020). UV ndjek një politikë të vlerësimit dhe zhvillimit të pasurive të tij akademike, kulturore dhe shkencore, duke mbështetur stafin akademik në botimet e artikujve shkencore në Buletinin e UVsë, promovimin e librave dhe krijimin e arkivës dixhitale [E2.69]. UV promovon shembuj të praktikave të mira, nxit e inkurajon personelin akademik për përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë së mësimdhënies e kërkimit shkencor nëpërmjet mbështetjes financiare [E2.70]. UV boton periodikisht dhe vë në dispozicion të stafit dhe studentëve Buletinin e saj Shkencor (nga viti 2013- me ISSN 2310-6719), i cili përmban artikujt shkencorë të pedagogëve të UV-së, të autorëve të tjerë shqiptarë apo të huaj. Ky Buletin është hapur në vitin 2001 dhe shërben si një pasuri jo vetëm për UV-në por edhe më gjerë. 13 buletinet e para (nga viti 2001- 2008) janë regjistruar në programin COBISS.Net dhe po vijohet me përditësimin e artikujve të buletinëve me ISSN. Për dixhitalizimin e standardizuar dhe të unifikuar të librit/ tekstit mësimor apo artikujve shkencorë të nevojshëm, UV është në proçes unifikimi me rrjetin e Bibliotekave Universitare me lider Bibliotekën e Akademisë së Shkencave, për përmbushjen e planit kombëtar për dixhitalizimin e Bibliotekave Universitare dhe atyre të rrjetit.

 

Përditshmëria

Sektori i Bibliotekës shkencore, me të tre bibliotekat e fakulteteve është një mbështetje efektive e mësimit dhe hulumtimit të studentëve në literaturën e duhur bashkëkohore, revistat/ buletinet, etj.

Informacioni për bibliotekat dhe aktivitetet e tyre publikohet në faqen e internetit të Universitetit.

Orari i Bibliotekës: Biblioteka Qendrore në Godinë është e hapur: e hënë – e premte, ora 08:00-

20:00, është në shërbim të studentëve, pedagogëve dhe stafit të Fakultetit të Ekonomisë dhe

Rektoratit, mbasdite për të gjithë studentët dhe pegagogët e të katër fakulteteve të universitetit.

Dy bibliotekat e tjera kanë orarin zyrtar 08:00-16:00, fundjavë dhe ditë festash – pushim. Për të

llogaritur numrin e përdoruesve të Bibliotekës dhe koeficientin e shfrytëzueshmërisë përdorim

Statistitat vjetore, mujore dhe ditore, të cilat plotësohen sipas udhëzimeve që ka biblioteka dhe

ruhen në arkiv, sipas kritereve. Librat për përdorim jashtë bibliotekës huazohen duke plotësuar

kartelën e lexuesit/ përdoruesit sipas rregullores së bibliotekës.

Biblioteka ka Rregulloren e brendshme të saj të miratuar nga Senati Akademik i Universitetit.

 

Për bibliotekën online dhe atë digjitale:

  1. Në softin COBISS3 uvl për digjitalizimin e katalogut bibliografik të koleksionit të Bibliotekës

përditësojmë tekste dhe artikuj shkencorë si pjesë e rrjetit në sistemin ndërkombëtar Cobiss. Net.

Studentët kanë kërkuar për materiale/ tekste, artikuj digjitalë sipas manualit të librarisë digjitale,

i cili ka shërbyer për të aksesuar shërbimin e librarisë digjitale, duke aksesuar këtë shërbim në

linkun: https://ulibrary.rash.al/

  1. Biblioteka Digjitale

Për Bibliotekën elektronike online është punuar me burimet elektronike për Shqipërinë, ndërsa për digjitalizimin e standardizuar dhe të unifikuar të librit/ tekstit mësimor apo artikujve shkencorë të nevojshëm në fillim të viti 2021 ka filluar funksionimin Biblioteka Digjitale e Universitetit. Marrja në pronësi nga Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë e Opusit të trashëgimisë kulturore të Lefter Çipës, nisi me skanimin dhe digjitalizimit e dorëshkrimeve me vlerë dhe materialeve të rralla në version origjinal dhe kopje autentike të këtij autori polifon, etnofolkloristit dhe poetit atipik Çipa, që përbëjnë një pasuri kombëtare jo vetëm për studentët e fushës, që vijojnë studimet e nivelit të dytë, por edhe për pedagogët dhe studiuesit shqiptarë apo të huaj. Biblioteka shkencore Qendrore, ka gjithashtu në funksion të studentëve dhe pedagogëve edhe Bibliotekën digjitale të prof. Pietro di Marco. Për digjitalizimin libror, vijon puna përditshërisht dhe pa ndërprerje për skanimin, ruajtjen dhe vënien e tyre në dispozicion të përdoruesve, duke pasur përparësi botimet unikale, ato që nuk lejohen të dalin nga salla, enciklopeditë, fjalorët, dorëshkrimet, botimet  e vjetra, si dhe  ato tekste universitare, që janë më të rëndësishëm e të domosdoshëm për studentët së pari. Me këtë proces merret kryesisht specialisti Elton Brakaj.

  1. Bibliografitë

Janë botuar 2 punime profesionale në fushën e Bibliotekonomisë: Bibliografia “Botime të pedagogëve të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, Pjesa 1 (1994-2006), ku përfshihen 65 autorë dhe 3 përkthyes – pedagogë të UNIVLORËS me 167 njësi bibliografike (tituj librash, regjistruar dhe në Sistemin Ndërkombëtar të përshkimit Bbliografik të njësive libra dhe jolibra) si dhe: “Bibliografia e Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë: Tekste mësimore universitare dhe monografi shkencore të pedagogëve të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë,  Pjesa 2 (2006-2023), ku përfshihen 179 tituj librash, nga të cilat 117 tekste mësimore dhe 62 monografi, prodhim intelektual i 108 pedagogëve të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, si dhe 17 përkthyes të këtij institucioni të lartë arsimor, përgatitur nga bibliografi Albert Habazaj, të cilat janë punime kërkimore – shkencore unikale me vlera serioze për universitetin dhe ndër të rrallat ndër universitetet shqiptare.

Ndryshe nga e para, kjo bibliografi është e integruar në Sistemin dhe Shërbimet e Përbashkëta Bibliografike Online (COBISS), sipas standardeve ndërkombëtare të përshkrimit bibliografik, si edhe në Sistemin Informues për Veprimtarinë Kërkimore në Shqipëri (E-cris.AL). Në këtë Bibliografi, përveç njësive bibliografike – libra të pedagogëve të UV, janë përfshirë dhe punimet shkencore të figurave të njohura të shkencës shqiptare, si prof. Daritan Spahiu, Llukan Puka, Shaban Sinani, Sulo Hadëri, Sherif Bundo, Beshir Ciceri, Ilir Mandro Agron Xhagolli etj. që, në të Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë  gëzojnë statusin “Personel Akademik i ftuar”. Në fund të çdo njësie bibliografike, ndodhet ID përkatëse që e identifikon secilën njësi në këtë sistem.

Në Panairin e Tretë Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor, zhvilluar në Tiranë në datat 23-25 prill 2024, organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës me bashkëpunimin e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, me pjesëmarrjen e mbi 35 institucioneve, universiteteve dhe subjekteve me veprimtari botuese shkencore, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, për herë të parë në historinë e tij 30 vjeçare promovoi në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë,  dy botimet e tij:

  • Studime Ndërdisiplinore në Albanologji – autor Prof. Dr. Roland Zisi
  • Bibliografia e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, pjesa II (2006 – 2023), përgatitur nga Albert Habazaj.

Drejtoi seancën: Albert Habazaj, paraqitën botimet: Prof. Teuta Toska, Akad. Vaso Tole, Albert Habazaj dhe Dr. Ermir Xhindi.

  1. Janë regjistruar në Programin Cobiss/ Sistemi dhe shërbimet e përbashkëta bibliografike

online të gjithë artikujt shkencorë të pedagogëve të Universitetit "Ismail Qemali" Vlorë, të autorëve të tjerë shqiptarë apo të huaj, të cilët janë botuar në:

  1. a) Buletinet shkencorë të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë (nga viti 2013- ) me ISSN 2310-

6719;

  1. b)  Buletinet Shkencorë të Universitetit Teknologjik “Ismail Qemali”, Vlorë  (nga viti 2001-

2008, gjithsej 13 buletine pa ISSN), të cilëve u kemi vendosur numrin e brendshëm, Y990-8080,

përcaktuar nga Cobiss dhe njohur ndërkombëtarisht, regjistrime të krijuara dhe të shkarkuara në COBISS.AL, të cilat gjenden në online në: https://www.cobiss.net [LIBRARY INFORMATION SYSTEMS AND CURRENT RESEARCH INFORMATION SYSTEMS NETËORK], Library (Acronym) UVL, Cataloguer Albert Habazaj].

Me projektin e ri të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, të Bibliotekës digjitale, e cila konsiston në konvertimin e të gjithë fondit të koleksioneve të Bibliotekës shkencore “Nermin Vlora Falaschi” të UV nga libra fizikë – që janë akutalisht – në digjitalë, realizojmë automatizimin e Bibliotekës universitare, katalogimin dhe administrimin elektronik të fondit dhe periodikut sipas standardeve ndërkombëtare të shkencës së bibliotekonomisë. Përpunimi teknik sipas standardeve ndërkombëtare në shërbim të katalogimit dhe administrimit elektronik të fondit dhe periodikut, po e jep efektin tek rrit cilësinë, shpejtësinë dhe efektivitetin e shërbimeve të ofruar ndaj përdoruesve, tek mundëson qasjen me informacion në distancë të përdoruesve dhe shpërfaqjen e informacionit nëpërmjet burimeve alternative, duke përfshirë internetin, nëpërmjet motorëve kryesorë të kërkimit e shërbime të tjera, që i përkasin Bibliotekës digjitale. Kjo platformë mundëson aksesimin e të gjitha botimeve që biblioteka e UV disponon nga përdoruesit e ndryshëm, nga çdo bibliotekë dhe laborator të fakulteteve përkatësisht. Ndërkohë, duke qenë në formatin digjital, i njëjti material/ botim mund të aksesohet nga më shumë se një përdorues njëkohësisht, dhe mund të lexohet në kohën që përdoruesi përcakton, pa pasur varësi nga disponibiliteti i ambjenteve të UV.

Stafi i bibliotekës është angazhuar edhe në veprimtaritë kërkimore – shkencore të Universitetit dhe të institucioneve të tjera të arsimit të lartë në Shqipëri  e jashtë vendit, ku kanë dhënë ndihmesën e tyre me botime të ndryshme të fushave, ku janë përfshirë.

 

Festa kulturore-artistike

Kemi realizuar takime me shkrimtarë të shquar si Kadareja, Dritëroi, Ali Podrimja, Fatos Arapi, Nasho Jorgaqi, Fatos Kongoli, Xhevahir Spahiu, Flutura Açka, Maku Pone, etj., me fizikanin e shquar, prof. Niko Thomo, me studiuesit e njohur Anton Berisha, me akademik Gjovalin Shkurtaj, profesorët Rami Memushaj, Ymer Çiraku, Farudin Krutaj, Mësuesin e Popullit, të ndjerin Kristaq Shtëmbari, me albanologët arbëreshë, akad. Francesco Altimari e Matteo Mandalá, etj. Domethënëse dhe me mesazhe të larta njerëzore e kulturore janë bërë veprimtaritë për princin e lirikës shqiptare Ali Asllani, për poetin e studiuesin e spikatur Nexhat Hakiu dhe për kalorësin e lirisë së fjalës, personalitetin shquar të letërsisë bashkëkohore shqiptare Petro Marko, etj. Në këto veprimtari e konferenca shkencore roli i bibliotekës së Universtetit ka qenë i dukshëm, me kumtesat e përgatitura e të mbajtura nga specialistët e saj, të cilat dhe janë botuar, si dhe me faktin se veprimtaritë janë bërë në mjediset e bibliotekës universitare. Për mbarëvajtjen e tyre kemi patur bashkëpunim të frytshëm me Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Vlorës, që më vonë u riogranizua si Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve “Petro Marko” Vlorë. Ndihmesë të palodhur organizative ka dhënë dhe prof.dr. Bardhosh Gaçe.

Gjithashtu, Biblioteka “Nermin Vlora Falaschi” ka zhvilluar e zhvillon veprimtari letrare-artistike dhe kulturore, në të cilat përuron autorë e studiues vlonjatë, autorë të njohur shqiptarë dhe të diasporës shqiptare nëpër botë, ndër të cilët mund të përmendim autoritete të letrave shqipe si Rudolf  Marku, Primo Shllaku, Vllasova Musta, Daut Gumeni etj. Në Bibliotekën “Nermin Vlora Falaschi”, – siç shprehet mësuesi veteran dhe drejtues i arsimit,  poeti lirik Hiqmet Mehmetaj – jemi mbledhur shpesh dhe kemi shkëmbyer mendime, kemi përfituar nga njëri- tjetri, ndaj këtë sallë e quaj faltore, kishë, xhami apo teqè, si bekim i Zotit. E përmend këtë fakt se janë disa njerëz, humanë në universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, që na i kanë krijuar këto mundësi”. Dhe kështu, pa u dukur, bëjmë gjëra të thjeshta, të mira e të dobishme, vërtet të vogla, por me dashuri të madhe, siç dëshironte dhe shenjt Tereza. Për çdo veprimtari, që zbukuron botën e qytetit, Biblioteka e Universitetit të Vlorës është një vatër e ngrohtë e shkrimtarëve dhe artistëve, e njerëzve të dijes dhe veprimit përparimtar.

 

Nuk mund të harroj stafin

Në stafin e bibliotekës, duke filluar që nga themelimi i Universitetit dhe deri në vitin 2024, që përkon me 30-vjetorin e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë kanë punuar apo punojnë: Ermira Sharra, Elisabeta Shehu, Lida Mezini, Albert Habazaj, Esmeralda Çelaj, Hatixhe Likaj, Gentjan Zejno, Elton Brakaj dhe Marieta Mërkuri.

Drejtues të Bibliotekës së Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë ndër vite kanë qenë: Ermira Sharra: 1994-2007 dhe Msc. Albert Habazaj: 2007 e në vijim. Mirënjohje, kolegë të dashur, ju që keni dalur në pension, apo që keni emigruar jashtë shtetit, si dhe ju që jeni në krahun tim në sektorin e Bibliotekës Shkencore “Nermin Vlora Falaschi” të Universitetit “Ismail Qemali”Vlorë, si njësi ndihmëse e tij për edukimin akademik, qytetar dhe kulturor të studentëve tanë të dashur, pa të cilët ne nuk mund të funksionojmë në këtë institucion të lartë arsimor!

ORACION PËR ATA QË NUK HARROJNË- Nga ARIF EJUPI

Më 13 shtator të këtij viti u bënë 34-vjet kur Serbia, me 42 pizgauerë, 8 automjete të blindura,6 tanke dhe një helikopterë që vëzhgonte gjendjen nga qielli ia kishte mësyrë fshatit Pollatë të komunës së Podujevës.

Në shënjestër ishte familja Monolli–Latifi e cila në të gjitha periudhat u kishte rezistuar sulmeve serbo-sllave.

Orvatjet e Serbisë për ta nënshtruar këtë familje të madhe mëmëdhetarësh fillet i kanë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Çetnikë e partizanë serbë patën vrarë në moshë të re në fshatin Repë të Llapit, vëllezërit: Hajrullah Mursel Latifi 1905–1943, Tafil Mursel Latifi 1924–1943 dhe kushëririn e tyre Munoll Osman Monolli.

E, tri-katër vjet më vonë pagjurmë likuidohet edhe Jusuf Mursel Latifi, të cilit që nga ajo ditë tragjike nuk i dihet as varri.

Me të njëjtin skenar vritet edhe Jetullah Ramë Dema 1909-1941. Sipas rrëfimeve të të moshuarve Abdylhamit Rushiti, Hetem dhe Ilaz Dema, thuhet se Jetullahun, këto banda të krimit e kanë kidnapuar dhe pastaj e kanë ekzekutuar diku në malet e Kopaonikut.

Përkundër vrasjeve, burgosjeve dhe dhunës së pandërprerë Monollët e Pollatës,brez pas brezi tregohen kundërshtar të pakompromis ndaj të gjitha regjimeve të Serbisë.

Të vendosur për të qëndruar të pathyeshëm deri në pavarësimin e plotë të Kosovës nga Serbia, tregohen veçmas vëllezërit: Hashim, Avdi dhe Shefki Monolli-Latifi, si dhe kushërinjtë e tyre Sabit,Muhamet, Ali, Ibush dhe Ftim Monolli–Latifi.

Hashim Latifi, 1926-2009 ishte njëri nga mësuesit e parë në Llap. Ai më 1949 dënohet me burgim të rëndë. Edhe pas vuajtjes së dënimit përcillet çdo hap nga UDB-a, jugosllave.

Me gjithë kërcënimet e vazhdueshme Hashimi do të marrë guximin që të ndjekë kurse plotësuese të mësuesisë në Prishtinë dhe Prizren.

I vetëdijshëm që mund t’i ndërpritet frekuentimi i këtyre kurseve nga regjimi titisto-rankoviçian, ai ato i kryen me sukses, duke bërë ndryshim të mbiemrit nga Latifi në Morina.

Hashimi në Llap e më gjerë shquhet si arsimdashës dhe atdhetar i devotshëm. Ai 36 vite të plota punoi si mësues në Halabak, Pollatë, Sllatinë, Dumnicë dhe Llaushë, fshatra këto të regjionit të Llapit.

Hashimi një kohë kreu edhe detyrën e llogaritësit të normës në Kombinatin Metalurgjik Trepça në Stantërg të Mitrovicës. Por, as njëherë nuk u la i qetë nga regjimet diktatoriale të ish-Jugosllavisë komuniste dhe Serbisë fashiste.

Vite të shumta burgimi pati bërë edhe i vëllai Avdi Latifi, i cili deri në çlirimin definitiv të Kosovës, u dha shpirt e forcë të gjitha organizimeve ndaj pushtuesve serbo-sllavë.

Po ashtu baca, Sabit, një marangoz i njohur përveç punës cilësore dallohej për guxim dhe aftësi organizative.

Shtëpia e tij në Podujevë gjatë vitit 1981, ka qenë jatak i të rinjve që merreshin me hartimin e programit për kryengritje të përgjithshme kundër Serbisë.

Ai disaherë ka qenë i dënuar nga Serbia për veprimtari atdhetare. Baca, Sabit ka vuajtur dënimin në burgun famëkeq të Nishit, me Mulla Ramë Govorin, një antikomunist i përbetuar dhe i palëkundur në qëndrime.

Mulla Rama, dhe shokë të tjerë të burgut të Nishit, Sabitin e përshkruajnë si burrë trim dhe humanist të madh.

Pushtuesit serbë gati çdo stinë të vitit u munduan për t’i zmbrapsur Monollët–Latifajt, duke i arrestuar dhe duke u shqiptuar dënime drakonike, nëpërmjet proceseve të montuara politike.

Mirëpo, ata këto dënime i bëjnë edhe më të fortë, si në veprimtari individuale ashtu dhe në organizim të masave.

Monollët dhe Ajetajt e Sfeqlës që nga viti 1932 në krushqi me njëri-tjetrin janë nga të parët në Krahinën e Llapit, që tytat e armeve ua drejtojnë serbëve kolonizatorë të tokave tona stërgjyshore.

Nga derë e njohur e familjes Monolli, vjen edhe Hyrë Monolli-Ajeti, gjyshja e heroit Ali Adem Ajeti, vrarë më 30 maj të vitit 1989 nga policë vrasës serbo-sllavë, gjegjësisht nëna e luftëtarit të paepur për lirinë e Kosovës, Hetem Ramadan Ajeti.

Nga frika që po dështohet në zënien gjallë të Aliut, që ishte kryeorganizator i këtyre protestave dhe i burgosur politikë gjendjen nga qielli e përcillte edhe një helikopter i forcave të policisë jugosllave.

Aliu atë ditë kritike vritet në përpjekje për t’i mbrojtur nxënës e studentë llapjanë pjesëmarrës të kësaj demonstrate të fuqishme, që pati filluar në orët e paradites në sheshin e Podujevës.

Policë e ushtarë serbë të rritur me urrejtje të paparë ndaj shqiptarëve më 27 mars të njëjtit vit vrasin edhe Mehmet Maliq Ejupin, i cili ende s’kishte hyrë në pranverën e 24-të, të jetës së vet.

Me vrasjen e Mehmetit shihet haptas çmenduria e neofashistëve serbë ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Polici serb që shtie në Mehmetin kur vëren që ai kishte rënë përtokë nga plumbat puth tytën e automatikut. (dëshmitar okular Xhelil Arbanasha, Polonicë-e Podujevës )

Vrasja e Mehmetit dhe Aliut i pezmaton aq shumë Monollët dhe Ajetajt e Sfeqlës, të cilët si alternativë të vetme shohin krijimin e grupeve guerile.

Detyrë e këtyre grupeve të përbëra nga tre-katër veta do të jenë sulmet e koordinuara ndaj njësiteve të policisë serbe të vendosura dhunshëm në komunën e Podujevës.

Në mesin e atyre që kishin planifikuar krijimin e këtyre grupeve guerile ishte edhe Zejnullah Zejnullahu-Zena, në atë periudhë kryetar i LDK-së, nëndega në Sfeqël të Podujevës.

Zejnullahu duke treguar gatishmëri në pajisjen me armë të vullnetarëve të gatshëm për t’ua kthyer tytat e armëve pushtuesve serbë në nëntor të vitit 1992, shet 50-ari tokë pjellore dhe bagëtinë.

Ai më 22 qershor të vitit 1998 e braktis përfundimisht Zvicrën dhe rikthehet në radhët e UÇK-ës. Përkrah Zejnullahut do të jenë dhe tre djemtë e tij, Bekimi, Afrimi dhe Arsimi.

Meqenëse në shtëpinë e Zenës ishin të pozicionuara njësitet e UÇK-ës, për përgatitjen e ushqimit dhe higjienën kujdeseshin bashkëshortja e tij, Mihane Kastrati-Zejnullahu me të bijat Ganimeten dhe Makfiren.

Në mënyrë mjeshtërore dhe pa u diktuar asnjëherë në këtë organizim do të ndihmojë edhe Ismail Ajeti–Bushi, vjehërr i Muhamet Latifit, i dënuar dyherë me vdekje nga regjimi komunist i ish–Jugosllavisë.

Ismaili më 23 dhjetor të vitit 1945 në Kranjë të Prespës,ia mundëson arratisjen në Greqi, me 400 (katërqind) luftëtarë Muharrem Bajraktarit, udhëheqës i Ballit Kombëtar.

Ai nuk njihte frikën! Akt të ngjashëm heroizmi tregon edhe më 8 shkurt të vitit 1950.

Ismaili në cilësinë e gardianit të burgut në Mitrovicë të Kosovës, ua çel dyert të gjithë të burgosurve politikë, ku së bashku me ta edhe ai merr arratinë.

Ismailit pas kësaj ngjarje i shqiptohet dënimi me vdekje. Nga ekzekutimi e shpëton i vëllai Mehmeti që qet në shitje ara e bagëti. Me këtë rast me familjen Ajeti, solidarizohet edhe Latif Merovci,shok dhe mik i ngushtë i Mehmetit, i cili për shpëtimin e Ismailit, nga ekzekutimi ndihmon me 100 (njëqind ) lira të arit.

Një avokat me emër që ishte i lidhur me kabinetin qeveritar të Titos, pas pranimit të një shume bukur të majme parash, dënimin me ekzekutim Ismail Ajetit–Bushit, ia kthen në burgim të përjetshëm.

Ismaili nga dënimi i dytë lirohet më 15 shkurt të vitit 1960, falë një Amnistie të përgjithshme.

Ai edhe pse kishte përjetuar ferrin në burgun e Manastirit dhe Idrizovës, përsëri do të jetë përkrah rinisë kryengritëse të Llapit dhe trevave të tjera shqiptare.

Ismaili mbante lidhje të vazhdueshme me Monollët e moshuar dhe të rinj. Fjala e tij respektohej nga të gjithë.

Dhëndëri i tij Muhamet Latifi edhe pse shumë herë ishte keqtrajtuar dhe burgosur nga regjimi gjakatar i Mishosheviqit, të gjithë njerëzit që Ismaili i adresonte tek ai i strehonte pahezituar në shtëpinë e tij.

Madje në rast sulmesh nga armiku në bregoren rrëzë shtëpisë së tij, kishte ndërtuar një bunker.

Këtu patjetër duhet vlerësuar edhe guximin e të ëmës, Hajrije Bajgora–Latifi. Hajrija qëkur ishte vajzë kishte përjetuar dhunën dhe terrorin e pushtuesve serbë. Andaj e dinte fare mirë që ata janë të pirur vetëm për krime dhe gjenocid.

Ajo duke qenë motër e tribunit të njohur popullor Bislim Bajgora, me tërë qenien u jep mbështetje të pazëvendësueshme djemve dhe vajzave të Llapit, në organizim kundër okupimit të Kosovës nga Serbia.

Fëmijë të vajzave të saj Fatimes dhe Miradijes, janë Pajazit Jashari dhe Gjyle Krasniqi të dënuar politikë. Pajazit Jashari, nga ilegalja i njohur me nofkën Boiku, shumë i rinj pati përjetuar qelitë e burgut skëterrë të Goli–Otokut.

Ndërsa, Gjyle Krasniqi e quajtur Shote Galica e Llapit në vitet e 80-ta,e pati goditur 4-5 herë me një shufër në kokë shitësin serb të tekstileve Stojan Mikiq.

Në ato çaste me Gjylën ishte edhe vajza e tezës së saj Mihane Ali Jashari (dëshmitar okular Hazbi Fazli Gubetini)

Mikiq një njeri amoral kur shihte vajza të bukura i ngacmonte me fjalë të pista. Por, atij i pati dhënë hakun Gjyle Krasniqi, duke i treguar që s’mund të abuzohet me femrat shqiptare.

Pas kësaj ngjarje rinia llapjane thuri vargjet kumbuese dhe në rimë ‘’Të paçim jetë e mot Gjyle Krasniqi, tmerri i Stojan Mikiqit‘’

Në familjen e vëllezërve Sabit, Myftar, Eset, Ali dhe Muhamet Monolli-Latifi, më 1989 strehohen edhe anëtarët e celulës së armatosur të njohur në popull si ‘’Çeta e Llapit’’

Si pasojë e aktivitetit kombëtar Muhamet Latifi në nëntor të vitit 1994, rrahet mizorisht nga policia serbe.

Atij gjykatat e udhëhequra nga gjykatës të afërt me kryekasapin Sllobodan Millosheviq, i shqiptojnë dënimin me burg, të cilin e vuan në Prishtinë dhe Prokuple.

Muhamet Latifi i gatshëm për të dhënë jetën çdo moment në mbrojtje të Kosovës, po nga këto Gjykata kriminale të Serbisë, dënohet edhe në vitin 1997 me 6 muaj burgim.

Ai, këtë dënim e kryen në Leskovc të Serbisë . Në këtë burg famëkeq patën qëndruar më 1989 edhe elita e intelektualëve kosovarë me në krye Akademik, Rexhep Ismajli, Kolë Berisha, Xheladin Rekaliu, Nazmi Peci-Boletini, Muhamet Shatri etj.

Në nëntor të vitit 1994 së bashku me z. Muhamet Latifi, keqtrajtohet rëndë edhe Avni Mustafë Hoxha, veprimtar i LDK-së, nëndega në Pollatë të Podujevës, nip i antikomunistit të përbetuar Jahja Fusha.

Fashizmin serbo- sllavë të manifestuar 9 vite më herët ndaj shqiptarëve e përshkruan edhe z.Gani Ukë Hoxha, veprimtar i hershëm dhe i dënuar politikë.

Ai me emocion kujton vitin 1982,kur së bashku me Pajazit dhe Bejtush Jasharin, Ali Monollin-Latifin, si dhe shokë të tjerë me rastin e njëvjetorit të demonstratave studentore të 1 prillit 1981, organizojnë në qendër të Podujevës, një demonstratë.

Me këtë rast kërkohet lirimi i menjëhershëm dhe i pakushtëzuar i të gjithë të burgosurve politikë në Kosovë dhe trojet tjera shqiptare nën Jugosllavi.

Pushtuesit serbë me lojalët e tyre në Kosovë të frikësuar që fare lehtë mund t’u dal nga duart situata, të nesërmen i arrestojnë organizatorët e kësaj proteste dhe i dënojnë me burgim të rëndë.

Z. Hoxha ishte edhe njëri nga udhëheqësit e formacionit të armatosur “Çeta e Llapit” Ai vitetë tëra e ka udhëhequr edhe Fondin për Financim të Republikës së Kosovës në Zvicër.

Një moment tjetër prekës e rrëfen edhe Eqrem Selman Sheholli me punë e qëndrim në Basel të Zvicrës.

Ai dhe disa shokë të tij nga Llapi dhe rajone të tjera të Kosovës në vjeshtën e vitit 1991 përzgjidhen që të shkojnë në Shqipëri, për të fituar njohuri plotësuese në përdorim armësh dhe teknikë luftarake.

Mirëpo, papritur këta të rinj dekonspirohen nga dikush dhe menjëherë nis burgosja e disave prej tyre nën akuzën se kanë planifikuar akte terroriste ndaj Jugosllavisë.

Pas këtyre arrestimeve arbitrare ata që konsideroheshin si organizator të dërgimit të këtyre djemve në këto stërvitjeve ushtarake japin urdhrin për shpërndarje.

Legjendarët, Adem Jashari, Zahir Pajaziti dhe Sali Çeku etj, krenari jona kombëtare përkundër urdhrit për shpërndarje kthehen të armatosur në Kosovë.

Me grupin e Deçanit që udhëhiqej nga heroi Sali Çeku të armatosur në Kosovë, hyjnë 32-veta.

Pjesë e këtij grupi ishin edhe Eqrem Selman Sheholli dhe Driton Isa Restelica nga komuna e Podujevës.

Mirëpo, nuk voni shumë dhe sigurimi i fshehtë serb nisi t’i kërkojë në të ashtuquajturat “biseda informative”

Ata për rrezikun e mundshëm të burgosjes ishin njoftuar nga Ismail Ajeti-Bushi, të cilin e kishte njoftuar më herët Isa Berisha, njëri nga organizatorët e rekrutimit të këtyre të rinjve në stërvitje ushtarake në Shqipëri.

Falë seriozitetit dhe reagimit në kohë të Ismail Ajetit–Bushit, arrestimit nga policia serbe i shpëtojnë për një fije floku Eqremi si dhe Hetemi e Murati,që në ato çaste gjendeshin mysafirë në fshatin Balloc të Podujevës, tek Selman Tafë Sheholli, vjehërr i Hetem Ajetit.

Ismaili ishte ai që me të kuptuar rastin kishte shkuar me vrap në Balloc, dhe kishte njoftuar për rrezikun e arrestimit. Pastaj, nëpërmjet Ismailit njoftohet edhe Driton Isa Restelica nga Podujeva.

Kurse, Hamdi Jahir Jaha, absolvent i Fakultetit Teknik, që ishte në grup të njëjtë me Eqremin dhe Dritonin, në atë periudhë sekretar i LDK-së, nëndega në Sfeqël të Podujevës, njoftohet nga i vëllai Ukshin Jaha, se është duke u kërkuar nga policia e Serbisë.

Hamdiu në mungesë pune dhe mjetesh detyrohet që nga Tirana të kaloj në Bernë të Zvicrës. Ai edhe në Zvicër, vazhdon aktivitetin e tij, kombëtar si veprimtar i palodhshëm i LDK-së.

Në këto ushtrime ushtarake në Surrel të Shqipërisë nga LDK-së, nëndega në Sfeqël,ishte edhe Islam Xhevit Visoka, Arsimtar i Edukatës Fizike në Shkollën 8-vejeçare “Ali Ajeti” dhe futbollist i dalluar i KF”Llapi” të Pdujevës dhe KF ”Flamurtari” të Prishtinës.

Ai mbetet i pazbuluar nga policia serbe falë pjekurisë së tij dhe qasjes me seriozitet në këtë detyrë me peshë.

Z.Islam Visoka ishte në grup me Komandantin legjendar Zahir Pajaziti dhe vëllezërit Gubetini, si dhe bashkëfshatarin e tyre Vehbi Abdyl Zeqiri etj.

Zahir Pajaziti gjatë kësaj periudhe ishte udhëheqës i Parlamentit Rinor të Kosovës, nëndega në Orllan të Podujevës. Me transformimin e kësaj Shoqate rinore në Parti Parlamentare të Kosovës, Zahir Pajaziti u zgjodh kryetar i Degës së këtij subjekti në Orllan, të cilin e udhëhoqi me mjaft sukses.

Për hir të opinionit duhet të sqarojmë që Dega e Partisë Parlamentare të Kosovës në Podujevë, është themeluar disa muaj pas asaj të Orllanit.

Ndërkaq, Eqrem Sheholli dhe Driton Restelica, që po ashtu kërkoheshin nga Policia e Serbisë, me ndihmën e Hetem Ajetit, vendosen në fshatin Dyz të Podujevës në familjen e Qazim Islamit.

Meqë, kjo familje kishte vetëm dy dhoma banimi dhe gjendje të rëndë ekonomike, brenda katër-pesë ditëve duhej të ndërrohej vendstrehimi i tyre.

Ata nga Dyzi kalojnë në fshatin Gërdoc në familjen Asllani. Por, edhe këtu qëndrimi do të jetë i shkurtër, ngase kryefamiljari i kësaj shtëpie Qazim Asllani, bashkëpunonte ngushtë me Hasan Ramadanin,anëtar i Çetës së Llapit dhe besnik i amanetit të heroit Ali Ajeti.

Prandaj, druhej nga ndonjë bastisje e papritur e kësaj familje nga policia serbe. Në fakt më vonë u vërtetua që droja ishte plotësisht e arsyeshme, sepse ndërmjet natës së 6 dhe 7 gusht të vitit 1994, forcat policore dhe ushtarake të Serbisë, me tërë arsenalin e tyre sulmojnë shtëpinë e Hasan Ramadanit në fshatin Shajkoc të Podujevës.

Hasani në përpjekje për ta mbrojtur pragun e shtëpisë dhe nderin e familjes së tij bie heroikisht.

Bandat kriminale të Serbisë të udhëzuara nga Millosh Nikoliq, i njohur më tepër si i biri Dragçit, të habitura me qëndresën e tij, ia dëmtojnë rëndë shtëpinë.

Fidajetja vajza e madhe e Hasanit, edhe pse ende fëmijë nëpër tym e flakë që e kishin kapluar shtëpinë mundohet që t’i dal në ndihmë babait të saj.

Ismail Ajeti-Bushi kur sheh që Eqremit dhe Dritonit po u kanoset rreziku për t’u kapur nga policia e Serbisë, i strehon në shtëpinë e dhëndrit të tij, Muhamet Ibrahim Latifi-Monolli.

Monollët e Pollatës të njohur si kryengritës të përhershëm karshi Serbisë, përherë mbaheshin nën vëzhgim të saj.

Prandaj, nga frika plotësisht e justifikueshme që kjo familje mund të atakohet prapë nga forcat ushtarake dhe policore të Serbisë, sikurse më 13 shtator të vitit 1990, Eqremi dhe Dritoni kalojnë në fshatin Bakshi të Kastriotit (ish-Obiliqi)

Ata në këtë fshat qëndrojnë një natë në shtëpinë e Sabit Bejtush Hazirit, vëllai i të cilit Hamza ishte i martuar me Hamiden të bijën e Mehmet Hasan Ajetit, të fshatit Sfeqël të Podujevës.

Meqenëse, dhuna përshkallëzohej nga dita në ditë Zejnullahu Zejnullahu një burrë fjalë pak dhe i guximshëm me veturën e tij “Opel Kadet 1000” i shoqëruar nga Hetem e Murat Ajeti dhe hoxhë, Ahmet Berisha, i Majancit, tani i ndjerë, Eqremin dhe Dritonin më 31 tetor të vitit 1992, i transferojnë në Pejë dhe Gjakovë, tek disa miq të besueshëm të Ismail Ajetit-Bushit.

Pastaj,Isa Hysenaj, një djalë trim e bujar që e njihte mirë terrenin me disa shokë të tij, Eqremit dhe Dritonit ua mundësojnë futjen ilegale në Shqipëri.

Falë përpjekjeve të përbashkëta të Muhamet Monollit-Latifit, Ismail Ajetit- Bushit e veçmas të Zejnullah Zejnullahut-Zenës dhe Hetem e Murat Ajetit si dhe hoxhë, Ahmet Berishës, këta dy të rinj i shpëtojnë valës së arrestimeve nga regjimi fashist i Milosheviqit.

Gjatë kësaj periudhe z.Muhamet Latifi që shtëpinë e tij e kishte shndërruar në strehimore të të përndjekurve nga Serbia, kryente funksionin e kryetarit të LDK- së, nëndega në Pollatë.

Ai njëkohësisht dy mandate ishte edhe anëtar i Kryesisë së LDK-së, dega në Podujevë.

Nën akuzën se ishte pjesë e këtyre grupeve guerile me tortura si në kohë të Mesjetës më 24 shkurt të vitit 1997,mbytet në burgun e Prishtinës, inxhinieri i rinj i xehetarisë Besnik Muharrem Restelica, nga Podujeva.

Diku shtatë-tetë muaj më vonë si pasojë e torturave të hatashme në burgun Qendror të Beogradit vdes 55-vjeçari Jonuz Zeneli, nga Ballabani i komunës së Prishtinës.

Rrjedhja e ngjarjeve tregon që sulmi i 13 shtatorit të vitit 1990 mbi familjen Monolli-Latifi, ishte i projektuar nga Beogradi, shumë herët. Serbia këtë familje me taban kombëtar e shihte çdoherë çerdhe kryengritësish me nam.

Tafil Hashim Latifi, arsimtar i gjuhës angleze në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Shefki Latifi” në Pollatë të Podujevës, në një prononcim të tij në një nga televizionet tona, pati thënë “ky krim i Serbisë, ndaj familjes sonë ishte përgatitur me një skenar të veçantë.”

Përkundër asaj që në Prishtinë, Mitrovicë, Prizren ,Pejë, Gjilan, Gjakovë dhe Ferizaj, ekzistonin kazerma të Armatës Jugosllave, që udhëhiqeshin nga oficerë serbë, në mars të vitit 1989, nga kazerma Ushtarake e Nishit “Stevan Singjeliq”në Llaushë dhe Obrançë të Podujevës, janë pozicionuar kohë të gjatë forca të shumta ushtarake dhe policore të ish-Jugosllavisë.

Aty-këtu në këto njësite ka pasur edhe ndonjë slloven, kroat, maqedonas apo boshnjak. Kjo ishte më tepër taktikë për justifikimin e krimeve që kjo Armatë, kryente ndaj ushtarëve dhe civilëve shqiptarë.

Tafil  Latifi, që vitet e rinisë i kishte kaluar në burgun e Gradishtës së Kroacisë, i burrëruar para kohe, këto zhvillime i merr seriozisht.

Ai këshillon familjarë, shokë e miq, që karshi kësaj situate të tensionuar të mos qëndrohet duarkryq.

Më 11 shtator të vitit 1990, tre-katër veta të panjohur kishin trokitur në portën qendrore të shtëpisë së Hashim Monollit-Latifit.

Siç është në traditën e shqiptarit derën e kishte hapur çuni i madh i Hashimit, asokohe 31-vjeç Tafil Latifi.

Këta persona të panjohur Tafili mendon që janë minoritarë goranë të komunës së Sharrit të Kosovës, ish-Dragashi i dikurshëm.

Ata me të parë në një cep të oborrit stivën e druve kishin thënë se janë të interesuar kinse për blerjen e tyre.

Tafili edhe pse kishte kërkuar çmim bukur të lartë për stivën e druve ata as që e kishin diskutuar atë.

Sikurse atëherë ashtu dhe sot Tafili, i qetë dhe me një karakter të një malësori të vërtetë njerëzit e panjohur s’kishte dashur që t’i bezdis me pyetjeje të panevojshme.

Mirëpo, krimi i 13 shtatorit të vitit 1990,kur në ora 3:30 minuta pasmesnatës në të gjitha anët u rrethua fshati Pollatë,do të vërtetojë që “blerësit e druve ‘’ kanë qenë agjentë të rryer të UDB-ës, serbo-sllave.

Në këtë sulm mizor pa fajin më të vogël vriten të rinjtë Skënder Hamit Monolli dhe Besim Hashim Latifi. Po ashtu arrestohen dhe rrahën brutalisht gra e burra të familjes Monolli–Latifi.

Pa kurrfarë procedurash paraprake në burgun e Prishtinës, mbahen dhe rrahën barbarisht, Hashim Mursel Latifi, Hakif Demë Hyseni, Emin Sadik Behrami, Jusuf Sahit Latifi dhe 29 veta të tjerë, në mesin e tyre edhe gra e vajza, të familjes Monolli-Latifi.

Dhunë të shfrenuar xhelatët serbë ushtrojnë edhe ndaj të miturës Azize Hamit Monolli, që ende nuk i kishte mbushur 15 vjet.

Shumica e të keqtrajtuarve edhe sot lëngojnë nga pasojat e atij tërbimi të egër dhe çnjerëzor të policëve kriminelë të Serbisë.

Mbi gjestet e këtyre policëve skizofrenë flet edhe akti kur, Naim Hashim Latifi, Afrim Sahit Latifi, Ismail Hamdi Latifi dhe Sahit Latifi, edhe pse me plagë të rënda në trup mbahen në burgun e Prishtinës, plot tre muaj, në kushte të tmerrshme.

Nën akuzën se ata kanë sulmuar policë e ushtarë serbë Gjykata komunale në Kushumli, të Serbisë, të lartpërmendurve u shqipton dënime në mungesë.

Ata duke njohur historinë e burgjeve të Serbisë dhe agresivitetin prej kafshësh të egra të policëve dhe gardianëve nuk i bindën urdhrit të kësaj Gjykate, fashiste dhe të politizuar deri në palcë.

Po ashtu këtë tmerr e përjetojnë edhe Behram Sadik Behrami, dëshmor i kombit dhe Refik Enver Hoxha, të cilët mbahen prej 14 shtator deri më 17dhjetor 1990, pa kurrfarë faji në burgun e Prishtinës.

Madje, dëshmorit të kombit Behram Behrami, Gjykata komunale, përkatësisht gjykata themelore në Kushumli të Serbisë, i shqipton dënimin me 1 vit burgim, nën akuzën se ai së bashku me Ismail Hamdi Latifin, kanë plagosur me armë zjarri policët serbë, Milloje Bllagojeviq dhe Millan Muratoviq.

Z.Fazli Balaj, avokat i angazhuar nga Ukshin Behrami, që në atë periudhë punonte si punëtor stinor në Olten të Zvicrës, kërkon që Gjykata t’i jap afat kohor prej shtatë ditësh për vuajtjen e dënimit klientit të tij, Behram Behrami, me arsyen se nëna e tij, Shehide Zymeri Behrami, ishte e shtrirë në spitalin e përgjithshëm të Prishtinës.

Pas aprovimit të kërkesës së avokatit Fazli Balaj, i vetëdijshëm që s’do të dalë i gjallë nga ky ferr i mbushur me recidivistë e kriminelë serbë Behram  Behrami, kalon në ilegalitet, deri në ditën kur mobilizohet në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai, i sigurt që vetëm nëpërmjet tytës së pushkës ndalen pushtuesit serbë më 17 shtator të vitit 1998,i përgatitur mirë fizikisht dhe moralisht rreshtohet një njësitin “Ulpiana 55” me qëllimin e vetëm mbrojtjen e truallit pellazgo-ilir.

Me rritjen dhe masivizimin e UÇK-së, Behrami, kalon në Brigadën 152 “Shaban Shala” Zona Operative e Llapit.

Behram Behrami, edhe gjatë viteve 1974-1978,si nxënës i gjimnazit “8 Nëntori” të Podujevës, e kishte të ngritur ndjenjën e përgjegjësisë ndaj Atdheut. Ai si arsimdashës i vërtetë shumë herët nisi të punojë si mësimdhënës në shkollën 8-vjeçare“ Ramiz Sadiku” të Pollatës dhe paralelet e saj të ndara në Zhiti, Sllatinë e Murgullë.

Behram Sadik Behrami dhe Hasan Sejdi Dema, që në jetën reale ishin të pandarë edhe vdekjen e bënë së bashku.

Ata në përballje me forcat policore dhe ushtarake të okupatorit serbë ranë heroikisht më 28 maj të vitit 1999, tek mulliri i Demajve në Pollatë.

Krimit të ultë dhe tinëzar të 13 shtatorit të vitit 1990, të organizuar nga Ushtria dhe Policia e Serbisë, fatmirësisht i shpëton Tafili Hashim Latifi, që atë natë të kobshme gjendej tek xhaxhai i tij Shefkiu ,i cili prej vitesh jetonte në Podujevë.

Ndjemë obligim që lexuesve t’u sqarojmë që të gjithë Monollët e Pollatës së Podujevës, janë të një trungu familjar.

Mirëpo, atyre për arsye të moslejimit të shkollimit dhe gjetjes së ndonjë vendi të punës nga armiku u imponohet ndryshimi i mbiemrave në, Monolli, Latifi, Dema, Azemi, Behrami, Hyseni, Ademi, Rushiti, Hoxha dhe Salihu.

Dhembja dhe pikëllimi Monollët–Latifajt, do t’i godasë edhe më 4 korrik të vitit 1995, kur nga torturat çnjerëzore të policisë serbe do të vdes mësuesi i popullit Shefki Mursel Latifi.

Shefkiu me seriozitet e përkushtim të madh e kreu detyrën e inkasantit në kuadër të Këshillit Qendror për Financim të Kosovës–Këshilli Komunal për Financim-Podujevë.

Shokë e miq duke parë vuajtjet dhe sakrificat e pandërprera të Shefkiut e krahasonin me rilindësin tonë të madh Millosh Gjergj Nikolla–Migjeni.

Përpjekjet e disa individëve që dramën sa tragjike aq edhe krenare të Monollëve-Latifajve të Pollatës,ta paraqesin sipas qejfeve dhe interesave të tyre personale dhe partiake janë të dëmshme, sepse e zvetënojë sakrificën nëpër vite të kësaj familje, beden i përhershëm në mbrojtje të Kosovës, dardane.

Krimi serbë në Pollatë e pati prekur mbarë popullin shqiptar. Më 15 shtator të vitit 1990 me pjesëmarrjen e mijëra njerëzve u krye ceremonia e varrimit e Skënder dhe Besim Monollit–Latifit.

Edhe pse në gjendje shtetrrethimi rinia llapjane e udhëhequr nga z.Agron Maliq Jaha,kryetar i Parlamentit Rinor të Kosovës-dega në Podujevë, tregohet vigjilente dhe e organizuar për lakmi.

Ajo në asnjë mënyrë s’bie preh e provokimeve të xhelatëve serbë që kërkonin marrjen e jetëve të tjera të rinisë sonë.

Pa eufori dhe me një qetësi për t’u admiruar në këtë ceremoni mortore z. Agron Jaha, tek të gjithë të pranishmit apelon që edhe pas vrasjes së Skënderit dhe Besimit,të vazhdohet me protesta dhe mjete të tjera deri në shkëputjen definitive të Kosovës nga Serbia.

Zaten ky apel edhe u jetësua. Gjatë viteve 1998–1999 kur Serbia ,filloi me vrasjen masive të shqiptarëve të Kosovës, shumica e djemve të Bashkësisë Lokale të Pollatës, të aftë për armë të udhëhequr nga Muhamet Ibrahim Latifi, u rreshtuan në radhët e UÇK-ës.

Nga kjo trevë e njohur edhe si Gryka e Mavriqit, në Beteja me armikun ranë duke e shkruar me gjakun e tyre pavdekësinë shumë të rinj.

Në këtë tubimin mortor në nderim të Skënderit dhe Besimit, ku dëgjoheshin vetëm vajet e foshnjave dhe cicërimat e zogjve disa fjalë i pati thënë edhe z.Fehmi Ismaili, përfaqësues i Kryesisë së LDK-së, dega në Podujevë.

Këshillin për pajtim dhe falje të gjaqeve në nivel vendi që atë vit ishte në vlugun e punëve e pati përfaqësuar pedagogu i mirënjohur Shevqet Canhasi.

  1. Fehmi Idriz Berisha, i porsa liruar nga prangat e burgjeve të ish-Jugosllavisë, si bashkëveprimtar dhe mik i bacës Avdi dhe Sabit, pati apeluar për vazhdimin e protestave dhe unifikimin e faktorit shqiptar në të gjitha trojet tona.

E, aktori llapjan Ismet Azemi i lindur në Pollatën, e qëndresës dhe sofrës së shtuar me bukë, kripë e zemër pati deklamuar vargjet e Nolit “Syrgjyn-vdekur”

Ndërkaq, z.Jakup Niman Azemi, moshatar dhe shok i studimeve në Fakultetin Juridik të Universitetit të Kosovës, pati evokuar kujtime nga jeta me Besimin si fëmijë e student.

Azemi me lot nëpër faqe pati thënë “dhembjen dhe pikëllimin s’mund t’i përshkruaj kurrfarë pende, sepse sot humbëm një jurist të ardhshëm dhe një krijues letrar që mungesa e tij do të ndihet kudo”

Besimit i rrinte bukur emri që mbante ngaqë çdoherë i besoi çlirimit të Kosovës, për të cilën edhe u flijua, së bashku me kushëririn e tij Skënderin.

Ai betimin për të vdekur në mbrojtje të Shqipërisë Natyrale e pati bërë edhe nëpërmjet vargjeve me titull “Për ty Kosovë” të botuara në revistën studentore “Bota e Re” një vit përpara se të binte në altarin e lirisë.

Punimet e tyre të shkruara enkas për këta dy martir të Demokracisë dhe Pavarësisë së Kosovës, i patën lexuar edhe krijues e veprimtarë të tjerë nga Llapi dhe viset e tjera shqiptare.

Dhe fare në fund klerikë të ritit myslimanë të prirë nga Ilaz Rrahmani-Sekiraça, kryeimam i Bashkësisë Islame në Podujevë, patën bërë lutje që shpirti i këtyre lajmëtarëve të lirisë të prehet në paqe të përhershme.

Skënderit dhe Besimit armiqtë ua kishin frikën edhe për së vdekuri. Ekspeditat me policë të harbuar  serbë nuk i patën lënë të qetë edhe pas vrasjes duke ua dëmtuar varret.

Ky provokim i turpshëm i armiqve shihej që ishte një thirrje e hapur për gjakderdhje të re në familjen Monolli-Latifi.

Monollët-Latifajt e hershëm dhe ata të sotëm prioritet të vetëm gjatë gjithë jetës e patën shkëputjen e Kosovës nga Serbia.

Paanshmëria në përshkrim ngjarjesh rrit besueshmërinë ndër ne dhe në qendrat e vendosjes në botë.

Përshkrimi i njëanshëm i ngjarjeve nga njerëz karrierist që shohin vetëm interesin personal dhe të klaneve të tyre, krijon tek gjeneratat e ardhshme dilema me të panjohura të shumta.

Edhe pse të barrikaduar nga forca të policisë serbe menjëherë në vendngjarje patën dalë aktivistë e gazetarë shqiptarë, të cilët këtë ngjarje të rëndë e patën pasqyruar me mjaft korrektësi, si në shtypin tonë ashtu edhe në atë ndërkombëtarë.

Faqe të tëra mbi këtë krim të Serbisë në fshatin Pollatë të komunës së Podujevës, pati përgatitur z.Blerim Shala, me pseudonimin Otto Grum, të cilat i pati botuar në dy-tri vazhdime në revistën “Mladina” Organ i Rinisë së Republikës së Sllovenisë.

Këta artikuj kanë qenë të ilustruar edhe me fotografi të shumta të punuara nga fotoreporteri i “Zëri javor” të Prishtinës, z. Hazir Reka,i njohur nga kolegë e miq si Marubi i Kosovës.

Kështuqë me kohë e gjithë bota kuptoi që Serbia, më 13 shtator të vitit 1990,kreu krim të organizuar në Pollatë të Podujevës.

ARIF EJUPI

‘Rrugë për Askund’- Autostrada e re shkatërron biznesin dhe jetën në Thumanë

Vëllezërit Durim dhe Andi Gjoka u kthyen nga Greqia në vitin 1998 për të investuar kursimet në Shqipëri. Ata ngritën një biznes lulesh dhe pemësh në afërsi të Thumanës, aksit që ka shërbyer si rrugë nacionale deri pak javë më parë.

“Me një të rënë të lapsit qeveria na bllokon rrugën kryesore dhe aksesin për t’u lidhur me autostradën e re”- tregon Durim Gjoka.

Më ndërtimin e autostradës biznesi i tyre u nda në mes, duke i lënë serat nga një anë dhe qendrën e shitjes së luleve nga ana tjetër e rrugës. I vetmi nënkalim që mundëson lidhjen e dy pjesëve të biznesit është vetëm 3.4 metra, i cili pamundëson kalimin e makinave të mëdha për transportin e pemëve.

“Që të ngarkojmë ne një trailer, duhet që t’i shkarkoj materialet dy herë, se këtu nuk i zë makinat e mëdha. Duan të paktën një ditë, gjithë ditën, me 10 – 12 punëtorë që të ngarkojmë një trailer. Në një kohë që traileri vinte në vendin e vetë, ngarkonte për një gjysmë dite edhe mbaronim punë, edhe bima nuk kishte dëme”- shpjegon ai.

Biznesi i vëllezërve Gjoka gjendet vetëm pak metra me rreth rrotullimin e autostradës së vjetër, që prej një muaji është kthyer në një rrugë për askund. Për ironi, autostrada e re ka prerë në mes një rrethrrotullim ekzistues, që ishte ndërtuar me qëllimin që të bënte lidhjen e rrugës me aksin e re që do pasonte.

Image

80 mijë banorët e Krujës dhe rrethinave tani kanë dy mundësi, ose të kthehen deri në Kashar ose të kalojnë në një rrugicë dytësore që të çon drejt Thumanës.

“Është bë skëterrë, krejt makinat e Shqipërisë kalojnë këtej, kjo është rrugë lagje, rrugë që s’mund të nxjerrim fëmijët në rrugë” – tregon Artur Lame.

Arturi banon buzë rrugës së vjetër dytësore. Mbyllja e rrugës e ka kthyer oborrin e tij në një aks ndërkombëtar të improvizuar, ku ccdo ditë kalojnë makina të tonazhit të rëndë dhe shkaktohen aksidente.

Por përveç infrastrukturës së dobët kjo rrugë dytësore nuk ofron as sinjalistikën minimale duke i vendosur gjatë gjithë kohës shoferët në dilemë se nga cila anë duhet të marrin për të arritur destinacione të caktuara.

Image

Ky problem i ka ngarkuar një detyrë të re Edi Farrukut, që shërben si hoxhë në xhaminë e Thumanës.

“Gjatë ditës kur jam te xhamia, rri këtu për me i tregu njerëzve se nga me marrë drejtim, sepse futen dhe çdo rrugë që shohin i duket sikur të lidh me autostradën, ja nxjerr GPS, por në realitet krejt rrugët janë të mbyllura, ose të vijë shteti, të vijë e të verë një tabelë”- thotë Edi Farruku.

Për të ndihmuar qytetarët, ai ka vizatuar mbi murin e Xhamisë shkrime orientuese për drejtimet Shkodër, Kosovë, Morinë.

Protestat dhe dhuna policore

Image

Të hënën është paralajmëruar protesta e tetë radhazi e banorëve të Thumanës. Prej javësh ata në formë revolte kapërcejnë kordonët e policisë dhe  bllokojnë përreth një ore apo më tepër qarkullimin e automjeteve në autostradën e re. E vetmja kërkesë e tyre është aksesi në rrugë.

“Më ka rënë kështu anësore me mburojë edhe më ka gjakosur, janë komplet edhe kamerat dhe atë moment është hap gardhi i policisë, kur më kanë goditur mua”- tregon Durimi.

Në disa protesta forcat shqiponja nuk kanë hezituar të përdorin dhe gaz lotsjellës, spërkatës djegës për sytë etj, për të shpërndarë turmat. Banorët shprehen se nuk do i ndalin protestat derisa të kenë një alternativë kalimi.

“Ne protestat do i vazhdojmë, le të bëjmë burg se ne na kanë futur në burg, bukën e gojës na e kanë marrë, bizneset po na i falimentojnë, rinia po na ikën, ne në burg jemi. Çfarë do presim më tjetër ne?”- pohon Durim Gjoka.

Ai nuk e fshehin dot zhgënjimin e izolimit jo vetëm fizik por edhe ekonomik.

“Çdo vend të botës, çdo biznes i japin favore, jo shkatërrim. Këtu na kanë dhënë shkatërrim, nuk na kanë dhënë asnjë favor, ne na kanë penalizuar në të gjitha anët, si nga toka, prona që na kanë marrë, si nga bizneset….”- përfundon Durimi.

Kjo autostradë  do të aksesohet kundrejt një pagese prej 270 lekësh për çdo mjet. Kontrata e lidhur mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kompanisë koncesionare parashikon një koncesion 35 vjeçar.

Ndërsa projekti ka kushtuar rreth 267 milionë euro, financimi i aksit është bërë nga koncensionari, që planifikon të mbledhë të paktën 1.3 miliardë euro të ardhura bazë për 35 vite. /Citizens Channel

17 gushti i vitit 1949 do mbahet mend si dita më e errët për Mirditën- Fotoreportazh nga ALBERT MËLYSHI

17 gushti i vitit 1949 do mbahet mend si dita më e errët për Mirditën.
75 vite më pare Mirdita do të njihte terrorin më të egër nga regjimi regresiv komunist.
14 martir nga familje më në zë në Mirditë, 10 prej tyre i pushkatuan duke i mbuluar me dhe të gjallë e 4 i varën në litarë.
Nga këtu do fillonte një kalvar vuajtjesh për qindra familje që i interrnuan në Tepelenë. Po ashtu nga këtu do niste terrori 45-vjeçar për të gjithë mirditorët dhe Mirditen mbare.
Nderime e respekt për sakrificën tuaj. Do mbeteni brez pas brezi të gdhendur në memorien tonë!
14 martirët:
1. Ded Preng Gjomarkaj-Orosh, varet në litar.
2. Pjetër Ded Vila-Kaçinar, varet në litar.
3. Dodë Mark Biba-Tenë, varet në litar
4. Dod Llesh Paloka-Kaçinar, varet në litar
5. Nikollë Bardhok Bajraktari-Rrëshen, pushkatohet.
6. Llesh Gjon Melyshi-Malaj, pushkatohet.
7. Nikoll Llesh Bajraktari-Orosh, pushkatohet.
8. Ndrecë Mark Ndoj-Kaçinar, pushkatohet.
9. Bardhok Dodë Gjini-Prosek, pushkatohet.
10. Gjin Gjok Kaçi-Bukmirë, pushkatohet.
11. Gjergj Beleshi-Kthellë e Epër, pushkatohet.
12. Ndoc Gjet Cupi-Blinisht, pushkatohet.
13. Preng Shkurt Nikolli-Orosh, pushkatohet.
14. Frrok Mata-Kaçinar,pushkatohet.
Sot në nder të tyre, pikërisht në vendin ku u ekzekutuan, ku u derdh gjaku i tyre në Qafë të Valmirit u lartësua memoriali që ai vend të mos humbasë dhe të kthehet në vënd pelegrinazhi.
I përjetshëm kujtimi i tyre!

Ringrihet Kulla e Çunmulajve dhe kthehet në muze të Malësisë

VOA/Kulla e Çunmulajve

 

Pëllumb Sulo

Në Hot të Malësisë së Madhe u zhvillua ceremonia e përfundimit të punimeve për ringritjen e kullës së njohur të Çunmulajve dhe shndërrimin e saj në Muze të Malësisë. Fisi i Çunmulajve ka nxjerrë figura te shquara që kanë lënë gjurmë në historinë e kombit dhe Malësisë për përpjekjet e tyre në mbrojtje te identitetit dhe trojeve shqiptare, mes të cilëve shquhet prijësi dhe luftëtari popullor Çun Mula, pjesëmarrës në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Siç njofton nga Hoti i Malësisë së Madhe, korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, Kulla e Çunmulajve u braktis dhe thuajse u rrënua gjatë periudhës së komunizmit, ndërsa trashëgimtarët e Çunmulajve u internuan dhe burgosen.

Ceremonia e përurimit të përfundimit të punimeve për ringritjen e Kullës së Çunmulajve dhe shndërrimin e saj në muze mblodhi në Hot të Malësisë së Madhe banorë të Malësisë, të Shkodrës, Tuzit e Trieshit si dhe përfaqësues të shqiptarëve të Amerikës, të cilët kontribuan për ringritjen e kullës.

Pllakën me mbishkrimin “Kulla e Bajraktarëve të Hotit, Muzeu Malësia e Madhe” e zbuloi kryebashkiaku i Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj së bashku me nismëtarin për ringritjen e kullës, drejtuesin e shoqatës “Kulla e Bajraktarëve të Hotit”, Arjan Bajraktarin.

Duke folur në ceremoninë e rastit, Arjan Bajraktari vlerësoi faktin se kjo nisëm kulturore dhe historike gjeti mbështetjen masive të malësorëve, në të dy anët e kufirit, por edhe në diasporë duke i dhënë kështu Malësisë një nga dëshmitë më të rëndësishme të identitetit të vet.

“Në atë ditë jo të largët, 12 shkurtit 2022, këtu në Hot, në këtë oborr, në çeljen e fushatës ku donator i parë ishte Mark Gjoku Ulaj që dhuronte 5 mijë dollarë në emër të vëllazërisë së tij, ndoshta askush nuk e mendonte se kjo fushatë për mbledhjen e fondeve do të merrte përpjesëtime kaq masive sa do të mund të arrinim sot, më 16 gusht 2024, të inauguronim përfundimin e punimeve të rinovimit të kullës, për më tepër, me një koncept muzeal modest”, tha ai.

Kulla e Çunmulajve, në Hot të Malësisë së Madhe, i ka fillimet e saj rreth viteve 1770-1780 për të rrugëtuar gjatë shekujve duke lënë gjurmë të rëndësishme në historinë e Malësisë dhe kombit përmes prijësve dhe luftëtarëve popullorë të Çunmulajve, të cilët i prijnë Hotit dhe Malësisë në luftërat kundër ushtrive osmane dhe atyre malazeze në mbrojtje të kufijve kombëtar.

Mes tyre shquhet bajraktari i Hotit, Çun Mula, një nga figurat më të rëndësishme të Malësisë, pjesëmarrës në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe në betejat për mbrojtjen e trojeve shqiptare. Pas vendosjes së komunizmit, trashëgimtarët e Çunmulajve u internuan dhe burgosën, ndërsa kulla e tyre nisi braktisjen dhe rrënimin.

Profesor Lekë Junçaj duke folur për historinë e kullës dhe trashëgimtarëve të saj tha mes të tjerash se ajo ishte një kështjellë arbërore.

“Kjo godinë gjigante nuk ishte vetëm kullë rezidence, por ishte kryeqendra e Hotit, epiqendër e shtatë maleve të Malësisë për tubimet, angazhimet, pajtimet dhe besëlidhjet e shumta të popullit të shumëvuajtur malësor. Ishte një kështjellë arbërore, mbrojtëse e trojeve dhe vlerave tona më të mira, nga ku me shekuj u mbrojt kufiri veri-perëndimor nga invazionet serbo-malazeze”, thotë ai.

Për ringritjen e Kullës së Çunmulajve kanë dhënë kontributet e tyre financiare rreth 500 persona nga Shqipëria, Kosova, shqiptarët në Mal të Zi, Europa, Kanadaja dhe SHBA.

I ardhur nga New Jorku, ku ka emigruar prej 50 vitesh, Mark Gjok Ulaj thotë se kjo ka dëshmuar vlerësimin e madh të malësorëve për bajraktarin e Hotit, Çun Mulën, dhe gjithë pjesëtarët e fisit të Çunmulajve.

“Çun Mula i Hotit i ka prirë tanë bajrakut të Hotit dhe ka qenë një ndër burrat ma të mirë që ka mujt me pasë kombi shqiptar. Mbas tij, të gjithë kanë ardhë secili ma i mirë se tjetri. Mul Delija ka qenë bajraktari i Hotit. Ka qenë kapedani që e ka kryer shkollën në Itali edhe e ka shpëtu Malësinë e Madhe, kur ka hy komunizmi, për mos me u vra vëllau me vlla”, thotë ai.

Megjithëse shumë larg vendlindjes, shqiptarët që kanë emigruar prej vitesh në Amerikë, vazhdojnë të mbajnë gjallë historinë e Hotit të Malësisë së Madhe dhe prijësve e luftëtarëve popullorë, që u prinë malësorëve ndër shekuj.

Përfaqësuesi i malësorëve nga Michigani, Gjokë Martin Noni Junçaj, tha se me rindërtimin e kullës së Çunmulajve malësorët dëshmuan se i ruajnë dhe trashëgojnë vlerat e tyre.

“Kur kam dëgjuar për këtë projekt e kam çmuar vlerën që ai ka për popullin tonë. Ne, të gjithë e dijmë se, gjithçka që lind duhet edhe me vdekë. Po historia e shqiptarëve kurrë nuk vdes. Sot e kemi nderu Çun Mulën edhe tanë Malësinë dhe shqiptarizmin”, thotë ai.

Kulla dy katëshe e Çunmulajve tashmë shfaqet e ringritur në mes të fushës së Hotit, pranë kishës së ndërtuar disa vite më parë, edhe ajo me kontributin e shqiptarëve të Amerikës.

Lutje, muzikë e bashkim komunitetesh – Festa që gjallëron Letnicën e braktisur

Doruntina Baliu, Arben Hoti

Bardhësisë së kishës në qendër të fshatit Letnicë i jepnin kontrast ngjyrat e shumta të veshjes tradicionale kroate të Neda Periqit.

Periq që u lind e u rrit në këtë fshat të Vitisë, në juglindje të Kosovës, tani jeton në Zvicër.

Megjithatë, Letnicën dhe Kishën e Zojës së Bekuar e viziton të paktën një herë në vit, çdo gusht.

“Më kujtohet si fëmijë nga ballkoni i shtëpisë e kam përcjellë secilën meshë”, kujton 49- vjeçarja, e cila më 15 gusht po merrte pjesë në festën e “Zonjës së Madhe”.

Neda Periq me familjaret e saj në festën e Zonjës së Madhe në Letnicë.

Neda Periq me familjaret e saj në festën e Zonjës së Madhe në Letnicë.

Në fenë katolike kjo festë rikujton ndarjen nga jeta të Virgjëreshës Maria, nënës së Jezu Krishtit.

Për Letnicën, festa ka edhe një simbolikë tjetër, pasi besohet se në gusht të vitit 1927, kishën e kishte vizituar dhe shenjtorja Nëna Terezë dhe pikërisht në këtë vend kishte marrë thirrjen për t’u bërë misionare.

Për fshatin që aktualisht numëron vetëm dhjetëra banorë, kjo festë nënkupton edhe rikthimin e një numri të madh të banorëve të dikurshëm, kryesisht të komunitetit kroat, në këtë pjesë të Kosovës.

Shtatorja e Zonjës së Madhe, në Letnicë që besohet të jetë qindra vjet e vjetër.

Shtatorja e Zonjës së Madhe, në Letnicë që besohet të jetë qindra vjet e vjetër.

“Ka pasur shumë njerëz, kanë qenë tri fshatra me familje deri në 8 fëmijë. Në Letnicë ka pasur thuajse vetëm kroatë”, thotë Periq.

Ajo rikujton se nga fshati ishte larguar në fillim të viteve ‘90 në kohën e luftës së Kroacisë me Serbinë, së bashku me shumicën e bashkëfshatarëve.

Disa prej tyre ishin larguar për t’iu bashkuar luftës, e disa nga frika e përndjekjes nga regjimi serb në Kosovë.

Një tendë ku shiten varëse me motive fetare, sikurse kryqi, në tregun e improvizuar për festën e Zonjës së Madhe në Letnicë.

Një tendë ku shiten varëse me motive fetare, sikurse kryqi, në tregun e improvizuar për festën e Zonjës së Madhe në Letnicë.

Përveç komunitetit kroat, më 15 gusht në Letnicë erdhën edhe shumë besimtarë katolikë shqiptarë nga rrethina e Kosovës, por edhe të tjerë nga komunitete e besime të tjera.

“Unë jam mysliman, kam ardhur për qejf. Është shumë mirë t’i shohësh njerëzit kështu”, thotë Besnik Hyska që kishte ardhur të përcjellë festën me shoqërinë nga qyteti i Vitisë.

Disa gra me veshje tradicionale kroate gjatë festës.

Disa gra me veshje tradicionale kroate gjatë festës.

Ai thotë se simbolikën e festës e kuptoi nga shokët katolikë, kështu merr pjesë në festë thuajse çdo vit.

Në kulmin e festës, përreth fshatit u shëtit shtatorja e Zonjës së Madhe, që besohet të jetë qindra vjet e vjetër, nën shoqërimin e lutjeve e vargjeve të kënduara në shqip e kroatisht.

Statuja e Zonjës së Madhe drejt së cilës lëshohen petale trëndafilash.

Statuja e Zonjës së Madhe drejt së cilës lëshohen petale trëndafilash.

Për ditë me radhë para 15 gushtit, besimtarët luten te kisha që besohet të jetë mrekullibërëse.

Një motër nderi teksa këndon lutjet tradicionale në festën e Zonjës së Madhe.

Një motër nderi teksa këndon lutjet tradicionale në festën e Zonjës së Madhe.

“Përpara njerëzit kanë ardhur me fëmijë që nuk kanë ecur e nuk kanë folur dhe sapo kanë dalë nga kisha kanë qenë më mirë”, thotë Roko Joziq, i ardhur nga Bjellovari i Kroacisë.

Ndonëse kishte lindur në Letnicë, Roko ishte zhvendosur në moshë të hershme në qytetin e afërt të Ferizajt derisa u shpërngul në Kroaci në moshën 18-vjeçare.

“I ka 36 vjet që nuk kam qenë këtu sepse në kohë të luftës në Kroaci kam qenë ushtar. Ata që kanë ardhur përpara për Zonjën e Madhe, policia e ushtria (serbe) i ka ndaluar, i ka rrahur”, thotë Joziq.

Vizitorë afër tendës që shet enë të vjetra prej balte e flamuj të Shqipërisë e Kosovës.

Vizitorë afër tendës që shet enë të vjetra prej balte e flamuj të Shqipërisë e Kosovës.

Gjuhën shqipe që e kishte mësuar gjatë shkollimit në Ferizaj, Joziq e flet rrjedhshëm edhe tani.

“Në Gjuhë Shqipe (në shkollë) e kam pasur pesë (notën më të lartë) e në Serbo-kroatisht e kam pasur njësh”, thotë duke qeshur 61-vjeçari.

Vizitorë të tregut të improvizuar në Letnicë të Vitisë.

Vizitorë të tregut të improvizuar në Letnicë të Vitisë.

“Na gjallërohet fshati”

Pak metra nga hyrja e kishës së Letnicës, nis tregu i improvizuar që vërshohet nga vizitorët posa të përfundojë ceremonia kryesore e festës.

Në qoshe qëndron një dyqan i vogël jashtë të cilit janë vendosur tenda për vizitorët që duan të hanë ushqim tradicional skare që po shërbehej këtë ditë.

Aty, pronari Shin Gjoni së bashku me nëntë fëmijët e tij punonin pa ndalur për të plotësuar të gjitha kërkesat e klientëve në kohën e drekës.

Shin Gjoni duke punuar në dyqanin e fshatit që e mban tash e 40 vjet.

Shin Gjoni duke punuar në dyqanin e fshatit që e mban tash e 40 vjet.

“Kur po kemi nevojë të punojmë, nëntë nuk po na dalin”, thotë 72-vjeçari shqiptar që mezi e pret këtë festë çdo vit.

I zhvendosur nga rrethina e Vitisë në Letnicë rreth 45 vjet më parë, ai bashkë me bashkëshorten ka mbetur ndër banorët e paktë që rrinë aty gjatë gjithë vitit, derisa fëmijët e vizitojnë herë pas here.

“Që 40 vjet e kam shitoren. Duhet të shkoj të furnizohem vet, se nuk t’i bie askush këtu gjërat”, thotë Gjoni.

Banore e moshuar e Letnicës teksa përcjell ceremoninë e festës së Zonjës së Madhe.

Banore e moshuar e Letnicës teksa përcjell ceremoninë e festës së Zonjës së Madhe.

“Këtu gjallërohet (për festë), duket sikur të jetë ndonjë qytet”, thotë tutje Gjoni që është i mërzitur nga zbrazja e fshatit ndër vite.

Gjoni që tani është kryesues i fshatit, thotë se shqiptarët dhe kroatët që ishin shumicë më herët kanë jetuar në harmoni bashkë.

“Unë kam kaluar mirë me kroatët, kam qenë si pakicë. Por, biznesi më ka afruar me ta”, thotë Gjoni.

Sipas tij, bashkëfshatarët e tjerë, kryesisht të moshës së vjetër tani nuk merren me tregti, kështu tregu i improvizuar për festë bëhet kryesisht nga banorët e rrethinës së Vitisë.

Dyqanin e vetëm të fshatit, ai nuk pret se do ta trashëgojnë fëmijët.

“Vështirë është të mbijetohet por mua më ka mbetur pak si hobi, sepse nuk kam çfarë të bëj se jam në pension”, thotë ai.

Një grua kroate duke qëndruar në strehën e improvizuar afër kishës.

Një grua kroate duke qëndruar në strehën e improvizuar afër kishës.

Meqë fshati ka pak banorë dhe shtëpitë e vjetra me gurë janë bërë të pabanueshme, brenda oborrit të kishës janë krijuar streha të improvizuara për vizitorët që qëndrojnë aty për disa ditë.

Strehët janë furnizuar edhe me kroje të ujit dhe banja të përbashkëta.

Roko Joziq që nuk e pa Letnicën për shumë vite, thotë se përshtypjet e mira nga festa e sivjetshme do ta sjellin sërish në fshat.

“Këtë herë kam ardhur me vajzën, do që ta shohë se ku është lindur baba. Ndoshta vitin e ardhshëm do të vij me gjithë familjen”, thotë ai duke u larguar për të kryer lutjet e fundit në kishë.

Kostumi i grave dhe vajzave të Dardhës i shndërron ato në shqiponja krahëhapur- Nga Vepror Hasani

Në gjysmën e dytë të shekullit të XIX-të, veshja e grave të Dardhes, përgatitej brenda ekonomise shtëpiake… baza e kësaj veshjeje ishte shajaku… endja e shajakut, prerja dhe qepja e kostumit, thurja e çorapeve, zbukurimi i pjesëve të vecanta e gjithçka tjetër bëhej nga gratë fshatare të Dardhës. Zhvillimi kapitalizmit ne Shqipëri, (ose më mire të themi, fillimet e kapitalizmit në format e tij te para) që shpërtheu edhe në këtë zone, depërtimi i mallrave të huaja (stofra të holla, cohë, kadife etj.), lidhja më e ngushtë me tregun, ndikimi i kurbetlinjve në mënyrën e jetës tek familjet e tyre etj., u bënë shkak, që shumë pjesë veshjesh të xibunit të zëvëndësoheshin me stofra të një cilësie më të mirë. Kësaj periudhe i përket edhe zëvendësimi i fustanit dhe i përparses së leshtë të kostumit të grave të Dardhës, me fustanin dhë përparsen prej stofi më të hollë.Megjithatë, gjatë kësaj kohe dhe deri vonë, vazhdoi si më parë, të perdorej stofi prej shajaku. Ah, kostumi i grave te Dardhës, zë një vend të rëndësishëm në veshjet tona popullore. Pa dyshim pjesën kryesore të kesaj veshjeje e zë xibuni prej shajaku, i gjatë deri në gju. Në pjesen e prapme, nga mezi e poshtë, vjen duke u zgjeruar me anë të disa kindave që qepeshin veref. Si pjesë e siperme e kostumit, xibuni zbukurohet me gajtanë të kuq. Qendisjet fillojnë nga pjesa e qafës në drejtim të gjoksit, ku zbukurimet janë më të shumta dhe arrijnë deri në fund. Me gajtanë jane krijuar motive me vija të drejta, spirale ose me lule, që shkojnë paralel, me njera-tjetren në të dy anët e xibunit.

Gratë dhe vajzat
shndërrohen në shqiponja krahëhapur

Kostumi I tyre i bën gratë dhe vajzat dardhare si shqiponja krahëhaur, sikur do të ngrihen në ajër të lehta si dhe të bukura. Poshte xibunit vishet fustani i leshtë prej shajaku me ngjyra të errta… zakonisht ai është i gjatë që shkon deri në pulpë të këmbëve dhe i hapur në pjesën e gjoksit… në këtë forme, fustani i leshtë duket një variant i vjetër që vazhdon të jetojë në moshe të kaluar deri në kohën tonë.  Në këto çaste vajzat dhe gratë duken nga më të bukurat në botë. Fustanin prej shajaku, në moshat e reja, e zevendësuan me një material stofi të hollë të importuar nga jashtë… edhe ky është përdorur më tepër me ngjyra të errta, por në vallen e tyre ato përcjellin veç gëzim dhe hijeshi. Ndërsa duke filluar nga mesi e poshtë, veshja vjen mjaft e gjerë, e prere ne formen e palave te valezuara dhe pak me i gjate se fustani prej shajaku.
Pjesa e pamungueshme e veshjes se grave të Dardhës është edhe.përparsja prej stofi, që në shumicen e rasteve është në ngjyrë të erret te njëjtë me atë të fustanit dhe është pak më e gjatë se xibuni… përparsja gjithashtu zbukurohej me gajtanë.

Shamia e kokës një aksesor tjetër i bukur

Veshja e grave të Dardhës, plotesohet me shaminë e kokës që në përgjithësi është në ngjyrë të errët dhe të zbukuruar anash, me çorapet të punuara me lesh deveje dhe me vija shumëngjyrshe si edhe me kepucët e zeza me pak takë të ngritur. Në stinën dimërore, gratë e moshuara mbanin floçkë prej shajaku pa mëngë dhe me flokë nga ana e brendeshme.
Veshja popullore e grave të Dardhës, është e shoqëruar me aksesore të ndryshëm të cilët i japin një paraqitje më të bukur kostumit. Mes këtyre aksesoreve përmendim zinxhirin e gjatë që lidhet me paftat duke e varur poshtë… paftat prej argjendi që vendosen në pjesën e belit, vareset e qafes etj. Aksesoret nuk kishin dallim zonal, pasi ato i pregatisnin zejtaret dhe argjendarë të qytetit. Veshjet popullore nuk jane thjeshtë me vlera artistike të cilat tërheqin vëmendjen, por ato janë pjesë e kulturës popullore kombetare të cilat na sjellin sot sakrificat etnike të popullit tonë, me tiparet e përbashkëta të formuara historikisht duke na dalluar nga popujt e tjere. Ne këtë pasuri kombetare, veshjet popullore te grave të Dardhes, mbajnë një vend të rëndësishëm duke na treguar vlerat patriotike dhe përpjekjet e këtij komuniteti për të ruajtur kulturen, traditat dhe besimin e tyre te pacenuar. Ngjyrat e kostumit popullor të grave te Dardhes, kanë në përbërje ngjyrat e flamurit shqiptar. Urojmë qe tradita dhe gjithçka kemi trashëguar brez pas brezi nga paraardhesit tanë, të mbetet e pastër si qelibar, duke i transmetuar të gjitha, nga brezi ne brez.

Tashmë po shtojmë edhe diçka tjetër

Mbi Dardhë ka shkruar një libër të posaçëm Papa Spiro N. Zengu në gjuhen greke të botuar në Athinë në vitin 1927 ku përshkruan hollësisht historinë e këtij katundi të bukur
Shoqëria e dardharëve të Rinj “Shpresa” në sallën e saj nisi të krijojë një bibliotekë për ndriçmin e të rinjve. Kjo bibliotekë sot, (viti 1927), ka 450 volume libra të ndryshme në gjuhërat shqip, inglisht, greqisht, frëngjisht dhe rumanisht. Ishte klubi i të rinjve dardharë të Amerikës “Përparimi” të cilët dërguan në katundin e tyre një pjesë të librave që kishin shqip-englisht dhe ndërmjet tyre edhe një tablo të bukur dhuruar po kësaj shoqërie prej të ndjerit princ Don Aladro Gjon Kastriot Skënderbeu. Në kishën e Shën Gjergjit të Dardhës gjendet edhe një kod i moçëm i vitit 1856. Papa Spiro Zengo që gjendet në Athinë ka mbledhur mjaft dorëshkrime dhe dokumente të tjera që i përkasin katundit të tij. Jo vetëm kaq shoqëria e dardharëve “Shpresa”, filloi edhe një seksion muzeumi të vendit që i përket historisë së fshatit. Dardharët shquhen për fisnikëri e huaj-pritje, janë mësimdashës e energjikë në punë.

Njerëz të shquar

Nga ky katund kanë dalë mjaft njerëz që shquhen në dije si Polikarpi Thellog dhe Mitropolit i Larisës më 1811 që u vra prej turqve më 1821. Isidor Ikonomi filolog dhe shok i Polikarpit – ish profesor në Dardhë Korçë, Voskopojë, Berat, Kostur, Tyrnov, Joan Andoniadhi (Gloxheni), normalist i shquar, Hristaq Themel (Melovani) filolog i diplomuar nga Universiteti i Athinës, Sotir Anastas, Nasi Normalist e vjershëtor, Spiro Konda filolog i diplomuar nga Universiteti i Athinës, profesor në gjimnazin dhe në fund në Normalen e Korçës, Petro Markopuli i specializuar për pyje, Evangjel Cekos idhem, Pavllo Cica idhem, Pandeli N.Kotepano. Hristo N. Dunka, Hristo I. Laçi i diplomuar në filologji dhe në shkollë e P.T.T në Athinë, Theodhor V. Zengo, Sotir V. Nisis normalist, Thoma G. Nasi profesor muzike, Sotir H. Noke redaktor i gazetës shqipe “Kandil i Kuq”, Apostoll Kreska mekanik i diplomuar. (Hylli i Dritës 1939, nr 8-10, f. 432)

Por gjithnjë e veçantë do të mbetet veshja dhe vallja e grave dhe vajzave të dardhës, të cilat nëë vallen e tyre shndërrohen në shqiponja krahëhapur. Tashmë po bëhen përgatitje për prezantimin e tyre. Mysafirët dhe vizitorët do të jenë të shumë.

Më pak zogj shtegtarë në lagunat shqiptare

VOA/Marrë nga Associated Press

Lagunat shqiptare janë të mirënjohura për popullsinë e zogjve shtegtarë. Ekspertët paralajmërojnë megjithatë se numri i këtyre zogjve po bie dhe se shkaktarë janë urbanizimi dhe ndryshimet klimatike.

Laguna e Vainit është një parajsë për studiuesit e zogjve. Aty janë regjistruar rreth 196 lloje të ndryshme dhe zona është mbrojtur me ligj që në vitin 1940, thotë përgjegjësja për lagunën Besiona Simoni.

“Kjo lagunë, që nga 7 korriku 1940, është shpallur zona e parë e mbrojtur në Shqipëri dhe që nga ajo kohë dhe deri tani ajo gëzon statusin e rezervatit natyror të menaxhuar të kategorisë katër. Në fakt shumëllojshmëria e habitateve dhe karakteristikat natyrore që ka kjo lagunë kanë bërë që të jetë një zonë e rëndësishme për shpendët. Vlerat e saj ornitologjike pa diskutim kanë bërë të mundur që këtu të kemi disa lloje të biodiversitetit”, thotë zonja Simoni.

Ajo thotë se vitin e kaluar laguna u vizitua nga 30 mijë turistë, një e pesta më shumë se vitin e mëparshëm. Shumë prej tyre vijnë edhe gjatë dimrit për të vëzhguar zogjtë.

“Mund të vini këtu me biçikletë. Mund të vini me makinë. Pashë edhe se mund të ngresh një tendë këtu dhe ka shumë restorante dhe jo mbingarkesë”, thotë Wolter Simba, turist nga Holanda.

Por studiuesit thonë se popullata e zogjve shtegtarë të Lagunës së Vainit është e rrezikuar.

Rreth 22 mijë zogj shtegtarë u regjistruan këtu në vitin 2018, por ky numër ra në 10,400 në vitin 2024, sipas të dhënave të Shoqatës Ornitologjike të Shqipërisë. Një ndër shkaqet e mundshme është urbanizimi.

“Ne besojmë që kërcënimi kryesor në gjithë këto vitet e fundit, sidomos pas vitit ’90, është urbanizimi në rritje pranë tyre dhe presionet që vijnë prej urbanizimit, që lidhen me shumë faktorë të tjerë, shqetësimin, ndotjen, gjuetinë e paligjshme etj.”, thotë Taulant Bino, nga Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë.

Një situatë e ngjashme është edhe në Lagunën e Divjakës dhe Karavastasë, rreth 130 kilometra në jug të Vainit.

Kjo lagunë është e mirënjohur për flamingot dhe pelikanët, por edhe këtu po bien popullatat e tyre. Në vitin 2018 ishin 46,165, por në vitin 2024 ishin vetëm 24,543, sipas të dhënave të Shoqatës Ornitologjike të Shqipërisë. Kjo organizatë ka shqetësimin se mund të ketë ndikim edhe ndryshimi klimatik.

“Ta merr mendja që një ndikim i vogël vjen prej saj, sepse me ngrohjen e klimës, përgjithësisht me rritjen e temperaturave, shpendët shtegtarë nuk kanë më nevojë të zhvendosen në jug, sepse mund t’i gjejnë rezervat ushqimore më në veri”, thotë zoti Bino.

Ai dëshiron të shohë studime për efektin e ndryshimeve klimatike tek zogjtë e kësaj zone.

Turizmi është gjithashtu një tjetër shqetësim, thotë biologia Ledi Selgjekaj. Ajo i bën thirrje qeverisë që të mendojë më mirë për nivelet e turizmit që mund të përballojë kjo parajsë natyrore.

“Turizmi masiv do të ishte negativ dhe mund të prekte popullatat e zogjve. Për shembull, nëse kemi këtu ndërtime të shumta, infrastrukturë në këto zona, atëherë kemi degradim të habitatit dhe shqetësimin e specieve të pranishme. Pra duhet të vendosim me kujdes se çfarë lloji turizmi duhet të bëjmë në këto zona dhe të mos bëjmë turizëm masiv apo agresiv”, thotë zonja Selgjekaj.

FOTOT- Mali i Korabit, veshur me mantelin e artë të shafranit të Sharrit

Këto pamje vijnë nga mali i Korabit, i cili është veshur  këtë pranverë me mantelin e artë të shafranit të Sharrit.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Fotot janë bërë nga studiuesi i njohur dhe i apasinuar i natyrës, Abdulla Diku. sn


Send this to a friend