Si kafja ashtu edhe duhani veprojnë si stimulues, të cilët njeriut shumë shpejt ia rregullojnë disponimin dhe e bëjnë atë të kthjellet dhe të jetë i gatshëm për aksionin ditor. Për më tepër, kafja për shumicën e njerëzve në periudhë afatgjatë është përgjithësisht e shëndetshme.
Megjithatë, studimet shkencore tregojnë se ky nuk është kombinimi i preferuar i mëngjesit. Dihet se duhani është përplot substanca kancerogjene, por disa studime të kohëve të fundit kanë treguar se cigarja e ndezur në mëngjes herët është dukshëm më e pashëndetshme se të gjitha cigaret e mëvonshme. “Kemi zbuluar se duhanpirësit që pinë duhan menjëherë pasi të zgjohen kishin nivele më të larta të NNALit kancerogjen në gjak në krahasim me duhanpirësit të cilët e kishin shtyrë cigaren e parë për gjysmë ore apo më shumë, dhe atë pavarësisht se sa cigare i kishin pirë më vonë gjatë ditës,” tha Steven Brensteter nga universiteti shtetëror i Pennsylvanisë, udhëheqësi i studimit të kryer në vitin 2013, në mostrat e 2.000 duhanpirësve të rritur. Pirja e kafesë në stomak të zbrazët herët në mëngjes stimulon sekretimin e acidit klorhidrik në sistemin e tretjes. Kjo mund të jetë veçanërisht problematike për njerëzit që vuajnë nga ulcera dhe gastriti.
Komentet