Aty ku ska parime por pazare asgjë nuk funksionon siç duhet, e as që pritet te këtë rezultate pozitive. Koalicioni PDK-LDK u bë pasi Hashimi nuk gjeti asnjë aleat tjetër dhe Isa për të shpetuar nga dështimi dhe përndjekja nga prokuroria.
Prej kohësh përflitej por se fundi edhe shefi i PDK-së aludoi per mbajten e zgjedhjeve të parakohshme, sipas Veselit “ me një marrëveshje pozitë-opozitë mund të shkohet në zgjedhje të reja si kthim në normalitet ” Ky është skenari i PDK-së për të dëmtuar LDK-ne edhe ashu të dëmtuar, duke paraqitur si të dështuar qeverisjen e saj. Anashkalimi i përgjegjësisë se vetë në kurriz të partnerit qeverisesë e shtyn edhe më tepër Kadriun për të promovuar veten si lider të pakonkurrueshem. Jo me kot kryeparlamentari ka përmendur dështimin e vendit në fushën e ekonomisë dhe zhvillimit të saj, si pikat ku do referohet për të sabotuar LDK-në në zgjedhjet e ardhmshme, kurdo që ato mbahen. Temat më të nxehta si Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi po ia faturohen si dështim LDK-së pa të drejtë, pasi edhe PDK-ja është pjesë e këtyre dështimeve.
Kadri Veseli ka te drejtë për të mohuar një marrëveshje pa kurrëfare sanksionesh te paraardhesit. Kadri Veseli e ka shumë të lehtë ta hedh poshtë marrëveshjen me LDK-në e të krijojë një koalicion tjetër qeverisës. çthurrja e kompetencava të kryeminsitri nga ana e presidencëes në përfaqësimin e vendit shihet edhe si goditje direkte mbi Isën. Hashim Thaçi po e kërkon udhëheqjen e dialogut me Serbinë. Këtë e ka bërë të ditur në Seminarin e NATO’s që po mbahet në Prishtinë.
Kryeministri Isa Mustafa ndodhet i kurthuar në mënyrë te dyfishtë: Në njeren anë është vetëkurthuar, në anen tjeter, ka rënë në kurthin e partnerit qeverisës, PDK-se.
Por edhe LDK i ka thur vetës një gardh të madh, duke ia ngushtuar mundesitë e frymemarrjes. LDK-ja po mbrohet duke akuzuar PDK-në se s’ka punuar seriozisht për çështjen e demarkacionit kur po lëshon akuza në këtë kohë.
Pra një PDK e dëmtuar dhe një LDK e paprekur nga Specialja, nuk mund të bashkëjetojnë gjatë në një koalicion qeverisës Kadri Veselit po i ngutet që të nominohet për Kryeministër. Pra ai po do që ta qojë vendin në zgjedhje të parakohshme – sepse është i bindur se PDK del sërish e para. Kjo do i mundësonte atij që duke bashkëpunuar me Gjykatën Speciale të mbetet i paprekur dhe në anën tjetër të shtrij autoritetin e tij jo vetëm ne parti, por dhe në vend.
Këtë ia mundëson fakti se LDK-ja veproi në kundërshtim të plotë me vullnetin e elektorati të saj, dhe kjo me siguri do t’i hakmerret keq në zgjedhjet e ardhshme. Prandaj dhe Kadriu e ka rrugën e hapur për tu bërë kryeministër i vendit, ndërkohë që PDK edhe në të kaluarën është dëshmuar se nuk i respekton marrëveshjet. Nga e gjithë kjo Kosova nuk fitoi asgjë ashtu si edhe LDK, në anën tjetër, në mungesë të alternativës nga qytetarët, PDK do të ruaj primatin si parti e parë duke kapluar institucionet dhe zhytur vendin ne varfëri dhe mjerim.
Komentet