Prej disa ditës, agjenci të ndryshme në të gjithë botën po bëjnë parashikimet e tyre për pretendentët kryesorë nga do të dalë fituesi i çmimit Nobel i këtij viti në letërsi. Në të gjitha listat e parshikimeve, pa asnjë përjashtim, rreshtohet edhe shkrimtari ynë i shquar, Ismail Kadare. Prej më shumë se dyzet vjetësh, emri i Kadaresë ka qenë në listën e pretendentëve. Shpeshherë, edhe në listën e shkurtër. Vetë prania në këtë listë të përvitëshme është një vlerësim i madh për çdo shkrimtar. Sipas La Repubblica-Sep 27, 2015; Affaritaliani.it-Sep 29, 2015; swissinfo.ch; Gazeta Wyborcza-Oct 1, 2015; 加拿大星島日報; Rai News;Daily Mail etj., ja disa nga pretendetët përveç Kadaresë. Shkrimtarja bjelloruse Svetlana Alexievich, autori kenian Ngugi wa Thiong’o, romancieri nga ShBA Joyce Carol, poeti koreanojugor Ko Un, poeti sirian Adonis, romancieri japonez Haruki Murakami si dhe autori hungarez Peter Nadas. Këtë vit iu shtua listës së pretendentëve edhe Ursula Le Guin, shkrimtare e letërsisë shkencore nga SHBA. Sipas shumë kritikëve, ajo mund të jetë edhe laureate. Do të ishte e para nobeliste e këtij zhanri. Shkrimtarët amerikanë kanë mbi 20 vjet që nuk e marrin Nobelin, Toni Morrison ishte shkrimtarja amerikane që e fitoi Nobelin më 1993.
“Akademia ka shfaqur një mospëlqim ndaj letërsisë amerikane … Unë nuk do të protestoja nëse (Philip) Roth ose Oates do të fitonte,” thotë Bjorn Wiman, redaktor kulturor i gazetës prestigjioze suedeze “Dagens Nyheter”
Vitin e kaluar Nobelin e fitoi Patrick Modiano i Francës.
Laureatët e Nobelit të këtij viti do të marrin tetë million korona suedeze (rreth $950000 ose 855,000 euro)
Komentet