Ka vetem dy arsye per te frekuentuar plazhet shqiptare: bukuria dhe patriotizmi! Gjitha arsyet e tjera jane kunder : pa drita, pa uje, pisllek, cmime marramendese, kushte minimale, sherbim banal…! Dy arsyet e para jane te perkoheshme…! Nese nuk ndryshon pjesa tjeter plazhet shqiptare do jene bosh ne vitet qe vijne…! Ja ku eshte Italia, Turqia apo Greqia…!
***
Po lexoj shume “lajme” mbi rrjepjen qe i bejne shqiptareve te Kosoves pronaret e hoteleve e restoranteve ne Shqiperi! Me vjen keq per kete diskretitim pozitiv qe u behet vellezerve tane mediatikisht! Sa per cmimet, te njejtet pronare po rrjepin me te njejtin zell e konseguence edhe shqiptaret e tjere…! Dje e provova edhe une kete gje…! Ne restorant pasi konsultova menyne dhe kamarieri erdhi te merrte porosine, u stepa kur me lajmeroi se nga menyja kishte vetem derr te eger, lepur te eger dhe kaproll te eger…dhe asgje tjeter…!!! ( sejcila nga keto tre pjata ishte mbi 80.000 leke).
***
Ne nahijen tone kerkohen gjithnje gjera te jashtezakoneshme : i kerkohet tigrit te kete zgjuarsine e dhelpres ose shqiponjes te vrapoje me shpejt se kanguri…! Natyrisht nuk behet fjale per kafshet e shpendet…!
***
Jo me kot Ferri perfytyrohet si nje llave zjarri… ku digjen mekataret…, sic jane edhe keto dite ferri vape…ku po digjemi te gjithe…!
***
E keni degjuar ( ne mos e kemi thene edhe vete pa ze) ate shprehjen : ah te isha une vetem 24 ore …president, kryeminister, minister, prokuror, gjykates, etj.etj. do beja …!!! Nuk e di nese ndonje komb tjeter e perdor kete shprehje tipike shqiptare!
***
Pyeta nje administrator te nje medie online per “lajmet” qe shperndante me subjekte si “ke dashuron X”, “ku po kalon pushimet Y”, “si u zhvesh Z”, “si u vetvra R” apo “ku ben shoping Q”! Pergjigja e tij ishte per te qare e per te qeshur…! Keto jane “lajmet” me te klikuara – tha ai! Ky popull kete “supe” do! Ne jetojme financiarisht me “klikime”! Nese une do publikoja vertete lajme serioze dhe me vlere per publikun do kishim “vdekur” medie! Ky milet ate supe do dhe ne ia ofrojme per te jetuar ne treg!
***
Nuk ka tallje me te madhe me njerezit sesa urimet e shtira te politikaneve ne ditet e festave fetare! Te qeshur, gjithe shendet e te veshur me sqime, ata pasi urojne kleriket, nuk harrojne te urojne edhe miletin nepermjet mikrofoneve e kamerave te shumta per “mireqenie e begati”! Ne fakt, ata jane shkaktaret e te gjitha te keqijave te ketij vendi dhe duket sikur “shlyejne” mekatet duke u ngazellyer ne vizitat e tyre te kortezise! Po te kishin sado pak friken ndaj ndeshkimit te Zotit, do duhej te pakten te plotesonin disa nga mundesite e pafundme financiare per te realizuar detyrimet fetare, sic jane “sadakaja” dhe “vitrat”!!! Do shlyenin te pakten mekatet e vogla dhe do gezonin mijra familje te varfra te ketij vendi!
***
E kuptoj fare mire perse mediat online publikojne listen e 10 njerezve me te pasur te nahijes tone! Sepse eshte tmerresisht e kollajshme per t’i identifikuar! Ne te kundert, eshte e pamundur te identifikohen te varferit…Jane aq shume…! Por, ne fakt detyra e mediave eshte te merren me keta te dytet…!
***
A mund te me shpjegoje dikush cfare fituan shqiptaret nga mareveshja mes Gruevskit dhe Zajevit ? Apo Ahmeti dhe Thaçi ishin aty si ne cdo rast pjese e dekorit?!
***
Cipras nga “hero” kthehet ne “tradhetar” brenda disa ditesh…! Nga ulerimat e ngazellimit ne sheshet e Athines ne zjarrvenien e saj!
***
Varet cfare quan dinjitet! Psh. Pasi i “telendisi” si terroriste europianet dhe Merkel, Cipras pranoi kushte dy here me te renda per Greqine se ato qe ishin perpara referendumit (te “jo”-se qe u be “po”)! Dhe kete e quan dinjitet!!! Delenxhi ballkanas!
***
Njerezit e mencur e fillojne biseden me gjerat qe i bashkojne, jo me ato qe i ndajne!
***
Politikanet ballkanike besojne se mund te mashtrojne edhe Europen apo SHBA ashtu sic mashtrojne popujt e tyre! Ballkanasit zhgenjehen cdo 4 vjet e perseri u besojne premtimeve, Europianet nuk presin kaq gjate per t’u zjgenjyer…!
***
Ky eshte lajmi i vizites se Kancelares ne Ballkan! “Merkel premton BE-ne per Serbine dhe Shqiperine…per te kundershtuar ndikimin rus ne keto vende”!
***
Nena boshnjake e nje te vrari nga serbet i dhuron kryeministrit Vucic lule, nderkohe qe disa boshnjake te tjere e gjuajten me gure…! Ky eshte Ballkani : mes luleve dhe gureve, mes madheshtise se falkes dhe kokfortesise se hakmarrjes…!
***
Nuk eshte foto artistike qe shfaq mrekulline e Liqenit te Shkodres, por qe deshmon per shkaterrimin e tij…! Miliona euro jane derdhur per studime e projekte, por Liqeni po ndotet e po thahet cdo vit e me shume nga barishtet, algat e jeshilleqet nenujore! Mos ta leme kete mrekulli te natyres te zhduket nga peisazhi!
***
Fitoi pushtetin me premtimin se do “clironte” Greqine nga vargojte e kapitalizmit boteror, zvarriti 6-muaj cdo mareveshje, pretendoi se do behej lideri i ri i kontinentit te vjeter, se do shkaktonte cunamin ne BE, organizoi nje referendum kunder “masave shtrenguese te kreditoreve” …per te pranuar gjithcka qe duan kredidhenesit – Ky eshte Cipras, politikan ballkanas…!
***
Vizita e Kancelares Merkel, sipas shtypit gjerman!
“Ballkani është zhytur në varfëri, mungesë perspektive dhe represion. Kancelarja dëshiron të bëjë diçka kundër tendencës për qeverisje autoritariste atje. Gjithashtu, për të parandalur largimin masiv drejt Gjermanisë”….
***
Une mbaj dhe mbroj mendimin tim! Te tjeret mund te kuptojne ate qe duan ata, por kjo nuk varet nga une! (E lexuar)
***
Me pelqejne statuset e shqiptareve qe banone e jetojne jashte vendit! Jane krejt sakta, te paparagjykueshme, mendjehapura, sikur jane shkruar nga njerez qe kane lindur denbabaden ne ato vende! Vetem nje gje : pak me modeste, se me duket qe na jepni shume mend e keshilla edhe kur nuk kemi nevoje per to! E sidomos mos i etiketoni ata qe jetojne ne kete vend sikur jane te nje rrace tjeter nga e juaja!
***
Simboli i drejtesise eshte peshorja…! E kush eshte ai budalla qe beson se peshoret nuk jane bere per te anuar ne krahun e te fortit, te pasurit, te pushteteshmit dhe kryesisht te xhepit?!
***
U prehsh ne paqe, Zyhdi Barbullushi! Te jam mirenjohes per mesimin me te madh qe mund te marre njeriu ne jete : me vullnet arrihet gjithcka! Lamtumire, futbollisti i Vllaznise dhe i Kombetares, fizarmonicisti i mrekullueshem, kompozitori i dhjetra kengeve, notari i paharrueshem, kampioni i bilardos…! Lamtumire daje!
***
Jo-ja greke!
Nuk jam nga ata qe i gezohem fatkeqesise se komshiut, por kur komshiu i pergatit varrin vetes nuk kam cfare te bej vec te shpreh keqardhje! Natyrisht i qaj hallin edhe atyre mijra e mijra shqiptareve qe kane nje cerek shekulli qe jetojne e punojne atje!
***
Tani qe shenjat e referendumit grek jane per “jo”, u duhet thene “shtrengo rripin Thanas”!!!
***
Ne burg nuk duhet te shkoje vetem vrasesi, por edhe prindi, edhe gjykatesi, edhe mesuesi, edhe sociologu, edhe psikologu, edhe gazetari, edhe une edhe ti, qe kemi krijuar kete sistem qe pjell vrases qe ne moshen 15 vjecare!
Komentet