Ka vallë një krua zemra jote e vogël,
Ku lule të druajtura lëshojnë gonxhe,
Dhe zogj të trembur zbresin për të pirë,
Dhe hijet pa masë drithërohen?
Dhe askush nuk e di këtë rrjedhë,
Nuk di që ndonjë krua të jetë aty;
Dhe prapë hurba jote e vogël e jetës
Shterohet duke u pirë përditë.
Atëherë shiko për një krua të vogël në mars,
Kur lumenjtë të vërshojnë,
Dhe kur bora të vërtitet furishëm nga kodrat,
Dhe urat shpesh i mbikalojnë.
Dhe vonë, në gusht ndoshta,
Kur livadhet thahen në vapë,
Ruaje të paktën këtë krua të vogël të jetës
Për ndonjë mesditë zhuritëse të thatë!
Komentet