Analisti Lorenc Vangjeli ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e djeshme në MCN, ku ka deklaruar se ekziston një listë me njerëz të përfshirë në skandale të ngjashme si ai i kryebashkiakut të shkarkuar të Kukësit, Safet Gjici.
Sipas tij brenda 24-orëve të ardhshme, mund të kemi një publikim të ri një skandali seksual.
“Ka një listë me njerëz, dobësia është njerëzore. Ka raste të tjera, ndoshta jo më larg se 24 orë më pas mund të kemi një moment tjetër që është përfolur, por nuk është në këto përmasa. Nuk është me video por është me audio”, deklaroi Vangjeli në emisionin “Të Paekspozuarit”. gsh