Ka nisur nje revansh grek ne Himare.
Gjithcka eshte politike dhe po perdor ndjeshmerine e himarioteve ndaj prones.
Por ne thelb nuk ka asgje te vertete.
Personat politike ne krye te kesaj “levizje”, kane krijuar nje amalgam ekstremistesh himarjote-shumica nuk banojne aty, ekstremistesh greke-jo himarjote, politikanesh te korruptuar-nuk kane asnje lidhje me Himaren, pa diskutim te perfshire jane dhe nje grusht njerezish me interesa biznesi, pergjithesisht matrapaze qe, hyjne e dalin ne politike ne funksion te ketyre interesave.
Mbi te gjithe, pra edhe mbi Nikollaq Neranxin, Vangjel Dulen, Fatmir Mediun, Ilirjan Pacon, Fredi Belerin, disa prifterinj pertej ketij vendi qe e ushqejne kete revansh, qendron Sali Berisha.
Ai dhe mekembesi i tij juridik ne PD-Lulzim Basha, kane kuptuar se ju duhet nje konflikt mes kesaj qeverie dhe Greqise, maredheniet me te cilen kane ndryshuar rrenjesisht pas dorezimit qe Sali Berisha i beri territoreve te tera te Shqiperise, perfshire gjiun e Sarandes dhe vete Himaren; te parin edhe fizikisht, te dyten politikisht.
Te gjithe personazhet e perfshire nga Sali Berisha ne kete skeme, kane dhe interesat e tyre ekonomike dhe politike ne kete histori.
Politikisht
Reforma administrative, rikthimi ligjerisht i Himares historike-shqiptare, ishte nje deshtim shume i madh per perpjekjet e ekstremisteve greke apo politikaneve me origjine greke qe qendrojne ne politiken shqiptare ne emer te ketyre interesave.
Politikisht, Himara nuk mund te ishte me e tyre. Madje ata nuk mund te kishin me asnje ndikim politik dhe elektoral ne Himare.
Por pa Himaren, ata jane nje hic.
Vangjel Dule, deputet ne qarkun e Vlores-posacerisht Himare, teresisht pa lidhje me te, e tha shpesh kete si arsye e forte qe e rreshtoi ate kunder reformes territoriale. Pa Himaren ai nuk vlen me, ne Shqiperi jo, por edhe ne Greqi eshte po kaq i tille.
Ne palen shqiptare qe e ka pare gjithnje Greqine si nje mundesi per te qene ne pushtet, Sali Berisha e kuptoi shume qarte kete. Ai e ka perdorur vazhdimisht Himaren qysh kur doli ne opozite, per te gjetur tek Greqia nje mbeshtetese per pushtetin e tij, tek Greqia e djathte posacerisht.
Pikerisht kjo Greqi, ishte kunderpala me te cilen ai nenshkroi marreveshjen e detit qe i kaloi fizikisht me nje cope leter, gjiun e Sarandes-nje pasuri e madhe ekonomike per me teper, Greqise se Karamanlis dhe Bakojanit. Lulzim Basha ishte aty.
Tani te gjithe bashke duan te kthejne kohen pas.
Berisha e Basha duan konfliktin, Dule rikthimin si faktor i rendesishem grek ne politiken shqiptare, Neranxi rikthimin ne politike permes kesaj rruge, duke kuptuar se te besh para ndershmerisht eshte gjithnje shume me pak se ti besh ato duke qene ne politike.
Te tjeret, vecanerisht Paco e Bejleri, jane disa palaco qe kete vend e njohin si Greqi, pavaresisht emrit teresisht shqiptar qe shkruan i pari ne ekranin e nje televizioni kombetar.
Konflikti qe po ushqejne eshte teresisht artificial, por i vlefshem per qellimet e secilit prej tyre, perfshire edhe nje si Sali Berisha.
Bujar Nishani qe u perfshi vetem sot, eshte teresisht ne linje me qellimet e Sali Berishes.
Projekti
Sali Berisha i kushtoi nje status te gjate mbeshtetjeje, agresiv dhe nxites, “protestuesve” himarjote qe kish mbledhur atje nje ish deputet qe nenshkruan si “drejtor egzekutiv”-nuk del dot nga termat e biznesit, Nikollaq Neranxi.
Ne thelb te statusit te tij te koordinuar ishin “pronat e himarioteve”.
Naranxi, Dule e Mediu, kane kuptuar heret ndjeshmerine e bregasve per pronat, nje proces qe nuk po mbaron kurre ne bregdet, per shkak te interesave gjithnje, por edhe peng i nje perpjekje per ta mbajtur gjithnje kete ceshtje si mine me sahat.
Kurdisja kete here, ndodh e lidhur me nje projekt te bashkise Himare.
Skandal.al hetoi mbi projektin dhe mesoi shume.
Projekti eshte ky qe shihni.
Eshte teresisht nje projekt publik, tipikisht i rikualifikimit urban.
Perfshin veriperendimin e Spillese-Himares sic e quajne ardhesit, por Spille per vendasit (per shkak te shpelles qe gjendet aty).
Planifikon te urbanizoje nje zone teresisht te papranueshme nga pikpamja urbane per nje qytet turistik, per me teper kryeqender e bregut,
Eshte geto praktikisht.
Ne te nuk prishet asnje shtepi.
Po, cenohet nje hotel pa leje, ndertuar ne rere-ne plazh, prone e nje te afermi te Nikollaq Neranxit, asgje tjeter- i tha Skandal.al nje prej drejtuesve te bashkise Himare.
Nderkohe Skandal.al konsultoi vete projektin; projekti njeh ndertimet egzistuese dhe i integron ato me rruge te brendeshme, sheshe pushimi, lulishte ndermjetese, kend lojrash per femijet, nderton nje rrjet te ri kanalizimesh te ujrave te zeza e te bardha, sistemon perfundimisht perroin e qytetit duke e kthyer ne nje zone pushimi per turistet por edhe per rezidentet.
Nuk nderton asnje resort apo strukture tjeter pritese-hoteliere.
Madje as planifikon aty nje te tille.
Pa asnje diskutim qe gardhe gjithfaresh e prej gjithfare mbetjesh, do te hiqen per te krijuar nje ambient familjar-aty ku ka shtepi private dhe, kolektiv-aty ku ka pallate, te pranueshem per nje qytet turistik.
Hapesira publike quhen dhe jane teresisht ne sherbim te banoreve te miqve te tyre qe vijne te pushojne ne Himare- eshte percaktuar ne projekt.
Por ajo qe e ben edhe me shume pretekst te gjithen, ka te beje me faktin se projekti ende eshte ne leter, i pa financuar nga Qeveria dhe fondet e saj te zhvillimit.
Nikollaq Neranxi me shume, por edhe Dule, Paco, Beleri etj, ja kane dale te genjejne cilindo ne Himare dhe jashte saj. Nuk kane asnje prove per te vertetuar akuzat e tyre, por ja kane dale te alarmojne njerez qe e duan kete zhvillim urban.
Nje e nga nje, ata jane te bindur mbi projektin, madje e kerkojne ate, por ndjeshmeria mbi pronen i vendos ne gjendje alarmi.
Ne mes te Spillese, sheshi qendror i rikonstruktuar ne te njejten forme, ka bere te lumtur pronaret e lokaleve ne ndertesat egzistuese, por edhe banoret, pushuesit e shumte kete vit ne Himare gjithashtu.
Kjo eshte dhe nuk cenon pronen e kerkujt.
Maskarenjte
Secili nga personazhet e kesaj vere ne Himare, ka nje histori te ndryshme me pare.
NIkollaq Neranxi- i zgjedhur nga Sali Berisha ne kete aksion dhe vete Ai, shkelqejne ne nje liste maskarenjsh qe nacionalizmin e luajne si karten e fundit te tyre. Nacionalizmin grek-mos u habisni.
Nikollaq Neranxi dhe Sali Berisha, kane bashkepunuar si deputet dhe kryeminister, per te permbushur interesat e Neranxit ne Potam, ndare nga nje pallat i tmerrshem i Koco Kokedhimes me Spillene.
Skandal.al ishte ne Potam, vizitoi dhe fotografoi shtepite e vellezerve Burbo. Ato jane ndertuar ne rere, njesoj si hoteli ne Spille per te cilin Neranxi ka ngritur nje stuhi te tere.
Nikollaq Neranxi pretendoi ate kohe se ishin ndertuar ne prone te tij, prone qe kurre nuk e provoi me ndonje dokument ligjor. Por edhe atehere, Nikollaq Neranxi e bindi Sali Berishen i cili i vuri policine ndertimore ne dispozicion. Me ate polici, Nikollaq Neranxi ja doli te demtoje shtepite e vellezerve Burbo. Ashtu te demtuara ishin dhe gjate vizites sone atje.
Borbot jane himarjote autoktone dhe shembulli qe Nikollaq Neranxi nuk ka asnje interes te atij komuniteti, por te tijin personal.
Sali Berisha eshte nje tjeter armik i shpallur per pronat e bregasve. Jo per shkak te Shkelzenit dhe Argites se tij, peshkaqene pronash nga Vlora e poshte, te identifikuar gjeresiht ne rrugen e bregut si “Mafia e Tokave”- shkruar ne cdo mur.
Por per shkak te vete Berishes.
Skandal.al udhetoi deri ne gjirin e Jales, poshte ne breg, ku mblodhi deshmi te nje aksioni barbar te udhehequr nga dhendri i tij, Jamarber Malltezi, gjate vitit 2010 mbi disa struktura turistike te ndertuara nga vendesit atje.
Pronaret e tyre i thane Skandal.al se, nje panel i Bankes Boterore i kishte vizituar pas aksionit mbi pronat e tyre, kishte pranuar gabimin e kryer nga projekti i tyre i drejtuar nga Malltezi dhe ju kish premtuar demshperblim.
Por pertej kesaj, ata te deshmojne me detaje egersine e njerezve te Sali Berishes, police e forca masive speciale qe shoqeronin dhenderin e tij, gjate operacionit ne pronat e tyre.
Keta jane.
Nje per nje, secili prej himarioteve qe takuam, te shprehte qarte mosbesimin ndaj atyre qe kane rembyer flamurin e “pronave” dhe interesat politike e te biznesit qe perfaqesojne.
Zbatimi i projektit sa me pare do te ishte prova me e qarte se nje aradhe maskarenjsh i ka genjyer e se pronat e tyre nuk kane asnje rrezik nga rikualifikimi urban i veriperendimit te Spillese.
Investimet publike, “revanshi” historik i Rames mbi kundershtaret politike e nacionaliste ne Himare
Dite me pare, kryeministri Edi Rama postoi ne rrjetet sociale nje foto me te birin ne bulevardin e ri te Spillese-Himare, ulur ne nje prej restoranteve ne me tavolina ne shesh.
Nje vit me pare, aty nuk mund te rrihej. Nese e beje duhet te ndaje frymemarrjen me aromen e piste te kanaleve te ujrave te zeza.
Himara ne nje vit ka ndryshuar teresisht.
Investimet publike ne rruge, ujesjelles kanalizime, urbanizim, energji elektrike jane me te medhate ne 26 vite.
Jane bere ato qe ne 26 vite nuk i bene kurre ne bashkine e re te Himares-nga pika fantastike sa del ne qafen e Llogarase, ku nje zemer e madhe eshte ndetuar e bashkon shqiptare e te huaj qe shkojne e vijne ne riviere, deri tutje ne Pilur, Kudhes, Qeparo, Lukove, ne fshatrat lart por edhe poshte ne bregdet.
Ky eshte revanshi me i madh i kesaj qeverie ne bashkine e re.
Urbanizimi eshte i dukshem dhe ka sjelle vepra qe kane joshur mijera shqiptare e te huaj kete vere.
Ne fakt per Neranxin, Dulen, Belerin, Bollanon dhe Pacon ky eshte problemi me i madh.
Per vite me radhe u munduan ta mbanin kete zone te izoluar, e tille i sherbente interesave te tyre. Ja dolen.
Tani Himara eshte nje zone ne zhvillim dhe krejt ndryshe nga cfare ishte,
Kjo natyrisht qe ka cmontuar politiken e tyre duke i kthyer ne njerez pa asnje vlere ne ate zone.
Ndikimi i tyre politik dhe per me teper ai ekstrem nacionalist ka vdekur.
Skandal.al
Komentet