1. Siç dihet, ujku nuk mund të mbrojnë ose shpëtojnë vetën nga kurthat e dhelprës tinzare ose tepër dinake. Ndërkaq, as dhelpra nuk mund të mbrojë ose shpëtojë vetën nga tufa e ujqërve të uritur dhe të pabesë. Kështu që një lider i lartë shtetror ose nacional, duhet të jetë dhelpër pë t’u mbrojtur dhe shpëtuar nga kurthat e ndryshme dhe luan i vërtetë për t’i trembur ose frikësuar dhelpërat ose ujqërit e uritur dhe të pabesë. (Me fjalët tjera të Makiavelit.)
2. Apo, “retorika ose oratoria boshe së bashku me patriotizmin dhe moralin e rrejshëm ose lajkatarë, janë një trill (trillim) ose kurthë mashtrimi që e përodorin ose aplikojnë tufat ose kastat e harlisura të demagogëve, hipokritëve, injorantëve dhe intrigantëve të ndryshëm stupid, mediokrit, nebulozë dhe inferiorë, për t’i shantazhuar, komplotizuar dhe frenuar njerëzit e ditur, të merituar dhe patriot.” (Friedrich Nietzsche).
3. Në shtetin dhe pushtetin kosovar, si duket askush të mbrojë ose shpëtojë njeriun nga njeriu i përkthyer në antinjeri! Mbase, njeriun ose liderin (politikanin) e ditur (zgjuar), vizionar dhe patriot nga tufa ose lukunia e harbuar e antinjerëzve dhe psedopatriotëve të ndryshem komplotist, demagog dhe hipokrit që bartin kurora, kapela, licenca dhe pemë të huaja familjare, nacionale, gjenealogjike, strukturalgjenetike, konceptuale, ideologjike dhe të tjera. Duke menduar në gjakun e prishur dhe censuruar, si dhe n’palcën e limfën. Copëza ose fletëza të pathëna dhe të pashkruara të një jete të ndodhur dikund mës ‘krimit dhe fasades’, apo, mes ditënetësh ose dritëhijesh të mistershme dhe enigmatike që nuk u këputet kurrë toja. ” Vëllaçko, deshëm apo nuk deshëm, kjo është ajo jetë jona që e zgjodhem ose përzgjodhem dikur..në kohë njerke dhe kolere kur popullit (kombit) dhe atdheut tonë u kishte shkuar thika e serbit në asht dhe laku i thellë i robërisë serbe në fyt. Atherë pra! Nejse…!
4. Skamja (varfëria) dhe robëria e kanë një emërues dhe “profeci” të njejtë: Bërjen ose shndërrimin e individit dhe kolektivitetit në skllevër ose robër të vërtetë. Apo, mashtrimi i vazhdueshëm i popullit (kombit) në emër të shtetit imagjinar ose fiktivë?!
5. Siç dihet, jeta e njeriut ose qytetarit shqiptarë dhe në Kosovë dhe n’mërgim është relativisht e rëndë. Mbase, me peripeti, travaje, krajata dhe mundime të ndryshme për t´i siguruar ekzistencën ose kafshatën e bukës për vetëvetën dhe familjen këtu në mërgim dhe atje në vendlindje. Ajo bëhet akoma me e rëndë kur populli (kombi) dhe atdheu e kanë vështirë apo kur ndodhën përballë sfidave, udhëkryqëve, fenomenëve, turbulencave, anomalive ose patologjive të ndryshme reaksionare dhe anakronike që të lënë shpesh pa trohë gjumi në sy. Aty janë edhe punët ose obligimët e përditshme për të siguruar bukën e gojës ose ekzistencën e përgjithshme jetësore ose familjare, që e bëjnë akoma me të rëndë jetën e njeriut shqiptarë ose kosovarë. Mos të flasim këtu mbi “pellgun e madh” të këtij gjaku të bërë ujë strehëve dhe këtyre udhëkryqëve të huaja ! Për dhëmbjet, frakturat, eklipsimet, plasjezemrat, plazmimet ose pezmatimet e ndryshme skeletore dhe gjenetike. Rrogtar brenda dhe rrogtar jashtë! Shqiptarët ose kosovarët e shkretë.
6. Në mos gabohem, gjatë kohës së luftës së njohur çlirimtare dhe patriotike të UÇK-së, asokohe me tepër dhe më bukur se kurrë i çelën ose hapën sytë liria dhe pavarësia shtetrore dhe nacionale. Në luftëra të ndryshme dhe beteja të lavdishme dhe heroike me armiqtë e egër dhe gjakatar dhëmb për dhëmb, sup me sup, fyta-fyt dhe ballë për ballë! Aty zatën më gjakun e djemve dhe vashave më të mira të kombit dhe atdheut, njëherë e përgjithëmonë u shkruan, vizatuan dhe vendosën edhe kufinjtë shtetror dhe nacional të Kosovës. Nepër llogore ose istikame të ndryshme, në trashe ose nën rrogoz…Dhe, jo në Vjenë, Bruksel, Moskë ose Washington ku jo rrallë edhe Millosheviqët ose Moskoviçët e ndryshëm e bëjnë ligjin dhe policin.
7. Si për çudi dhe një koincidencë të pashkruar e të pathënë asgjëkundi, angazhimet dhe kontributët e lartëpërmendura çlirimtare dhe patriotike të djemve dhe vashave më të mira të kombjt, sikur i shpartalloi dhe davarisi mengjesi. Mbase, Agu i shumëpritur i lirisë, shtetit dhe pavarësisë së Kosovës. Sa çel e mbyllë sytë nga ana e strukturave, nomenklaturave ose ” par exelencave” të ndryshme vendore dhe ndërkombtare, sikur u harruan dhe injoruan tërësisht gjaku i deshmorëve të kombit së bashku me amanetin e fyre dhe betimin e dhënë para flamurit tonë kombtar. Në vend të tyre, në Kosovën e pasluftës, gjegjësisht, në Kosovën e kontrastëve, paradoksëve, turbulencave, anakronizmave, anomalive dhe patologjive të panumërta reaksionare dhe anakronike, u ngritën dhe promovuan hajnat ( hajduutet), profiterët, matrapazët ose kontrabandistët e njohur dhe të panjohur të luftës dhe pasluftës së bashku me tregetarët e flamujve dhe “stërshitesit e sofistikuar”, ordiner ose ambulant të shpirtërave të pafajshëm dhe moralit të gjithëmbarshëm shtetrorë dhe nacional në vendin tonë. Në lirinë e zorshme dhe aq të kushtueshme të popullit (kombit) dhe atdheut tonë, heronjtë, dëshmorët, luftetarët, intelektualët, atdhetarët ose patriotët e vërtetë shqiptar, u harruan, u përbuzën ose injoruan me forcë dhe dinakëri të njohura serbo-bizantine. Apo, u burgosën, arrestuan, akuzuan, gjykuan, linçuan, kriminalizuan dhe pushkatuan shpirtërisht, moralisht, publikisht, familjarisht dhe në të gjitha format tjera të mundshme. Ndërsa, poltronët, sërvilët, bedelët, debilët, vasalët, kameleonët, çatipët, pseudopatriotët, antiprofesionistët, renegatët , matrapazët, profiterët, kontrabandistët dhe dezertorët e ndryshëm politik, ushtarak ose luftarak, u ngritën dhe avansuan vazhimisht në “xhunglën e madhe” të atyre ligjëve të pashkelura kushtetuese, politike, institucionale, kadrovike, administrative, juridike dhe të tjera në kuader të “shtetit ligjor” dhe “demokratik” të Kosoves. Çudi!
8. Ç´t´i besh “fatit” kur Kosovës së pasluftës ( lëxo: Kosovës së djegur, përgjakur, shkrumbuar, vjedhur dhe shkatërruar deri në palcë nga ai varg i zgjatur shovenësh, animalësh dhe piromanësh të tërbuar serbo-cetnik!) iu ndërsyen ose vërsulen edhe “komandantët” ose ” komesarët” e Bllacës dhe Stankovecit së bashku me hajnat ( hajdutët), matrapazët dhe analfabetët e ndryshëm institucional dhe funksional! Duke i vjedhur, privuar, shitur ose stërshitur edhe ato pak resurse ose pasuri që kane ngelur ose shpëtuar nga lufta dhe masakrat serbe në Kosovë….! Eklips moral, apokalipsë njerëzore, sfilatë turpi, arenë gladiatorësh…Apo, mos ndofta “duke i shikuar ose soditur ata , vdekja t´vjen prej syve të tille!” Preludi i romanit të njohur të Akademik Rexhep Qosjës.
9. Padituria, mediokriteti, nebuloza, debiliteti ose seniliteti së bashku me emocionet, zemrën dhe shpirtin e frikësuar të një robëruari dhe të padituri, gjithëmonë kanë shkaqe ose motive të panjohura për mendjen ose logjikën e njohur të njeriut të ditur, të lirë dhe patriot. ( Blez Paskal)
1O. Sipas Konfuqit, turpi dhe marrëzia më e madhe ështe ajo të mos kesh turp as ndjesi për asgjë. Shih për këtë, të drejtë faljeje, amnistie ose abolicioni, kanë vetëm mëshkujt ose politikanet e marrë, stupid, nebuloz, mediokrit ose injorant së bashku me gratë (femrat) e dhunuara dhe tradhëtuara.
Një fjalë e urtë arabe thotë se ai që ia bën varrin ose gropën tjetrit, le t´i mbajë trupin dhe shpirtin e tij mbi supe.
11. Thonë se pjesën dërmuese të “prokurorisë” dhe ” senatit bizantin” të Romës, atëbotë e përbenin spiujt e ndryshëm, gladiatorët, pedofilët, homoseksualët, të mundurit, renegatët e ndryshëm ose dezertorët, komplotistët e ndryshëm konspirativë dhe dekonspirativistë, bedelët, debilët e ndryshëm stupid ose nebuloz, injorantët… Shumë rrallë romakët ose qytetarët e vërtetë në kuptimin e plotë të fjalës. Kishte edhe profiter të luftës , demagog, hipokrit të ndryshëm ose tregtar flamujsh dhe shpirtërash të pafajshëm luftëtarësh dhe komandantësh të rënë në fushën e luftës. Respektivisht, në fushët e nderit.Kishte madje, edhe hedonist, alkimist, papus, guenon ose okultist të ndryshëm që e përhapnin dhe propagandonin të ” vërtetën” dhe “lavdinë e madhe” mbi “pemën e bekuar” dhe “eliksirin” e “rinisë së përhershme” dhe “jetës së pasosur” përtej asaj “anës tjetër” të vdekjës…Si “Sizifi mitik” i Homerit dikur me atë guri të madh mbi supe fund e krye asaj kodre të madhe të Golgotës gjatë asaj rruges së mundimshme për në Had!
12. U mor vesh se lirinë tonë individuale dhe kolektive, respektivisht, shtetrore dhe nacionale, gjithëmonë duhet mbrojtur dhe vlerësuar në bazë të heroizmit dhe sakrificave të njohura individusle dhe kolektive, dhe jo mbi bazën e interesave te ndryshme pushtetmbajtëse, politike, profteriste, karieriste dhe të tjera të disa politikanëve të ndryshëm ditorët ose periodikët të kontrabanduar dhe inkriminuar në hallkat ose zinxhirët kryesorë të shtetit dhe pushtetit kosovarë.
13. Në instancë të fundit, sipas Platonit, fundin e luftës e panë vetëm të rënët ose heronjtë e saj kryesorë. Ndërkaq, fundin e robërisë dhe fillimin e lirisë së gjithëmbarshme individuale dhe kolektive, sipas Aristotelit dhe të tjerëve, mëse miri e njohin dhe kuptojnë ata që kanë dhënë dhe sakfrikuar për lirinë e të tjerëve.
14. Kosova nuk ka nevojë për “ndryshim kufijsh”, as për respekt ose dashuri të marrëzishme në kohë kolere ndaj Presidentit të SHBA-s, z. Donald Trump! Kosova ka nevojë pë mbrojtjen dhe afirminim e lirisë, shtetit, pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit të saj shtetror, nacional, politik, teritorial ose gjeografik, të fituara me luftë dhe sakrifica të njohura biblike dhe titanike! Ndaj, nuk besoj se për Hashim Thaçin ose dikënd tjetër atje, me më rëndësi janë obligimet ose lidhjet e ndryshme shpirtërore, emocionale, miqsore, martesore, afariste , strategjike, gjeopolitike dhe të tjera të Donald Trumpit me Serbinë, Slloveninë, Rusinë etj. , se sa interesat e larta shtetrore dhe nacionale të Kosovës dhe shqiptarëve! Donald Trump, mund te bjen ose shkarkohet nga posti, nderkaq, miqesia e Kosoves dhe shqiptareve me SHBA-s, eshte e perjetshme.
Komentet