Albumi i tij i katërt “Purpose” tashmë prej disa javësh plotësisht dominon top-listat botërore
UASHINGTON – Këngëtari kanadez i pop-it Justin Bieber është regjistruar në Librin Gines të rekordeve në tetë kategori.
Albumi i tij i katërt “Purpose” tashmë prej disa javësh plotësisht dominon top-listat botërore.
Muzikanti i ri është regjistruar në librin e rekordeve meqë kënga e tij më e re “What Do You Mean” në kanalin YouTube ka më shumë se 1.2 miliardë shikime, ndërsa 30 milionë herë është shkarkuar nga servisi muzikor Spotify.
Rekordi tjetër ka të bëjë me albumin e Bieber-it i cili nga Spotify është shkarkuar 205 herë.
Rekordin e tretë Biber e ka vendosur pasi nga dhjetori i vitit të kaluar deri në korrik të këtij viti, madje 17 herë ka qenë në vendin e parë në listën “Hot 100”, lista më e popullarizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që çdo javë i publikon revista “Billboard”.
Në të njëjtën kohë, në vendin e parë të listës “Hot 100” janë edhe këngët e tij, që po ashtu ka regjistruar rekord. Tre këngët e tij “Love Yourself”, “Sorry” dhe “What Do You Mean” kanë qenë në tre pozitat e para të listës britanike të singlave.
Në Gines regjistruan se muzikanti i ri ka edhe më së shumti ndjekës në Twitter – 87.3 milionë njerëz.
Po ashtu, Bieber ka më së shumti parapagues në YouTube kur është fjala për muzikantët meshkuj. Vevo kanali i tij zyrtar ka mbi 10 milionë ndjekës.aa
Komentet