Kaçurrela prej misteri në kokë,
Trajektore e hënës- vetull e saj.
Pluhurin u shkund yjeve mbi tokë,
Të sajën bën te ky univers pa skaj.
Nga një yll këmba i shkau papritur,
Reja e pret. Ajo në gjëndje koma.
Një pikë shi rënë nuk ka akoma,
Gjersa të kthehet shpirt i saj i ndritur.
Shpirt i saj s’lë një shpirt pa e takuar,
Madje dhe në Krujë tash i ra ana,
Ej ç’blu kristal qiellor i praruar.
Cohë për fustan e zgjedh, e vesh Zana,
Hyji zbriti engjëllin e bekuar,
Shkrep rrufeja, lart shkruan “Juliana”.
Komentet