Nga buka, trupi; gjaku këtu, nga vera;
nga mjerimet njerëzore, perënditë:
perënditë e kota asgjë s’nxjerrin nga vetvetja
në tryeza tokësore përtërihen,
gjithçka i ushqen, hanë gjithçka,
dhe gjithçka iu zgjat vazhdimësinë.
Trupi i një të varuri është ushqim
dhe shkallë për në qiell është një trekëmbësh
një fik është froni, dhe drita paratë:
nuk ishte zot Jezusi, pa Judën.
Komentet