Me një event social-humanitar-kultural,në datë 18. Nëntor-2019,u mbajt në Muzeun e famshëm Mimara,- sheshi Rooseveltov, Zagreb-Kroaci, në një sallë prestigjioze, ku mbahen koncerte të artistëve botërorë.
Event ky,organizuar nga shoqata klubi i femrave shqipetare te Kroacise dhe shoqates ndërkombëtare “Mbretëresha Teuta” me kryetare Shenida Bilalli ,në bashkëpunim me shoqatën “Nismo Same” ,me kryetare Ivana Kalogjera,organizatë që mbështet luftën e grave që përballen me sëmundjen kundër kancerit.
Përpos festimeve e arritjeve që demonstrohen siç e do praktika vjetore e një shoqate,nuk ndodh shpesh,që një jubile ti përkushtohet një kauze kaq të rëndësishme jetësore,kur Klubi i femrave shqipetare te Kroacisë feston 28 vjetorin e krijimit dhe”Mbretëresha Teuta” , shoqatë ndërkombetare që numëron 27 shtete, feston 15 vjetorin jubilar si shoqatë e rregjistruar zyrtare.
Me shumë dashamirësi,humanizëm e preokupim e realizoi këtë “Mbretëresha Teuta” në Zagreb,mbas një tjetër kauze që përshfaqi e mbështeti në Prishtinë,për 20 mije gra shqipëtare të dhunuara gjatë luftës në Kosovë.
Nën patronazhin e vetë Presidentes së Kroacisë Znj,Kolinda Grabar Kitarovic, Kryetarit të Bashkisë së qytetit të Zagrebit Milan Bandiq, Këshillit për pakica të qeverisë Kroate dhe barazi gjinore, përkrahjen e deputetes për minorancat në parlamentin kroat, të mediave të rëndësishme gjithashtu, ky event-jubile mori përmasa dhe jehonë në qarqet politike,sociale dhe të specialistëve profesionalë (onkologë,psikologë e terapistë).
Në sallë me vepra arti shumëshekullore, filloi eventi dhe jehuan me solemnitet e dinjitet,Himni kombëtar i Kroacisë dhe Himni kombëtar i Shqipëtarëve,interpretuar nga Elona Mathieu-soprano e Ermira Lefort-piano
Në nderimin ndaj himneve,publiku në sallë nderonte zyrtarisht dy kombet dhe kulturat përkatëse,që do shpaloseshin me humanizëm e me art të një niveli aq cilësor gjatë mbrëmjes.
Më pas është shfaqur dokumentari -videoklip “Ku janë tanët ,më të afërmit” të autores Znj.Shenida Bilalli,i shpërblyer disa herë me çmime.
U pasurua ky program ,mes dëshmive të dhimbjes,luftës e shpresës kundër kancerit,në ndërthurje artistike me grupin e baletit të “Mbretëresha Teuta” ILIRET, në tabllotë koreografike me mesazhe të forta,si,”Teuta në fron” “Teuta luftëtare” e tabllonë koreografike për “Nëna Terezë”,dhe po ashtu me ariet e famshme klasike të huaja,shqipëtare e kroate,nga anëtare të “Mbretëresha Teuta” ardhur nga shtete të ndryshme (Zvicër,Gjermani,Kroaci,Slloveni..) soliste e artiste të mirënjohura,që ju bashkuan me solidaritet kauzës.
Skenari,regjia dhe koreografia,realizuar nga Znj.Shenida Bilalli kishte ndërthurur aq bukur,baletin,artin lirik e literaturën dhe aktrimin,sepse në momente të vështira të kësaj lufte kundër kancerit,qëllimi ishte që të tregohej sa më shumë optimizëm dhe shpresë,siç janë vetë këto heroina.
Me personalitetet politikë kroate e shqipëtare,ishin të pranishëm mes publikut të shumtë,kryetari i nderit të Unionit shqipëtar të Kroacisë Z.Simon Kuzhnini,drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Zagrebit ,Misioni katolik shqipëtar,Shoqata “Mërgimtari”.
Znj.Ermina Lekaj përshëndeti jubileun humanitar-kulturor të 15 vjetorit të “Mbretëreshës Teuta” dhe Znj.Shenida Bilalli me stafin e saj dhe të pranishmit e shoqatës “Nismo Same”
Znj.Elona Mathieu,imazhi i eventit,me dëshminë e saj rreth fillimit e trajtimeve për sëmundjen,ju la hapësirë,mos shikohej vetëm si grua me këtë diagnozë ,por si artiste ,para së cilës është rruga e suksesit në art,dhe siç u shpreh vetë ajo “muzika po e ndihmon në këte betejë,që nuk ka kombësi ashtu si dhe arti”
Me dëshmitë e grave të tjera dhe fragmentet e lexuara nga libri “Nuk jemi vetëm” u tregua forca e “Mbretëreshës Teuta” që me angazhimin në këtë kauzë, solidarizohet me këto gra.
Mesazhe të forcës,ndjeshmërisë pozitive,lirikës dhe humanizmit u ndërthurën me emocion nga tabllotë e baletit “Teuta luftëtare” dhe të “Nënë Tereza”, tek ariet mbresëlënëse klasike të huaja,si dhe ato kroate e shqipëtare,interpretuar nga soliste me emër që ju bashkangjiten kauzës, Elona Mathieu,Zvicër, Antonela Mallis,Kroaci, Ermira Lefort, Zvicër, Miriam Tola, Slloveni, Alida Hisku, Gjermani.
Fragmentet e recituara nga shumë e njohura Mia Begovic,Kroaci dhe poezia e Nënë Terezës “Jetoje jetën” interpretuar nga Kostandinka Velkovske ,Kroaci,me atmosferën e reflektimit e filozofisë për jetën,shtonin emocionin në rritje.
Të gjitha këto detaje artistike jepnin tjetër frymarrje arti e dëshire për jetën,mes fjalëve të mbajtura nga mjekë specialistë e dëshmive sa të veshtira e po aq mbresëlënëse si shëmbull,në këtë luftë për jetën.
Në Muzeun e famshëm MIMARA, jehoi shqip-kroatisht humanizmi,arti e solidariteti, rrethuar nga Ekspozita e Revistës shumëvjeçare ILIRIA (revistë dygjuhëshe që botohet përgjatë 15 viteve) e që ngjalli shumë interesim,
Momenti solem të “Ditëve të Mbretëreshës Teuta” me moton- “Ju nuk jeni vetem” ishte gjithashtu vlerësimi me Medaljen e “Mbretëreshës Teuta” e cila ju nda zonjave më të sukseshme për vitin 2019.
Presidentes së Kroacisë Kolinda Grabar Kitarovic- për përkrahjen e pakicave dhe grave
Ermira Lefort-për kontribut të performancave artistike, dhe promovimin e artit shqipëtar.
Gorana Perc-për kurajon dhe 900 km që ka bërë në kembë për kauzën e kancerit, mbasi u diagnostifikua me këtë sëmundje
Elona Mathieu-për luftën dhe solidaritetin me gratë që luftojnë kunder kancerit
Shoqëruar me trëndafila të kuq,dashurie e humanizmi dhe trëndafila rozë,ngjyra e kauzës,ishin vlerësime të rëndësishme këto,ku si çdo vit përzgjidhen zonja me kontribut e mbështetje kauzash.
Mbrëmja u mbyll me duartrokitje të shumta të të ftuarve dhe publikut,duartrokitje solidariteti për jetë që nuk duhet të ndërpriten,e që kundër kancerit ,arti i nivelit të lartë i dha tinguj të bukur forcës humane, në një event që do mbahet në vëmendje./Reportazh nga voal.ch
Komentet