Me rastin e 22 vjetorit të ndarjes nga jeta të gjuhtarit të shquar
“Në punën e tij shkencore dhe letrare profesor Gosturani pati mbështetje të plotë nga kryetari i Akademisë së Shkencave prof. Aleks Buda, Drejtori i Institutit të Histori-Gjuhësi prof. Androkli Kostallari, përgjegjësi i Sektorit të Dialektologjisë prof. Mahir Domi dhe kolegu i tij profesor Seit Mancaku. Mbështetje dhe ndihmë të veçantë ai pati edhe nga profesor Eqrem Çabej.
Profesor Kostallari shkonte kudo me të ku lëviste në Shqipëri në takime me rrethet shkencore të vendit për “masivizim e shkencës”. Gosturani shkonte me prof. Kostallarin në fakultetin e Filologjisë si asistent i tij…”
Prof. Xheladin Gosturanin e kam njohur nga afër në Institutin Histori-Gjuhësi. Ai kishte kryer studimet në degën Gjuhësi – Letërsi dhe ishte emëruar aty si gjuhëtar (dialektolog) në vitin 1970. Në Institut u emërova edhe unë një vit më vonë si historian.
Sekretari i Institutit më njoftojë një ditë të paraqitesha të nesërmen në drejtori se më kishte kërkuar drejtori. Kur shkova aty të nesërmen gjeta edhe Gosturanin; edhe ky kishte ardhur për të takuar drejtorin. Drejtori në fakt nuk erdhi por mori sekretarin në telefon.
“Shkoni pini një kafe një here, pastaj paraqituni prapë – tha sekretari duke ulur receptorin – drejtori njoftojë se vonohet pak.
…
Xheladinin e kisha parë në fakultet; ishte student që nuk binte në sy; ishte i dobët dhe nuk shoqërohej me shokë; për të mund të thuhej se ishte njeri i vetmuar. Mendimi im për të ndryshojë në kafene. Më tha se quhej Xheladin Gosturani dhe se ishte nga Tropoja.
“Kam qenë në Tropojë – i thashë; dhe më ka pëlqyer shumë; kam qenë atje me një ekspeditë arkeologjike në vitin 1965. Kemi bërë gërmime për një muaj e gjysmë në Rosujë. Përshtypje atëherë më bëri Valbona; unë s’kisha parë deri atëhere një lumë aq të bukur. Të dielën zbritëm në Valbonë për të kaluar ditën; arkeologët kishin marrë grepa dhe filluan të peshkojnë. Unë nuk kisha grepa, dëshira ime ishte të lahesha në Valbonë, kështu që sapo mbërritëm unë vesha rrobat e banjos dhe u hodha në lumë. O zot, thashë se ngriva, nuk isha në gjendje të nxirrja asnjë fjalë, vetëm kur dola në breg thashë se uji ishte i ftohtë”.
“Po, po – tha Xheladini, Valbona është shumë e ftohtë; e ftohtë është edhe në verë”.
Xheladini kishte dëgjuar për ekspeditën tonë, kishte parë edhe gërmimet tona atje.
Në Tropojë, tha ai, mund të bëhen edhe në vende të tjera kërkime arkeologjike. Tropoja ka qenë e banuar që në kohën e lashtë”.
Qëndruam rreth një orë në kafene; Gosturani, ndryshe nga ç’kisha menduar më pare, ishte tip serioz, i komunikueshëm në bisedë, thënë shkurt, më la përshtypje të mirë.
…
Në vitet ‘70 orari zyrtar ishte tjetër nga ky sot, ne punonim edhe dy herë në javë pasdite, të hënë dhe të martë nga ora 17:00-19:00. Atëherë më ndodhte shpesh të kthehesha me Xheladinin në konvikt ku ishim strehuar nga Universiteti. Rruga ishte e gjatë dhe ne e bënim ngadalë duke biseduar. Mbaj mend se në këto biseda më tha një herë se zotëronte tre gjuhë të huaja, rusisht dhe dy gjuhë të tjera që nuk i kujtoj cilat ishin; rusishten tha se e zotëronte mirë. Një herë tjetër më tha se kishte dorëzuar dy studime leksikologjike me 300 faqe secila “para se të emërohej në Institut”. Këtë mbaj mënd se ma tha dy apo tri herë.
Nga këto kuptova se emërimi i tij në Institut nuk kishte qenë i rastit.
Instituti ishte i interesuar atëherë të kryente studime dialektologjike me qëllim përgatitjen për botim të “Atllasit Dialektologjik të Gjuhës Shqipe”.
Me studime të tilla para çlirimit ishin marrë albanologë të huaj.
Gjuhëtarët tanë u morën me Atllasin Dialektografik në vitin 1943 kur u ngrit Instituti i Shkencave; prof. Çabej kishte kryer atëhere hartimin e një pyetsori me rreth 1600 pyetje leksikore.
Puna për “Atllasin” filloi me ngritjen e sektorit të “Gramatikës dhe të Dialektologjisë”; në këtë sektor u emëruan gjuhtarë të rinj që kishin kryer studimet në Shqipëri. Në krye të sektorit u caktua profesor Mahir Domi. Prof. Çabej kishte qenë i mendimit se çdo punonjës që do të merrej me studime dilektologjike duhet të ishte nga krahina e vet përktëse. Xheladini në këtë gjykim ishte me fat, ishte kandidat i mirë për t’u emëruar në këtë sektor; ai kishte kryer studimet me rezultate të shkëlqyera, ishte nga Malësia e Gjakovës, (Malësia e Tropojë siç i themi sot) si dhe kishte dorëzuar edhe dy artikuj për botim.
…
Në Institut studiuesit e rinj ishin shumë të lidhur me punën; ata e kalonin pothuajse gjithë ditën, para dhe pas orarit zyrtar në Institut dhe në Bibliotekën Kombëtare duke studiuar. Ky ritëm natyralisht thyhej disi kur krijonin familje; ata nuk ishin më të lirë si më parë…
Ndryshe nga shumë prej tyre, Xheladini nuk e prishi ritmin në punë; ai “nuk pati fat të krijonte familje”; rrjedhimisht ai e kalonte gjithë kohën, paradite dhe pasdite në punë. Ai botoi brenda pak viteve monografitë: “Periudha me fjali të varur lejore në Gjuhën Shqipe”, “Mohimi dhe mënyrat e shprehjes së tij në Gjuhën Shqipe”, “Struktura gramatikore e së folmes së qytetit të Elbasanit dhe leksiku i saj”.
Xheladini botoi ndërkohë artikujt gjuhësor: “Mbi disa ndërtime të periudhës në të folmen e Elbasanit”, “Togfjalëshi në të folmen e qytetit të Elbasanit”, “Gegërishtja Verilindore dhe disa tipare karakteristike të saj”, “Mbi disa ndërtime togfjalëshash foljorë në të folmet e Gegërishtes Verilindore”, “Rasa rrjedhore apo gjinore?“, “Mbi përdorimin e pjesores”.
Prof. Gosturani punoi ndërkaq pa ndërpreje si bashkëautor në hartimin e tre vëllimeve të para të Atllasit Dialektografik të Gjuhës Shqipe; ai është edhe autor i botimit “Studime në Fushën e Dialektologjisë Shqiptare”.
Me këto punime Gosturani mbrojti me sukses titujt dhe gradat shkencore si “Kandidat i Shkencave Filologjike”, “Doktor i Shkencave Filologjike”, “Profesor”.
…
Më 1998 prof. Gosturani botoi “jashtë planit” librin “Historia e gjuhësisë botërore gjatë shekujve dhe disa çështje teorike të saj”.
Vepra është rezultat i një pune të gjatë kërkimore shkencore. Autori vë në dukje për lexuesit studimet gjuhësore të kryera nga albanologë dhe studiues të shquar. Vepra ka karakter enciklopedik, ajo i drejtohet studentëve të vitit të katërt të degës së Gjuhës Shqipe të Fakultetit të Filologjisë, dhe njerëzve të tjerë që ishin të interesuar “të njihnin rrymat, shkollat, drejtimet e studimëve gjuhësore gjatë shekujve”. Vepra dëshmon për një formim të mirë profesional të autorit në fushën e gjuhësisë shqiptare.
…
Më 1999 profesor Gosturani botoi librin tjetër “Historia e Albanologjisë”. Në pjesën e parë të librit “Gjuha shqipe gjatë shekujve”, autori merret me trajtimin e shqipes si gjuhë indo-europiane dhe prejardhjen e saj prej ilirishtes. Autori jep për lexuesin të gjithë argumentët gjuhësore, historike, arkeologjike, gjeografike për këtë problem. Autori trajton më tej tiparet thelbësore të shqipes, zhvillimin e brendshëm të saj, marrëdhëniet me gjuhë të tjera ballkanike, dialektet, lëvrimin dhe pasurimin e gjuhës shqipe gjatë Rilindjes, formimin dhe konsolidimin e gjuhës letrare kombëtare pas Luftës së Dytë Botërore.
Në pjesën e dytë autori merret me origjinën e gjuhës shqipe, strukturën gramatikore dhe prejardhjen e popullit shqiptar.
Libri shkruan autori “është rezultat i studimeve dhe konspektimeve të veprave dhe punimeve kushtuar gjuhës shqipe”.
Libri u botua nga Fondacioni “Soros” në kuadër të programit “Libri për një shoqëri të hapur”.
…
Është fakt i njohur që në Shqipëri historianët, gjuhëtarët (dhe gjithë studiuesit e tjerë, etnografë, arkeologë, etj.) janë të lidhur ngushtë në studimet e tyre me historinë e popullit shqiptar dhe luftën që ka zhvilluar në shekuj për mbrojtjen e trojeve të veta. I tillë ishte edhe prof. Gosturani; kjo ndjehet në të gjitha shkrimet e tij; kjo ndjehet edhe kur autori flet për gjuhën shqipe.
“Gjuha shqipe, bijë e ilirishtes, – shkruan ai – u qëndroi e papërkulur stuhive të pushtuesve të shumtë shekullorë…”.
Autori reagon si studiues për problemet që u ngritën në shtyp pas vitëve ‘90 për “dialektet”…
Prof. Gosturani thekson se dialektet nuk pengojnë komunikimin midis banorëve të krahinave të ndryshme të vendit. “Është pohuar nga autoritetet më në zë -shkruan ai – se dallimet dialektore në gjuhën shqipe janë krejt të papërfillëshme. Ja – shkruan ai – ç’thotë për këtë albanalogu i shquar danez Pedersen: Shumë herë është thënë se nuk ka një njësi gjuhësore në Shqipëri, se dialekti i Veriut ndyshon krejt nga dialekti i Jugut, kështu që marrëveshja midis këtyre dy pjesëve të Shqipërisë është e pamundur. Po ky është një pohim krejt i rremë. Ndryshimi midis dy dialektëve të gjuhës shqipe është shumë më i vogël se sa ndryshimet dialektore që janë midis shumë gjuhëve të tjera e nga pikëpamja praktike ndryshimi midis dialekteve të gjuhës shqipe nuk ka asnjë rëndësi. Një i huaj që ka mësuar një nga këto dialekte nuk gjen asnjë mundim serioz për të kuptuar dialektin tjetër.
…
Ndyshe nga studiues të tjerë profesor Gosturani u mor edhe me studime historike. Angazhimi i tij në këtë drejtim nuk ishte i rastit. Në vitin 1978 ishte 100 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Instituti i Historisë botoi me këtë rast vëllime me dokumente austriake, osmane, franceze që hidhnin dritë për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.
Gosturani u përfshi në entuziazmin e përgjithshëm që ngjalli në Shqipëri 100 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ai e ndjeu si rrallë kush këtë përvjetor kur të parët tanë u ngritën në këmbë në mbrojtje të trojeve të lëna amanet nga të parët e tjerë pararendës.
“Dashuria për Atdheun – shkruan Gosturani – është ndjenja më e lartë, më sublime për një njeri…Synimi i jetës së njeriut duhet të jetë përpjekje për të bërë diçka të bukur, të pastër, fisnike, për vendin dhe popullin e vet”.
Fryt i këtij frymzimi patriotik ishte libri “Jakup Ferri” që autori botoi në vitin 1882. Gosturani kishte dëgjuar që i vogël për këtë atdhetar të madh nga këngët popullore, forklori gojëdhënat.
“Kënga popullore – shkruan ai – është dëshmitare e flaktë e historisë sonë”, “Forklori, këngët, përrallat, gojëdhënat, legjendat, anekdodat, ritet, zakonet, janë pasqyrë e shpirtit dhe e kulturës së tij”.
Prof.Gosturani shfrytëzoi me mjeshtëri dokumentet austriake, osmane, angleze, franceze për t’u botuar në përkthim shqip me rastin e 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit; ai nxorri prej tyre gjithë të dhënat për atdhetarin e madh Jakup Ferri.
Vëzhguesit e huaj diplomatikë – shkruan Gosturani – e cilësojnë Jakup Ferrin si “një nga njerëzit trima e më me rëndësi të Plavës”. “Shtëpia e Jakup Ferrit ishte qendra e kuvendeve të burrave që mblidheshin jo – vetëm nga Plava e Gucia por edhe nga Kosova. Aty diskutoheshin e rriheshin mendime për fatin e trojeve shqiptare”.
Nga të dhënat historike autori nxorri konkluzionin se Jakup Ferri njihej me Sulejman Vokshin, Haxhi Zekën, Ali Ibër Nezën dhe krerë të tjerë.
Jakup Ferri – shkruan ai, qe në kontakt me Ali Pashë Gucinë; “asnjë prej tyre nuk mund të vepronte pa tjetrin; atje ku ishte Aliu ishte edhe Jakupi dhe anasjelltas”. Këta, vijon ai, “bënë një punë të madhe organizative dhe propagandistike duke ngritur peshë zemrat e gjithë banorëve, duke shtuar mobilizimin dhe besimin në fitore”.
Autori nuk la mënjëanë këngët tregimtare kosovare që bëjnë fjalë për Jakup Ferrin; meritë e tij është fakti se ka ditur të japë madheshtinë e figurës së Jakup Ferrin me vargje nga këngët popullore kosovare.
Jakup Ferri ishte në odën e burrave – shkruan ai – kur Bilal Shehu vjen dhe i thotë:
-Punët mbrapsht janë tuj na shkue, o Jakup Ferri.
-Çfarë punësh po na shkojnë mbrapsht, o Bilal.
-Ka ardhë sot një lajm nga Gjakova që thotë se sulltani i ka dhënë Malit të Zi, Plavë e Guci.
Atëhere Jakup Ferri iu përgjegj:
-Pse e ka vendosë sulltani, nuk e ka vendosë populli. Pa u zhbi ne me gra e thmi( fëmi) ajo gja s’ka me u ba”.
Dhe populli këndon:
N’at Stamboll na vojt haberi
s’i lshon trojet Jakup Ferri.
Me vargje nga këngët popullore kosovare flasin në veprën e autorit edhe Binak Alia, Mic Sokoli dhe atdhetarë të tjerë. Me vargje të tilla këto figura mbartin për lexuesin përmasa legjendare.
…
Profesor Gosturani është marrë edhe me studimin e figurës së Ali Ibër Nezës. Ai kishte dëgjuar për të kur kishte qenë mësues në fshatin e tij Bucan në Shipshan të Gashit të Malësisë së Gjakovës.
Ai kishte dëgjuar atëherë nga njerëzit se “Fama e Aliut kishte shkuar deri te Sulltani në Stamboll; në Shipshan –thonin ata – kishte ardhur edhe një i dërguar i Portës së Lartë për të parë sarajet dhe ushtrinë e tij. Kur ky shkoi në Shipshan dhe hyri në shtëpinë e tij, u habit me pamjen: një shtëpi me gurë, me tre-katër dhoma pak tokë të punueshme rreth shtëpisë dhe asgjë tjetër. “Ku e ke pasurinë dhe ushtrinë”- pyeti ai Aliun.
“Ja pasuria ime, tha ai duke treguar me dorë dy-tre dynim tokë dhe ca bagëti në vathë, kurse ushtria është tërë Malësia. Vetëm me një pushkë habertare – tha ai – mblidhet këtu tërë Malësia”.
Profesor Gosturani i hyri studimit të figurës se Ali Ibrës me seriozitet të madh shkencor, ai mblodhi dhe studioi me vëmendje:
-gjithë studimet monografike kushtuar Lidhjes shqiptare të Prizrenit,
-gjithë artikujt shkencore të studiuesve të ndryshëm dhe
– gjithë botimet me këngë popullore historike për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.
Mbi ketë bazë studimi monografik i autorit “Ali Ibra dhe Lidhja shqiptare e Prizrenit” shënon një sukses për autorin.
Ali Ibra, shkruan Gosturani duke u mbështetur në të dhënat e konsullit britanik Sen Xhon, ishte “anëtar i shquar i Lidhjes”; ai kishte “5000 njerëz të armatosur, të gatshëm për t’iu bindur urdhërave të tij”.
“Ashtu sikurse për shumë burra të tjerë të shquar të popullit tonë edhe për Ali Ibrën – shkruan autori – nuk kemi dokumenta të shkruara dhe akte zyrtare që të na hedhin dritë të plotë për vitet e rinisë”.
Për rininë e këtij atdhetari Gosturani u mbështet tek “tradita dhe kujtimet e bashkëkohësve”; këto – shkruan autori – “na ndriçojnë sadopak rininë e tij të herëshme dhe veprimtarinë e tij”. “Ali Ibër Neza – shkruan autori – u mëkua si atdhetar “që në djep me këngët e trimërisë e të burrërisë dhe me meloditë e bukura të malësisë së Tropojës”. Ai u edukua në Odën e Burrave ku ”derdhej gurra e pashtershme e urtësisë popullore”.
“Oda e Burrave – vijon autori – ka luajtur një rol të madh në zgjimin e ndërgjegjes kombëtare; ajo ka qenë vatër e edukimit patriotik dhe burim nga dilnin me mijëra luftëtarë të vendosur, për të dhënë edhe jetën kundër pushtuesve të huaj”.
Autori emocionon lexuesin kur përshkruan luftëtarët e Lidhjes Shqiptarë të Prizrenit në betejë:
“Përmes mjegullës dukeshin luftëtarët shqiptarë, stërnipërit e Skënderbeut, shqiponjat e malit, me veshjen e tyre kombëtare: me tirq të bardhë (çakshir), me opinga e qeleshe”.
…
Në punën e tij shkencore dhe letrare profesor Gosturani pati mbështetje të plotë nga kryetari i Akademisë së Shkencave prof. Aleks Buda, Drejtori i Institutit të Histori-Gjuhësi prof. Androkli Kostallari, përgjegjësi i Sektorit të Dialektologjisë prof. Mahir Domi dhe kolegu i tij profesor Seit Mancaku. Mbështetje dhe ndihmë të veçantë ai pati edhe nga profesor Eqrem Çabej.
Profesor Kostallari shkonte kudo me të ku lëviste në Shqipëri në takime me rrethet shkencore të vendit për “masivizim e shkencës”. Gosturani shkonte me prof. Kostallarin në fakultetin e Filologjisë si asistent i tij; ai zbriste nga makina bashkë me të dhe qëndronte në rreshtin e parë në sallë duke ndjekur ligjëratën e profesorit të nderuar. Në mbarim të leksionit profesor Gosturani takohej me studentë të letërsisë që ishin nga vendlindja e tij Tropoja dhe pinte një kafe me ata.
Lidhje të ngushta pune Gosturani pati me shefin e sektorit, profesor Mahir Domin. Librin “Historia e Albanologjisë” autori ia dedikon atij me këto fjalë: “Profesor MAHIR DOMIT, ndihma e të cilit ka qenë e pakursyer”. Reçensentë të kësaj vepre janë “profesor Mahir Domi dhe profesor Seit Mancaku”.
Lidhje Gosturani ka pasur edhe me profesor Budën; ai shkonte shpesh në Akademi për t’u konsultuar me të për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Paragrafë nga studimet dhe referatet e profesor Budës për “Lidhjen Shqiptare të Prizrenit” janë të shumta në librat e Gosturanit.
Lidhje të ngushta pune Gosturani pati me profesor Eqrem Çabej.
“Në themel të kësaj vepre – shkruan autori në librin “Historia e Albanalogjisë”- kanë shërbyer studimet e pavdekëshme të profesor Eqrem Çabejt”.
Gosturani citon Çabeun në studimet e tij si “kollos i albanologjisë, shkencëtar i madh, burrë i ndritur me të gjitha virtytet dhe vlerat njerëzore”.
I tillë ishte në fakt Çabej për të gjithë ne që punonim në Institut ; ne, të rinjtë sidomos, në shenjë respekti për të, ecnim thuajse “pa marrë frymë” kur kalonim pranë stuijos së tij “për të mos e shqetësuar profesorin në punën e tij”.
Unë kujtoj gjithmonë me kënaqësi profesorin kur shkonte të pinte kafe i shoqëruar me profesorë të tjerë të Institutit, Mahir Domi, Lirak Dodbiba, Spiro Floqi. Profesor Çabej ishte burrë elegant, ai binte në sy, me pallton e trashë hedhur krahëve…
Por unë mbeta i shastisur kur pashë vite më pas profesorin të kthehej nga kafeneja vetëm me Xheladinin.
Isha dezhurn atë ditë. Sapo Xheladini hyri në Institut e tërhoqa mënjëanë dhe e pyeta:
“Xheladin ti pi kafe me Çabeun?”
“Po more, një kafe bën mirë për shëndetin”.
“Po çfarë bisedon Çabeu me ty?
“Për gjithëshka; ia sot kur po shkonim në kafene, mu hodh papritmas një mace në këmbë. Unë u tremba dhe u hodha tej; profesori më tha:
“Xheladin ti ke frikë nga vdekja”?
“Posi nuk kam – i thashë – pse ju nuk keni frikë?”.
“Jo – tha – nuk kam frikë?
“Si nuk keni frikë, thashë unë prapë”.
“Nuk kam – tha ai – sepse Lukreci ka thënë: kur jam unë, nuk është vdekja dhe kur është vdekja nuk jam unë. Pra nuk kam frikë nga vdekja sepse nuk do të takohem kurrë me të”.
Atë ditë Xheladini më tregoi shumë gjëra për profesorin.
“Kur vjen sekretaria e Institutit në zyrën tonë dhe më drejtohet mua, unë i them :”Ҫfarë kërkon”; kurse kur i drejtohet profesor Çabeut, ai ngrihet në këmbë dhe thotë por “duke parë nga unë”:
“Urdhëroni zonjushe, për çfarë jeni e interesuar? “
“Profesori ishte njeri shumë i edukuar dhe i kulturuar, ai edhe kur shkojë për të mbajtur një ligjëratë në Austri, i’u drejtua kolegëve me termin “zotërinj”; për këtë profesorit i hoqën vërejtje kur u kthye në Tiranë, por ky u tha “ju lutem, kështu jam i mësuar të komunikoj me kolegë, prandaj, më mirë mos më dërgoni jashtë sepse nuk dij të sillem ndryshe”.
“Po mirë Xheladin – thashë unë – po pse Çabeu shkon për kafe vetëm me ty? ”.
“Ku ta dij unë, duket i pëlqen”.
Kishte të drejtë, professor Xheladini ishte një njeri jashtzakonisht i çilër dhe i sinqertë; një kafe me të ishte padiskutim një shplodhje për profesorin.
“Ne të tjerëve në sektor – më tregonte një koleg i profesor Gosturanit- na bënte shumë përshtypje mënyra si komunikonte Xheladini me profesorin. Ne ishim shumë të ndrojtur ose më mirë të them, shumë të kujdesshëm me të; Xheladini përkundrazi bisedonte sikur ta kishte shok dhe ne habiteshim. Po ju tregoj një rast. Një ditë Xheladini e pyeti profesorin për diçka; profesori i tha se do të shihte një libër për t’i dhënë përgjigje të saktë. Të nesërmen kur profesori i dha përgjigje Xheladin i tha:
“A e patë mirë në libër këtë profesor?”
Ne ngrimë kur e dëgjuam; profesori na pa ne në sy por nuk tha asgjë; ai e njihte Gosturanin, natyrën dhe karakterin e tij.
“Kur vdiq profesor Çabej, Xheladini ishte në “punë fizike” në Tropojë – më tregonte një mik i tij tropojan. Kur radio Tirana njoftoi vdekjen e tij, Xheladinit i dolën lot në sy:
“Profesor Çabej ishte një burrë i madh i kombit, më tha dy – tre herë i tronditur”.
Profesor Çabeun qeveria shqiptare e dërgoi menjëherë në Itali për kurim kur u njoftua për sëmundjen e tij. Pas operacionit që kreu në Romë, Xheladini i bëri një vizitë profesorit në shtëpi.
“Ah si është jeta – më tha ai atëherë, fola me profesorin sikur të kishte kaluar një sëmundje dhe kaq; por ai për fat të keq është përsëri i sëmurë dhe nuk din gjë; asnjë nga Akademia nuk ka guxuar t’i thotë se është prapë i sëmurë”.
Profesor Çabej u dërgua përsëri nga qeveria shqiptare në Romë kur gjendja e tij shëndetësore u rëndua; atje edhe ndërrojë jetë më 13 gusht 1980.
….
Profesor Gosturani nuk pat të njohur të shumtë në Tiranë; ai pat lidhje me pak njerëz të afërt nga Tropoja të emëruar si ai në Tiranë.
Ai mbeti gjithë jetën një njeri i thjeshtë dhe i mbyllur në përgjithësi; por pak, shumë pak dinë se ai kishte një botë jashtëzakonisht të pasur shpirtërore; ai përçmonte jetën bosh të pushtetit dhe lakmitë meskine të njerëzve të vegjël të pangopur; ai vlerësonte poetët, shkrimtarët e mëdhenj, filozofët, njerëzit e dijes, dhe të artit; krijimtaria e tyre ishte sipas tij, me vlerë të përjetëshme për njerëzimin.
Lexuesit i bën përshtypje fakti që në librin “Historia e Albanologjisë” profesor Gosturani jep mbi 100 citate latine në fund të çështjeve që trajton.
“Kanë kaluar shekuj – shkruan ai – gjatë të cilëve vdiqën mbretër e pricër, burra shteti me famë për botën, komandantë ushtarakë të dëgjuar, por që janë harruar prej kohësh ndërsa Homeri, Virgjili, Dante, Servantesi, Shekspiri, Gëte, Tolstoj, Majakovski, Firdisiu etj., kanë mbetur dhe do të mbesin përjetë të pavdekshëm sa të ekzistojë shoqëria njerzore”.
…
Dialektologu i nderuar, profesor Xheladin Gosturan vdiq pa pritur në Tiranë më 20 shkurt 2000. Miqtë e tij e dërguan atë në Tropojë në vendlindjen e tij që ai e donte aq shumë.
Profesor Xheladin Gosturani është nderuar me titullin “Qytetarë Nderi” nga Bashkia Bajram Curri; shkolla 9-vjeçare në vendlindjen e tij Kovaç, mban emrin e tij.
Në nderim të jetës dhe veprës së tij në Tropojë është ngritur edhe shoqëria letrare “Xheladin Gosturani”.
Instituti i Gjuhësisë ka nderuar profesor Gosturanin duke organizuar veprimtari shkencore në vendlindjen e tij. Profesor Gosturani kishte studiuar me shumë përkushtim gjuhën latine; si shumë kush edhe ai nxirrte prej saj citatet e njohura latine. Për njerëz të shquar të ngritur lart me punë të palodhur latinët thonin shprehjen Ab aspra ad astra. Le ta quajmë kështu edhe ne këtë studiues të shquar, le t’i shënojmë këto fjalë latine mbi varrin e tij se i meriton si rrallë kush.
Pjesa më e madhe e të rinjve në Shqipëri nuk janë në një marrëdhënie romantike. Kjo është një nga gjetjet e studimit të fondacionit gjerman Friedrich Ebert, sipas të cilit 75% e të pyeturve nga mosha 14-29 vjeç në vitin 2024 kanë pohuar se nuk janë në një lidhje. Sakaq, një numër shumë i vogël, 11.5% janë të martuar, 5.6% janë të lidhur dhe bashkëjetojnë, ndërsa 6% janë të lidhur, por nuk jetojnë bashkë.
Në krahasim me studimin e vitit 2019, vihet re se ka një rënie të të rinjve që nuk janë në një marrëdhënie dhe një rritje të atyre që bashkëjetojnë. Kjo përforcon idenë se në 4 vitet e fundit ka një tendencë në rritje të të rinjve për të qenë në marrëdhënie, por jo në mënyrë institucionale.
Një fakt interesant është se divorci nuk është i përhapur tek të rinjtë shqiptarë.
Studimi tregon gjithashtu se faktori më i rëndësishëm që të rinjtë marrin në konsideratë për të zgjedhur partnerin e tyre është niveli i edukimit. Faktori i dytë që ndikon në zgjedhjen e partnerit është aprovimi i familjes, pasuar nga statusi financiar apo gjendja ekonomike.
Viti i Ri ishte festa që e prisnin të gjithë. Në Shqipërinë e varfër të diktaturës, dukej sikur atë natë harroheshin të gjitha.
Një kthim pas në kohë na sjell ndërmend mënyrën tradicionale të festimit në çdo shtëpi shqiptare.
Ritualet e vogla, festat nëpër lokale dhe hotelet më të famshme të kohës. Menyja, muzika dhe çmimet. Ku festonin banorët e ish-Bllokut.
PUNË, DEZHURN E FUTBOLL
Shiritat shumëngjyrëshe prej letre, lodrat prej kauçuku, aroma e drurit të djegur që dilte nga tubi i sobave, përzier me atë të gjelit të detit të sapopjekur, janë kujtimet që na çojnë pas në kohë, në festimet e Vitit të Ri gjatë viteve të diktaturës.
Sot, mund të duket një festë rutinë. Mund të festosh kur të duash e çfarë të duash, por asokohe, kjo ishte e vetmja festë që nuk lidhej me partinë dhe arsyet pse ishte e shumëpritur, ishin të shumta.
Ndalimi i fesë në Shqipëri i kufizoi festat e fundvitit thjesht dhe vetëm te nata e ndërrimit të viteve, apo Viti i Ri.
Krishtlindja nuk festohej më, kështu që gjithë vëmendja ishte përqendruar në datën 31 dhjetor. Barra më e rëndë u binte amvisave, të cilave, përveçse u duhej të punonin edhe në datën 31, duhet t’i hynin gatimit për në darkë.
Dhe për to dukej se nuk kishte festë, vetëm një turravrap nëpër kuzhinë. Në ditët e fundit të vitit, një pritje e madhe organizohej në Pallatin e Brigadave nga Enver Hoxha me pionierët e dalluar, ndërsa Dita e Krishtlindjes, nuk festohej më pas ’67-ës, kur feja u ndalua. Familjet e besimeve katolike dhe ortodokse e festonin në fshehtësi, pa zhurmë e bujë, vetëm në rrethe të ngushta midis tyre.
Ndërkohë, ishte punuar një të diel më parë, që kjo të zëvendësonte datën 2 janar, që ishte pushim dhe më 3, të gjithë i riktheheshin punës. Jepeshin shpërblime të vogla financiare për të dalluarit, ndërsa natën e Vitit të Ri, si dhe datat 1 e 2 janar në ndërmarrje, dikastere bëhej dezhurn çdo dy orë nga punonjës, që alternoheshin sipas një grafiku të bërë nga drejtoria. Nuk bënin dezhurn gratë e vajzat.
E veçanta e 31 dhjetorit ishte ndeshja e futbollit që zhvillohej në fushën e Pallatit të Pionierëve të tejmbushur nga njerëzit. U kthye në një traditë tërheqëse, në të cilën luanin edhe futbollistët më të njohur, të tre klubeve të kryeqytetit.
Madje, takimi ndiqej edhe nga jashtë rrethimit përtej Lanës, pasi nuk kishte hapësirë për të qenë brenda territorit të vogël. Gjatë ditës së 31 dhjetorit, qyteti gumëzhinte dhe dyqanet kishin aktivitet deri në çastin e fundit dhe njerëzit që vraponin për të marrë gjërat që i mungonin.
E gjithë kjo deri në orët e para të mbrëmjes, pastaj të gjithë në shtëpi dhe qyteti pushtohej nga një heshtje totale, dhe vetëm ndriçimi ishte ai që i jepte jetë, pasi gjithçka dukej si në gjumë. Për t’u gjallëruar sërish pas orës 12 të natës, kur mbushej me të rinj që mblidheshin në qendër të tij.
TVSH DHE “KONCERTI I MADH” PËR TË GJITHË
Televizorët e markave “Butrinti”, “Iliria” apo “Dajti” kanë qenë të vetmet mjete komunikuese që i ka shoqëruar shqiptarët natën e Vitit të Ri, si dhe ato në vazhdim. Të ulur në tavolina, dhe në pritje të orës 12 të natës, të gjithë ndiqnin “Koncertin e madh të Vitit të Ri” një program me këngë, valle e humor nga e gjithë Shqipëria që kishte përgatitur Televizioni Shqiptar, i cili fillonte pas Revistës Televizive të orës 20:00 dhe emisionit “Koha sot e nesër” nga i paharruari Petrit Leka e vazhdonte deri në orën 2 pas mesnate, për të vijuar me natën finale të Festivalit të Këngës në RTVSH – ritransmetim (ata që kishin kanoçet e famshme ndiqnin programet e kanaleve të huaja).
Nuk kishte fjalim përshëndetës nga udhëheqësi i shtetit në mesnatë. Të nesërmen, hapej kanali italian “Rai 1” vetëm për të ndjekur në orën 12 paradite Koncertin e Vjenës dhe në mbrëmje, sërish me TVSH-në në programin thuajse identik, si ai i një nate më parë, gjithçka brenda kornizës së lejuar. Jo në pak raste rrezikonte edhe ikja e dritave nga ngarkesa e madhe elektrike. Nata e fundvitit festohej në reparte ushtarake, konvikte etj. Natyrisht me televizor, radio, apo ndonjë magnetofon. Edhe në spitale, shtëpitë e fëmijëve jetimë, natyrisht me thjeshtësinë dhe modestinë e kohës që kishin këto institucione.
MENYJA E NJËJTË PËR TË GJITHË
Nata e Vitit të Ri ka qenë thuajse e njëjtë për të gjithë. Një pulë, ose gjel deti të marrë një muaj më parë e të ushqyer me ullinj në banjën e pallatit, apo oborrin e shtëpisë, majonezë dhe bakllava ose kadaif. Raki, nëse gjeje të Skraparit apo Përmeti, ishte kënaqësi, dhe verë të markës “Riesling”, “Tokai”, apo “Shesh i zi” ose “i bardhë”, “Merlot”, “Kallmet” të cilësisë së dytë që kushtonte 42 lekë, pasi kjo ishte më e lehtë për t’u gjetur. Cilësia e parë, si ajo “Pino Nero”, kishte tjetër destinacion.
Birra ishte me shishe e Kombinatit Ushqimor “Ali Kelmendi” Tiranë. Shumë të ngarkuar me punë ishin furrat. Çoje tavën dhe merrje një letër me numrin, që korrespondonte me një llamarinë metalike që furrtari e ngulte mbi pulë. Njerëzit merrnin bukë rezervë, pasi dyqani mbyllej për dy ditë. Përgatitja për natën e Vitit të Ri ishte tejet lodhëse për gratë, që gatuanin pa pushim gjatë gjithë ditës në kushtet e hapësirat e ngushta dhe aspak komode të apartamenteve të ngritura gjatë socializmit. Të privilegjuara ishin familjet që kishin siguruar limonë apo portokalle nga bregdeti, si diçka të rrallë për kohën. Në shumë raste kishte grupe të rinj, miq e shokë, që mblidheshin atë natë në shtëpinë e dikujt, për të dalë në shesh pas orës 12-të pas mesnate.
NJË FESTË NDRYSHE NË TIRANË
Tirana u ka dhënë gjithmonë tjetër ritëm pragfestave, sidomos momenteve para ndryshimit të viteve. Nata mes dy vitesh, për ata që e kujtojnë, sidomos mesvitet ’60-’70, ka qenë e veçantë. Pak çaste para se dy akrepat e sahatit të madh të bashkoheshin, qindra të rinj e të reja i gjeje në sheshin para Pallatit të Madh të Kulturës (ndërtuar në vitin 1964), duke festuar, imituar dhe kënduar këngë të njohura, kryesisht të huaja. Gjithçka spontane jo e organizuar, por e sajuar nga disa pasionantë, që banonin kryesisht në qendër të Tiranës, pasi zonat e tjera ishin pak larg dhe vështirë të vije kur mjetet e transportit në ato orë nuk kishte. Dikush vinte me pajton i veshur me kostum të zi, borsalina apo cilindra në kokë, duke imituar aktorët Zhan Mare apo Alen Delon, duke hipur te kolonat e duke uruar në frëngjisht Vitin e Ri, dikush tjetër këndonte këngë të famshme të kohës, ato të Xhoni Hollideit etj.
MODA E LOKALEVE
Në shtëpi apo në lokal, kjo ka qenë dilema e shqiptarëve për natën e ndërrimit të moteve. Preferenca për ta kaluar natën e Vitit të Ri në një vend publik me shoqëri, orkestër, muzikë e vallëzim, ka filluar para viteve ’50, për të vijuar në ato ’60, e më tej, sidomos në vitet ’80. Në shumë qytete të Shqipërisë, por veçanërisht në Tiranë, ka qenë ndryshe. Kryesisht festohej në Kursalin e famshëm në qendër, sallat gjigante të “Hotel Dajtit” apo në “Vollga” (Drini sot), të cilat, natën e Vitit të Ri mbusheshin me pushtetarë, zyrtarë të lartë, artistë e sportistë të njohur me familjet e tyre, por edhe me shumë të huaj, marinarë, studentë dhe kryesisht punonjësit e ambasadave, të cilët kanë kënduar e vallëzuar çdo lloj muzike deri në agim.
Po kështu, festohej edhe në Klubin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, në selinë ngjitur me Teatrin Popullor, në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë në Rrugën e Kavajës, ku argëtoheshin oficerët madhorë me familjet e tyre, pastaj në atë që është sot. Por edhe tek “Internacional”, apo “Donika”. Shumë i veçantë ka qenë “Vollga” apo “Adriatiku” në Durrës, ku vërshonin jo vetëm durrsakët, por edhe të huajt, kapitenë e marinarët e anijeve që i kishte zënë Viti i Ri në portin e Durrësit. Në Shkodër janë shfrytëzuar lokalet e njohura si “Kafja e Madhe”, “Turizmi i vjetër”, “Kafe Moska” apo “Adriatik”. Po kështu, edhe në qytete të tjera janë përdorur lokalet që kishin orkestër, që mund të gatuhej e me salla të mëdha.
15-KATËSHI DHE RIKTHIMI NË LOKAL ME MUZIKË E VALLËZIM TË KUFIZUAR
Ndonëse pati një frenim ky lloj argëtimi publik, sidomos në mesvitet ’70-’80, si pasojë e situatave të tensionuara politiko-ekonomike dhe jetës sociale të kufizuar, rikthimi te nata dëfryese e fundvitit në restorant erdhi natyrshëm nga dëshira për diçka më ndryshe nga ai i qëndrimit, gatimit në shtëpi ditën dhe natën e 31 dhjetorit. Ky ishte motivi që i shtyu shqiptarët të fillojnë të organizohen sërish në lokale në natën e fundit të vitit. Jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete te tjera……
Por që të kaloje këtë natë në një lokal, konsiderohej një privilegj i madh, pasi jo të gjithë i kishin mundësitë.. Për të siguruar një tavolinë për natën e Vitit të Ri, duhej të bëjë një prenotim familjar që në ditët e para të muajit dhjetor pranë administratës së hotelit. Frekuentohej kryesisht 15-katëshi, i sapondërtuar dhe i përuruar në vitin 1979. Të gjithë vraponin fillimisht aty. Nëse nuk arrije të prenotoje, duhej nxituar te lokalet e tjera si “Vollga” (Drini), “Arbana”, “Arbëria”, apo “Rinia”, ku nata e Vitit të Ri shoqërohej me muzikë të lehtë, vallëzim dhe argëtim brenda limiteve të kohës. Orkestra (kryesisht ishte ajo e tavernës së 15- katëshit, apo të tjera të përbëra me instrumente të njohura të kryeqytetit), e dinte mirë repertorin dhe nuk kalonte asnjë cak, gjithmonë në sintoni me çfarë lejohej në programin e kontrolluar më parë, por asnjëherë muzikë e këngë kushtuar Partisë. Tre kërcime, një pauzë, sërish tre kërcime… e kështu vijohej.
ÇMIMET
Mbrëmja festive fillonte në orën 21:00. Çmimi varionte nga 600 lekë personi dhe 1200 lekë çifti te 15-katëshi, për të zbritur në 450 lekë te të tjerat me një meny me të zakonshmet, antipasta, pastaj pulë ose pilaf me gjel, bërxollë me patate, një shishe verë, birrë ose raki dhe ëmbëlsira në fund. Cigarja pihej në pafundësi, nuk kishte këngëtarë, por mund të këndonin këngëtarë që ishin në lokal me familjet e tyre. Në orën 00:00 fikeshin dritat, përplaseshin gotat dhe një puthje në faqe, pastaj dalja jashtë për të parë fishekzjarrët. Më pas, organizoheshin edhe lojëra-lotari me prezantues aktorë të njohur si Vilson Gjoncaj, me të cilat fituesit merrnin një dhuratë nga organizatorët. Qëndrimi në restorant vazhdonte thuajse deri në orët e para të mëngjesit, pasi nuk kishte kufi apo limit kohe. Edhe në Shkodër te “Hotel Rozafa”, apo në plazh si tek “Adriatiku”, ashtu edhe te “Kruja”, “Butrinti”, ndodhte e njëjta gjë.
PRENOTIMI I PUSHIMEVE NË POSTË ORËN 12:00
Viti i Ri fillonte me vrapin në mesnatë për në Postën Qendrore, jo për të bërë një urim, por për të nisur telegramin urgjent për në hotelet e preferuara të plazhit, siç ishin “Kruja”, “Butrinti”, apo ato në Sarandë, Pogradec. Ky veprim ndër vite ishte kthyer në ankth për tiranasit dhe sapo akrepat kalonin 12 e një minutë, një pjesëtar i familjes, përfshirë edhe ata që ishin në lokal, duhet të sakrifikonte dhe me shpejtësi nisej për në postë, ku ndërkohë ishte drejtuar një fluks i madh njerëzish. Të gjithë për të bërë telegramin e famshëm dhe marrjen e mandatit që i siguronte një prenotim prej dhjetë ditësh në një nga dhoma e këtyre turizmeve.
VIZITAT DHE FATI QË SILLTE VIZITORI I PARË
Kush i ka jetuar ato kohë, pa dyshim që i kujton vizitat sfilitëse familjare që fillonin në mesditën e datës 1, për të vazhduar për disa ditë. Shumë rëndësi kishte njeriu u parë që futej në shtëpi. Ishte ai që do të “përcaktonte” fatin e atij viti. Shkohej te të afërm, komshi, miq… më këmbë ose me autobusët e rrallë të linjës së tejmbushur, pasi taksitë që kanë funksionuar deri në vitet ’70, nuk ishin më. Ka qenë një traditë që praktikoje në vite në gjithë Shqipërinë dhe që u shuan me ndërrimin e sistemeve.
“HOTEL DAJTI”, BALLO E MUZIKË PERËNDIMORE
Për shumë dekada “Hotel Dajti” ka shërbyer si i vetmi hotel qeveritar e diplomatik në Shqipëri. Por, edhe për të sistemuar personalitet e shquar botërorë të ardhur në Tiranë, skuadra të njohura perëndimore si RF Gjermane, Ajax, artistë të njohur etj., etj. Menjëherë pas lufte, ai është shfrytëzuar si rezidencë pune, banimi, madje aty janë martuar edhe Enver Hoxha e disa qeveritarë të lartë të kohës. Ai, bashkë me Pallatin e Brigadave janë përdorur për të festuar gjithçka, por veçanërisht mbrëmjen e madhe të fundvitit.
Duke qenë në qendër, “Dajti” ishte tejet i preferuar, pasi struktura e brendshme e tij me sallat gjigante luksoze, me hapësirë e lartësi e funksion të shkëlqyer (taverna poshtë, shumë e preferuar, nuk shërbente vetëm për natën e Vitit të Ri për shkak të përmasave të vogla), krijonte një mundësi të madhe dëfrimi për specialistët e huaj, fillimisht ata jugosllavë, ato të vendeve lindore të pranishëm në Shqipëri për ndërtimin veprave të 5-vjeçarëve, diplomatë, por edhe për shqiptarë.
Deri para prishjes me Lindjen, rreth viteve 61′ aty shkonin njerëz me para që e njihnin jetën nga prindërit e tyre, të cilët ishin shkolluar në perëndim, familje mjekësh, intelektualësh, sportistë të njohur, fëmijët e udhëheqësve të lartë, artistë etj. Mblidheshin në sallën e madhe e në hollin-sallon modern, që garantonte mbi 250 persona gjatë natës së Vitit të Ri. Aty gatuhej shumë mirë dhe ushqimi ishte cilësor.
ZONJA KARMON, GRUAJA MODERNE E BALLOVE
Ka qenë shumë elegante, e njohur jo vetëm si gruaja e Paskal Karmon, sekretarit të Parë të Ambasadës Franceze, por për veshjen moderne prej lëkure që përdorte. Po kështu, edhe vajzat e ambasadorit polak, që mbrëmjen e Vitit të Ri, shfaqeshin me minifunde klasike, duke qenë në qendër të vëmendjes. Protagoniste ishin gjithashtu edhe gratë, vajzat e zyrtarëve të ambasadave perëndimore, që u jepnin jetë ballove argëtuese që vazhdonte pas mesnate. Ky frekuentim i “Dajtit” vazhdoi për inerci pas viteve ’60, edhe për disa vite të tjera, thuajse deri në fillim të viteve ’70. Hyrja, frekuentimi në përgjithësi dhe në veçanti i natës së Vitit të Ri, ishte vetëm për të huaj dhe një elitë të kufizuar personash e familje të zgjedhuara. Ndryshimi ishte i dukshëm, jo muzikë moderne, por shqiptare dhe të huaj, kryesisht me këngët të kohës. Tashmë ka filluar survejimi i të huajve dhe shqiptarëve që preferonin “Hotel Dajtin”.
VITI I RI NË BLLOK
Viti i Ri në Bllok ka qenë i veçantë, kjo e lidhur edhe me kohën. Fillimisht, në periudhën pas lufte, e në vijim të viteve ’50 e ’60, festa e Vitit të Ri organizohej familjarisht nga të gjithë anëtarët e byrosë që mblidheshin në Odën e Pallatin e Brigadave, kështu quhej mjedisi në të cilin kalonin natën e ndryshimit.
Me kalimin e viteve, familjet filluan të preferojnë Shtëpinë Qendrore, ndërsa fëmijët të veçuar e festonin te “Vila 2” (sot pranë RTVSH-së), por edhe në shtëpinë e Enver Hoxhës, kur ai nuk ishte aty.
Pas viteve ’70, saktësisht pas 1973, kur filluan goditjet e grupeve në art, ushtri, ekonomi, u prishën miqësitë, lidhjet dhe preferencat, secila familje mblidhej në shtëpi, brenda Bllokut të kufizuar e ruajtur me ushtarë, pa shumë zhurmë kalonte Vitin e Ri.
Edhe për faktin se fëmijët e tyre të rritur ishin martuar e kishin fëmijë të vegjël, çka e kushtëzonte daljen, apo lëvizjen në mjedise publike.
Të nesërmen vijonin vizitat tradicionale. Një ndryshim në mentalitet u pa në fund të ’70, kur fëmijët e pak zyrtarëve të lartë filluan të shkojnë te “Hotel Dajti”, të ndaluar për shqiptarët, apo të dalin edhe jashtë shtetit për festat e fundvitit, diçka që nuk ishte bërë asnjëherë më parë.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një takim online me efektivët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë (FARSH) që shërbejnë në misione dhe operacione jashtë vendit. Gjatë këtij komunikimi të veçantë, ai përcolli urimet për Vitin e Ri 2025 dhe vlerësoi kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në ruajtjen e paqes dhe sigurisë globale.
Në mesazhin e tij, Presidenti Begaj shprehu mirënjohje të thellë për përkushtimin dhe profesionalizmin që efektivët shqiptarë tregojnë në misionet ndërkombëtare. “Ju jeni ambasadorët më të mirë të Shqipërisë dhe falë shërbimit tuaj, flamuri kombëtar valëvitet kudo me krenari përkrah flamujve të tjerë të NATO-s,” deklaroi Presidenti.
Efektivët shqiptarë janë aktualisht të angazhuar në disa rajone të botës, nga Kosova dhe Bosnja, deri në Sudanin e Jugut dhe Irak, duke dëshmuar angazhimin e vendit tonë ndaj paqes dhe sigurisë globale.
Presidenti theksoi rëndësinë e përmirësimit të kushteve për Forcat e Armatosura, duke nënvizuar se buxheti i mbrojtjes është rritur për vitin 2024. Ai shprehu bindjen se mbështetja për ushtarakët dhe familjet e tyre është një detyrim kombëtar.
Duke u ndalur tek agresioni rus ndaj Ukrainës, Presidenti Begaj vuri në dukje se ky konflikt ka ndryshuar tërësisht mjedisin e sigurisë. Ai theksoi nevojën për modernizimin e Forcave të Armatosura dhe forcimin e kontributeve të Shqipërisë në NATO.
Në përfundim të takimit, Presidenti Begaj uroi të gjithë ushtarakët dhe familjet e tyre për Vitin e Ri 2025. “Gëzuar dhe shëndet e të mira për secilin nga ju, për familjet tuaja, për kombin shqiptar!” tha ai, duke shprehur falënderimet e tij për shërbimin e tyre të palodhur.
Kjo nismë vjen si një dëshmi e vlerësimit të lartë të kontributit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë në skenën ndërkombëtare dhe të përkushtimit të institucioneve për përmirësimin e vazhdueshëm të mbështetjes për efektivët që shërbejnë larg vendit. bw
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka pritur ditën e sotme në selinë blu, Znj. Erica Mazzetti, Deputete e Forza Italia dhe Drejtuese e Departamentit të Punëve Publike, shoqëruar nga kordinatori i PD në Itali, Z. Bardhok Doda.
Në postimin e tij në Facebook, Berisha thekson se mes diskutimeve me deputeten e Forca Italia, ishte edhe rëndësia e projektit TAP në garantimin e sovranitetit energjetik të Italisë dhe të rolit që qeveria e djathtë e viteve 2005-2013 në Shqipëri, ka patur në mbylljen me sukses të kësaj nisme strategjike për të dy vendet.
Një tjetër pikë e diskutimeve ka qënë edhe rëndësia që ka integrimi europian për Shqipërinë dhe rolin tejet mbështetës që Italia dhe Forza Italia kanë luajtur ndër vite, në veçanti nën drejtimin e Kryeministrit Berluskoni.
Gjithashtu Berisha u shpreh se i ka rikonfirmuar Znj. Mazzetti se Partia Demokratike do të jetësojë një program qeverisës tejet ambicioz, si kurrë më parë, ku kryefjala do të jetë ekonomia, rritja e atraktivitetit për bizneset e huaja e ato italiane, mbështetja e tregtisë me jashtë dhe të një dialogu real me çdo biznes që krijon vënde pune e rrit mirëqënien.
Postimi i plotë:
Takim me deputeten italiane Zj. Erica Mazzetti
Sot pata kënaqësi të mirëprisja në takim Znj. Erica Mazzetti, Deputete e Forza Italia dhe Drejtuese e Departamentit të Punëve Publike, shoqëruar nga kordinatori i PD në Itali, Z. Bardhok Doda.
Me Znj. Mazzetti shkëmbyem mendime mbi rëndësinë e bashkëpunimit te gjithëanshëm mes dy vëndeve tona mike. Në drejtim të kësaj të fundit, me Znj. Mazzetti kujtuam rëndësinë e projektit TAP në garantimin e sovranitetit energjetik të Italisë dhe të rolit që qeveria e djathtë e viteve 2005-2013 ka patur në mbylljen me sukses të kësaj nisme strategjike për të dy vendet.
Kriza energjetike që po kalon mbarë kontinenti në vijim të konfliktit në Ukraine tregon qartazi që zgjedhja jonë për të mbështetur gazin e konsorciumit Shah Deniz, në vend të atij rus, ishte vendimi më i duhur.
Gjatë takimit shkëmbyem gjithashtu mendimin mbi rëndësinë që ka integrimi europian për Shqipërinë dhe rolin tejet mbështetës që Italia dhe Forza Italia kanë luajtur ndër vite, në veçanti nën drejtimin e Kryeministrit Berluskoni. Në këtë plan, lufta kundra krimit të organizuar shqiptar, rrezik real për Shqipërinë por edhe Italinë dhe rajonin mbeten prioritete të përbashkëta.
I rikonfirmova Znj. Mazzetti se Partia Demokratike do të jetësojë një program qeverisës tejet ambicioz, si kurrë më parë, ku kryefjala do të jetë ekonomia, rritja e atraktivitetit për bizneset e huaja e ato italiane, mbështetja e tregtisë me jashtë dhe të një dialogu real me çdo biznes që krijon vënde pune e rrit mirëqënien.
Bashkëpunimi mes dy forcave tona politike aleate mbetet një përparësi madhore për PD-në.
PD mbetet gjithmonë tejet vlerësuese ndaj lidhjes unike dhe historike që bashkon dy forcat tona politike dhe dy kombet tona, duke kujtuar se interesat kombëtare të bashkëpunimit Itali-Shqipëri shkojnë përtej axhendave politike të çastit dhe se do të bëjë gjithçka për ta nxjerrë vendin nga rrëshqitja në të vetmen narko-diktaturë në kontinentin Europian. sb
Gjykata Kushtetuese i konsideron të ligjshme, provat e marra nga transkriptet e bisedave në aplikacionin e koduar “Sky Ecc”.
‘Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, Gjykata, bazuar në nenet 72 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, vendosi, njëzëri, rrëzimin e kërkesës’, thuhet në vendim.
Me vendimarrjen e kësaj të hëne, Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e binzesmenit strategjik Pëllumb Gjoka, për pavlefshmëri të akteve.
NJOFTIM VENDIMMARRJEJE
Sot, më 30.12.2024, Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim çështjen me kërkues Pëllumb Gjoka dhe me objekt: “ Shfuqizimi i vendimeve nr. 94, datë 23.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;nr. 97, datë 29.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 38, datë 31.08.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krim in e Organizuar; nr. 00-2023-2238 (364), datë 22.12.2023, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, për pjesën që kanë disponuar për caktimin dhe vazhdimin e masës së sigurimit personal “Arresti në burg” ndaj kërkuesit. Shfuqizimi I shkronjave “a” dhe “b” të pikës 1 dhe i pikës 4 të nenit 6, si dhe i pikës 2 të nenit 42 të ligjit nr. 95/2016, datë 06.10.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës Shqipërisë, për shkak se cenojnë pavarësinë dhe paanësinë e gjykatësve të posaçëm.”.
Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, Gjykata, bazuar në nenet 72 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, vendosi, njëzëri, rrëzimin e kërkesës.
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.
Kryetari i PD, Sali Berisha reagoi pas deklaratës së Edi Ramës se në vitin 2027 Shqipëria do të presë Samitin e NATO-s në Tiranë. Kreu i qeverisë njoftoi gjithashtu se mes liderve të pranishëm do të jetë edhe presidenti i SHBA, Donald Trump.
Por Berisha shprehet se do të jetë vetë ish-kryeministri ai që do të organizojë Samitin e Aleancës së Atlantikut të Veriut pas 2 vitesh.
“Projeksionet janë jo vetëm të miat, por të mbarë aleancës, që në vitin 2027, samitin e organizon ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe jo ai që bëri protesta kundër NATO-s. Shumë evidente kjo”, ishte përgjigjja e Berishës.
Kryeministri Edi Rama njoftoi nga konferenca e fundvitit me gazetarët se presidenti i ri i SHBA, Donald Trump do të vizitojë Shqipërinë në vitin 2027. Rama tha se vizita e Trump do të bëhet në kuadër të Samitit të NATO-s që do të zhvillojë punimet në Shqipëri.
“Akoma më e pamendueshme disa vite më parë është mikpritja në Tiranë e Samitit të NATO-s, në vitin 2027 ku i pranishëm do të jetë edhe presidenti i SHBA. Kemi nisur punën bashkë me NATO-n. Një ekip vlerësimi për infrastrukturën ka ardhur në Tiranë dhe ka bërë vlerësim për Tiranën që do të ishin të pamundura nëse nuk do të kishim ndërtuar gjithçka që është ndërtuar këtë dekadë. Sot trajtohemi si të barabartë jo thjeshtë formalisht port me një respekt që nuk e kemi pasur kurrë më parë”.
Jimmy Carter, presidenti i 39 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një nga presidentët amerikanë, i angazhuar për sigurinë e shqiptarëve dhe Kosovës gjatë kohës së detyrës, por edhe pas saj.
Carter, është gjithashtu një nga presidentët e pakët amerikanë që ka vizituar Shqipërinë, edhe pse kjo pas dorëzimit të presidencës.
Shumë pak është e njohur për opinionin shqiptar, por Jimmy Carter ka vizituar Shqipërinë në shtator të vitit 1993, me ftesë të presidentit të kohës, Sali Berisha.
Lajmi u publikua gjerësisht në mediat ndërkombëtare për rëndësinë që kjo vizitë kishte për Kosovën dhe sigurinë e Ballkanit.
Gjatë vizitës, Carter dhe presidenti Sali Berisha zhvilluan edhe një konferencë për shtyp, ku kërkesa e bërë nga Berisha ishte mundësimi i prezencës së OKB-së dhe forcave të NATO-s në Kosovë.
“Ishte shumë e rëndësishme për komunitetin botëror të demonstronte forcë dhe të përdorte çdo mjet të mundshëm për të kufizuar dhunën në Bosnje”, citohet të ketë thënë Carter në fund të vizitës në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin shqiptar Sali Berisha në hotel ‘Tirana’.
Berisha tha gjatë konferencës së shtypit se i kishte dërguar letra Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Boutros Boutros-Ghali, Komunitetit Evropian dhe të tjerëve, duke propozuar që Kosova të vihej nën mbrojtjen e OKB-së ose NATO-s, në mënyrë që të ndalonte përhapjen e konfliktit boshnjak në Kosovë.
Carter deklaroi se fondacioni ‘Carter’, një organizatë me bazë në SHBA që monitoronte përmbushjen e të drejtave të njeriut në të gjithë botën, do të vëzhgonte situatën në Kosovë.
Carter u tha gazetarve amerikan se fondacioni i tij, së bashku me ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, kishin analizuar problemin e Kosovës në janar, pra tetë muaj më parë se të shkonte për vizitë në Shqipëri. sn
Ish drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit Shemsi Prençi ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv. Ai ka komentuar gjendjen e rëndë të kriminalitetit në vend dhe arsyet e faktorët që ndikojnë në rritjen e tij, pa harruar edhe rritjen galopante të korrupsionit në të gjithë nivelet e qeverisjes.
Shmesi Prençi: Encrochat nuk ka filluar ende të japë efektet. Deri tani i ka dhënë SKY. Të gjithë çështjet që janë zbardhur deri në këto momente burojnë nga aplikacioni SKY dhe Encro dhe Matrix do të lulëzojnë në 2025 fuqishëm.
Mediat e pavarura dhe të pakapura janë ata që hedhin dritë më së shumti edhe përkundrejt heshtjes së institucioneve shtetërore. Viti 2024 për hir të së vërtetës duhet pranuar që institucionet shtetërore ligjzbatuese më së shumti i kanë ndihmuar aplikacionet Sky dhe Encro…. Në të kundërt institucionet shqiptare duhet të kishin dalë në pension, sepse ne nuk kemi parë një çështje që të fillojë kryesisht prokuroria, apo ta zbardhë policia pa patur këto burime që ne sapo përmendëm. Pra e thënë ndryshe, aplikacioni SKY encro…, dekriptimet e përdoruesve të tyre janë një thesar i madh për institucionet ligjzbatuese dhe kjo duhet pranuar. Po të futemi në rrugën e kriminalitetit, pastaj është për të ardhur keq që ne Shqipëri kanë lulëzuar krimi i organizuar në të gjithë format dhe krimi ndaj jetës së personave në formën e atentateve, ku mund të përmendim atentatet në Vlorë, në Shkodër e në disa qytete të tjera. Pra, çka do të thotë që forma e organizmit të krimit, qoftë e krimit të organizuar në pikëpamje të trafiqeve të lëndëve narkotike, qoftë edhe larja e hesapeve mes grupeve kriminale…. sn
Shefi organizimit në PD, Klevis Balliu u ndal te zhvillimet e fundit në lidhje me hetimet nga kryebashkiakut të Tiranës, duke theksuar se akuzat qëndrojnë mbi Veliajn dhe janë të faktuara ndaj tij.
I ftuar në një interviste në Ora Neës, Balliu shtoi se prokuroria i kërkon masat e arrestit në bazë të fuqisë që ka dikush për të ndërhyrë në hetimi dhe theksi se dihet edhe fuqia e Veliajt në sistemin e drejtësinë.
Balliu: Akuzat qëndrojnë mbi Veliajn dhe janë të faktuara ndaj tij. Por drejtësia është gjunjëzuar ndaj Veliaj, teksa ky njeri lejohet të lëvizë i lirë pa masë arresti duke dalë edhe jashtë vendit, ndryshe nga ajo që u veprua me Berishën apo me Metën. Kjo fakton se kjo drejtësia e re është kthyer në një pastrim kimik që do t’i heqë njollat apo do të shpëtojë Veliajn.
Prokuroria i kërkon masat e arrestit në bazë të fuqisë që ka dikush për të ndërhyrë në hetimi. Dihet edhe fuqia e tij në sistemin e drejtësinë, se ka punonjës të drejtësisë që janë edhe punonjës në shoqatat e gruas së tij. Kapitulli i SPAK-ut është edhe kapitullin i Veliajt. Rama është pronari i SPAK-ut në këtë rast. Kemi bërë shumë denoncime lidhur me Veliajn dhe i kemi bërë me emër dhe mbiemër. Na del nga hiçi Nesti Angoni dhe qartazi është Rama.
Gazetari Basir Çollaku thotë se Prokuroria e Posaçme ka bërë dy herë kërkesë në Gjykatë për miratimin e një mase sigurie për kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Por, sipas tij, në të dy rastet kërkesa nuk është miratuar.
“Prokuroria e Posaçme kishte dërguar kërkesë në Gjykatë për masë sigurie për zotin Veliaj para gati një muaji. Ishte hera e dytë që ata dërgonin kërkesë. Herën e parë nuk e di cila telefonatë e zmbrapsi. Dhe herën e dytë ende nuk ishte marrë vendim, u tërhoqën”, tha Çollaku i ftuar në “Off the Record” në A2 CNN.
“Pra këto kërkesa janë aty, janë të protokolluara. Se ç’ndodh atje nëpër korridore, politike, diplomatike, kjo mbetet për t’iu thënë rrugës. Por që ka një regjistrim të një procedimi penal në ngarkim të atij zotërie, në atë strukturë, ka. Dhe ajo nuk zhbëhet”.
Kryebashkiaku u mor në pyetje të enjten nga prokurorët e SPAK, ku qëndroi atje për më shumë se 5 orë. Më parë ishte marrë në pyetje për gati 8 orë në muajin prill.
Në një reagim për A2 CNN të premten, Prokuroria e Posaçme tha se ka të dhëna për akuza për 4 katër vepra penale, edhe pse nuk e përmendte me emër kryebashkiakun Veliaj.
Dyshimet e SPAK janë për veprat penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”.
Më herët SPAK ushtroi kontrolle në shtëpinë e Veliajt, ndërkohë që ky i fundit nuk ndodhej në Shqipëri dhe sekuestroi celularin e gruas së tij, Ajola Xoxës. sn
Në emisionin ‘Kjo Javë’ të gazetares Nisida Tufa në News24, Agron Gjekmarkaj, nënkryetari demokrat i Kuvendit, tha se Shqipëria ka nevojë për një qeveri të përgjegjshme.
Përsa i takon zgjedhjeve të 11 majit dhe nëse opozita duhet të dalë e bashkuar në këto zgjedhje, Gjekmarkaj tha se partitë e vogla duan të rriten duke kafshuar të mëdhenjtë.
“Nuk është i ndershëm sulmi kur thuhet që PD është njësh me PS-në, apo për të thënë se Sali Berisha dhe Edi Rama janë bashkë.
Partitë e vogla po përpiqen të kafshojnë ku të munden te elektorati i opozitës.
Shpresa për ndryshim është PD, po tentohet të ulet pesha elektorale e saj nga të vegjëlit”, tha Gjekmarkaj.
Ai tha se PD është e interesuar për një koalicion sa më të gjerë. “Mendoj se kemi raporte korrekte me secilin nga aleatët tanë, por për terma konkrete të bashkëpunimit, do të jetë kreu i PD-së, Sali Berisha që do të marrë vendimet, ka treguar se merr vendimet e duhura, dhe besoj se të tilla do të jenë edhe këto”, tha Gjekmarkaj.
Nënkryetari i PD-së tha se kjo forcë politike ka mbështetur hapur Presidentin e zgjedhur amerikan. Në këtë kontekst, Gjekmarkaj tha se shpresonte se do të vinin lajme për shqyrtimin e ‘non grata-s’ të dhënë nga administrata Blinken. Sipas Gjekmarkaj, ky vendim nuk ka bindur, dhe Sali Berisha duhet të marrë atë që i takon.
“Marco Rubio është shprehur kohë më parë kundër mënyrës se si janë dizenjuar disa lider konservatorë ‘non grata’. Shpresojmë që si Sekretar i Shtetit të rishihen këto vendime”, tha Gjekmarkaj. bw
Një ditë pas marrjes në pyetje për rreth 5 orë të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, SPAK ka dhënë informacion zyrtar lidhur me hetimin që ka nisur ndaj Kryetarit të Bashkisë, si dhe për veprat penale.
SPAK në njoftimin zyrtar në lidhje me kallëzimin ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj nga ana e shtetasit A. N, bën të ditur se, mbi bazën e informacionit të referimit të veprës penale datë 08.02.2024, i përpiluar nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), ka regjistruar Procedimin Penal nr. 27/2024 ndaj tij.
Sipas SPAK, ky procedim fillimisht trajton veprën penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, sipas nenit 260 të Kodit Penal.
Prokuroria vijon duke njoftuar se informacioni për referimin e veprës penale ka buruar nga një kallëzim i bërë nga një shtetas i vetëidentifikuar si N.A. Hetuesit e BKH-së, pas verifikimit të të dhënave dhe administrimit të provave dokumentare, kanë referuar informacionin përkatës, mbi bazën e të cilit është regjistruar procedimi penal.
Në deklaratën e SPAK thuhet më tej se deri në këtë fazë të hetimit paraprak, provat e grumbulluara kanë çuar në përfundimin se ekzistojnë të dhëna konkrete që lidhen jo vetëm me korrupsionin pasiv, por edhe me veprat penale: “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive dhe interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”.
Komentet