Gjyshja ime Leman Ypi (1918-2006) në 13 vjeç ishte e vetmja vajzë në Liceun Francez të Selanikut.
Cigaren e parë e tymosi kur ishte 15 vjeç.
Kur u bë 20 qe e para femër në administratën shqiptare.
22, këshilltare e Kryeministrit.
28, bashkëshorte e një të burgosuri politik dhe për 15 vjet sa ishte i burgosur i shoqi ajo rriti e vetme djalin e tyre.
30, u internua.
32, nisi të punojë në kampet e punës në internim.
40, shumë prej fisit ë saj u dënuan me vdekje, u vetvranë, të tjerë që mbijetuan përfunduan në çmendina, në ekzil, ose në burg.
60, pothuajse vdiq.
87 humbi birin e vetëm.
Gjyshja më mësoi se dinjiteti s’ka lidhje me paratë, favoret, titujt.
Më mësoi si të jem modeste, si të bëj çfarë është e dobishme, dhe jo të pres të shpërblehem.
Ajo më mësoi mua të mos mposhtem edhe kur më duket se kam humbur gjithçka.
Kur e pyeta nëse ishte Zoti që e kishte ndihmuar në udhën e saj, mu përgjigj se nuk e dinte çfarë ishte Zoti, por kishte besim në ndërgjegjen e saj.
Gjyshja ime ishte tepër krenare dhe gjithmonë e qetë.
Ajo më mësoi gjuhën frënge.
Kur më vinin miq, bënte shaka dhe na mësonte Valz.
Ajo rrinte gjithmonë zgjuar kur unë isha e sëmurë, ose kur punoja deri vonë.
Gatuante Kekun më të mirë në botë.
E donte një Whiskey të mirë.
Sa herë jam në ankth pyes veten se çfarë do bënte apo do thoshte gjyshja ime në ato rrethana.
Sa herë ndjehem e lumtur, më pushton dëshira lumturinë ta ndaj me gjyshen time.

Une jam lea plumbi vajza e vera zhejit dhe emil plumbit dhe mbesa e petro zhejit. Une jam arsimtare ne nje shkolle te mesme afer hanoverit.
Ok e dashur Lea, e korigjoj. Une jam Elida Buçpapaj vajza e poetit Vehbi Skenderi, nje shume mikut te Petro Zhejit. Petro Zheji me mesoi frengjisht, italisht dhe filluam edhe rusishten.Mamane tuaj Vera Zhejin e kam njohur dhe respektuar. Petro Zheji kur na vinte ne shtepi çdo jave dhe bisedonte me prinderit e mij per gjithçka kur ndalej tek ty fliste me krenari. Ti ia kishe permbushur ambiciet si mbese Zheji. Te perqafoj nga larg sepse prej Petros me ngjan se te kam shume te afert. Elida