Pas masakrës me 3 të vrarë tri ditë më parë, mosbindja civile e opozitës u zhvendos këtë të shtunë në Shkodër, ku për rreth një orë e gjysmë, mijëra qytetarë, marshuan në rrugët e qytetit me pankarta në duar që përcillnin mesazhet: “Po na vrisni”, “Qytetnimi asht ma i fortë se krimi”, “Shtet dhe krim është e barabartë me shkatërrim”.
Marshimi në heshtje në fillim nisi në sheshin para bashkisë dhe më pas vijoi përgjatë pedonales “Kol Idromeno”, për t’u kthyer sërish në sheshin përpara baskisë, ku morën pjesë deputetët dhe drejtuesit e Partisë Demokratike.
Në mbyllje të protestës Luçiano Boçi deklaroi se Rama nuk mund të mbajë pushtetin me anë të krimit dhe kërkoi qeveri teknike, lirimin e Berishës dhe kthimin e Shkodrës e Shqipërisë qytetarëve.
“Domosdoshmëri për qeveri teknike. Sot e kërkojnë qytetarët e Shqipërisë e kërkojnë qytetarët e Shkodrës. Nuk mundet që Rama ta përsërisë pushtetin me krim. Zgjedhjet e këtë bashki i mori me anë të krimit, por nuk do ta lejojmë që të përsërisë sundimin tij me anë të krimin. Ne kërkojmë qeveri teknike, liri liderit të opozitës, pushim i luftës ndaj opozitës dhe kthimin e Shkodrës dhe Shqipërisë qytetarëve dhe jo krimit. Qytetaria nuk lejon që Rama ta qeverisë këtë vend me bandat e tij”.
Gjithashtu Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka theksoi se shkodranët refuzuan t’i bindeshin diktatit të krimit dhe se mesazhi i tyre ditën e sotme ishte se ‘djepi i kulturës s’mund të kthehet në djep krimi’.
‘Mesazhin që Shkodra e refuzon krimin, Shkodra e refuzon pushtetin politik të mafies, Shkodra e refuzon korrupsioni dhe Shkodra dhe e gjithë Shqipëria janë në këmbë, në mosbindje civile për t’i dhënë zgjidhje politike Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë. Nuk mund të pranojë askush një diktat të tillë. Diktati më i rrezikshëm nga të gjitha diktatet është diktati i krimit. Ky është mesazhi që dhamë sot ne. Djepin e kulturës nuk mund ta pranojmë që të kthehet në djep krimi.
Sot jemi në një ditë proteste. Kemi lancuar hapat e mosbindjes civile. Janë 77 hapa, dy kemi realizuar. Janë dhe 75 hapa të tjerë për të arritur qëllimin’, u shpreh Noka në mbyllje të marshimit-protestë. sn
Shumë me vendë është ky reagim sepse shumë po shkruajnë për Turqinë ,Shtetet Arabe etj. si shkaktarë të radikalizmit fetar e askush nuk diti deri tashë të tregoj se si ti eliminojmë ato dhe kush e mbanë përgjegjësin për kët radikalizëm. Së pari faji duhet të mbetet te pushteti 18 vjeqarë që nuk solli asgjë të mirë për rininë tonë . Asnjë fabrikë, asnjë punësim, asnjë stadium futbolli , asnjë palestër, asnjë teatër , asnjë……… krejtë zero (0) sikur ti kishin pas rinia jonë këto me siguri do të kishin pasë kohë më pak me u marrë me fe .