Maja e Muchases ne Shtylle te Grise.
(Foto: Sabah Hasa)
Bjeshkëmirat e mija, ku fëmijninë kalova
Jù ku mund t’u gjej? Ju ku mund të jini?
Ditë e nat për ju sa fort un’ mendova
S’mund të vi tek ju, Ju a do të vini?
Një hund’ frymë ajër, prej aty t’ma bini,
Eja m’i lag buzët me tambël me borë
Merre n’njërën dorë dhe një tuf’ gojfili,
Marrun prej përçukut rritun në Kunorë.Merrmi prej Lugbati disa boça pishe,
Mlidhmi poshtë télës një sahan me dredh’za,
Në lugun e mazës merr do mazë korite,
Mblidhmi nepër bjeshkë boronica t’zeza.
Prej hijes së Ahit, bjermani pak mriz,
Ku pushojnë delet, ku ujëlugu pijnë,
Me flladin e bjeshk’ve ngjtur shpirti im,
Ku zanat e malit gjithmonë aty rrijnë.
Ku pijnë ujë të ftoftë marr prej lugut borës,
Ku pushojnë n’lendina, me Sokolat flasin,
Ku kullosin delet, dashët e këmborës,
Ku Orët e malit kreshnikve u th’rrasin.
Ma sillni pak mallë prej atyre an’ve,
Marrë nga fëmijnia, mijra vjet më parë,
Po u jap prej ktuhi mallin lag’ prej lotve,
Eja bjeshkëmirë, un’ spo muj’ me ardhë…
Kur të dirgjen gjája, ti vetëm mos rri
Shko te stani im, pi tambël korite,
Bashkë me karvanin, dirgju edhe ti,
Bjeshkë e fëminisë shtatin që ma rrite.
-Per VOAL.Ch, nga B. Curri, Gusht, 2017-
Komentet