……u vra pabesisht ne Bari me 2 mars 1925….
…. “u vra per here te dyte”…. diten qe atentatori i tij u lirue si i pafajshem…..
…. “u vra per here te trete” kur shtepia e tij (monument kulture) ne Shkoder u la te shembej……
…..”po vritet per here te katert” duke e lane ne harrese…..
.. Si fmije e si nxanes, rruges per ne shkolle, u pershkova vjet me radhe para shpise se Luigj Gurakuqit ku shpesh ndalesha te dera e prej ndoj plaset ne drunin e vjeter, kuriozohesha tuj pa gryken e rrasen e pusit, shkallet me gure te latuem e madheshtine e cardakut karakteristik … e tue kene se fantazia e fmijes shkon shume larg, pershkoja me imagjinaten teme dhomat e errta e te pluhnosuna te ksaj shpije, drejt xhamave ku gjendeshin teshat e gjakosuna e me gjurma plumbash te Luigj Gurakuqit, burrit qi e deshti deri ne flijim atdheun…
Por duhet me thane qi pata fat, mbasi brezat e sotem munden vetem me ndigjue per shtepine (e asgjesueme) muze…., se nji dite mesuesi im i historise (zotni Mark Temali) na dha shansin me e vizitue muzeun, me i pa kto relike e me kuptue se cka ban dora tradhtare e atij qi shet nderin dhe kombin. Ate dite, viziten tone na e zbukurune deshmite e dhimbeshme e te paharrueshme per vrasjen ne prite te Gurakuqit, qe po na i tregonte nje burre i moshuem, i cili ishte dhuruesi i teshave te martirit Gurakuqi kur shpia e tij u ba muzeum, akt te cilin qyteti i Shkodres e percolli me simpati dhe respekt. Ky burre i moshuem ishte atdhetari shkodran Gjon Kamsi i cili ishte mik i ngushte i Luigjit te cilin e pat edhe kumbare ne martese.
Akti i ruajtjes dhe dorezimit te objekteve, akt i rradhe patriotik
Ishte dita e 18 shkrutit 1964 kur Gjon Kamsi (sipas aktit te dorezimit te mbajtur me kte qellim), nje dite para se te hapej Muzeu, u paraqit ne dyert e shpise se Gurakuqve dhe i dorezoj drejtorit te muzeut popullor ne Shkoder, Vasil Llazarit, 53 objektet qe i perkisnin herojt tone kombetar Luigj Gurakuqi.
Foto 2: Dorezimi i rrobave nga patrioti Gjon Kamsi ne Shtepine – Muze te Luigj Gurakuqit
Ne mes te objekteve gjindeshin dhe nje pale pantallona me njolla gjaku te cilat martiri i pat te veshuna ne momentin e vrasjes (atentatit), tri facoleta te gjakosuna, nje portofol prej lekure, ne te cilin ne momentin e vrasjes u gjeten 400 lire italiane, nje sahat i markes “Diana”, nje vule per dyll me doreze te zeze me shkrojlat L.G. dhe dy copa dylli te kuq, nje prese e vogel brisku, nje gome “Erika”, kepuce te zeza me qafa e butona…..
Autoritetet partiake te qytetit e priten mire aktin e dorezimit te objekteve nga Gjon Kamsi, por edhe i kerkuan llogari atij se pse nuk i kishte dorezue ato ma pare. Gjoni, me largpamsi, nuk i kishte dorzue teshat ne muzeun e qytetit, mbasi priste e shpresonte se do te vinte dita qe shpia e lindjes e Gurakuqit te bahej muzeu i tij……
Shume kush e pyeste Gjonin se sa ishte shperblyer, sa lek kishte marre per kte veper…..e burri patriot Gjon Kamsi i pergjigjej me krenari e qytetari :……. NUK SHITET GJAKU I MARTIRVE….NE JETEN TEME SHOQNORE NUK KAM SYNUE KURR PER DOBINA VETJAKE, POR VETEM ME I VIJTE ATDHEUT PER TE MIRE E LAVDINE E TIJ……
Foto 3: Akti i dorezimit faqe 1
Foto 4: Akti i dorezimit faqe 2
Ne pjesen e mbrapme te fotos 2, ndodhet shenimi ne kujtim te aktit patriotik te atdhetarit shkodran GJON KAMSI:
Foto 5: Shokut Gjon Kamsi
Shokut Gjon Kamsi, i a dhuron kete fotografi Muzeu Popullor i Shkodres ne kujtim te dites kur i solli objektet e cmueshme te patriotit Luigj Gurakuqi ne shtepine muze kushtue Luigj Gurakuqit, pikerisht me dt. 18 Shkurt 1964, nji dite para hapjes se ketij muzeu.
Ne foto: Stilian Adhami, Inspektor i Ministrise s´’Arsimit dhe te Kultures (Dega Kulture)Tirane
Patrioti Gjon Kamsi
Vasil Llazari, drejtori i Muzeut Popullor Shkoder
Minire Agolli, Cicerone
Shkoder, 19 Shkurt 1964
Sipas deshmive te Willy Kamsit, birit te vetem te patriotit Gjon Kamsi, ne kohen e vrasjes se Gurakuqit, familja Kamsi jetonte ne Bari te Italise. …Ate dite, tregon ai, ….nadje heret na erdhi ne shpine tone Angjelin Suma i cili ishte sekretari i Luigj Gurakuqit dhe na njoftoj per fatkeqesine. Shpia jone ndodhje afer hotelit ku jetonte Gurakuqi dhe baba im se bashku me Angjelinin, moren nga hoteli te gjitha teshat dhe gjanat personale qe i perkitshin viktimes….Teshat i kena mbajte ne shpi te mbylluna ne nje valixhe te madhe. Cdo vit, per ti ruejtun nga damtimet dhe flutra e tejes, nana ime Roza, i nxirrte ato nga valixhja dhe i hapte per ti ajrosun. Kjo valixhe ka ndjek te gjithe rrugen e peripecite qe pat familja jone nga Italia – Bari ne Shqipni – Shkoder. Eshte interesant fakti se mbas shume kontrolleve, qe na u bane nga njesite e sigurimit te cilet na moren shume gjana, valixhja shpetoj mbasi nuk mujten me e gjete.
Foto 7: Martiri patriot Luigj Gurakuqi, firmtari i pamvarsise, demokrati dhe luftari i paperkulun per lirin e atdhut
SONY DSC
Pervec sendeve personale te Gurakuqit, Gjoni kishte mbledhe dhe ruejte edhe objekte te tjera shume te vecanta nga ngjarja tragjike. Ne objektet qe ai dorezoj jane edhe shiritat e kunorave qe miqte, patriotet e simpatizantet e Luigj Gurakuqit vendosen ne nderim mbi varrin e martirit shkodran. Shiritat e kunorave qe u sollen ne varrim nga: ….Studentat e Sh´Mitrit, miku i tij Kel Marubi, nga vellezerit Kondi, Angjelin Suma, i vellai Gjergj Gurakuqi, patrioti Nush Bushati, nga familja e Bajram Currit, nga Argjipeshkvi Mjeda dhe provinca franceskane, nga kolonia e shqiptarve dhe studentve shqiptar ne Rome, nga shqiptaret e Borgo – Erizzo, nga koleget, Hasan Prishtina e Dervish Mitrovica, Familja Guraziu, Mustafa Kruja, Konstandin Kottja, nga Bar Cavour me pronar Filip Boricin, Familja Kamsi, nga populli Elbasanit, Lazer Fundo, vlleznit Dani, nga populli i Vlores, Cin Shiroka..etj…
Objektet jane dorezue ne muze me nje procesverbal (foto 3-4) i cili nuk eshte firmosun nga perfaqesuesit e shtetit.
Kush ishte patrioti Gjon Kamsi
GJONI, i biri i Palok Kamsit lindi ne Shkoder me 30 prill 1894. Familja KAMSI, nje familje shume e vjeter shkodrane, (sipas deshmive te familjes) e ka prejardhjen nga fisi i Engjellorve te Drishtit. Mendohet se llagapi ose mbiemri i familjes vjen nga fjala “Mekamsi”.
Dikur Kamsi-ejt, se bashku me disa familje te tjera katolike te njohuna te qytetit si familja SUMA, BABA, SARACI, BUSHATI,…. ishin te vendosur me shtepi ne vendin qe shkodranet e quejn “Ura Dervishbeg”
Foto 8: Gjon Kamsi me te shoqen Roza Darragjati Kamsi
SONY DSC
Qysh ne foshnjore deri ne maturim ne vjetin 1910, Gjoni ndoqi shkollen italiane te Shkodres, e cila mbas fillores, ishte e profilit Tekniko – Tregtar. Ai ishte pjestar aktiv ne Banden Muzikore te Palok Kurtit ku filloj ti binte vegles Ottavin-o e ma vone luejti me Flaut. Punen e nisi si nenpunes ne posten e qytetit e vazhdoj mandej si ekonomist e llogaritar ne nje shoqeri franceze. Ne kohen e luftes se pare botnore u vendos si ekonomist ne Drejtorine e Pergjithshme te Finances se shtetit shqiptar. Se bashku me Luigj Gurakuqin e atdhetare te tjere, Gjoni mori pjese ne shume aktivitete patriotike, e ne vjetin 1918 bashke me disa aktiviste shkodrane, arrestohet nga policia me akuzen se “po organizonin nje kryengritje per futjen e Shkodres nen influencen e qeverise se Durresit.”
Foto 9: Shkolla italiane e Shkodres (Gjoni i shtrime ne te majten e fotos)
SONY DSC
Ma vone, per te vazhdue studimet e nalta univesitare, familja e dergon Gjonin ne universitetin e Barit te Italise ne degen Ekonomi Tregti te cilen per shkak te fillimit te luftes se pare botnore ju desht ta nderprese. Me mbarimin e luftes Gjoni rikthehet ne Bari ku diplomohet ne po ate dege.
Foto 10: Gjon Kamsi me familjen e tij
SONY DSC
Gjate levizjeve te shqiptarve te Kosoves kunder Serbise, Gjoni se bashku me Hasan Prishtinen organizojne blemjen dhe dergimin ne Kosove, te armeve dhe te 1 Milion fishekeve per kryengritesit. Nderkohe ai eshte prezent me botimet e tij si ne shtypin vendas ashtu dhe ne ate te huaj me shkrime mbi ekonomine e financen me pseudonimet: GJIKAM, DR. VERITAS apo SCODRENSI. Kthehet ne atdhe ne vjetin 1940 dhe emrohet antar i keshillit kontrollues te llogarive te shtetit qe kishte tagrin per te kontrollue te gjitha dikasteret. Gjoni eshte i pari shqiptar i cili ka botuar te plote biografine e heroit Luigj Gurakuqi e cila doli ne Konstance te Romanise ne fletoren “Shqiperia e Re”. Me vone arrine te mbledhe dhe te botoje ne Bari te Italise te gjitha poezite e Luigj Gurakuqit ne nje vellim te titulluar “Vjersha”. Mbas kthimit ne atdhe ai martohet me Roza Daragjatin, te bijen e patriotit Pjeter Daragjati, me te cilen pat dy femije.
Nuk mund te harrohet nje leter e hapur me titullin “Mbi arsimin dhe gjuhen shqipe” te cilen Gjon Kamsi nepermes gezetes “Vullneti i Popullit”, maj te 1930-tes, ja adresonte ministrit te arsimit te kohes Hile Mosi duke kritikue tendencat e perdorimit apo te futjes te fjaleve te hueja ne gjuhen shqipe. Qysh ne Itali, Gjoni u kujdes gjithmone qe varrit te heroit Luigj Gurakuqi te mos i mungonin lulet e fresketa dhe kur gjykata e Trani-t liroj si te pafajshem atentatorin, ai ne shenje proteste per faljen e vrasesit vendosi mbi varrin e Gurakuqit per kte ngjarje nje mbishkrim mbi nje gure te skalitur (te marre me qellim ne Trani), i cili sot (sipas familjarve)duhet te gjindet ne Muzeun e Shkodres.
Per fat, eshtnat e Luigj Gurakuqit u riatdhesuen ne vjetin 1957, e qysh prej asaj dite Gjoni ka kene vizitori dhe kujdestari i perhershem i vorrit te tij. Kurdohere mbi vorrin e Gurakuqit kishte lule (mbasi nji qiri ishte i ndalueme me u ndeze ne diktature). Edhe ne festen e 5 majit, vorri i heroit ishte vend pelegrinazhit per Gjon Kamsin i cili nen synin “vigjilent” te komunistave, lutej ne heshtje per paqen e shpirtit te tij ne amshim. Deri sa vdiq, per Gjonin jeta dhe vepra e Luigj Gurakuqit ishte tema kryesore e bisedave te tija, me nxansa apo te rinjte, me te njohun e kureshtare te cilet kishin deshire te njihnin ne detaje heroin.
Foto 11: Gjon Kamsi nderon kujtimin e viganit Luigj Gurakuqi
….”vrasja e katert e Gurakuqit…..
Ku jane sot objektet apo reliket e Luigj Gurakuqit, te nje nder burravet ma te randesishem te historise tone kombetare, flaumur te atdhedashtunis, te luftetarit te paepun per liri e pamvarsi?
Pse heroi po lihet ne heshtje? Pse askush nuk interesohet per ta rindertue shtepine e tij ashtu sic ishte?
Pse shteti, edhe pse pat shume letra e kerkesa nga populli i Shkodres, per vjet te tana neglizhoj e nuk nderhyni per te mos e lane te asgjesohej e te tjetersohej shtepia e tij qe ishte muze dhe objekt kulture i mbrojtur me ligj?
Si mundet qe objektet pesonale te Gurakuqit (nder to edhe teshat e gjakosuna ) te mbahen te mbylluna nder magazinat e muzeut te Shkodres ndersa objektet e diktatorit kriminel xajne vendin kryesor ne Muzeun Kombetar te Tirane?
Si ka mundesi, ndersa rinia sot ma shume se kurre ka nevoje per leksione atdhedashtunie e dinjiteti kombetar, nuk gjindet nji ambient (dhome apo sallon) ku te pasqyrohen vlerat e ksaj figure madhore si shembelltyre e shqiptarizmes?
Ju lutem…mos e “vritin” Luigj Gurakuqin per here te katert…Ju lutem…..
Foto 12: Gjon Kamsi ne mes te nxenesve ne muzeun e Luigj Gurakuqit
Pergaditi dhe permbledhi Pjeter Logoreci
Ty t’lumt Pjetër qi e ke sjellë dokumenta rreth L.Gurakuqit! Nuk arrij të kuptoj se;
Pse nuk e ke botue Dokumentin ku vertetohet vrasja e Gurakuqit nga dora e zezë Baltjon Stambollës, që zblon fijet e Ahmet Zogut dhe tjerë emna???????????
Ça asht kjo tendencë me fshehë dhe ma zi me i zhdukë dokumentat qi e padisin A.Zogun si vrasës, terrorist, kriminel, tradhtar tuj fillue te ty e me rradhë në zogistat qi kanë uzurpue drejtimin e muzeut “Oso Kuka” të Shkodrës dhe në qytete tjera?
Po del i pastër A.Zogu, Esat Toptani etj…..Enver Hoxha nuk i preken dekoratat,………..