Në shekullin e njëzetë, Shqipëria ishte e trazuar dhe aspak fatlume. Ajo kaloi periudha të vështira dhe përballoi tri diktatura, diktaturën fashiste, naziste dhe komuniste! Me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria u pushtua nga diktatura staliniste enveriste, e cila veproi si klikë sunduese duke detyruar mijëra familje shqiptare të largoheshin nga reprezaljet e sadistëve enveristë. Në mes mijëra familje fisnike me taban atdhetar u largua nga Shqipëria dhe familja e dr. Elez Biberajt nga malësia e Gjakovës. Arratisja në kohën e diktaturës ishte akti më e dhimbshme dhe sakrifica më sublime e asaj kohe. Mirëpo “Armiqtë e Popullit” siç i etiketonte diktatura, do të linin pasoja katastrofike në fisin dhe rrethin miqësor, ku do t’u mohoheshin të gjitha të drejtat dhe liritë e njeriut! Familja Biberaj dha një kontribut të jashtëzakonshëm në Perëndim, ku ata shkuan së bashku me shumë patriotë e atdhetarë të tjerë, figura të shquara antikomuniste, që luftonin për liri e demokraci u shquan në veprimtaritë e tyre atdhetare, në një kohë që anëtarët e familjeve të tyre në Shqipëri, gjykoheshin pa gjyq, dënoheshin me pushkatim dhe burg politikë me dhjetëra vite dhe internoheshin në kampe internimi nga njerëz që i shërbenin me aq vullnet regjimit të egër antishqiptar për 45 vite terror e martirizim. Kontributi i këtyre familjeve fisnike shqiptare që lanë me dhimbje vendin e tyre, për të dalë në botën e lirë, i ndanë shqiptarët.
Shqipëria mbeti vendi më izoluar në botë. Në vitet ‘80 kur regjimi e kishte çuar në zgripin e fundit të jetesës, jetën e shqiptarëve ku lufta e klasave do të bënte kërdinë mbi jetët e pafajshme, ku shpresat ishin të humbura, në vendin e lirisë në Shtetet e Bashkuar të Amerikës, Elez Biberaj, ky shqiptar i madh i shekullit njëzet do ta fillonte punën e tij si gazetar në “Zërin e Amerikës” (Voice of America) – redaksia e gjuhës shqipe dhjetor 1980, 8 vite më vonë 1989 pozitën e redaktorit përgjegjës të redaksisë së gjuhës shqipe, ndërsa në 2004, përgjegjës për redaksitë në gjuhët e Europës.
Zëri karakteristik i Elez Biberajt në “Zërin e Amerikës” do të kumbonte dhe bënte jehonë si zëri shpëtimit të mijëra familjeve shqiptare që vuanin në terrorin komunist. Dhe miliona shqiptarë që vuanin pushtimin serb. Zëri i tij nëpërmjet valëve të radios “Zëri i Amerikës” jepte shpresa që do të vijë liria. Ne, “Armiqtë e popullit” siç na thërrisnin xhelatët e enverizmit, siç luteshim e besonim në Zot fshehtas, ashtu fshehtas mbyllnim dritaret me batanije dhe te radiot “Iliria” dëgjonim “Zërin e Amerikës” dhe besonim në lajmet e saj siç besonim në Zot, se liria do të triumfoi mbi të keqen. Nëse e Shenjta Nënë Tereza do të nderohej si humaniste e madhe botërore dhe do të lartësonte emrin e shqiptarëve kudo në botë, Elez Biberaj do të shkëlqente në fushën e gazetarisë botërore.
Profili i tij mediatik do të shquhej si një intelektual ndërkombëtarisht, si gazetar profesionistë, si studiues e hulumtues në shkencat politike, si historian i së vërtetës për më shumë se katër dekada. Karrierë mediatike e historike. Në këto dekada dr. Elez Biberaj lartësoi kauzat shqiptare anë e mbanë botës. Ne e njihnim dr. Biberaj nga zëri i tij i veçantë në valët e “Zërit të Amerikës” që në vitet ’80, por në vizitë e Sekretarit Bejker në sheshin “Skënderbej” 1991 e pamë portretin e tij burrëror, siç janë malësorët e Alpeve e duartrokitim përkthimin e tij me atë zë meliodioz verior, shqiptarët u gëzuan që erdhi bilbili i “Zërit të Amerikës”, vetëm fytyra e diktatorit Ramiz Alia, dhe bashkëpunëtorëve të tij nxinte si nata, por fatmirësisht ishte një natë që po perëndonte. Nëse Kosova sot është e pavarur, përkrah të madhit dr. Rugovës e martirizimit të heroit dhe familjes së Adem Jasharit, masakra e Reçakut do të ishte zëri i Elez Biberaj që do t’i tregonte opinionit botëror masakrat serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës. Shqiptarët në Maqedoni, Mal të Zi, Luginë e kudo që ndodhen nëpër botë. E për këto kontribute atdhetare të Biberajt jemi krenarë me ikonën e gazetarisë, me burrin e madh të kombit tonë, Elez Biberaj, ashtu siç nderohemi me të Shejten Nënë Terezë, ashtu nderohemi me zërin dhe penën tënde brilante, që për gati një gjysmë shekulli kontribuuat në shërbim të së vërtetës, u bëtë frymëzues për miliona shqiptarëve që vuanim nën diktaturë, duke sjellë dhe mësuar parimet e demokracisë amerikane.
Kur u emëruat drejtor i “Zërit të Amerikës” si drejtor i përgjithshëm lexova në portalin amerikan të lajmeve “VOX” se, Zoti Biberaj gëzon një reputacion shumë të mirë si një njeri serioz dhe profesionist i disiplinuar. Ai është dhënë me gjithë shpirt ndaj përhapjes së lirë të lajmeve dhe informacionit në vendet dhe kontinentet ku kjo liri u mohohet njerëzve. Mbas këtij komenti mund të shtoj se përkushtimi i juaj ndaj fjalës së lirë ka kaluar përmasat kontinentale që u mohohet fjala e lirë. Nëse ti mik dhe idealist i lirisë ndjehesh krenar për kontributin tuaj 43- vjeçar në median më të madhe botërore, edhe ne, bashkëkombësit tuaj jemi krenarë për ju.
Fatkeqësisht mbas 43 vitesh nuk do ta dëgjojmë zërin tuaj kumbues të mbrojmë lirinë në një vend ku demokracia është përdhunuar, por ai zë është jehonë që nuk shuhet dhe na jep forcë që të mos sprapsemi ndaj dhunuesve të lirisë, që kanë veshur mantelin demokratik. Veprimtaria dhe kontributi i juaj për forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, demokratizimin e institucioneve të lirisë për shqiptarët, kontributi i yt në pavarësinë e Kosovës e lartësojnë personalitetin tuaj dhe i shërbejnë me madhështinë e Alpeve, kombit shqiptar. Ju jeni një kontribuues i artë përkrah burrave të mëdhenj të Shqiptarisë.
Ti je ikona e antikomunizmit! Ne, të mbijetuarit e diktaturës, të shprehim mirënjohje të thellë për çdo gjë që ke ba për shqiptarët, si në fushën studimore, historike, mediatike dhe do të jesh frymëzim për mediat shqiptare. Me plot gojën mund të themi “Je bir i denjë i Shqipërisë”. Me zërin e së vërtetës ju arritët të fitoni zemrat e shqiptarëve. Dhe ashtu siç thotë Oscar Wilde, ju e arritët: “In America, the president reigns for four years, and journalism governs forever and ever”. Ju e keni fituar besimin dhe ky është misioni më i lartë i një gazetari njeri! Misioni juaj vazhdon: Ju flet “Zëri i Amerikës”! Unë jam Elez Biberaj! Sent from Yahoo Mail for iPhone