Mjekja e njohur Shqipe Saraçi bën një shënim për Ina Kasimatin, me të cilin shoqërohet letra që Ina i dërgon shqiptarëve:
“Çfare gruaje!
Çfare karakteri!
Per t’u admiruar forca e saj!
Inen e kam takuar veç nje here ne sheshin e Teatrit, nje mbasdite ku qellova te isha. Ndofta ka qene ‘2019.
Na u afrua me nje filiz bredhi ne krah.
U pershendetem dhe pasi u prezantua na falenderoi qe ishim aty për mbrojtjen e Teatrit.
Tha se donte të mbillte bredhin dhe u ul me ne te bisedonte.
Me beri pershtypje qe kishte nje leukoplast te ngjitur ne qafe dhe e pyeta.
Me tha qe paradite kishte bere nje biopsi te gjendres, se mesa dukej semundja po i kthehej.
Mu lidh fjala ne gryke.
Megjithese spitali ka qene shtepia ime e dyte, nuk kisha hasur me pare nje njeri qe paradite te kishte bere biopsi dhe mbasdite te vinte ne sheshin e Teatrit për te mbjelle bredhin. Nuk donte të humbiste kohe! ☘️”
***
Më poshtë vijon letra e Ina Kasimatit që u kërnon ndihmë e mbështetje shqiptarëve, pasi shteti shqiptar është njerku i pashpirt për qytetarët e vet.
****
Të dashur miq, mikesha, kushërinj, shqiptarë të mirë që nuk ju njoh nga afër , por që u bashkuat sërisht me solidaritet kozmik , humanizëm për të më mbështetur , ju jam thellësisht Mirënjohëse , Falenderuese nga zemra !
Në këtë rrugëtim që kam bërë me sëmundjen kam kuptuar çfarë do të thotë të kesh Kurajo , Dinjitet për jetën , për veten , familjen, shoqërinë !
Në rastin tim , sëmundjes i është “dukur vetja” që do të mundte të më mposhte me arsenalin e qelizave shkatërrimtare . Mi ka thyer kockat nga përhapja e metastazave , mi ka bllokuar organet të funksionojnë të ndërlidhura me njëra tjetrën , ka prodhuar likide mbi normalen , duke më.vështirësuar frymëmarrjen , kalimin e ushqimit …
.
Këto kohë po mbahem në shërbimin paliativ spitalor dhe në çdo lutje që bëj është :
Zot , më jep çdo ditë jetë !
Unë dua të jetoj !
Dhe këtë jetë unë mund ta jetoj e rrethuar nga dashuria e familjes sime , dhe e juaja pa limite , hapësirë, kohë , që si një mrekulli dhe bekim mu derdh mbrëmë në mënyrë të rrufeshme , e vazhdon sot , e kështu do jetë me siguri nesër .
.
Ndaj në këtë moment shumë delikat për shëndetin tim , zgjodha të fluturoj e të jem me diellin , ajrin , shpirtin e dashurisë tuaj, vendit tim duke qenë besimplotë në Zot që armata e zezë do të thyhet shpejt !
Në këtë histori njerëzore , heroina nuk jam unë , por im bir i vogli , heroi i madh Amantin !
Jam e bekuar për familjen time !
Jam e lumturuar që jam gjallë dhe marr kaq shumë vlerësim , mirësi,mbajtje në lutje nga të gjithë që më njohin , më duan dhe i dua !
Unë nuk i kam ditët e numëruara , sepse shoh me optimizëm përtej dhimbjeve fizike , tubave që më ushqejnë e marr frymë ….
FALEMINDERIT që më mirëkuptoni ,më lejoni të rrëfej këtë betejë tani që është duke u zhvilluar , më frymëzoni e më jepni dritë për shpirtin !
Ju dua !
Ina Kasimati”