Sa here mua me merr malli
Me ba kuvend me orte e lume
N’gjume m’diftohen per sy t’ballit
Zemra m’qeshe e m’shnderrit nuri
Bash si shpendet heret n’agim
Qe k’nojne kenget e gezimit
Si zogbukuri qe i thone Trishtil
Qe i gezohen edhe engjejt e qiellit.
Dhe keshtu sikur ne enderr
Brof e papritmas m’dalin para
Vecse tash krejt ne zhgenderr
Lum si une per kto fatbardha.
Keshtu si sot me ndodh shpesh
Me u taku me keto oremira
Ne fillim te kendojne ne vesh
Jane si kushi e shume te dlira.
Porse oret e ketij nenqielli
Llaf nuk bejne me t’parodin
Flasin e cahen prej gezimit
Me fisnik e me bijte e zotit.
Hajt njatjeta e mirupafshim
Miqte e mi krejt te marakut
Ju biftë zana në prag te derës
E ora-bardha në qosh të shtratit.
-Per VOAL.Ch, nga Hollanda, 1 Prill 2017-
Komentet