DËSHMIA E JOSEPH DIOGUARDIT MË 29 PRILL 2015 NË KONGRES – TEKSTI I PLOTË
Ju faleminderit z. Kryetar! Jam i vetëdijshëm se SHBA kanë një sërë problemesh madhore nëpër botë me të cilat duhet marrë. Pyetjet tuaja drejtuar Departamentit të Shtetit ishin të shkëlqyeshme, mirëpo si Amerikan, unë ndjeva shumë keq nga pakjartësia e përgjigjeve që u dhanë nga Departamenti i Shtetit dhe USAID.
Ju më njihni mua si një akovat i të drejtave të njeriut, por mund të mos ju kujtohet se unë kam qenë edhe i pari kongresist i zgjedhur në Kongresin Amerikan me profesionin e Kontabilistit të Certifikuar Publik (CPA). Prandaj jam i mirë me numrat. Kur ju mblidhni së bashku shifrat që u dhanë nga Departamenti i Shtetit, e shihni se edhe tek ne ka një rritje te vogel ekonomike. Por tani mendoni për popullin shqiptar në Kosovë e Maqedoni – popull me natalitetin me të madh në Evropë, të cilët, e veçanerisht Kosovarët, ende nuk kanë arritë liberalizimin e vizave, dhe si populli më i ri në Evropë, ata nuk mund të udhëtojnë drejt perëndimit, por vetëm drejt lindjes, përmes Turqisë. Ata nuk po mund të shkojnë ne vende ku ka zhvillim, siç është Gjermania, për shembull. Prandaj, liberalizimi i vizave është prioritet. Më tej, të mos lëmë anash kundërthëniet e vazhdueshme në mes serbëve dhe shqiptarëve, sidomos në nivel qeveritar. Përkundër faktit që Departamenti ynë i Shtetit shpreson në normalizimin e marrëdhënieve Kosove-Serbi, si mund të arrijmë këtë normalizim kur, rast e pa rast, Serbia e ripërsërit qëndrimin e vet se nuk do të njohë kurrë pavarësinë e Kosovës. Si mund të flasim për integrim evropian të Kosovës kur pesë nga 28 vendet e BE-së ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës? Të mos harrojmë se kush janë populli shqiptar – ata janë populli më pro-amerikan, më pro-demokratik, dhe më tolerant në aspektin e bashkëjetesës fetare në Evropë dhe ndoshta në botë. Kanë katër fe – katolikë, ortodoks, mysliman, dhe hebraik, por bashkëjetojnë në harmoni. Ky është popull që ne duhet përkrahur – ju rikujtoj se më 11 shtator, shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, Shqipërisë, kanë qajtur dhe ndezur qirinj për të ndarë dhimbjen me ne, gjersa serbët, sllavo-maqedonasit, grekët e malaziasit,këndonin e festonin tragjedinë tonë. Të mos harrojmë, z. kryetar, se kush janë miqtë tanë të vërtetë në Ballkan!
Ju përgëzoj që po vazhdoni traditën e këtyre dëgjimeve që kemi filluar me demokratin Fascell, mandej Gilman, Hyde, Lantos, dhe tani me ju. E falënderoj Zotin që e kemi ruajtur këtë vazhdimësi dhe që Amerika e ka kuptuar se kush janë miqtë e saj të vërtetë në Ballkan. Pse është ky dëgjim kaq i rëndësishëm? Ne duam ta shohim Evropën Jugperëndimore të integruar në BE, por problemi është se shqiptarët mund të durojnë vetëm deri në një pikë.
Le të fokusohemi në Kosovë. Ka dy vite që kur është nënshkruar marrëveshja e parë për normalizim në mes Prishtinës dhe Beogradit, e ndërmjetësuar nga Catherine Ashton, dhe thuajse asnjë nga 15 pikat e marrëveshjes nuk është zbatuar në tërësi, kurse Departamenti i Shtetit na e thotë të kundërtën. Po ju rikujtoj se as strukturat paralele serbe ende nuk janë shuar në veri. E vlerësoj filozofinë tuaj për vetëvendosje, por ju rikujtoj se vetëvendosja që kanë kërkuar shqiptarët nuk ka të bëj fare me atë që po kërkojnë serbët e veriut tani. Shqiptarët kanë vuajtur shumë nën okupimin gjenocidial të manjakut Milosheviq, dhe racizmi ndaj shqiptarëve nga sllavo-maqedonasit dhe serbët vazhdon edhe sot e kësaj dite. Shqiptarët nuk janë sllavë, dhe vendosja e Kosovës në Jugosllavi pas Luftës së Parë Botërore ka qenë një gabim trashanik historik. Kah po shkojmë tani? Si është e mundur që Departamenti ynë i Shtetit të thotë së gjërat janë në rregull atje, kur Serbia nuk e ka njohur Kosovën dhe vazhdon t’i mos i shuajë strukturat e veta paralele atje? Problemi tjetër është se Departamenti ynë i Shtetit është involvuar tejmase në vendimarrjen e brendshme në Kosovë. Për shembull, pas zgjedhjeve të fundit nacionale në Kosovë kishte një ngërç politik. Populli atje nuk donte rikthimin e regjimit të Hashim Thacit, dhe partitë opozitare kishin bërë një bllok për të pamundësuar kthimin e Thaçit, një politikan i korruptuar, siç janë të korruptuar edhe shumë politikanë tjerë aty dhe në Maqedoni, mirëpo me ndërhyrjen e Departamentit tone të Shtetit u arrit një koalicion midis dy partive të mëdha në Kosovë duke bërë vetëm një ndërrim simbolik pozitash – tani kemi Thaçin zëvendëskryeministër dhe Isa Mustafën Kryeministër, dhe sondazhet e fundit tregojnë se popullariteti i tij është vetëm rreth 24%.
Z. DioGuardi po ju mbaron koha.
OK, faleminderit. T’i kthehemi Ambasadorit Dell tani. Ai detyroi Kosovën për ndërtimin e një autostrade që normalisht do të kushtonte një miliard dollar, të bëjë një kontratë dy miliard dollarëshe. Kosova ka nevojë për vende pune nga kompanitë lokale dhe jo për autostrada nga të cilat përfitojnë kompanitë e huaja. Dhe ku përfundoi Dell pas kësaj – në një pozitë të lartë në Bechtel, në kompaninë së cilës i ndihmoi ta marrë këtë kontratë miliardëshe. Andaj unë do të thoja se është e nevojshme, z. kryetar, që Inspektoriati i Përgjithshëm i Departamentit të Shtetit ta hetojë këtë rast.
Tani, më lejoni ta përfundoj me Maqedoninë.
Ndërkohë, dua të sigurohem se deklarata ime me shkrim si dhe artikulli i Këshilltarës për Ceshtje të Ballkanit, znj. Shirley Cloyes, mbi gjendjen në Kosovë do të pranohen si pjesë e kësaj dëshmie.
Po, do të pranohen.
Po ashtu, edhe për Maqedoninë, si pjesë të dëshmisë dua ta fus një artikull të ish-Përfaqësuesit Special të BE-së atje, z. Erwin Fuere, midis 2005 dhe 2011. Besoj se ai e din më së miri gjendjet atje dhe në këtë artikull ai thërret për dorëheqjen e Gruevksit dhe krijimin e mundësisë për tranzicion të vertetë në Maqedoni. Artikulli është botuar më 28 Mars 2015…
Po, do të jetë pjesë e dëshmisë, z. DioGuardi… Vazhdoni ju lutem.
Atëherë, për të përfunduar, kam dy çështje kryesore që kam ngritur në dëshminë time me shkrim, dhe këtu, për të respektuar kohë, do t’i përmbledh në një pikë të vetme mbi Kosovën dhe Maqedoninë.
Për Kosovën: Nëse BE është vertetë e interesuar për të integruar Kosovën, atëherë BE duhet të ketë një qasje shumë më agresive në lidhje me pesë vendet që ende nuk e kanë njohur Kosovën që edhe ato këtë ta bëjnë sa më parë, dhe viz-a-vi Serbisë.
Për Maqedoninë: Shqiptarët përfundimisht duhet të trajtohen si një partner i barabartë në një shtet i cili nuk ka asnjë etni me shumicë absolute. Aty ka bullgarë, sllavë, dhe shqiptarë. Kur ky shtet u krijua, sipas kushtetutës së vitit 1992, u krijua si një shtet maqedonas, dhe ky botëkuptim ende i lëndon shqiptarët dhe i trajton ata si të pabarabartë. Opsion tjetër mbetet federalizimi, për të cilin është folur edhe në fillim vitet e 1990-ta. Dhe nëse kushtetuta nuk ndryshohet për të pranuar shqiptarët si popull shtetformues, atëherë shpëtimi i Maqedonisë është federalizimi – pra një Federatë që u jep të drejtë administrative, financiare, dhe shoqërore, mbi menaxhimin e jetës së vet trojeve të banuara me shqiptar në njërën anë, dhe maqedonasve në anën tjetër. Problemi që kemi në Maqedoni është shumë i kjartë – bardhë e zi: Maqedonia është një shtet aparteidi në mes të Evropës! Shqiptarët nuk jetojnë bashkë me maqedonasit – ata jetojnë të ndarë, por të pabarabartë. Ky është problemi. Tanimë e keni Gruevksin të ekspozuar nga lideri i opozitës sllavo-maqedonase, si një nga pushtetarët me të korruptuar në Evropë. Dhe shqiptarët ende po qëndrojnë të qetë atje deri sa të gjendet një zgjidhje e duhur…
Ju falëmderit, Joe!
Ju falëmderit për këtë mundësi.
Kur flasim për shqiptarët në Kosovë dhe ata në Maqedoni, po flasim për një popullatë shumë të re, por me një papunësi prej rreth 60%, kurse kur kemi parasysh shqiptarët në jug të Serbisë, në Luginë të Preshevës, territor shqiptar ky i aneksuar me forcë dhe ilegalisht nga Serbia me 1956, papunësia e rinisë shqiptare aty është thuajse 90%. Edhe sa kohë mund ta durojnë shqiptarët këtë izolim total? Papunësi e madhe, natalitet në rritje, dhe prandaj SHBA duhet të angazhohen më agresivisht në përkrahje të popullit shqiptar atje. Shqiptarët janë populli që më së shumti i çmon vlerat amerikane, populli më tolerant ndërfetar në Evropë, dhe mos të harrojmë se sikur që shqiptarët mbrojtën Evropën perëndimore në shekullin e XV nga barbaria otomone e asaj kohe – të mos harrojmë, edhepse ottomanët morën Shqipërinë, shqiptarët luftuan heroikisht me ta duke i plogështuar shumë për 25 vite, dhe mos harroni çka ka thënë Sulltan Mehmeti II më 1453 pasi okupoi Konstantinopojën: “Do ta bëjmë Bazilikën e Shën Pjetrit një shtallë për kuajt tanë” duke paralajmëruar kështu qëllimin e tij për të pushtuar Italinë dhe gjithë Evropën – dhe të njejtën gjë e thane para tri javë përfaqësuesit e ISIS… Mëse 500 vite dhe asgje nuk ka ndryshuar. Prandaj i vetmi popull në Evropë sot që do ta mbajë ISIS-in larg nga Evropa është populli shqitpar. Dhe këtë po e bëjnë tani. Shqiptarët nuk janë vetëm populli më i madh mysliman në Ballkan, por janë populli me vleratë më të larta demokratike, sepse janë myslimanë sekularë nga 500 vite të robërisë otomane, dhe ne kemi nevojë për ta, që të jemi të sigurtë se ISIS s’do të ketë vend në Evropë.
Ju faleminderit shumë, Joe!
Z. Vejvoda duhet ta kuptojë se Serbia punon natë e ditë për ta mbajtur Kosovën jashtë OKB-së, përkundër faktit që mbi 106 vende e kanë njohur pavarësinë e saj, dhe për ta mbajtur atë jashtë çdo institucioni evropian. Pra, Serbia e don Kosovën krejtësisht të izoluar. Andaj, si mund të themi se jemi të lumtur me normalizimin dhe stabilizim të marrëdhënieve?!
Ju faleminderit shumë!
Komentet