Ajo në një intervistë për BBC tha se sistemi i pranimit dhe i riatdhesimit të refugjatëve nuk funksionon
LONDËR – Aktorja e Hollywoodit dhe njëkohësisht e dërguara e posaçme e Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, Angelina Jolie-Pitt, paralajmëroi se sistemi ndërkombëtar humanitar për refugjatët është në një kolaps.
Ajo në një intervistë për BBC tha se sistemi i pranimit dhe i riatdhesimit të refugjatëve nuk funksionon.
Jolie-Pitt rikujtoi se më shumë se 60 milionë njerëz në mbarë botën janë zhvendosur, shifër kjo që është më e larta në 70 vitet e fundit. “Kjo na tregon diçka thellësisht shqetësuese në lidhje me paqen dhe sigurinë në botë. Konfliktet dhe niveli i zhvendosjes është rritur”, – tha Jolie-Pitt, duke theksuar se kjo gjë është shqetësuese.
Ajo ka përshëndetur përpjekjet e vendeve të tilla si Turqia, Libani, dhe Jordania, për tu kujdesur ndaj refugjatëve të ikur nga vendet e konfliktit në Lindjen e Mesme. “Ne në perëndim nuk jemi as në qendër të problemit të refugjatëve dhe nuk kemi bërë edhe sa duhet për ta”, ka shtuar ajo.
Jolie-Pitt në fjalën e saj kërkoi më shumë vëmendje nga vendet për krizën e refugjatëve, duke i’u sugjeruar atyre gjetjen e rrugëve të zgjidhjes së këtij problemi.aa
Komentet