Joleza Koka duke studiuar rrënjët e gjeneratës
Shef Edi, Joleza jam.
Pashë atë videon që kishit nxjerë për historikun e e Forumit Rinor Eurosocialist. Nëse do mendimin tim ajo video dukej si kaseta e dasmës së prindërve të një shoqes time që e ka shtëpinë tek pallati i Haki Çakos
Në fillim dukeshin ata tipat e vjetër të FRESSH-it me ato kokat e pakrehura ose të dredhura keq nga bikutinat me difekt.
Në mungesë të pjasterit dhe të difuzorit ngjanin të gjithë si paskuqansa.
Ku shkonin ata duke kërcyer këngën ‘coco jambo’ pa koreografi, të veshur sikur do milnin lopën.
Pse ashtu kërcehet ‘coco jambo’?
Pale pastaj kur këndonin me pathos këngën: “A kanë ujë ato burime ti moj buzë karafilja ime”.
Ç’janë këto karafila prz? Na e shpifën prz, mendjen tek kanella e kishin.
Shiko Shef Edi, ne sot nuk lëmë nam me këngë të tilla, ne sot këndojmë :
Na jena ndryshe, vërehem prej ngjyrës
Na jena ndryshe, jena High prej natyrës
Na jena High, na jena High
Na jen High, na jena High
Jam shumë e pakënaqur dhe nga cilësia e xhirimeve. Kot i kemi ne ata çunat e ‘Prosound’ që janë shokë me Endrin 50-Pond?
Pse nuk kishin marrë regjinë tonë High Definition se nuk e kuptoj. Ata shokët e Endrit bëjnë perla prz, duket lëkura e Tërmet Peçit në ekran sikur është modele e Victoria Secrets.
Gjithë ai xhirim i shplarë, me miza, pa ngjyra, pa një selfie dhe pa ndonjë skenografi të hajrit futet, e na nxjerr ne që jemi si shpirt, firmato nga koka tek këmbët, të larë të qirilepsur.
Po na prishni imazhin Shef Edi, pse nuk bëtë dy video të ndara ju? Një ku shfaqen ata në ditë të hallit dhe të tjera ku shfaqet gjithë sharmi, flokët e pjastruara, selfiet, rimeli, peneli.
Kalimet nga kamera që dridhet në një kamera me super kualitet, duan një montazh të mirë, turp t’i vijë atij montazhierit.
Ça janë këto o?
Shef Edi na prishët imazhin që i kemi vënë vetes, ç’janë këto buzra-karafillëqe që na krahasoni? Ç’janë këto ‘coco jambo’ pa koreografi o Shef Edi? Aman dhe ti tani…
Jam keq prz, më prishët reputacionin e pjeshkës…pse… pse… pse…
*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa: tyça_me_ajfon@dëngla.al
(HashtagAlbania)
Komentet