Sekretari i Shtetit, John Kerry do të vizitojë nesër Kosovën, ku sipas një agjende të siguruara nga KP, deri tash është paraparë të ketë takim vetëm me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrin, Hashim Thaçin.
Në këtë agjendë nuk është paraparë vendi se ku do të takohen, megjithatë flitet se Kerry do të vijë vetëm deri në Aeroportin e Prishtinës.
“Në Kosovë ai do të diskutojë me zyrtarët e shtetit për çështje bilaterale dhe rajonale”, ka thënë zyrtari i Departamentit të Shtetit, Mark Toner.
Komentet