Vende dhe njerez: 17 vjeçari Joel Blido vleresohet si nje nga celistet me te mire te brezit te tij – Shperngulja nga Würzburg ne Weimar do te sjelle impulse te reja
Joel Blido eshte vetem 17 vjeç dhe jeton tashme enderren e tij. Celisti i ri nga Wertheim vleresohet si nje nga celistet me te mire te gjenerates se tij.

Nga bashkepuntori yne: Elmar Kellner
WERTHEIM – Ai ka luajtur tashme ne skenen e Filarmonise se Berlinit, eshte nje nder nxenesit e zoteruesit dy here te çmimit Ech- Classic, David Geringas dhe koncerton rregullisht me Rastrelli Cello- Quartett, quartetin e famshem te celisteve. Ne Shqiperi, ne Atdheum e nenes se tij Fedra, Joeli vlen tashme si nje nga staret e skenes se muzikes klasike, edhe pse atij vete nuk i pelqen ta shohe keshtu. Ne fund te fundit ai sapo ka mbushur 17 vjeç. Por po, nje talent i jashtezakonshem u vertetua qe ne fillimet e hershme te tij, per specialistet ai eshte nje nder celistet me te mire te brezit te tij.

KONSEGUENT NE DREJTIMIN E MUZIKES
Pasi ai vete ishte „ 100% i sigurt qe do te behet muzikant“, ai e ndjek kete rruge konseguent. Keshtu ai e nderpreu gjimnazin pas perfundimit te klases se dhjete dhe para matures, sepse „ një vazhdim i metejshem i shkolles, sipas meje, nuk do te me çonte me perpara“. Per studimin e tij muzikor, matura nuk eshte e domosdoshme, diploma e Bachelor qe do ta marre vlen, nga ana tjeter si nje mature profesionale, keshtu pas mbylljes me sukses te saj, ai ka edhe mundesi te tjera ne rrugen profesionale.
„ Pronderit e mi ma lane te lire ne vendimin tim“, thote 17-vjecari dhe shton me nje ton me humor „ sigurisht pasi fillimisht thoshin, jo, ti duhet ta mbarosh maturen- sic eshte pergjigjja standarte e prinderve te perkujdesur“. Aktivitetet e shumta muzikore qe ka pasur ne te kaluaren kishin ndikuar qe ne gjimnaz te mos kishte arritur t`i ndiqte te gjitha,“kjo do te behej me afrimin e matures me siguri jo me mire dhe mund te ishte bere nje problem“, aresyeton Joeli hapin e tij edhe ne menyre racionale.

NDRYSHIMI NE WEIMAR
Te cilin, vjeshten e kaluar edhe nje tjeter, thuajse po kaq i rendesishem e ndoqi. Pas shtate vjetesh prane Ptrefosor Orfeo Mandozzi ne Akademine Muzikore ne Würzburg, Joeli eshte tani ne Akademine Muzikore “ Franz Listz” ne Weimar, ne klasen e profesorit Wolfgang Emanuel Schmidt. Celisti i ri e sheh kete fakt me teper si „ zgjerim sesa ndryshim“. Nga ambjeti i ri, ai shpreson“ dicka me shume nje menyre te re te shikimit te fenomeneve dhe situates mesimore“. Pastaj ai sqaron“une doja edhe pak te largohesha nga shtepia, te qendroja me kembet e mia. Würzburg eshte shume afer me Wertheim, shperngulja aty nuk ishte vertete aresyeshme“.
Tek Weimar dhe Akademia aty ai vlereson vecanerisht qe te dyja nuk jane shume te medhaja, atmosfera aty eshte familiare.“Dhe eshte nje institucion i shkelqyer. Prandaj qe ne fillim i thashe vetes, ose ia dal me WEimarin, ose do te qendroj ne Würzburg“, qarteson qe nuk qe“ nje ikje me cdo cmim”.
Para tamam pese vjetesh, si dymbedhjete vjecar, Joel Blido ishte partner bisede per “ Fränkische Nachrichten”. Zhvillimin qe atehere ai e sheh tani, megjithe mencurine( urtesine) qe e dallon, pak edhe me cudi.” Tani jam me tutje sesa besoja atehere( ne ate kohe)”.
ZGJERIM I REPERTORIT
Dhe megjithate artisti i ri e sheh veten tani ne fazen e ndertimit te nje karriere te mundshme. Qellimi i tij eshte tani zgjerimi i repertorit, mbledhje pervoje, loja ne konkurse dhe“ fitoren ne ndonje per tyre nga te rendesishmit“. Megjithese ai eshte i ndergjegjshem qe kjo eshte dicka qe ka nevoje per kohe dhe ushtrim, per ta arritur kete qellim. Kjo eshte edhe aresyeja qe ai vendosi vete te mos marre pjese kete vit ne Deutschen Musik Wettbewerb,“qe eshte si te thuash“Rinia muzikon“ per te rriturit“. Nese ai merr pjese“atehere dua te kem ndjesine qe do te arrij dicka dhe jo ta di qe ne fillim qe ne fakt akoma nuk kam shanc per te fituar. Pse duhet tia bej vetes kete?“

WERTHEIM ESHTE ATDHE
Edhe pse nuk banon me ketu, Wertheim shihet akoma nga djaloshi i ri si atdheu i tij.“Une jam rritur ketu, prinderit e mi jetojne ketu“, duket thuajse pak i cuditur nga kjo pyetje.
Per ekzistencen si student ne Weimar bejne pjese nderkohe jo vetem mesimet dhe shume, shume studim. Aty ben pjese tani edhe gatimi, pastrimi dhe punet e shtepise ne banesen e tij te vogel.“Duke bere keto mundet fare mire te degjosh muzike“, thote keshtu 17-vjecari per keto detyra te reja. Edhe fare e lirshme nuk eshte akoma jeta vetem ne nje qytet.“Ne moshen time ka disa kufizime automatikisht ligjore“.
„Une jetoj enderren time dhe nuk eshte nevoja ta shtrengoj veten te ulem te studioj“.
Joel Blido
Gjeja me e bukur jane per Joel Blidon koncertet. Bashke me David Geringas ai lujti ne Sallen e Muzikes se Dhomes se Filarmonise se Berlinit dhe ne retrospektive mbi kete“ai eshte vete i suprizuar sesa i qete ka qene ai vete ne kete koncert“. Kete vit ai do te jete per te dyten here I ftuar ne Tirane. Pas prezantimit tij heren e pare dhe disa daljeve ne televiozione te ndryshme, bile edhe ne rruge filluan ta njihnin ne Tirane. Dhe ne qershor, e kjo mund te shihet vertet si nje lloj pagezimi kaloresi, ai do te jete prape ne skene me Quartettin e celove Rastrelli. Jo si i ftuar mysafir, sic ka qene disa here po kete radhe si pjese e formacionit. Per here te pare.
SHFAQJE NE REGJION
Rasti I ardhshem per ta perjetuar Joel Blido ne regjionin eshte ne 4 maj, ne Bad Mergentheim, nderkohe qe wertheimasit sic duket duhet te presin deri ne vjeshten 2017. Megjithe keto, nuk eshte cudi qe ai eshte I kenaqur” qe tani mund te koncentrohem 100% tek vetja edhe ajo qe du ate bej vertet. Une e shijoj lirine”. Ai e ka ditur qe me pare qe qe vendimi I duhur qe ta linte shkollen.”Tani jam edhe me I lumtur per kete”.
Komentet