Te nderuar miq e perkrahes,
Kur mbi nje milion Ukrainas eshte dashte te lene vendin e tyre qe nga fillimi i invasionit rus me 24 shkurt 2022, dhe kur Presidenti Vlladimir Putin po perpiqet te rrezoje qeverine demokratike te Ukraines permes bombardimeve dhe vrasjes edhe te civileve, nuk eshte e befasishme qe shqiptaret e Kosoves shprehin solidaritetin e tyre me popullin ukrainas.
Nuk eshte e befasishme pasi qe nje brutalitet te tille kosovaret e kane perjetuar nga diktatori serb Sllobodan Millosheviq dhe bandat e tij kriminale ne Ballkan gjate luftes 1998-99, ne te cilen marshi gjenocidial i Millosheviqit la te vdekur mbi 12,000 kosovare (pas luftes ne Bosnje ku u vrane mbi 250,000 dhe u shperlngulen mbi 4 milion njerez). Prandaj, shqiptaret e kuptojne se Putini duhet te ndalohet me cdo cmim dhe duhet te dergohet ne Hage.
Si rezultat i perpjekjeve dhe punes se Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane ne Kongresin e SHBA-ve, qeveria e SHBA-ve vendosi te bombardoje Serbine, dhe permes punes sone me Partine Transnacionale Radikale, u arrite te sigurohej arrestimi dhe akuzimi si kriminel lufte i Millosheviqit nga Tribunali Nderkombetar per Krime Lufte ne Ish-Jugosllavi me seli ne Hage ne qershor 2001.
Te enjten e kaluar me 3 mars, Parlamenti i Kosoves aprovoi nje rezolute permes se ciles u zotua se do te strehonte deri ne 15,000 refugjate potenciale nga Ukraina dhe permes se ciles kerkoi nga KFOR-i, misioni paqeruajtes i NATO-s ne Kosove, qe te mbylle hapesiren ajrore te Kosoves per fluturime ruse. Dhe, me 7 mars, qytetare te Kosoves, institucione, e ambasadore te huaj, iu bashkangjiten nje tubimi ne perkrahje te popullit te Ukraines.
Bashkangjtur ketu, keni dy artikuj te rendesishem qe flasin per pushtimin serb te Kosoves dhe ate rus te Ukraines: “Pse Putini vazhdon te flas per Kosoven” nga Jade McGlynn, nje akademik prane Institutit Monterey per Studimet Ruse, botuar ne Foreign Policy, dhe “Lojaliteti i Serbise ndaj Putinit eshte kercenim per konflikt te ri ne zemer te Evropes,” nga anetari i Bordit te LQSHA-se, Faton Bislimi, botuar ne Euractiv.
Radio Evropa e Lire sapo ka lajmeruar se burimet e saja ne Bruksel kane thene qe BE dhe NATO jane seriozisht te preokupuara per “mundesine e eskalimit te tensioneve ne Ballkanin perendimor,” dhe se te dyja jane ne dijeni per “perpjekjet e Rusise per te destabilizuar kete rajon,” permes fushatave te dezinformimit, kryesisht ne gjuhen serbe.
Karim Kahn, Prokuror i Gjykates Kriminale Nderkombetare, kaa vendosur te hape nje hetim per Ukrainen, ne baze te aludimeve se krime lufte dhe krime kunder njerezimit jane kryer aty nga Vlladimir Putini. Kahn ka kerkuar perkrahjen e komunitetit nderkombetar, dhe ai do ta kete kete perkrahje edhe nga shqiptaret e Kosoves si dhe nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, sepse Karim Kahn (specialist ne ligjin nderkombetar per krime dhe ligjin nderkombetar per te drejtat e njeriut), thellesisht e kupton menyren e luftes ne Kosove dhe asaj ne Ukraine. Ai ka qene mbrojtes kryesor per Kosoven, kur disa lidere te UCK-se padrejtesisht u gjykuan per krime lufte te supozuara se u kryen gjate mbrojtjes se Kosoves nga sulet e Serbise.
Gjithe te mirat,
Shirley Cloyes DioGuardi Joe DioGuardi
Këshilltare e Çështjeve të Ballkanit President
Komentet